|
|
Nuk është vonë për analiza, dhe as herët për përgjegjësitë në zgjedhjet shqiptare të 2009-ës. Politika mund të mbajë me forma të improvizuara pushtetin, por e ka të vështirë të bindë qytetarët brenda kufijve për vërtetësinë e përfaqësimit të interesave të tyre në Parlament dhe në politikë.
Si Parlamenti, ashtu dhe qeveria e fabrikuar nesër nuk mund të deklarojnë se përfaqësojnë interesin e atyre që votuan majtas dhe u numëruan djathtas.
Sa për vëzhguesit ndërkombëtarë, ata kanë parë të tilla skema në vende si Gjeorgji, Bullgari a gjetkë - dhe kjo nuk i brengos tepër tek shkruajnë raportet a vazhdojnë jetën e tyre normale, sidomos tani pranë stinës së pushimeve. Për sa kohë këtu nuk ka probleme të rendit publik, atëherë dhe raportet do të jenë ashtu si janë: as mish, as peshk.
Në Iran, zgjedhjet e fundit mbajtën me forcë pushtetin, por humbën legjitimitetin në sytë e votuesve dhe anembanë botës, që ndoqi përmes medias skenat brutale të dhunës mbi një popull që ndihej i poshtëruar nga mashtrimi elektoral.
Të gjithë ishim dëshmitarë se si miliona njerëz kërkonin të drejtat e tyre në forma nga më të ndryshmet, nëpër rrugët e qyteteve apo pranë banesave ku jetonin. Këto ishin pamje që brengosën këdo që i përjeton sot: lirinë ua urojmë dhe të panjohurve tanë.
Ne dështuam në mes të Europës, ashtu si në Iran, që të garantojmë kushtet bazë të demokracisë: përfaqësimin dhe legjitimitetin në qeverisje. Nëse këto zgjedhje prodhuan një rezultat që u faktua i mangët në legjitimitet, kjo është një arsye që e vë në dyshim gjithë procesin e zgjedhjeve dhe vetë procesin e demokracisë në Shqipëri.
Abstenimi është një formë pjesëmarrjeje demokratike, por jo ndalimi për arsye identifikimi. Një pjesë e konsiderueshme e popullatës shqiptare nuk mund të merrte pjesë për shkak të një dokumenti identifikimi. A do të vlenin zgjedhjet për ty, sikur të ishe dhe i vetmi që nuk të lejuan të votosh?
Shpeshherë injorojmë konceptet dhe parimet bazë që mbajnë një shoqëri, por ato janë fibra morale që na bëjnë të jetojmë me njëri-tjetrin. I përbuzëm këto ide para pak dekadash, dhe sot po vuajmë pasojat e diktaturës më të egër që ka parë Europa.
Nëse harrojmë kaq shpejt, se të drejtat e munguara do të na sjellin një drejtësi të mangët, atëherë e kaluara duhej të na mësohej bashkë me moralin e historisë.
Qahemi shpesh se si zgjedhjet e radhës ishin një shans i munguar (përsëri!!), dhe pse nuk po bëhemi dot pjesë e sistemit demokratik europian. Nëse politika jonë nuk mundet të na garantojë qartësinë dhe qetësinë në dorëzimin e pushtetit nga votuesi te i zgjedhuri i radhës, atëherë problemi nuk është i qytetarëve.
Me gjithë presionin e madh të ushtruar nga NATO-ja, OSBE-ja, ODIHR-i, klasa politike që drejton, nuk mundi të ruaje dot (përsëri!!) tisin e lehtë, por të domosdoshëm, që ndan demokracinë nga regjimet e tjera atje në botë: legjitimitetin.
Do të ishte shumë e thjeshtë të merrnim poza dhe të kërkonim tradhtarët mes nesh, por e dimë që janë më shumë se një. Të tërë e dimë se si shkojnë votimet në Shqipëri, dhe se nuk mund të presim dot më shumë nga politikanët energjikë dhe akrobatikë të zgjedhur prej vetë nesh. Rrufepritëset nuk të mbrojnë nga furtuna; ashtu si është më mirë që të ndezësh një qiri, se sa të mallkosh errësirën që të rrethon.
Këtë herë, ashtu si dhe herët e tjera në këtë vend, politika (përsëri!!) nuk bëri dot detyrën e vetme që ka para popullit: të garantojë interesat e zgjedhësve të vet në qeverisje. Kjo është shqetësuese dhe ky është problem për ne si popull.
Krijesa te cuditshme dhe surreale jane ne shfaqje ne distriktin...
Mumje plot ornamente, objekte te shkelqyeshme dhe statuja guri gjenden...
Lajmet 15 Janar - Ora 12 -
data/15-01-2010
Lajmet 14 Janar - Ora 13 -
data/30-08-2008
Lajmet 12 Janar - Ora 16 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Ndryshimi ne shoqerine tone do te vije ne ate moment ku ne rradhet e politikaneve tane do te jene realisht njerez te kualifikuar dhe jo njerez si ky i lartepermenduri!
Eshte luks i madh per gazetarine shqiptare qe ne linjat e saj editoriale te shkruajne per ceshtje kaq te rendesishme njerez pa ide apo thjesht ushtare politike. Zoti Bushati duhet te qartesohet dhe te behet i vetedijshem per humbjen e zgjedhjeve sikurse duhet te nderghjegjesohet per kufizimet qe ai ka ne shpjegimet per shkaqet e kesaj humbjeje.
Me vjen shume keq qe politika e re u katandis thjesht ne disa fytyra te vjetra si Dokle apo Fino si dhe ne disa fytyra te reja qe dine vetem te ofrojne sherbime te telekomanduara, te rinj qe ne thelb jane te burgosur mendore qe kane inflacionuar hyrjen e te rinjve ne politike.
Zoti Bushati, une, komentuesi qe po e shkruaj kete shkrim jam 25 vjec, por jam i mendimit se me mire do ishte qe ndonje artikull te na shkruante Ylli Bufi apo dhe Rexhep mejdani sesa "prerjet alla Erjon Veliaj" qe cdo dite e me shume me daljet e tyre ne media po i bejne shqiptaret te mendojne: "Kjo na qenka rinia shqiptare, kjo turme sahanlepiresish te depersonalizuar"?
Une nuk e marr vesh as analistin qe jep argumente pa logjike, as edhe komentuesit qe mendojne se nga bashkimi i dy hajduteve si Berisha dhe Meta do te dale nje qeveri qe lufton korrupsionin. Berisha na vonoi kater vjet per te hyre ne Europe se pasaportat biometrike i premtoi brenda vitit te pare te mandatit dhe kjo eshte arsyeja kryesore pse nuk u hoqen vizat qe kete vit. Sa per kujtim:
Hajdut + Hajdut = 2 * Hajdut dhe jo me te ndershem.
Nuk eshte replike por komplimente per nderhyrjen tuaj dhe argumente qe perdor.Ne duam vertet nje shtet e nje kryeminister qe te dije te udheheqi e te dije te mbroje te drejtat tona dhe jo ti perdore ato si motive per te justifikuar masakrat e tija intelektuale ,sociale e ndonjehere edhe fizike.Duam nje qeveri e nje kryeminister qe te mendoje
e veproje per gjithe shqiperine e jo vetem per kelyshat e tije.
Me siguri je ufo me kete emer!Pas 4 vjetesh nuk do futemi e te zgjidhim hallet tona neper institucionet shteterore,pa shqyer xhepat,pa folur per drejtesine e spitalet se do jemi shekuj pas!!!Cfar na duhet viza per ne Europe,more DERDIMEN,SE NA CATE tr...in e zallit me keto viza ,sikur ato paskan qene shpetimi yne!!!SI DUKET DUNI TI DEGDISNI SHQIPTARET NGA VATANI,SEPSE KESHTU JU THOTE SERBIA E GREKU,PRANDAJ E KENI BERE MOTON TUAJ KETO VIZAT PER NE EUROPE!!!KUR TA BENI ATDHEUN HELM,NUK DO MEND QE TEK SYRGJYNOSJA TE SHKON MENDJA DHE JU JENI BANDA QE MENDONI ME SHUME PER TI SHFAROSUR SHQIPTARET NGA VATANI SE SA TJA BENI VENDIN TE DASHUR E TE PA ZAVENDESUESHEM!!!SE PARI,SHQIPTARET DUAN DREJTESI;SE DYTI DUAN NJE SHTET QE NUK JU VJEDH VOTAT;SE TRETI DUAN NJE SHTET QE TI NJHE E TI RESPEKTOJE SHTETARET E VET E JO SIC NDODH TEK NE QE KUR TE NDODH NJE HALL,NUK KE KU TE QAHESH,VETEM TE VENDOSESH TA ZGJIDHESH HALLIN SIPAS PARIMIT"DY DUAR PER NJE KOKE JANE"!!!;SE KATERTI DUAN POLITIKANE QE TE MOS SILLEN SI BANDITE E RRUGACE PARA POPULLIT APO NE KUVEND,E PASTAJ KERKOJNE NGA NE PSE KA URREJTJE E VRASJE PER NJE FJALE GOJE!!!SE PESTI DUAM NJE SHQIPERI TONEN E JO CA TE PD E CA TE PS E CA TE PSDFGHJKL........ETJ!!!!SHQIPTARET DUAN NJE SHTET PER TE GJITHE SHQIPTARET E JO SIC ESHTE DERI TANI :VETEM PER PJESTARET E BANDES QEVERISESE!!!DUAM NJE SHTET KU KRYEMINISTRI TE MOS TA SHOHE LIDERIN E OPOZITES SI ARMIK DHE TU NUMEROJE DEPUTETEVE OPZITARE SE NE CILAT MOTELE I KA PARE GRATE E MOTRAT E TYRE(TURP EDHE PER RRUGACET E JO ME PER NJE KRYEMINISTER,QE MJERE NE KUSH NA KA RENE)!DUAM NJE KRYEMINISTER QE TE MOS THOTE :UNE JU FUTA NE NATO,UNE DO JU FUS NE BE,UNE.....E KESHTU DO NA PRALLISE TERE JETEN!!!DUAM NJE KRYEMINISTER QE TE MOS DEKLAROJE SE DO JEM I TILLE DERI SA te vdes,se kjo sjell vetem fashizem ,sic veproi me votat kete radhe!!!duam nje kryeminister qe te mos jete aq i papergjegjshem sa te deklaroje:rdhe gerdeci(qe i vrava e i shkretova)ma dhane voten mue!!!!!!hapu dhe e fute brenda keyte hitler te diteve tona!!!!dhe europa rri e veshtron sikur tek ne NUK KA NDODHUR ASGJE,SE POPULLI JETON I LUMTUR NEN SUNDIMIN E BANDITIT BERISHA!!!Haaaaaaaa....BRAVO EUROPA!!!!!
Ervin Bushati me duket nje analist serioz dhe i kualifikuar.Argumentet e tij jane jo vetem bindese, por dhe shqetesuese sepse me keto zgjedhje,Shqiperia nuk mori dot klasen,per t'u kualifikuar si nje vend serioz demokratik everopian.Te gjitha difektet e proòesit zgjedhor kane emrues te perbashket,si fajtore qeverine.Vetem per shifren e qytetareve qe nuk votuan,sepse nuk u paisen me dekumentin e duhur, jane nje arsye qe PS te mos i njoh keto zgjedhje sikurse porosit me elekuence diplomatike edhe ministri i jashtem gjerman.Kjo vjen nga shkaku i pergjegjesise konkrete,sepse Qeveria e merhum debil Berishes,deklaronte, para zgjedhjeve se do te paiste brenda afatit te gjithe zgjedhesit shqiptare.Ky premtim nuk u mbajt prej saj dhe, natyrisht opozita s'ka perse e njeh rezultatin, kur, pastaj ka edhe skandale te tjera qe nderkombetaret i kane shfaqur dhe pritet te bejne edhe raportet perfundimtare.Dhe sa te tjera si keto.Nuk eshte i papergjegjshem veprimi i Qeverise kur ka nderruar diten e fundit qendrat e votimit dhe i ka spostuar ato, ne shtepite e militanteve fanatike te PD.Do te mjaftonte vetem ky fakt qe zgjedhjet te mos njiheshin dhe te abandonoheshin.Ka dhe te tjera, siç dihen por me e rendesishmja eshte qe opinioniste te shtypit shqiptar po e ngrene zerin dhe duhet te nxisin, si ministri gjerman, PS te mos i njoh zgjedhjet,edhe nese rezultati, siç ka te ngjare, te barazohet, nga drejtesia,duke ndeshkuar fajtoret.Po nuk u kuptua se çdo element i shkelur ne zgjedhje, nga ata qe kane detyren te pergatisin o miradministrojne zgjedhjet(qeveria)nuk ka njohje te tyre dhe ka vetem bllokim dhe rikthim,per te ndertuar demokracine e vertete.I perket tashme PS,te plotesoi mire kushtin e mosnjohjes se zgjedhjeve dhe t'i abandonoi ato, edhe nese ka ndryshim te vogel ne rezultat.Malokeria e turpshme shqiptare, duhet te marr fund dhe fundi arrihet vetem kur behen zgjedhje vertete te lira, te rregullta, te mirorganizuara dhe paqesore.Kjo nuk eshte realizuar, ne Shqiperi ndaj dhe nuk do te kete as qeverisje te qendrueshme,sepse PS duhet te mbroi jo fitoren e saj te vjedhur, as personalitetin e ndonje deputeti qe i vodhen votat, as ndergjegjen e paster te Rames, por demokracine e vertete,Shqiperine, qe eshte bere pis nga malokeria ne jug e ne veri....
Leri sofizmat Z.Ervin Bushati!Të paktën,G.Ruçi i thotë gjërat copë,kur ti na kujton Iranin....Të vjen keq për Edin apo për Gay 99??!.Pas 4 vjetësh nuk do të kujtohet njeri për partitë,sepse do të jenë duke vizituar Europën pa viza.
Au revoir,mon ami!