Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Dallku: Gjithçka për të ndalur Saviolën dhe Kardozon

A. GUSKIQI | 20/08/2009 | Sport | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kosovari Armend Dallku flet për ndeshjen e Vorskllës me Benfikën si dhe për familjen e tij

Vorsklla Polltava e kampionatit ukrainas, ku luajnë dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Debatik Curri dhe Armend Dallku, si dhe Ahmed Januzi i Shpresës, do të përballet në transfertë të enjten (sot, në 20:45) në Euroligë me Benfikën e Lisbonës. Vorsklla merr pjesë në këtë kompeticion të rëndësishëm europian si fituese e Kupës së Ukrainës. Për skuadrën ukrainase, pjesëmarrja në kompeticionet europiane është një sukses i madh, pasi prej shumë vitesh nuk kishte fituar trofe ne Ukrainë. Dallku dhe Curri do të kenë një detyrë shumë të vështirë ndaj portugezëve, të cilët së fundi kanë afruar në radhët e tyre një lojtar mjaft cilësor, si argjentinasi Havier Saviola, i cili është aktivizuar me Barcelonën dhe Realin e Madridit në kampionatin spanjoll. Pas eliminimit të parakohshëm në Kupën e Ukrainës, Vorsklla kërkon suksesin në Europë. Armend Dallku, i cili më 3 gusht është bërë baba, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat vendase, ku flet për aventurën europiane dhe për çështje personale.


Armend, si ndodhi që u larguat kaq shpejt nga Kupa e Ukrainës?
Do ta quaja një fillim jo fort të mbarë për sa u përket synimeve që kemi në këtë sezon. Pavarësisht se luajtëm mirë, përsëri fitorja na iku nga duart. Në takimin e kupës, nëse s'gabohem, Metalurgu i Zaporozhjes e goditi katër herë portën tonë dhe shënoi tri herë. Një situatë e tillë na ka ndodhur edhe sezonin e kaluar, kur u mundëm me të njëjtin rezultat nga Iliçevci.


Në kohën shtesë u duk sikur Vorskllës do t'i buzëqeshte fitorja...?
Në të vërtetë, kishim ende forca. Sa për veten, mund të them se kam qenë paksa i lodhur. Kam pasur edhe sikletin e djalit, i cili lindi më 3 gusht. Nuk e kisha shumë mendjen te futbolli.


Pak kohë më parë keni thënë se djalin do ta quanit Anuar. E zgjodhët vetë, apo u këshilluat me gruan tuaj?
Unë nuk jam diktator, nuk bëj gjithçka me kokën time. Pasi lindi djali, gruaja më tha të gjeja një emër dhe kështu vendosëm.


Me sa dimë, familjen e keni në Shqipëri. Pse nuk e sillni në Ukrainë?
Mirë do të ishte ta sillja, por nuk dua të nxitohem. Anuari është akoma i vogël, kështu që hëpërhë le të rritet në vendin e tij. Ndoshta pas 5 6 muajsh mund ta sjell familjen në Polltavë.


Do të ndesheni në Euroligë me Benfikën. Mendoni se do ta përballoni këtë kundërshtar, duke parë ngarkesën e takimit të fundit?
Them se kemi pasur kohë të mjaftueshme për t'u përgatitur. Ndoshta nuk mund të pretendojmë për një formë ideale të ekipit, por rëndësi ka që moralisht jemi shumë mirë, kështu që nuk ka pse t'i trembemi kësaj sfide. Nuk është e thënë që edhe këtë herë të na ndodhë si në rastin e Metalurgut.


Ç'mund të na thoni për Benfikën?
Nuk di shumë për të. Megjithatë, nga stafi ynë teknik kemi mësuar disa gjëra. Ç'mund të them më tepër për Benfikën? Nuk besoj që do të zbulojmë Amerikën me të. Më mirë t'ia lëmë fushës së blertë të flasë.


A i njihni sulmuesit më të rrezikshëm të kundërshtarit?
Më i rrezikshmi mbetet Oskar Kardozo, pavarësisht se ndonjëherë kalon në plan të dytë, ku ndihet më mirë. Sa për Havier Saviolën, edhe ai mbetet një sulmues klasik. Duke qenë i shpejtë dhe dinak, detyrimisht duhet ta mbulosh më mbrojtës të shpejtë. Por nuk besoj se do ta ketë të lehtë. Nuk ka sulmues në botë që të mos e neutralizosh. Ne do të bëjmë të pamundurën që Kardozon dhe Saviolën t'i bëjmë sa më pak të rrezikshëm, sikundër edhe lojtarët e tjerë portugezë. Rëndësi ka që të japim gjithçka në këtë përballje. Vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë një rezultat të kënaqshëm.


Ç'konsideroni rezultat të kënaqshëm me Benfikën, barazimin?

E rëndësishme është që atje të shënojmë gol. Edhe nëse humbasim, fjala vjen, 2 1, në ndeshjen e kthimit në Polltavë besoj se do t'i kemi mundësitë, natyrisht edhe me mbështetjen e tifozëve, që ta kalojmë këtë kundërshtar.


Pas ndeshjes së kupës, trajneri Pavllov ka thënë që në Portugali ndaj Benfikës mund të aktivizohet në qendër Genadi Medvedjev, meqë Vladimir Çesnjakov nuk ka shumë përvojë...?
Nëse ndodh kështu, do të ishte një vendim i drejtë. Gjithsesi, Vollodja mbetet lojtar i së ardhmes. Pa dyshim, edhe përvoja e Genadit do të jetë një faktor i rëndësishëm. Kushdo që të luajë, duhet të japë maksimumin.


 

Komenti juaj

 

Del Piero: Juventus, tani duhet të fitosh

Kapiteni i bardhezinjve shpreson në një finale fantastike për sezonin e ri dhe "thumbon" Mourinjon Ka ardhur momenti të fitojmë....

Semenya, një femër që dyshohet se është burrë

Atletja nga Afrika e Jugut ka fituar finalen e 800 metrave për femra. IAAF-i e detyron të bëjë testin e...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj