Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Fëmijë të pasur, baballarë "të varfër"

Vangjush Saro | 03/08/2009 | Komente | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Shqipëria është duke kërkuar një cilësim sa më real për zgjedhjet e 28 qershorit. Një epitet. Deri më sot, etiketimet kanë qenë të përafërta. Kështu, duke vlerësuar zgjedhjet më të fundit politike e vendore, janë përdorur epitetet e përmbajtura "të drejta" ose "të pranueshme".


Këtë herë, vendi ishte përgatitur për një notë sa më pozitive; kjo sërish mund të mungojë. Por do të flitet për hapa, një histori e mërzitshme. Nuk foli kurrkush në Mal të Zi e në Maqedoni për hapa (para a prapa).


Zgjedhjet u cilësuan të lira dhe të ndershme. U certifikuan. Vetëm te ne, në shtyp dhe në rrethe politike, dëgjon të flitet sërish për hapa. Për shembull: "Shqipëria sapo ka hedhur edhe një hap tjetër përpara, në rrugën drejt afrimit me BE-në". Ose "Me gjithë problemet e vogla, këto zgjedhje kanë shënuar një tjetër hap përpara."


Në këto e sipër, po i afrohemi gjithnjë e më shumë përfundimit të këtij procesi të gjatë e të stërfolur. Pasi që dha verdiktin e vet edhe KQZ-ja, duket se rruga për certifikimin e 28 qershorit është e hapur.


Pavarësisht termave që do të përdoren. Për fituesit (PD dhe LSI) edhe pse "ka patur probleme të vogla", zgjedhjet ishin më të mirat që janë zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Për opozitën, që ka paralajmëruar protesta dhe hetime, zgjedhjet ishin të pandershme dhe procesi në tërësi i deformuar.


Edhe për pjesën tjetër të opozitës, atë me ngjyrime të djathta (PDK, LZHK etj.) nuk mund të bëhet fjalë për arritjen e standardeve. Megjithatë, si gjithnjë në këtë temë, fjalën e fundit do ta thonë vëzhguesit e huaj, në raportin e tyre të tretë apo raportin përfundimtar.


Më herët, Misioni i Vëzhguesve Ndërkombëtarë, i përbërë nga përfaqësues të OSBE-së, ODIHR-it, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka theksuar se zgjedhjet shënuan përparim për sa i përket kuadrit ligjor dhe regjistrimit të votuesve, por përparimet u mjegulluan nga politizimi i aspekteve teknike, si dhe nga shkeljet e ndryshme që zbehën besimin e publikut në procesin zgjedhor.


Ose: "Ka pasur raste të presionit ndaj votuesve, të shfrytëzimit të ngjarjeve zyrtare për fushatë elektorale, të votimit familjar, që mund të jetë një argument i kompromentimit të së drejtës për të votuar, për ata qytetarë që nuk mundën të votonin për atë forcë politike që dëshironin t'i jepnin votën e tyre, sepse dikush tjetër e kishte bërë këtë."


Madje, përfaqësuesi i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Bruce George, u shpreh atëherë se Shqipëria duhet të bëjë shumë më tepër për të plotësuar standardet ndërkombëtare. Me këto zgjedhje, shtoi ai, Shqipëria nuk e ka arritur ende këtë fazë.


Më 28 qershor, të gjithëve na u krijua përshtypja që gjithçka po shkonte dhe do të shkonte në mënyrë të qetë e normale. Por është një hap i pasigurt.


Gjithsesi, do të dëgjojmë partnerët dhe institucionet, që pritet t'i certifikojnë apo t'i gjykojnë sërish në mënyrë evazive këto zgjedhje. Së bashku me raportin përfundimtar, partnerët do të ofrojnë rekomandime konkrete për autoritetet, partitë politike, median, administratën zgjedhore "për të përmirësuar më tej procesin zgjedhor".


Ndërkaq, vetë publiku shqiptar duket i pasigurt nëse u arritën disa standarde apo jo. Nëse përdorim terma të tilla, si "të lira" e "të ndershme", atëherë duhet të harrojmë se sa shumë vota u blenë me lekë dhe euro; duhet të harrojmë që administrata u përdor si kurrë më parë; që me premtimet u loz kukafshehtas; që elektorati i partive të vogla (aq sa ai është) nuk ka të drejtë të përfaqësohet në Kuvend; që qytetarët e majtë kanë mbetur të habitur se si janë edhe në pushtet (LSI), edhe në opozitë (PS).


Por ka edhe shumë tregues të tjerë, që mund të na thonë se liria dhe ndershmëria janë gjëra të brishta. Jo vetëm këtu në Shqipëri, por sidomos këtu.


Sapo janë bërë publike pasuritë e politikanëve dhe të fëmijëve të tyre. Një komedi e vërtetë. Fëmijë të pasur, baballarë "të varfër". I bie që po në këtë linjë, të ketë burra të varfër e gra të pasura, vëllezër të pasur dhe vëllezër të varfër (këta të fundit, sigurisht, politikanë); dajallarë të pasur dhe nipa "të varfër" (gjithnjë politikanë, të cilëve tjetërkush ua menaxhon paratë, bizneset, të vjedhurat).


Dhe pastaj, institucione që heshtin, edhe pse e dinë ç'pasuri dhe ç'jetë të kushtueshme kanë ministra e ish-ministra, eksponentë të politikës. Do të mjaftonte vetëm ky episod, për të treguar se raportet midis institucioneve dhe qytetarëve, midis politikës dhe qytetarëve (në shumë raste) janë false. Por a nuk është edhe (pa)ndershmëria e zgjedhjeve të fundit pjesë e këtij falsiteti?


Paçka. Edhe një hap përpara në qofshin, më mirë se keq janë. Prej 20 vjetësh jemi mësuar me këto dreq "hapash" të vegjël, të pasigurt...

 

2 KOMENTE

VJERSHA PER FEMIJE TE LUMTUR DHE FEMIJE TE VARFER

problemi eshte pikerisht se na mesuan me nje hap para nje hap pas,çiçmiç...
Asgje tjeter!
Po te kishim mbrojtur ma mire qe ne fillim voton tone,askkush nuk kishte luajtuar me ne si gjate ketyre 20vjet

Komenti juaj

 
Komentet
 

Videoja amatore: Momentet e fundit të presidentit Kennedy

Një video amatoriale rrëfen momentet e fundit të presidentin amerikan...

Presidentja e pare femer per Kosta Riken

Kosta Rika zgjodhi presidenten e saj te pare femer, dhe...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool