|
Partia Demokratike e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Sali Berisha, ka ndërtuar një koalicion që e mban në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare. Megjithatë, Kodi i Ri, sipas të cilit u zhvilluan zgjedhjet, rezultoi me një përfundim thuajse të barabartë mes PD-së dhe rivales së saj, Partisë Socialiste, për herë të parë pas rënies së komunizmit.
Me një shumicë shumë të ngushtë, PD-ja është vetëm një krizë larg humbjes së pushtetit. Kështu që, për herë të parë që pas trazirave të vitit 1997, qeveria e re mund të mos mbyllë një mandat të plotë.
Megjithëse PD-ja dhe PS-ja kanë dominuar gjatë politikën shqiptare, qeveritë kanë patur prirjen të jenë koalicione, duke patur parasysh që partitë e vogla kanë arritur të përfaqësohen në Parlament. Në një përpjekje për të eliminuar peshqit e vegjël, partitë e mëdha bashkëpunuan për të krijuar një Kod të ri Elektoral.
Nisma thuajse doli me sukses. Megjithatë, deri tani ka patur dy pasoja, që PD-ja dhe PS-ja nuk i kishin llogaritur, kur bashkëpunuan për Kodin Elektoral.
Së pari, Kodi rezultoi në një rezultat shumë të ngushtë në Parlament. Të gjitha zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri kanë dhënë fitore të qartë për njërën palë, të majtën ose të djathtën.
Në 1997-ën, PS-ja dhe aleatët morën dy të tretat e mandatave; në 2001-shin, PS-ja dhe aleatët mori 60 për qind të mandateve; në 2005-ën, PD-ja udhëhoqi një aleancë që fitoi 73 vende në Parlament. Në Parlamentin e ri, PD-ja dhe aleatët e saj kanë 71 vende, ndërsa e majta 69.
Së dyti, një parti e vogël ka mbijetuar: LSI-ja. Ajo u themelua dhe udhëhiqet nga ish-Kryeministri socialist, Ilir Meta, dhe i dha Berishës një shumicë funksionale në Parlament.
Berisha aplikoi për statusin e kandidatit për në BE në fund të prillit. Në atë kohë, BE-ja bëri të ditur se kërkesa do të varej nga përfundimi i zgjedhjeve.
Fakti që OSBE-ja ka vënë re parregullsi në zgjedhje, pavarësisht progresit në krahasim me vitin 2005, mund të ndikojë te krerët e qeverive të BE-së që të presin akoma më shumë, përpara se të kërkojnë nga Komisioni Evropian të japë një opinion në lidhje me aftësitë e Shqipërisë.
Kjo mund të ndodhë në shtator ose ndoshta deri në publikimin e raportit vjetor për progresin, në nëntor.
Megjithatë, Komisioni duket se do të pyetet për opinionin, ndoshta diku pas gjashtë ose shtatë muajsh, e më pas Shqipërisë do t'i jepet një pyetësor voluminoz, që mund të kërkojë 12 deri në 18 muaj që të plotësohet.
Për sa u përket financave publike, një rishikim i buxhetit duket i paevitueshëm - së bashku me të gjithë fqinjët e saj - Shqipëria e ka miratuar buxhetin e vitit 2009, përpara se ekonomitë e Evropës Lindore të nisnin një rënie të shpejtë.
Si rezultat, parashikimet për GDP janë shumë optimiste dhe projektimi i të ardhurave është shumë i lartë. Ekziston një mundësi e madhe që zoti Berisha do i qaset FMN-së për një kredi përpara fundit të këtij viti, për të mbuluar rënien të ardhurave në buxhet. Në përgjigje të kësaj, Fondi do të kërkojë uljen e shpenzimeve.
Akuzat për korrupsion kanë qenë një burim i vazhdueshëm problemesh për PD-në. Një skandal madhor në Parlamentin tjetër mund të ketë implikime serioze, dhe qeveria e zotit Berisha do ngelej e zbuluar.
Një mosmarrëveshje ose një ndryshim kabineti mundet, gjithashtu, të provojë një largim (të LSI-së). PD-ja kërkoi përkrahjen e LSI-së, jo që të krijonte qeverinë, por të zvogëlonte mundësinë e marrjes peng nga ndonjë deputet i saj, ose PS-ja mund të bënte për vete ndonjë deputet të PD-së, dhe kështu ajo humbiste shumicën. Nëse Meta tërhiqet nga qeveria, ky rrezik do të dalë në sipërfaqe.
Duke parë balancën në Parlament, ka një mundësi të mirë që qeveria e ardhshme demokrate të mos e mbushë gjithë mandatin katërvjeçar. Nuk ka qenë ky rezultati që krerët e partisë projektuan kur firmosën një radhë pikash, "fituesi i merr të gjitha" në Kodin e ri Elektoral së bashku me PS-në.
Marrë me shkurtime. Versioni i plotë anglisht "On the edge", mund të lexohet në economist.com
Pacientët në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ankohen për mungesa...
Në ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut minoritet seksuale u...
Lajmet 17 Dhjetor - Ora 10 -
data/17-12-2009
Lajmet 16 Dhjetor - Ora 16 -
data/30-08-2008
Lajmet 16 Dhjetor - Ora 15 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
me kete pozite sot ne nuk shkojme as ne wc
duke pasur nje opozite shume te forte ne per 1 vit,1 vit e gjysem kemi zgjedhje te tjera.
prandaj ai z.meta ilir ta pyesi koken mire se ku do te veje se ai peshtyu ps dhe do vije ta lepije perseri.
populli shqiptar po e shiko se si po e tradhetojn lideret e vjeter ato qe kan ambicje per pushtet
zotit meta po i mbarojn leket dhe po futet serish ne qeveri te vjedhi dhe ai
e beri nji cope rruge tr-dr po iu hodh perseri asfalt keshtu qe ai seshte per te qeverisur
bravo zotit rama per punen qe ka bere ne keto vite
e beri tr lule
prandaj ai eshte per kete vend.qe ky vend te rimekembet duhet qe ne pushtet te kete te rinj dhe "cupa"per pune
nuk duhet te kete burra qe i rrahin grate
Bashkepunimi i Berishes me Meten tregon (nese PS do njoh votimet)se qeveria eshte e mbushur nga brenda me gaz karbonik dhe nje shkendi do te duhet ta hedh ate ne ere.Humbesi me i madh eshte Berisha.Ai nuk realizoi zgjedhje te lira, por i cenoi dhe i vodhi ato. Shqiperia nuk ka shans me Berishen te hyje ne Evrope.Meta eshte nje karrjerist i pafytyre qe shpejt do te mbeten si peshku pa uje...PS dhe Rama jane me te fituaret e ketyre zgjedhjeve.Por me i fituar eshte deputeti i çamerise qe ka shansin historik te mos jet as me PD as me PS dhe nga kjo trondit Evropen, duke e bere ate te mendoi se tashme ne Shqiperi po rritet protesta per te drejtat e mohuara te shqiptareve çame, ndaj dhe ketej e tutje nuk ka me qeverisje, pa voten e tyre qe eshte me e shenjte se ePD dhe PS,pa cilesuar LSI e cila eshte nje parti prej letre WC-je, dhe Meta nje skrement i Ramiz Alise, si Berisha e te tjere...
Pse e keni marre artikullin me shkurtime dhe nuk i shkruani tera gjerat e rendesishme qe thuhen ne te? Pse nuk i tregoni shqiptareve se sipas Economist industria e ndertimit ne Shqiperi mund te plase si flluske sapuni?
Kjo gazete u friguaka se do te zbulohen skandalet e Doktorit, por sigurisht edhe gjate ketij sezoni te mos merakosen shume as nena Jovanke e as i biri i saj famoz Fazlic. Por, me pastaj le te mendojne mire se megjithate hajnite nuk eshte kurre vone qe te zbulohen. Pra, jo vetem doktori, por edhe bishtat e ketij macoku nuk duhet te flejne rehat, se ka nje dicka qe ia bie fundin cdo krimineli ordiner edhe pse keta konsiderojne se nuk jane te zakonshem, por te tille jane tek cdo pupull; vone e kuptojne se nuk jane te gjithfuqishem