Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Nga Marco Masini tek David Knopfler dhe..."Eurosmith".

Shekulli | 04/08/2009 | Kulture | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Koncert në Vlorë


Pushuesve në bregdetin e jugut të vendit u ofrohen një seri koncertesh me muzikë dhe zëra artistësh që i njeh e gjithë bota.


Në Dhërmi, më datën 6 gusht, Tiesto, Dee-Jay, holandez me famë botërore, do të performojë për herë të parë live për pushuesit në "Havana Beach Club".

Ndërsa pika e nxehtë mbetet Vlora, ku në datat 11-16 gusht, do të mbahet një festival i ri i muzikës ndërkombëtare, i titulluar "Vlora Wave 2009". Në stadiumin "Flamurtari" të qytetit do të interpretojnë këngëtarë dhe grupe rroku italianë me emër, si Alexia, Marco Masini, "La fame di Camilla" po edhe David Knopfler dhe "Eurosmith".


Jo vetëm në qytetet që po njohin pikun turistik ka lëvizje dhe aktivitete. Kështu, pas koncertit në Fier, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë, fizarmonicisti italian, Roberto Daris, do ta vazhdojë turneun e tij me koncerte në Torren e Durrësit dhe në qendrën e qytetit të Pogradecit sonte, dhe në Muzeun Arkeologjik të Korçës nesër në mbrëmje.



 

Komenti juaj

 

Dashi: Në urgjenca po shtrohen pacientë jashtë kritereve

Drejtori i QSUT-së, Dashi, paralajmëron shefat për moszbatimin i sistemit të referimit. Shefat: Ende nuk jemi njohur me pretendimet e...

Telefoni i "duhanit", nuk punon

Prej një viti, në paketat e cigareve ekziston numri i asistencës. ISHP pohon se ai s'ka funksionuar as një ditë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool