Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Letër homoseksualëve shqiptarë

Naser Aliu | 04/08/2009 | Komente | komentet 24 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Legjislacioni komunist dhe ai i ndikuar nga religjioni, ndalonte atë që ekzistonte vetëm teorikisht, sepse homoseksualizmin e dëbonin në ilegalitet.


Demokracia, si rend jo më i mirë shoqëror, - por më i miri që ka zbuluar njeriu deri më sot, - pranon ekzistencën e tyre dhe toleron jetën e tyre, duke mos futur hundët dhe duke mos politizuar orientimin privat seksual të një njeriu. Nuk është detyrë e shtetit të mbikëqyrë se kush me kë dhe si i kalon çastet e dashurisë.


Homoseksualizmi ekzistonte edhe në Greqinë e Romën antike. Me ardhjen e religjioneve, këta njerëz u përjashtuan nga jeta normale. Hitleri, më vonë, nisi edhe eliminimin e tyre, ndërsa komunizmi nuk i digjte, por i burgoste bashkë me ata që mendonin ndryshe. Fetë e konsiderojnë perversion martesën e së njëjtës gjini, por martesën me katër e quajnë legjitime, ku gratë konsiderohen lodra të mashkullit.


Reagimet e shumta në "Shekulli On-line", që kam lexuar këto ditë për këtë temë, mendoj se flasin për dy e më shumë aspekte: ata të cilët janë homoseksualë në luhatje e sipër dhe kundërshtojnë; ata që për shkak të gjykuarit anadollak e përjashtojnë dhe ata të cilët, në emër të një patriotizmi të rrejshëm, përpiqen ta ruajnë dëlirësinë dhe pastërtinë e kombit. Janë karakteristika tipike të kombeve me struktura fisnore.


Ne dimë se Shqipëria dëshiron t´i bashkëngjitet lokomotivës dhe civilizimit evropian.
Sot habitemi se si në komunizëm ndalohej mendimi i lirë.


Me reagimet tona, përsëri rithërrasim komunizmin dhe rendin puritan. Intelektualët që nëpër internet shkruajnë dhe bëjnë apele banale - derisa vetë jetojnë në Perëndim, e ndoshta mjeku i tyre është homoseksual - duhet të dinë se me ndalimin, (nuk nënkuptohet edhe mosekzistimi), ata do të ekzistojnë si gjithmonë, por tani të strukur nga frika dhe reagimi i shoqërisë primitive, si në komunizëm e fashizëm.


Homoseksualizmi nuk është sëmundje ngjitëse. Askush nuk ka të drejtë t´i parashkruajë dikujt se si dhe me kë duhet ai të kalojë natën.


Homoseksualizmi qenka perversion, por jo arat me kanabis sativa, që helmojnë adoleshentët, fëmijët tanë. Korrupsioni nuk qenka perversion, as votimet tribale ku voton krejt familja nën mbikëqyrje, jo.


Unë do t´isha ndjerë i lumtur po të pensionohej Sali Berisha. Pas naftës Serbisë dhe rrënimin e shtetit shqiptar, ky njeri nuk e ka merituar të drejtojë këtë shtet, mirëpo nëse këtë projektligj e ka seriozisht, duhet të përkrahet.


Me këtë ligj Shqipëria tregon nivelin e civilizimit. T´i tregojmë botës se ne nuk i fusim hundët aty ku nuk na takon dhe kujdesemi vetëm për veten. T´i tregojmë se jemi evropianë dhe se pranojmë diferencat dhe se në aspektin e qytetarisë jemi para Serbisë dhe Maqedonisë dhe pjesëve të tjera të Ballkanit.


T´i mbrosh të drejtat e atyre që nuk janë si unë dhe ti, është vlerë. Le ta jetojë çdo njeri jetën e vet sipas dëshirës së vet, jo sipas times apo tëndes.


Biologët dhe ata që merren me gjenetikë konstatojnë se tre gjene te homoseksualët kanë përjetuar një ndryshim, mirëpo kjo akoma nuk është fjala e fundit shkencore për homoseksualet, domethënë një ditë do të kuptohet arsyeja, por tani për tani mjekësia u mbetet borxh...


Ka një peshk, ndoshta ka edhe kafshë të tjera, që posedon të dy gjinitë. Orata quhet në italisht, Goldbrasse në gjermanisht. Një biolog detar në "RAI1" deklaroi se një peshk, emri tij për fat të keq nuk më kujtohet, 10 vite po jetuaka si femër, pastaj ndryshon gjininë.


Këto nuk po i përmend për kuriozitet, por për të dëshmuar se në natyrë ekzistojnë fenomene të tilla. As njeriu nuk bën përjashtim. Me mijëra vjet histori na tregojnë se një diskrepancë e tillë mes shpirtit dhe trupit mund të ekzistojë...


Nesër, Guido Westerwelle do të bëhet ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe do ta vizitojë Shqipërinë, ky, si avokat ka mbrojtur shumë shqiptarë në Gjermani gjatë programit serb, kur na dëbonte Serbia, sepse nuk ishim si ata.


Edhe ky është homoseksual dhe jep kontributin e vet, më mirë se shumë heteroseksualë...


Ata që mendojnë se Shqipëria ruhet nëse nuk voton këtë ligj, duhet ta kuptojnë se ky ligj nuk shumon homoseksualët, por toleron jetën e tyre. Është koha të tregojmë se kush jemi: si thotë Kadare evropian apo siç mendon Qosja: hem evropian, hem anadollak. Fjalën e keni Ju!


P.S. Nuk pres lëvdata për këtë shkrim. Pres sigurisht shumë ofendime, mirëpo ashtu si luftuam për demokraci në Shqipëri, për liri në Kosovë, duhet të luftojmë edhe për tolerancën. Reduktuesit dhe pezulluesit e lirisë individuale, do të jenë gjithmonë humbës...

 

24 KOMENTE

Nuk kam arsye t'ju fyej i nderuar Naser, dhe s'e besoj te kete asgje te keqe ne nje ligj te tille.

Por sikur t'i ulnim pak kembet ne token Shqiptare, ne ate vend ku paradokset (shumica me vulen Sale) jane te pafund dhe nga me te paparashikueshmet!

Mire do ishte qe kjo sh-pallje qe i beri propozimit te tij Sala, te shikohej lidhur me kur si dhe pse e sh-palli!! Dhe ne lidhje me sa e sa e sa e sa e sa sh-pallje te ketij lloji kemi degjuar nga Sali Gomari !!

Po te bej vetem nje paralelizem te thjeshte! Ne Shqiperi nuk eshte legalizuar prostitucioni si profesion, dhe nese nje femer kapet duke e ushtruar kete veper, jo vetem qe diskretitohet neper te gjitha gazetat duke iu publikuar emri e mbiemri e mosha dhe hoteli ku u kap, po denohet dhe me burg!!

Me shpjegoni ju lutem kete paradoks, nga njera ane te ndiqet me ligj e me zakon e me kanun profesioni me i vjeter ne bote, dhe nga ana tjeter te shikojme b..thetundurit te na vikan kurore njeri me kostum e tjetri me fustan nuserie, karnavali me i peshtire njerezor!!

Ligji per martesat e homove po e pengon Shqiperine per t'u futur ne Europe?? I zgjidhi te gjitha problemet Shqiperia dhe i ngeli kjo ne fund???

Me eshte e pabesueshme kur te pakten nga keto qe lexoj, konstatoj cdo dite cdo jave se si shoqeria shqiptare bie gjithnje e me thelle ne nje nivel te papare mediokriteti, dhe dyshoj me dhimbje te madhe se kjo eshte pregatitja psikologjike qe i behet asaj per t'i vene dhe percen (thesin) oriental ne fund!!

Jo une po shume e shume intelektuale dhe openminded te vertete Shqiptare e konstatojne kete dhe shpresa per nje Shqiperi perendimore sa vjen e shuhet!

nuk e di nga cila rrace anon ti mor zoteri, por po te them qe ligjet aktuale e tolerojne "dylberizmin", ajo qe nuk kuptoj eshte perse u dashka qe kjo rrace perverse te ligjerohet edhe me martese?? doemos, doni qe neser pasneser te adoptoni edhe femije, qe ti beni edhe ata si vetja. Sigurisht ne do jemi gjithnje anadollake, te prapambetur, injorante sepse nuk ju "kuptojme" dhe nuk ju "pranojme" juve, po e di cfare? PUNE E MADHE. FUCK the FAGGOTS. per mua kjo rrace gjithnje do jete e peshtire, perverse. Une femijen tim dua ta rris ne nje ambjent te shendetshem ti mesoj rendesine qe ka krijimi i nje familje te shendetshme, te lere pasardhes ashtu sic bejne te gjithe njerezit, kafshet, bimet dhe cdo gje e gjalle dhe jo ti mesoj se eshte normale qe burri tja fuse burrit nga prapa. Cte mire do i mesoje kjo rrace per te cilen flet ti brezave te rinj?? Ti me tregon europen dhe civilizimin? une po te pergjigjem qe nese eshte keshtu atehere nuk e dua kete europe dhe civilizim. E di ti mor zoteri qe nga statistikat del se homoseksualet jane burimi kryesor i semundjeve seksuale?? Nuk dua ta zgjas shume megjithese ka plot argumente per t'ju kundershtuar por uroj qe mos vije ajo dite kur ne normalet te dalim minoritet

O z. Nares Aliu, (sipas arabishtes) ti o njeriu “fisnik e bujar, i lartë e i shkëlqyeshëm, ti o mbrojtës dhe ndihmues i të tjerëve”, duhet të kishe shfaqur haptazi prirjet e tua seksuale, pra me një fjalë je heteroseksual, biseksual, homoseksual, tranvestit etj. Kjo do ta bënte më të lehtë replikën me Ju.

Gjithsesi, misioni Yt për të mbrojtur këtë kategori të shoqërisë, është e drejta jote, por nuk mund të thuhet që ne të cilët nuk e përkrahim nuk jemi të civilizuar. Unë personalisht jam për një lidhje të shëndoshë familjare e cila përbëhet nga një marrëdhënie buRRë-grua. Homoseksualët në Shqipëri, qysh nga viti 1995, vit në të cilin është miratuar edhe Kodi Penal, janë të lirë në të drejtën e tyre, pasi nuk dënohen as penalisht as administrativisht. Kësisoj, bie alibia për “persekutimin” e tyre.

Tashmë ndryshon puna. Kryeministri ka ndërhyrë në një temë shumë delikate që ka të bëjë me ndryshimin e Kodit të Familjes, pra nuk do kemi më martesë buRRë-grua, por edhe buRë-buRë dhe grua-grua, që për mua është diçka idiote.

Le ta zëmë se u martuan 2 buRa dhe kësisoj formuan një familje. Por që të quhet e plotë ajo, duhet edhe një fëmijë. Meqënëse nuk i kanë kushtet biologjike për ta krijuar mes vedi, duhet birësuar. Fëmija do rritet në një ambient buRëror dhe do marri sjelljet e babait aktiv ose babait pasiv. Nuk do arrijë të artikulojë asnjëherë fjalën nënë. Do rritet e do shkojë në shkollë, ku do e shoqërojë ose aktivi ose pasivi. Do u thotë shokëve që unë nuk kam nënë, por rolin e saj e luan babai pasiv. Por do bëhet kurioz të di se si është krijuar deri sa të vijë mosha që këtë ta mësojë nga lënda e biologjisë. Pastaj do e kuptojë që është një fëmijë jo si gjithë të tjerët, që nuk i përkët kësaj “familje”, e do fillojë të kërkojë familjen e vërtetë biologjike. Kjo është më e pakta, sepse mund të ketë edhe probleme psikologjike në ndërgjegjen e tij, deri në vetëvrasje. Pra më një fjalë, çfarë edukimi i japim ne brezit të ardhshëm në këtë drejtim? Do i japim shembujt që djemtë të gjuajnë djem e vajzat vajza, apo ashtu siç Zoti apo natyra i krijoi, Adam (Adem) dhe Eva (Hava). Ata, le ta vazhdojnë marrëdhënien e tyre dhe kjo është liria që u ofrohet, por jo deri në legalizim të saj në gjendjen civile. Askush nuk duhet ta kalojë praguan e saj, përveçse një buRRi e një gruaje.

zoti naser shum here kam lexuar shkrimet e tua ku shprehni nje mendim te lire ashtu si shume njerez intelektual te realizmit kohor?ne shqipri civilizimi juaj por edhe integrimi i juaj ne nje shoqeri te lire esht i mirepritur nga toleranca por edhe nga virtyte te dashurise per kombin,dhe ket tolerance ju e shprehni ne kete artikull per homoseksualet por qe ne shqiperi jane te paket ose te pa dukshem per sa i perket ketij fenomeni?zoti naser akoma nuk jemi te sigurte ose te bindur se eshte nje semundje apo ideologjizohet nga prapaganda perendimore?po pse duhet te kethejme kete tradicjon shume te mire qe njerzit te martohen me te njejtin gjini dhe jo me prapaganden perendimore qe favorizon egoizmin e ketyre si westervelle me kompani qe per interesat e gjermanise dhe per xhepin e tij personal ndihmoj shqiptaret nga genocidi serb?gjithashtu dhe zvendsin e tij te partise qe ai kryeson e ka dashnorin e tij?ne rast se ne politike hyne keta njerez do te thote te priviligjohen homoseksualet per ti dhene me shume ego apo liri ketyre spekullantve qe kerkojne te perfitojne nga shoqeria pa derdhur shum djerse?shoqeria shqiptare nuk esht e infektuar nga ky virus i kultures perendimore pse duhet te infektihemi nga ky virus?natyrisht nuk duhet ti deskriminojme ne nje shoqeri si ajo e jona por jo ne nje kopim ashtu si deshirojne westervelle apo klaus vorberajt apo i partis te te gjelberve?konservatorizmi ne disa raste duhet teper i domosdoshem per nje parqitje me njerezore por edhe morale per sa i perket kulturave qe tju sherbeje si nje sherbese civilizuese por edhe efikase ne dobi te gjinise njerezore.

Ti nuk je as Naser e as Ali se te jesh kunder ketij ligji nuk je i prapambetur se ashtu sic thote dhe vete shkruesi i kesaj letre homoseksualizmi ka qene me i perhpur perpara dhe me civilizimin e njerezve u largua si fenomen ndersa sot nuk bejme gje tjeter vecse kthehemi ne kohen e parahistorikeve para ardhjes se Krishtit dhe Muhamedit qe i treguan njerezimit se ceshte e moralshme dhe ceshte e neveritshme. Dhe kete fenomen e kane luftuar te tjere paraanadollakeve por ti ke kacabukt ne koke dhe cdo gje qe nuk ju pelqen quhet anadollake. Jo ketij ligji perves dhe njerez te tille nuk jane vecse funderrina te shoqerise dhe asnjehere nuk do te ngrejne koke ne kete shoqeri me vlera dhe te paster. Dyert e Evropes dhe amerikes latine te hapur i kane keta njerez dhe le te shfarosen nga trojet shqiptare se po na ndyjne vendin.

Citim "Demokracia, si rend jo më i mirë shoqëror".
Me lejoni ju lutem te them se kur flitet per demokracine harrojme se Demokracia eshte forme qeverisjeje, por jo forme shteti.

Citim "Ne dimë se Shqipëria dëshiron t´i bashkëngjitet lokomotivës dhe civilizimit evropian".

Legjendat metropolitane qe u serviren njerezve ne Shqiperi se duhet te votojme kete apo ate ligj nuk shkojne dot me tej, e ketu qendron thelbi i moshyrjes ne BE apo i moszhvillimit te identitetit racional.
Shqiperise nuk i kerkohet te permbushen apo te votohen projektligje qe kerkojne martesa mes njerezve me te njejtin seks. Nuk u kerkohen qiqra ne hell, i kerkohet te permbushe standartet minimale te jetes e te sigurise se vete Shqipetareve, i kerkohet nje maturim i tille qe te mos besoje mashtrime e manipulime te tipit Amerika vendosi fatin tone ne zgjedhjet e fundit dhe Europa na propozon ide per projektligje te tilla.
Projektligji i martesave mes njerezve me te njejtin seks ne Shqiperi nuk eshte vecse manipulim i nje kategorie sociale pikerisht per te spostuar vemendjen nga cfare ndodhi dje, e cfare po ndodh sot.
Diçka me vjen keq: Nuk rrezikon te shnderrohet ne njeri me preferenca te te njejtes gjini askush nga njerezit qe kundershtojne me kaq force kete lloj martese, por do te ishte me e rendesishme te mbronim voten tone me kaq force, dhe po me kaq force te kerkonim te drejtat tona per cdo kategori sociale, nga femijet, deri tek te moshuarit.
Citim: Fetë e konsiderojnë perversion martesën e së njëjtës gjini, por martesën me katër e quajnë legjitime, ku gratë konsiderohen lodra të mashkullit".
Koment: Feja nuk eshte Shteti dhe ne Shqiperi Kushtetuta i njeh te gjitha religjionet por pa hyre ne brendesi te statusit te tyre.
Kur ben komentin e femrave-lodra paradoksi eshte reduktiv.

Zoti Aliu, nje gje duhet te pranoni: homoseksualizmi nuk eshte diçka normale, sepse vete homoseksualet jane rezultat i raporteve heteroseksuale. Sigurisht duhen toleruar si persona dhe madje si te tille duhen respektuar, por ama lidhjet homoseksuale nuk jane lidhje martesore dhe personat e tille nuk krijojne familje, por thjesht nje bashkim me se shumti te perkohshem dhe jo frytdhenes. Zoti Aliu, demokracia eshte nje gje dhe natyra njerzore eshte nje gje tjeter. Natyra njerzore eshte paksa ndryshe prej peshqve dhe gaforreve, ajo ka arsyen, dhe kjo e fundit na meson se nje bashkim i personave me te njejtin seks eshte cilesisht i ndryshem prej atyre hetero. Nje dyshim duhet t'u linde te gjithe shqiptareve, Berisha qe harxhoi tonelata boje ne fletushkat e tija e ne fjalimet plot zjarr per te denigruar perversionin e pandehur seksual te Rames tani ka marre flamurin e liberalit? Berisha kerkon t'i hedhe pluhur syve Europes, ai qe s'ploteson standardet jetike kujton se me standardet e sumes mund te hyje ne Europe... me se shumti mund te hyje ne nje lokal gay por jo ne Europe. Shpresoj mos t'ju kem fyer apo lenduar, siç kishit frike, pse mendoj se mund te diskutojme qetesisht dhe me argumente, pra pa sharje te kota e pa fyerje rrugaçesh. Nderime. Toni

Nuk duhen ngatërruar gjëra të ndryshme: mosdiskriminimi i personave homoseksualë është standard europian - martesa mes tyre jo!
Në shumicën e shteteve europiane martesa mbet ajo që është: bashkimi ligjor i një burri me një grua për të krijuar familje (Fjalor i shqipes së sotme), ndërsa për homoseksualët dhe lezbiket ekziston "partnershipi i regjistruar".

Zotri N.N.homoseksual, SHum mire i ke pershkru kohet kur ka patur homoseksual, e gjer ne ditet tona! E shihni pra, se gjat gjith hisorise, homoseksualet nuk paskan patur perkrahje nga popullata dermuese ne tere boten! Paskan qene te perjashtuar dhe te perndjekur! Po sot ne SHqiperi e vende tjera, kush po ju pengon qe ta jetoni jeten e cila ju konvenone? A jeni te perndjekur e te persekutuar? Jo ore zoteri? Po perse ateher kerkoni mbrojtje ligjore per legali-zim ? Cfar keni per te na treguar, kur ne e dime se cesht homoseksualizmi! Jo vetem ne, po edhe ju e dini fare mir,se nuk i perket ligjit te Zotit e te natyres! Edhe peshku qe e permendet nuk qenka njekohesisht femer e meshkull,por ne fillim per 1O vjet femer,e pastaj meshkull, qe do te thot se nuk paska aftesi te vetmbartesohet! Mir esht qe ta vazhdoni jeten si gjer me tani! Te jeni te qete, por edhe neve na leni te qete! Polemikat jan te panevojeshme!

O z. Nares Aliu, (sipas arabishtes) ti o njeriu “fisnik e bujar, i lartë e i shkëlqyeshëm, ti o mbrojtës dhe ndihmues i të tjerëve”, duhet të kishe shfaqur haptazi prirjet e tua seksuale, pra me një fjalë je heteroseksual, biseksual, homoseksual, tranvestit etj. Kjo do ta bënte më të lehtë replikën me Ju.

Gjithsesi, misioni Yt për të mbrojtur këtë kategori të shoqërisë, është e drejta jote, por nuk mund të thuhet që ne të cilët nuk e përkrahim nuk jemi të civilizuar. Unë personalisht jam për një lidhje të shëndoshë familjare e cila përbëhet nga një marrëdhënie buRRë-grua. Homoseksualët në Shqipëri, qysh nga viti 1995, vit në të cilin është miratuar edhe Kodi Penal, janë të lirë në të drejtën e tyre, pasi nuk dënohen as penalisht as administrativisht. Kësisoj, bie alibia për “persekutimin” e tyre.

Tashmë ndryshon puna. Kryeministri ka ndërhyrë në një temë shumë delikate që ka të bëjë me ndryshimin e Kodit të Familjes, pra nuk do kemi më martesë buRRë-grua, por edhe buRë-buRë dhe grua-grua, që për mua është diçka idiote.

Le ta zëmë se u martuan 2 buRa dhe kësisoj formuan një familje. Por që të quhet e plotë ajo, duhet edhe një fëmijë. Meqënëse nuk i kanë kushtet biologjike për ta krijuar mes vedi, duhet birësuar. Fëmija do rritet në një ambient buRëror dhe do marri sjelljet e babait aktiv ose babait pasiv. Nuk do arrijë të artikulojë asnjëherë fjalën nënë. Do rritet e do shkojë në shkollë, ku do e shoqërojë ose aktivi ose pasivi. Do u thotë shokëve që unë nuk kam nënë, por rolin e saj e luan babai pasiv. Por do bëhet kurioz të di se si është krijuar deri sa të vijë mosha që këtë ta mësojë nga lënda e biologjisë. Pastaj do e kuptojë që është një fëmijë jo si gjithë të tjerët, që nuk i përkët kësaj “familje”, e do fillojë të kërkojë familjen e vërtetë biologjike. Kjo është më e pakta, sepse mund të ketë edhe probleme psikologjike në ndërgjegjen e tij, deri në vetëvrasje. Pra më një fjalë, çfarë edukimi i japim ne brezit të ardhshëm në këtë drejtim? Do i japim shembujt që djemtë të gjuajnë djem e vajzat vajza, apo ashtu siç Zoti apo natyra i krijoi, Adam (Adem) dhe Eva (Hava). Ata, le ta vazhdojnë marrëdhënien e tyre dhe kjo është liria që u ofrohet, por jo deri në legalizim të saj në gjendjen civile. Askush nuk duhet ta kalojë praguan e saj, përveçse një buRRi e një gruaje.

"T´i mbrosh të drejtat e atyre që nuk janë si unë dhe ti, është vlerë. Le ta jetojë çdo njeri jetën e vet sipas dëshirës së vet, jo sipas times apo tëndes".
Pajohem me kete,edhe shqiperia nuk eshte mbrapa,perkunder cka shkruhet e flitet: pos ne kohen e komunizmit,shqiptaret kur nuk kane vra e dhunuar dylberat siçndodh ne vendet evropiane,ku cdo dite dikush vritet ose rrahet vetem pse eshte homo!
Pra ketu nuk kemi pse te ndihemi inferior!perkundrazi tek ne cdo qeveri ka pasur homo edhe kjo nuk ka penguar askend(prej lal krosit ne kohen e Mbretit,tek enveri i cili vete ishte i tille e ka mbijetuar ne france fall kesaj,deri tek politikanet sot).
ajo cka na nervozon eshte se vendimi i pare i Berishes eshte ky,kur vendi ka njemije halle!
DMTH kur edhe homosexualizmi perdoret nga Berisha!Se ai po te kishte aq shume hallin e tyre,nuk do kishte perdor nje fjalor aq te ndyte kunder Edi Rames,nuk do kishte permend ku flej Edi e me kane!Edhe shtypi i Berishes nuk do kishte shkruar siç ka shkruar!
Le te mundohet pak Berisha diskriminimin ne pune ta denoje,duke punesuar ato qe jane homo,le te denoje ato qe fyen homo-t ,duke ja filluar me militantet e tij,e pastaj te na "bombardoje" me lame sensasionaliste vetem per te larguar vemendjen tone nga kriza ekonomike!Te regulloje "imesinat" e pastaj te mirret me gjerat e medha si martesa e tyre!


ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu

Në shkrim shum i qellumë.Siq e dimë në evropë kjo temë nuk është më tabu sikur qe ishte para 20 vjete.Akoma shum shtete në EU kan problem me lidhjen martesore te homove,jo pse nuk exziston akceptanca nga populli por per shkaqe te ndryshme siq janë ndikimi i kishës dhe deri tek problemet socialoekonomike,trashigimija sigurimet e ndryshme,por pengesa më e madhe është qe qiftet homo shkoin shum me largë me kerkesat e tyre,tani doin ata edhe te ken te drejte te adaptoin fëmijë,shkurt e shqip ta blejn një fëmijë në afrikë apo edhe ta ndrroin një I-pod ne afrikë me një fëmijë.Duke e marrë parasyshë shkallen e pedofilisë në miljyt e homeve kjo qeshtje bënë frigë në popull.Une personalisht jam pro marteses,por kategorik kunder adaptimit(blerjen e femijeve nga fukaraja apo shkembimin e një nateli me një femijë)kjo shkon shum largë.Martesa e homove nuk është me shum jo humane sesa martesa me 7 gra(skllave).Tung e kalofshi mirë.

Edhe ne mesin e shqiptareve, egziston i njejti proporcion i njerezve te mir, te keqinje,racist, tolerant, te menqur, i njejti proporcion homoseksualesh si ne vendet e tjera, i njejti proporcion budallenjsh si te popujt e tjere(edhe pse duke lexuar komentet e lexuesve apo reagimet nga strukture te ndryshme mbi projektin e fundit te Berishes kam pershtypjen qe ku proporcion eshte shume me madh ne Shqiperi sesa ne perendim te pakten).Duke lexuar keto shkrime te tmerrshme e te vajtueshme ne fakt, ngushellohem duke thene, se njerzit mund te ndryshojne sepse nuk kane menduar kurre seriozisht per kete qeshtje, nuk kane qene kurre te perballur me kete problem,apo c'eshte me tragjike(e ketu ngushllimi i le vendin trishtimit), nuk kane ndier e nuk kane kuptuar kurre ndoshta edhe te afermit e tyre(duke pretenduar njekohsisht se i dojne shume!),ngashnjiimin apo tentacionin homoseksual.Edhe marr me mend keta shqiptare, te shtypur ne te drejten e tyre elementare per te jetuar seksualitetin qe parapelqejne,te bejne nje jete te trishte te merzitshme apo te vegjetojne
ne nje sistem shtirjesh,fshehjesh e paraqitjesh e genjeshtrash se i perkasin normes se "shenjte" heteroseksuale. Ky ligj nese kalon, e shpresoj te kaloje, duhet t'i mbroje ata realisht e jo te jete vetem nje dekor...ne vendin e tolerances fetare,shqiperi qe permendet si shembull ne evrope, duhet t'i njohim e te rehabilitojme edhe homoseksualet.Si shoqeri kemi nevoje per njerz te lumtur, e jane te lumtur ata qe jane te gezuar...heteroseksual te gezuar sikur dhe homoseksual te gezuar. Te pamartuar apo nese dojne t'i imitojne ciftet hetero, te martuar me ligj.

24 vende europiane qe se kane miratuar kete ligj mos valle kane qene apo jane komuniste,Papa ne vatikan mos te duket se perfaqeson komunizmin,bibla dhe kurani mos valle japin leksione per komunizmin; ik o naser aliu se e paske marre vet rrugen e m...., me kete shkrim e paske siguruar vendin per kryetar shoqate dhe mos e ngaterro Kadarene dhe Qosen me keto idiotizmat e tua.

24 vende europiane qe se kane miratuar kete ligj mos valle kane qene apo jane komuniste,Papa ne vatikan mos te duket se perfaqeson komunizmin,bibla dhe kurani mos valle japin leksione per komunizmin; ik o naser aliu se e paske marre vet rrugen e m...., me kete shkrim e paske siguruar vendin per kryetar shoqate dhe mos e ngaterro Kadarene dhe Qosen me keto idiotizmat e tua.
"Hitleri, më vonë, nisi edhe eliminimin e tyre,"-thekson ne shkrimin tend "te famshem" ,ka bere gjene me te mire se i ka sherbyer mbare njerzimit dhe rregullave te shoqerise se paster.

BENI DICKA PER TE KRIJUAR MUNDESINE TE USHQEHET, TE SHKOLLOHET E PASTAJ NUK JUA NGET KUSH LE THE TE NGOPEN NGA PAS, NJERZIT E KETIJ VENDI. KY VEND NUK KA ARRITUR ATJE SA TE MERRET ME TE TILLA GJERA , SOT AI KA HALLE TE TJERA,

Jam dakord me atë që thua ti, po Shqipëria besoj është vendi ku akoma nuk ka homoseksualë të deklaruar...

Atëherë si do shkojnë të martohen ?

Të mësojmë fillimisht alfabetin kulturor, pastaj lindin natyrshëm poezitë.

Mendoj që Zoti Berisha duhet fillimisht të merakoset se çfarë hanë ... këta homoseksualë dhe a i del fundi i muajit ?

Artikuj te tille jane shume "enlighting" per nje popullsi shume tradicionale dhe akoma te mbyllur si e jona. Dhe sigurisht qe tek ne ka shume vend per te diskutuar per tolerance perfshire tolerancen ndaj grupeve te tilla.

Por kjo duhet ndare nga loja politike qe duket qe shoqeron nje propozim te tille. Se pari, ka shume gjera per te permisuar gjendjen e seksualeve para se te shkojme tek martesa. shteti mund te veje postera, mund te promotoje programe te ndryshme etj qe mbase jane me efektive se te pranosh martesen ne nje kontekst ku ato konsiderohen akoma semundje.

se dyti dhe me e rendesishmja eshte qe ne kete vend te vartet, te menagjuar keq, te korruptuar qe mbahet me leke emigrantesh dhe funksjonon ne saje te kontrollit te nderkombetareve ka shume prioritete ekonomike e sociale per te konsideruar si levizje serioze propozime te tilla avanguard.


Po perse z.Naser nuk i pranon levdatat ? Te japesh keto mendime me argumenta te thella shkencore e sociale tregon qe Ju jeni nje vizionar si pake kush. Aq me teper qe z. kryeminister e vleresoni mu per ate qe eshte sipas jush merita e tij kryesore( si iniciator i ketij ligji ). Duke u aprovuar ligji edhe Ti dole hapur ne solidaritet te homologeve( homoseksualeve ) te tu , se do te mbroheni me ligj.
Ku e dinim shqiptaret se demokracia dhe liria kane munguar kaq gjat ne Shqiperi e Kosove per mungese te ketij akti fisnik e civilizues. Sa kohe paska humbur.
Pergezime z. Aliu, ta gezoni ligjin dhe paçi bereqet.
---oo---

Zoterinj ZOTI ESHTE I MADHE dhe e ka bere te lidhen dy qenje te gjalla cfar do qofshin keto njerez apo kafshe apo insekte dhe te lindin femije,kafshe ,miza etj.
O zoteri qe nuk ta di emrin te beje nje pyetje kuere bejne sex MESHKUJE apo dy FEMRA A KA MUNDESI TE LINDIN FEMIJE. Zoti e beri bythen per te DHIERE jo per te lindure.

Ligji per homot, heret a vone do te aprovohet por duhet qe shoqerija shqiptare te vere gishtin ne mendje dhe to mos behet pre e lobimeve dhe propagandes te homoseksualeve si ne tekstin e mesiperm. Gjithashtu shpresoj qe shoqerija shqiptare te dije ti mbroje femijet e tyre nga homoseksualet dhe pedofilet.(statistikisht 70% e pedofileve jane homoseksual). Me pelqen mendimi tradicional shqiptar ,sado qe homot e quajne anadollak dhe te prapambetur, sado qe perendimin e marin si kulmin e mendimit te perparuar, por cdo gje qe propagohet ne apsolutizem eshte vecse nje iluzion. Ta mbajme boten qysh ka funksionuar deri tani dhe mos te hapim kuti te pandorave.

ME MIRE TITULLIN TE ISHTE"LETER HOMOSEKSUALEVE TE PEDESE SE SALI PEDERASTIT DHE TE GJITHE ATYRE QE KANE TESEREN E PEDESE"!NUK PIJME ME DOT KAFENE AS ME VELLAIN TANI!KETE E KEMI NA SALI PEDERASTI I TRAPOJES!KJO RRACE SHARLATANESH!

O.Z.NASER ALIU te respektoj per shkrimin qe ke ber por shqiperia nuk eshte vendi i b...... por eshte vende qe ka zakonet traditat e tija sipas feve perkatese.Me kete ligje shqiperia nuke tregon nivelin e civilizimit qe te miratosh ligjin e GEY por tregon nivelin e degjenerimit.DHe HITLERI ua bente mire qe i digjte sepse zoti i ka krijuar te dy BUR E GRUA O Z.NASER sepse ai vende ka shum probleme te tjera me emergjente per tu miratuar me ligje dhe jo per pederastet dhe na tregon se dashka te vi dhe gjermani ne shqeiperi,domozdo se me ato ligje qe do te miratoj kryeinjoranti i ati vendi domozdo qe neser do ti nderohet emri ati vendi dhe te tjeret do tadhen me vendin ton se do te thonqe do vemi te vendi i SALI PEDERASTIT.dhe NE NATYR EGZISTOJNE SHUM FENOMENE POR SKEMI PARE KAFSH MASHKULL ME MASHKULL.SHqiperis i kerkohen standarte te tjera qe jan jetik per popullin tone te zhduk korupsionin qe u eshte futur ne palce te gjithve tu hapi pune tu siguroj prollimet fshatarit qe vete ne treg dhe nuk ishet dote dhe i hedhin neper kanale ,dhe shum e shum probleme te tjera qe ka ai vend atje ,sepse eshte turpe te sesh e te qashe hallin e buthe..... o sali ndyrsyra i ati vendi qe e shkaterove ate ven. ME RESPEKT ADI U.S.A.

Komenti juaj

 
Komentet
 

Vejusha e zezë sulmon infermieren

Sikur të mos e njihte se sa e rrezikshme...

Pacientët 'pushtojnë' oborret e spitaleve

Pacientët tashmë i kanë kthyer oborret e spitaleve në ambjente...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj