Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Kështu e katandisën Shqipërinë tonë horrat"

Letër e nënshkruar: Qirjako Dhima, ish-pilot | 04/08/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 9 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Më 20 korrik, në shtyp lexuam titullin: "Hapësira ajrore, plas sherri në NATO". Me propozim të qeverisë, - thuhet, - u miratua në komisionin e Parlamentit të sigurisë dhe në Kuvend, plot dy muaj më parë, që hapësira ajrore shqiptare do të jete nën bazën ushtarake të Izmirit të Turqisë. Ndërsa më datën 20 thuhej: "NATO-ja vendos që Italia dhe Greqia do të ruajnë hapësirën territoriale ajrore shqiptare.
Ja ku e katandisën fatin e Shqipërisë qeveritë e ashtuquajtura "demokratike", nga 1991-shi deri më sot.


Shqipëria kishte një aviacion të fuqishëm, potencial të organizuar si jo më mirë, kishte plot bashkëpunëtorë të mirë, patriotë dhe ushtarakë besnikë. Kush i dëboi dhe pse? Kush e shkatërroi arsenalin luftarak shqiptar? Gjithë ajo bazë materiale, bazë riparuese dhe mbrojtëse, ku janë? Ata që vunë dorë mbi këtë pasuri të paçmueshme të popullit, ato janë veç tradhtarë të këtij vendi.


Këto që shkruaj nuk kanë lidhje me nostalgjinë, siç mund të pretendojë dikush. Jo, le të dalë dikush dhe të argumentojë: Pse nuk janë pyetur ushtarakët që ky vend i ka me bollëk, ç'duhej bërë me ushtrinë, ç'duhej bërë me flotën detare? Pse vendimet u morën vetëm nga politikanë që janë doktorë, financierë, agronomë, arkeologë apo thjesht pijanecë? Në ç'vend të botës ka ndodhur një gjëmë e tillë?


Informacione të tilla, si Italia do ruajë një pjesë të hapësirës ajrore, Greqia pjesën tjetër, tingëllojnë pak si keq në veshin tonë.
Ne nuk kemi burra shteti. Nuk kemi pasur. Po të kishim pasur, shqiptarët, sot, nuk do ishin të ndarë në 6 shtete: Mali i Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni, Greqi, dhe Shqipëri. Ata që nuk na duan fërkojnë duart, sepse qeveritarët e këtij vendi, ua servirin në tabaka atë që ata kërkojnë.


Kështu e katandisën Shqipërinë horrat. Presioni duhet të jetë i fuqishëm nga të gjithë. Ftoj sidomos mediat, të ngrenë zërin, sepse nuk kemi asnjë mundësi tjetër, pushtetet e tjera janë tërësisht të korruptuara dhe të vëna nën hyqmin e politikës së ditës.
Duhet të rikuperohet aviacioni luftarak shqiptar, patjetër! Justifikimet për fonde, limite, radarë etj., etj., janë sjellje hileqarësh dhe antishqiptarësh. Unë për vete, si plot që kanë fluturuar për 30 vjet mbi qiellin shqiptar, i përbuz të tilla justifikime dhe them: Turp, turp, turp. Nuk e meriton Shqipëria këtë që po i ndodh. Mirë do ishte të prononcoheshin të gjithë specialistët për këtë çështje.

 

9 KOMENTE

Qirjako une jam nga Kucova dhe i mbaj mend aeroplanet qe benin stervitje cdo dite mbi qytet,kurse tani i lane te kalben!Nuk them se do benim pune tani me ata Mig-et, po lenia ne harrese e gjithe ushtarakeve tregon se kete popull e qeverisn mercenaret dhe injorantet!
Kush nuk eshte dakort me ty Qirjako eshte nje nga keta hajdutet qe them me lart!

I dashur Qirjako

Mbeshtes mendimet tuaj plot dhimbje per ate pasuri te pa cmueshme qe nuk ekziston me. Shpresojme qe ne vitet ne vazhdim gjeneratat e reja te jene me te pastra qe te krijojne nje politike te re qe ne themel te cdo gjeje te vene interesat e vendit

Ke shume te drejte vella ne kete pike.
Por e verteta eshte se shqiperia qe prej 18 vitesh po drejtohet nga qorra dhe te paafte.Disa njerez aty ferkojne duart dhe genjejne veten se gjoja vendi po avancon. Por kur vjen nga perendimi dhe shikon gjendjen e vendit tone te vjen per te qare, aty çdo gje behet mbrapsht, shumica e popullsise akoma vuan per tu ushqyer dhe pershtypja e pergjithshme per jeten ne kete vend eshte shume mjeruese.Mos te flasim pastaj per pasigurine e jetes apo plehrat dhe papastertine gje mbizoterojne ne cdo cep. E vetmja menyre per tu qetesuar kur vjen aty eshte nese shkon ne vende ku ska njerez prane natyres.... por edhe kete te fundit shqiptaret po e sakatojne.
Fatkeqesisht shume te rinj e kane braktisur shqiperine dhe po e braktisin, dhe ky realitet do vazhdoje per shume kohe. Edhe kur e di qe vjen per pushime ne shqiperi dhe ke shume malle per te, e ndien veten me fat qe nuk jeton aty dhe kthehesh mbrapa me vrap.


Keni shume te drejte edhe une kam thene dhe e them qe Shqiperia ka vuajtur gjithmone per burra shteti,edhe Saliu e Fatosi qe paten shanset per te hyre ne histori me te vertete si burra te medhenj, e dogjen ate dhe u kthyen ne hajdut,kriminel,vrases e e shiten Shqiperine dhe po pasurojne fiset e tyre duke perfituar me korrupsione e me pushtetin e tyre qe e perdorin si te duan.

SHYQYR QE BERE KET ARTIKULL,DHE SHPETUAM.BURRA KA PASUR,PO LIDHJA 500 VJECARE ME TURQIN NA KA KUSHTUAR SHTREJT.

Or derzi! po c fare duhen ata mig te vitev 60 te prodhimit Kinez,per asgje vetem per tu shkrire ne uzinat e aluminit dhe te celikut,te kuitoj o Pilot!.Se Serbia i kishte prodhim me te vonshem Ruse dhe ne konflikt me NATO gjate luftes per clirimin e Kosoves, asnje qofte dhe Mig 29 nuke vleiten, e ne kishim Mig 16 dhe 2 apo 3 Mig 21 tashme te paperdoshem per asgje vec per inventare. Mose beni demagogji,se njerzit nuke jane me ne ate nivel njohurishe sa te besoine ato qe u thuheshin dikur nga eproret tuaj udhheqes se kemi aq force sa te perbadhoime NATON dhe T.Varshaves ne te njejte kohe s bashku me ish Jugosdhavine.......!!!!!!!!!!!

Qirjakoja me shoke kane qene nje brez i shkelqyer pilotesh jo vetem me aftesi te larta teknike e profesionale por edhe me cilesi te larta morale.Brezi i tij ishte nje brez njerezish te mrekullueshem.
Eksperienca e tyre tregon se shqiptaret po te kene instruktore te afte shkolla te mira mund te behen pilote te zote.
Nostalgjia e tij dhe dhimbja per armen e aviacionit qe sot nuk ekziston eshte mese e kuptueshme.
Eshte ironike qe partia e cila drejton sot shqiperine pasi derdhi gjithe ate vrer ne 97 kunder grekeve "qe donin te copetonin shqiperine " sot qiellin e shqiperise ua beson grekeve!?.
Pasi e kemi then kete avionet Mig qe dispononte shqiperia sot vlejne vetem per scrap.Ishin te vjeter dhe te rrezikshem per jeten e piloteve.
Aeroplanet e rinj jane teper te kushtueshem per buxhetin e shqiperise.
duhet thene se avionet qe disponuam me pare ishin te shtrenjte por na u dhane falas nga BS dhe Kina.Sot s'te fal njeri gje.
Keshtu qe si duken bathet do te duhen disa dekada dhe qindra milione dollare perpara se qielli i shqiperise te mbrohet nga avione qe fluturojne nen flamurin shqiptar.

Armiq tè popullit Shqipètar si Sali Berishèn dhe Fatos Nanon nuk mund ti gjesh as dhe nè organizatat NACIONALISTE
TE SERBIS APO TE GREQIS:
Keta pèr interesat e tyre personale mund
tè shkatèrrojnè çdo gjè qè populli i tyre
e kan ndertuar pèr shumè shekuj.
Kjo urrejtje ndaj popullit tè vet nuk ka se si spegohet pèr veç sèmundjes MENDORE
qè kan kèta dy individ.
Kèta do paraqesin rrezikshmeri pèr sa kohè nuk do tè jenè tè izoluar.
Respekte tè gjithve.
Nikolaj

Armiq tè popullit Shqipètar si Sali Berishèn dhe Fatos Nanon nuk mund ti gjesh as dhe nè organizatat NACIONALISTE
TE SERBIS APO TE GREQIS:
Keta pèr interesat e tyre personale mund
tè shkatèrrojnè çdo gjè qè populli i tyre
e kan ndertuar pèr shumè shekuj.
Kjo urrejtje ndaj popullit tè vet nuk ka se si spegohet pèr veç sèmundjes MENDORE
qè kan kèta dy individ.
Kèta do paraqesin rrezikshmeri pèr sa kohè nuk do tè jenè tè izoluar.
Respekte tè gjithve.
Nikolaj

Komenti juaj

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 

Vejusha e zezë sulmon infermieren

Sikur të mos e njihte se sa e rrezikshme...

Pacientët 'pushtojnë' oborret e spitaleve

Pacientët tashmë i kanë kthyer oborret e spitaleve në ambjente...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj