|
|
Edhe pse ka jo pak vëmendje në këtë sezon, referuar zjarreve dhe gatishmëria është e plotë, jashtë repartit zjarrfikës nuk është e thënë që gjërat të jenë kështu. Vetëm për të dalë zjarrfikësja ndonjëherë ndodh të duhen deri në 12 minuta përgjatë një rruge me gjatësi rreth 100 m. Bllokimi për zjarrfikëset nis që pas daljes së tyre nga reparti. Makinat e parkuara përreth janë pengesa e parë, ndërsa dalja për te stadiumi është e bllokuar tërësisht. Blloqe betoni janë vendosur në zonën para stadiumit, duke penguar lëvizjen e automjeteve këtu, përfshi edhe kalimin e zjarrfikëses. Mjetit i duhet të rikthehet dhe t'i drejtohet një rruge dytësore, për të kaluar sërish nëpër hapësirat e ngushta boshe, që kanë premtuar automjetet e parkuara. Përgjegjësi i stacionit, Krenar Hysi, pohon se janë vënë në vështirësi përsa i përket daljes së automjeteve. Pas marrjes së njoftimeve krijohen vonesa të ndikuara nga bllokimi i rrugës që lidh stacionin e zjarrfikëseve me rrugën kryesore. Sipas Hysit, bllokimi te stadiumi është bërë nga policia bashkiake e Vlorës, ndërkohë që ajo përdorej më parë për daljen e zjarrfikëses. Sipas tij, vonesa të tjera krijohen edhe në rrugë kryesore. Fakti që rruga kryesore nuk ka korsi emergjence, bën që edhe zjarrfikësja të bllokohet në trafik, sidomos tani që ky i fundit arrin kulmin.
Artan Halili vari veten me çarçaf në qelinë e burgun në momentin që shoku i tij ishte larguar për pak...
TIRANË- Qeveria vendos të shpërblejë me nga një milion lekë të reja, pjesëtarët e Grupit të Operacioneve Speciale të...
Lajmet 15 gusht - Ora 11 -
data/15-08-2009
Lajmet 15 gusht - Ora 10 -
data/30-08-2008
Lajmet 15 gusht - Ora 09 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj