Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Asgjësohen 267 rrënjë bimë narkotike

A.Peçi | 20/08/2009 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


VLORË - Policia e Vlorës ka rinisur aksionin kundër narkotikëve në fshatra të lumit të Vlorës. Siç bëjnë me dije burime zyrtare, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është kryer një aksion me bazë të gjerë në disa fshatra të lumit të Vlorës për gjetjen dhe shkatërrimin e bimës narkotike, të mbjella në këto zona. Nga kontrolli i ushtruar në fshatin Vllahinë të rrethit të Vlorës janë shkatërruar 110 rrënjë bimë narkotike, në fshatin Armen 37 dhe në fshatin Velcë 120 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, të mbjella në sipërfaqe pa pronar. Pas shkatërrimit të sasisë së bimës narkotike, policia po punon për identifikimin e personave që kanë mbjellë bimën narkotike dhe vënien para ligjit të personave përgjegjës, të akuzuar për kultivim të bimës narkotike.

 

Komenti juaj

 

I dënuari vetëvaret pas vdekjes së të atit

Artan Halili vari veten me çarçaf në qelinë e burgun në momentin që shoku i tij ishte larguar për pak...

Një milion lekë shpërblim policëve

TIRANË- Qeveria vendos të shpërblejë me nga një milion lekë të reja, pjesëtarët e Grupit të Operacioneve Speciale të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj