Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Dëmohet Lorik Cana, rrezikon Danimarkën

Enver Bylykbashi | 20/08/2009 | Sport | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Sipas trajnerit Stiv Brus, Lorik Cana mund të ketë thyer dorën ndaj Çelsit. Pritet konfirmimi mjekësor

Lorik Cana mund të ketë thyer dorën. Trajneri i "Maceve të Zeza", Stiv Brus, ka pranuar se mesfushori shqiptar ka pësuar një dëmtim në dorë gjatë ndeshjes me Çelsin. Brus ka qenë i zhgënjyer nga humbja 1 3 me blutë e Karlo Ançelotit, por zhgënjimi është akoma më i madh tani që dy nga afrimet më të fundit në skuadër, Lorik Cana dhe Li Katermol nuk do të jenë të disponueshëm për skuadrën.


Lorik Cana do t'u nënshtrohet ekzaminimeve të detajuara në lidhje me dyshimin mbi një thyerje të dorës, ndërsa Li Katermol është dëmtuar në shpinë pas një përplasjeje gjatë ndeshjes kundër Çelsit. "Lorik Cana ka kryer rreze X dje në mëngjes, citohet të ketë thënë Stiv Brus. Ai ka pësuar një goditje, e cila mund t'ia ketë thyer dorën. Ne shpresojmë që të mos jetë kështu,"- është shprehur Stiv Brus. Ish trajneri i Uigan Atletiks pranoi se skuadra e tij iu nënshtrua lojës së kundërshtarit në të gjitha repartet: "Ne u përpoqëm me të gjitha mënyrat, lojtarët dhanë gjithçka mundën dhe, në fund, ne thjesht nuk mund të krahasoheshim me Çelsin. Mënyra se si ata e përdornin topin, na e bëri më të vështirë lojën. Ne të gjithë duam të jemi më të mirët dhe kur sheh një ekip si Çelsi të luajë në këtë mënyrë, e kupton pse kjo skuadër do të fitojë gjithmonë, në çdo kompeticion që do të marrë pjesë."


Sandërlendi mori kryesimin në pjesën e parë me Darren Bent, por blutë përmbysën rezultatin në pjesën e dytë me Balak, Lampard dhe Deko. Dëmtimi në dorë i Canës nuk është një problem vetëm për Stiv Brusin, trajnerin e Sandërlendit, por edhe për kroatin e kuqezinjve, Josip Kuzhe. Nëse Cana ka thyer dorën, mund të mos jetë i gatshëm për kombëtaren shqiptare më 9 shtator ndaj Danimarkës. Mungesa e Canës do t'i hapte shumë punë Shqipërisë në qendër të mbrojtjes, ku Cana gjithmonë është barrierë e pakalueshme.


 

Komenti juaj

 

Vermalen-Galas, "kasaforta" e Vengerit!

Ndaj Sëlltikut shkëlqejnë dy qendërmbrojtësit. Francezi shënon, ndërsa belgu është i pakalueshëm Arsen Venger ka shprehur habinë e tij se...

Dallku: Gjithçka për të ndalur Saviolën dhe Kardozon

Kosovari Armend Dallku flet për ndeshjen e Vorskllës me Benfikën si dhe për familjen e tij Vorsklla Polltava e kampionatit...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj