Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Dueli i heshtur - Historia e kundërt

Ruben Avxhiu | 20/08/2009 | Dossier | komentet 34 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Një nga filmat e parë të kinematografisë shqiptare ka qenë ai me titullin "Dueli i heshtur". Thuhet se filmi bazohej në një ngjarje të vërtetë.
Filmi tregon për një marinar shqiptar që refuzon t'u bashkohet tre kolegëve të tij, të cilët kanë vendosur të arratisen në Itali bashkë me anijen shqiptare. Ndryshe nga tre të tjerët, marinari nuk joshet nga ideja e Perëndimit. Në fund, ai gjen mënyrën dhe i vret të tre kolegët e tij për ta kthyer anijen në port, ku pritet si hero.
Dekada më vonë, në vitin 1990, historia përsëritet, vetëm se në kah të kundërt. Një nënoficer i rojës bregdetare shqiptare, i vendosur për t'u arratisur me motoskaf nga Shqipëria komuniste në drejtim të Italisë, vret kolegët e tij që nuk pranojnë të largohen bashkë me të.


Ende nuk ka ndonjë version të ri filmi të "Duelit të heshtur", por ngjashmëria e skenarit është e jashtëzakonshme, vetëm se rolet kanë ndryshuar.
Viti 1990 është i mbushur me tragjedi kufitare, në të cilat mjaft të rinj shqiptarë u vranë vetëm se kërkuan të largoheshin nga shteti-burg i Shqipërisë komuniste. Vrasjet janë një njollë e errët në biografinë e ushtrisë shqiptare që në vend që të ruante popullin, shtiu plumba mbi të. Në vend që të ruante kufijtë nga ata që mund të hynin, e ruante nga ata që mund të dilnin. Ruante botën kundër shqiptarëve.
Mirëpo, rasti i Adhurim Sallmones ka qenë ndryshe. Ish-nënoficeri i Repartit të Kufirit të Degës së Brendshme, ishte dërguar me detyrë për të vrarë ata që iknin, mirëpo në fakt, ai vrau kolegët e tij dhe iku vetë nga Shqipëria. Ndoshta nga një pikëpamje ai mund të ishte një lloj heroi në këtë histori vrasësish, arratisjesh e kufijsh mes dy jetëve e dy botëve. Mirëpo, nuk kanë qenë të këtij mendimi sistemet e drejtësisë të Shqipërisë e të Gjermanisë.


Pas 19 vjetësh, tani 43-vjeçar, Adhurim Sallmone është ekstraduar nga Gjermania për t'u përballur me drejtësinë shqiptare. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka vrarë dy njerëz të pafajshëm. 15 vjet më parë ai është dënuar me burgim të përjetshëm për këtë çështje.

Më 25 tetor të vitit 1990, ai vrau nënoficerin Ilir Gjyrdeti, ushtarin Arben Legisi dhe tentoi vrasjen e ushtarit tjetër, Ilir Goxhomani.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij janë "vrasje për motive të dobëta", "tentativë vrasjeje" dhe "shpërdorimit të armatimit dhe shkeljes së rregullave të shërbimit ushtarak".
Po pse vallë ky njeri duhet dënuar, se vrau ata që ishin në detyrë për të vrarë? Logjika, siç duket, është që ushtarët kufitarë, ndonëse kryen vrasje, nuk mund të quhen fajtorë, se ishin thjesht zbatues të urdhrit, prandaj edhe vrasja e kufitarëve quhet vrasje njerëzish të pafajshëm. Në fakt, një prej atyre që është vrarë nga Adhurimi është shpallur "Dëshmor i kombit" në vitet e demokracisë.

Ndoshta këtij komenti i mungon ndonjë detaj nga ngjarja ose njohuria e plotë ligjore, por sido që të jetë është e vështirë të mos dallosh një lloj ironie të fortë në këtë histori.
A mund të arratisej Adhurimi pa vrarë kolegët e tij? A është mosbindja ndaj urdhrave ushtarake arsye për dënim edhe kur uniforma që ke veshur i përket një diktature? A është ky një precedent kundër të gjithë atyre që nuk u binden urdhrave, edhe kur ato janë kundër ndërgjegjes apo të mirës së popullit? A do të duhej, fjala vjen, në një rast të ngjashëm, të dënohej me burg një ushtar serb që në kohën e Luftës në Kosovë vendos të braktisë ushtrinë, duke vrarë shokët e tij? A do të ishte ai një hero i ndërgjegjes që refuzon t'i bindet shtetit vrasës apo do të ishte vetë një vrasës e shpërdorues detyre? A janë ushtarët e ushtarakët të përjashtuar nga aspiratat njerëzore të pjesës tjetër të popullsisë? Në fund të fundit, a është Adhurimi një hero i demokracisë se vrau ushtarët e diktaturës, apo një tradhëtar se për lirinë e tij mori në mënyrë çnjerëzore jetët e dy të rinjve të pafajshëm?

Po ai heroi i filmit "Dueli i heshtur" a mund të quhet hero apo kriminel sot? A ishte krim vrasja e tre shokëve të tij, vetëm se deshën të iknin drejt lirisë, apo ishte thjesht zbatim i detyrës ushtarake, për të cilin ishte betuar përpara popullit?
Kjo ngjarje, e mbetur në periferinë e vëmendjes së medias shqiptare, është e mbarsur me dilema për lidhjen mes dy regjimeve, mes dy botëve, mes thikës me dy presa të moralit. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse ekstradimi kërkoi kaq shumë kohë.
Drejtësia shqiptare duket se e ka ndarë mendjen, po a nuk duhet shoqëria shqiptare të përfitojë nga ky rast për të parë edhe një herë veten në pasqyrë, ashtu si duhet të bëjmë të gjithë, sa herë që krimi dhe virtyti, heroi dhe krimineli janë kaq afër njëri-tjetrit, sa duket se mjafton një ndryshim i vogël i këndit të dritëhijes dhe njëri mund të shndërrohet sakaq në tjetrin.


 

34 KOMENTE

"Aresyetimetr" e Avxhiut jane te turpshme dhe tregojne se ne cfare derexheje eshte katandisur morali i nje pjese jo te vogel te shqiptareve sot.Ne te gjithe boten,ne te gjitha sistemet dhe ne te gjitha koherat konsiderohen krime braktisja e detyres se mbrojtjes se kufirit te vendit nga ata qe u eshte caktuar kjo detyre.Krime konsiderohen edhe marrja e mjettit (prone publike-shteterore) dhe tjetersimi i tij dhe aq me teper vrasja e ushtarakeve ne detyre.Ky zoteri dhe gjithe soji i tij duhet te dine se rojet e kufirit kane pasur si detyre primare mbrojtjen e kufijve nga shkelesit e huaj dhe kalimi i kufirit nga brenda-jashte ka qene vetem nje pjese fare e vogel e kesaj detyre.Mire apo keq,ai mbrohej me ligj sic e kane mbrojtur gjithe vendet e tjera te botes,ne Lindje dhe ne Perendim.
Ladi

Ladi, po nxitohesh.

Nuk me duket se Avxhiu po merr ane ne kete çeshtje. Ai vetem po pyet. Ja se cfare shkruan:

"A është Adhurimi një hero i demokracisë se vrau ushtarët e diktaturës, apo një tradhëtar se për lirinë e tij mori në mënyrë çnjerëzore jetët e dy të rinjve të pafajshëm?

Po ai heroi i filmit "Dueli i heshtur" a mund të quhet hero apo kriminel sot? A ishte krim vrasja e tre shokëve të tij, vetëm se deshën të iknin drejt lirisë, apo ishte thjesht zbatim i detyrës ushtarake, për të cilin ishte betuar përpara popullit?"

Une kam qene ushtar ne kufirin Sarande - Greqi ate kohe dhe i kam perjetuar ngjarjet.Midis nesh kishte ide te ndryshme per ngjarjet qe po perfshinin vendin. Ata qe vendosen te iknin i kthyen krahet betimit ushtarak, braktisen postin e sherbimit duke shprehur kundershtimin e tyre ndaj urdhearave, e bene ate dhe moren pergjegjesine mbi veten e tyre, nuk perdoren armet, ju lane mundesine shokeve te tyre me ide dhe plane te tjera te shijonin jeten, ndoshta dhe te ndryshonin mendimin. Ai i kishte te gjitha mundesite te arratisej vete, te mirte mjetin, por jo jeten e shokeve.
Ky zoteri eshte nje tradhetar,kriminel ordiner, dhe drejtesia ushtarake duhet ti japi denimin e duhur. Pilotet e MIG-ve u urdheruan te hidhnin bomba mbi popullaten dhe ata nuk respektuan urdherat, nuk moren jete. Dueli i heshtur ishte vetem nje film jeta e bijve te nenave ishte realitet.

Ne fakt dhe une duke e lexuar kete shkrim paksa te dykuptimte po pyes veten; Cfar e detyron nje njeri te beje insinuata te tilla dhe lojen e avokatit te djallit per ngjarje kaq delikate zhvilluar midis dy koheve(!) Une vetem do ta pyesja zotin Avxhiu: Po te ishit ju ne vend te atij qe kreu krimin ne kufi si do te vepronit? Them se do gjeje mundesin te largoheshe pa i vrar shokete tu. Krimi i nderuar lektor quhet krim ne cdo lloj sistemi dhe rrethane qe te kryhet dhe si i till duhet te denohet fort. Kurse Spiro Kota qe ju aludoni me siper me "Duelin e heshtur" eshte nje hero dhe biografine e heronjve te atdheut nuk mund ta rishikojme me shkrime te nje fantazie prej adoleshentesh si ky me lart. Lufta nacional-clirimtare dhe periudha e ndertimit socialist kishte heronjte dhe armiqt e saje ashtu si cdo kohe tjeter ka patur dhe do te ket.

nje teme teper interesante?ne vitet 88 ne nje zone te rrethit te korces ne kufi me maqedonine ne fshatin gorrice-liqenas duke dashur ose pa dashur te hyj ne nje zone kufitare pa leje jam arestuar nga forcat kufitare te atij fshati dhe jam masakruar ne menyren me cnjerezore sa edhe sot frakturat e kondakve te kallashnikovve ti kem ne koke?bile ne sy te banorve te fshatit i lidhur nga duart ku nuk kishe mundesi mbrojtje nga shqelmat por edhe nga qeni duke e lene te pa maskuar?akuza?aratisje?edhe pse nuk e kisha ne mendje vetem per te takuar shoqerine e ushtrise ?ligji percaktonte jo dhunim ne rast kapje te personave qe nuk zbatonin ligjin por ja qe ligji nuk funksjononte per disa qe prapaganden e kuptonin si shenje hakmarje ndaj ligjit?por edhe kultura kishte te bente?oficeret ishin nga veriu por edhe ushtaret nga dialekti?ne policine e ketij qyteti ne pranga te lidhur perseri me dhune desheronin qe te pranoja per fain qe kisha bere?kur une i vetdishem nuk kisha bere as edhe nje faj?por vetem nje gabim ama jo faj?ne nje zone kufitare NDALOHET HYRJA PA LEJE dhe per kete i kerkoj falje shtetit te dikurshem se tashti jam tjeter nenshtetas i perkas interesave te ketij shteti por perseri ngelem me kombesi shqiptare?zbatimi i ligjshmerise se nje shteti tregon se ka nje kulture persa i perket civilizimit njerezor,por ne rast se ligjin shperdorohet nga individe ashtu si tju interesoje atyre atehere nuk mundet kure ta quaj shtet por vecse nje xhungel qe kafsha kerkon te mbyse kafshen tjeter per te mbijetuar?

Dezertori eshte kriminel,ai nuk ka ik per demokracine e shqipnise,por per lakmi personale.Ju more te paskrupullt qe perpiqeni ta fajsoni veten Enverin dhe Ushtrin e tij,dhe perpiqeni qe per qdo turp te juaj ta fajsoni ate nuk jeni shqiptar.Ju nuk keni logjik te shendosh se edhe termeti apo ndonji sunam ta tund detin e fajsoni enverin.Edhe kosovart kontaktojn shume me njerz te zaknshem te shqiprise,por ata nuk e fajsojn aq shume,dhe per kete me sa duke ju ka hy friga ne palce.

Filmi duel i heshtur i prodhuar ne 67,ben fjal per nje akt heroik te nje ushtari,ai nuk vrau shoket e tij povetem nje nanoficer karriere,si dhe 2 civil.Filmi i dedikohet ushtarit te thjesht SPIRO KOTE.Kurse usharaku qe vrau shoket e vet ne 90 e ka pak litarin.

shoke ceshtja eshte delikate. po krimi eshte gjithmone krim dhe duhet denuar dhe gjykuar ne rrethanat dhe kohen qe ndoth.saper ate spiro kote ai ka qene nje trap e kaluar trapit se une e kam bere ushtrine ne marine dhe me saktesisht ne bishpalle te durrsit dhe ai ka qene komandant ne anijen time.po ai ama per ate qe beri eshte hero se ata tre tradhetaret e tjere po iknin jo thjesht per perendimin po te deshmonin ne gjygjin nderkombetar per incidendin e minave ne korfus dhe te pranonin se minat i vuri marina shqiptare gje qe nuk ishte aspak e vertete. ata ishin tradhetare dhe atu nuk kishte asgje personale. Minat ne kanalin e korfuzuit i vune serbet dhe anglezeve u shkonte per shtat te na akuzonin ne. ne cdo kohe qe ti gjykosh komunizen demokraci apo feudalizen ata ishin tradhetare ne spiros i lumte dora.ky miku tjeter mund te arratisej shume mire pavrare njeri se ai ne kufi ishte dhe komande bante vete.a beri ushtria komuniste krime kunder popullats? PO po kjo sdo te thote se te gjithe ushtaret tane ishin kriminela

o jankulla pse po ben diferencime per ata qe te paskan keqtrajtu(pak ta paskan ba nçs asht e vertete se ne ne veri na kan vra kur jen afru kufinit) zotnine tande(biles i paske provoku duke shkelur ne nje zone kufitare pa leje). sa per dialektin gege ai flitet prej ne elbasan e nalt. mund te te kene elbasanas ata qe te kan rrah po nejse ç'randsi ka. ça duhet me than na verioret qe perveq keqtrajtimit na kan vra edhe interrnu e poshtnu me shumice ata "jugoret e kulturuar" per 45 vjet. keshtu qe te lutem trego histori sa te duash se ke te drejten tande por mos ban diferencime vend e pa vend.

eshte ndergjegjia e sicilit ajo qe jep pergjegjen:ai ja vlen qe une te vras shoket e mi vetem per qefin teme!Kush thote po eshte i poshter edhe cdo poshtersi tjera neser bane,kush thote jo eshte fisnike.Edhe ketu regjimi nuk ka asnje peshe e asnje vlere,sado i keq te kete qen kjo nuk shfajson aspak ate qe zgedhe vete me i vra shoket per bythen e vet!

Artikullshkruajetsi per mendimin tim nuk i ka shume te qarta konceptet e fajesise dhe pafajesise. Ne konceptim tim te fajesise, vrasja perjashto per vetmbrojtje apo ne zbatim te ligjshmerise, eshte ne krye te listes.
Dalimi midis protagonistit fiksional te filmit dhe personit konkret qe po ekstradohet tani ne Shqiperi eshte se ndersa i pari vrau tre pasi ato ne kundershtim me ligjet e shtetit dhe te moralit e morren peng ate dhe anijen, i dyte vrau tre per te rrembyer nje anije. Eshte dallimi i te rrembyerit dhe rrembyesit. Dallimi midis viktimes dhe pirateve. Eshte dallimi i vetmbrojtjes me agresionin.
Se fundi, mendoj se pavaresisht pyetjes qe autori shtron ketu, disa nga shembujt jane te gjetur gabim. Nuk ka asnje dyshim se edhe ne kulmin e lartesise se luftes ne Kosove, ushtari serb qe per te dezertuar nga detyra e tij do te vriste 3 shoke te tij, ushtare hallexhinj te derguar per te vrare shqiptare do te ishte padiskutimisht kriminel. Logjika e kundert, dmth ajo qe autori duket se sugjeron qe mund te jete po aq e pranueshme sa edhe logjika konvencionale, eshte qe njeriu eshte i justifikuar te kryeje nje vrasje sa here qe ka nje justifikim moral. Kjo logjike eshte e papranueshme pasi e para interpretimet morale jane subjektive, se dyti kjo nuk parashikon asnje proporcionalitet (a mund te vritet dikush vetem per te shkuar ne Itali?).

ore ti qe ke bo kete krahasim je pa tru ne koke fare kokra e debilit se nuk ta ka vra ty vllain ky njeri ok dhe mos kthe me pergjigje per kete histori

Une mendoj qe problemi te mos kaloje aq lehte. Ky Avxhiu duket se i perket kontigjentit me ndikime revisioniste.Ai po manifetson nje tendence te rrezikshme te zbutjes se luftes se klasave.Pasi te mblidhet organizata e Rinise, ku ai ben pjese, mendoj qe te mblidhet Organizata baze e partise, ku militon i ati dhe pasi ketij t'i hiqet me ceremoni anetaresia ne partine te lavdishme, te internohen Babrru...
Kapedani nga Brooklyn-NY, SHBA

pyetjet qe ngre shkrimi me duken nje ftese a sfide per te shkuar pertej "te qartes" ne dukje, pertej gjykimit pertac e pasionant bardh e zi, qe anashkalon faktin qe qeniet njerezore jane me te nderlikuara nga c'i shohin shumica e komentuesve ketu a pertej te ketushmes.

Jam shum dakort me komentin e jankulles ai tregon nje realitet qe ligji ne shqiperi nuk ka funksjonuar ky esht edhe difekti jon kurse per edisonin kam nje kritik vrasjet ishin edhe ne jug jugu vepronte ne veri dhe veriu ne jug per mos patje besim tek nacjonaliteti apo feja.

Kemi dy raste sa te ngjashme, aq edhe te ndryshme ne refleksioni qe sjell ne kete shkrim Avxhiu.Njeri i sherbeu me devotshmeri diktatures, apo shtetit diktatorial te asaj kohe, quheni si te doni, dhe konsiderohet sot si hero. Per mua ai ishte nje fare heroi, por hero i diktatures. Tjetri u perpoq te ikte drejt lirise, nga burgu ku ndodhej gjithe populli yne ne ate kohe. Por per kete ikje vrau tre veta. Nga ana humane ky veprim eshte i pafalshem. Per te fituar lirine personale askush nuk ka te drejte te marre tre jete. Fare mire do te kishte qene te kishte gjetur nje rast per te ikur, pa pasur nevoje te vriste tre veta. Kjo eshte edhe arsyeja qe drejtesia gjermane e ka dorezuar ne Shqiperi. Dhe gjermanet dine çfare bejne. Ata kane pasur nje rast analog ne Murin e Berlinit. Me shume se 100 veta jane vrare duke dashur ta kalojne ate mur nga rojet e dikurshme te RDGJ-se. A duhen denuar sot keto roje per vrasjet qe kryen ne ate kohe?! Zbatuam urdherin, ligjet e shtetit - eshte pergjigja e tyre per ato ngjarje. Nje pergjigje te njejte dhane gjate Gjyqit te famshem te Nurembergut edhe kriminelet hitleriane, por shumica e tyre u varen ne litar, pasi Gjykata argumentoi se t'i sherbesh nje regjimi antinjerezor, eshte e pafalshme dhe krim. Por çfare mund te bente heroi i Duelit te heshtur ne rastin e tij? Ne rast se do te pranonte arratisjen do te merrte ne qafe familjen e tij se pari, por se dyti ai vete ndofta nuk vuante per te jetuar ne Perendim. Ndofta mjaftohej apo ndihej mire ne Shqiperine e asaj kohe. Prandaj shoh se ka nje ndryshim thelbesor ndermjet te dyve. Spiro Kote ishte i detyruar nga rrethanat te vepronte siç veproi: ose te vriste ata qe donin te arratiseshin ose te bashkohej me ta. Dhe ai zgjodhi te dyten. Adhurimi me duket se nuk u ndodh para nje detyrimi te tille. Ai mund te priste nje moment me te favorshem per te ikur, pa marre me qafe tre jete njerezish qe kishin te vetmin faj se nuk mendonin si ai. Pra ka nje ndryshim rrenjesor rrethanash ndermjet te dyve. Por megjithate une nuk e quaj Spiro Koten hero. Ai veçse beri detyren e tij ne ate kohe, me dashje ose pa dashje. Nderkohe qe te rasti i Adhurimit kemi te bejme me ate qe drejtesia e njeh si tejkalim i te drejtes. Ne rast se dikush perpiqet te te vjedhe portofolin dhe ti e vret, gjykata te denon pikerisht per kete tejkalim te se drejtes tende. Ti mund ta dorezosh ne polici hajdutin, por nuk ke te drejte ta vrasesh, pasi akti yt kesaj rradhe eshte edhe me i rende dhe i denueshem se ai i hajdutit. Edhe Adhurimi ka tejkaluar te drejten e tij per te jetuar i lire ne boten e lire, prandaj edhe duhet te denohet nga drejtesia shqiptare.

Mendoj,qe vrasja eshte veprim shume i ulet.Ai djali duhet te denohet si gjithe te tjeret dhe une nuk shikoj ndonje shenje heroizmi tek veprimi i tij,perkundrazi,eshte nje krim i ulet.Fakti qe edhe ai mund te ishte vrare nga shoket nuk e justifikon krimin alla shqiptarshe.Mendoj qe shume heronj qofshin edhe ne bronc,gjate pesedhjet vjeçarit te fundit duhet te sbresin nga piedistali dhe te fshihen nga historia.Mjaft kemi perjetuar heroj-kriminele nga lufta e famshne shqiptare-shqeptare.Me shume kemi keta lloj herojsh se sa popullsi.Le te mos i shtohet edhe ky krimineli, listes se gjate te "njerzve te mire" qe studiohen neper shkolla.Le te denohet bashke me te tjeret, qe vrane ne burgjet e Spaçit apo kufi çunat me guximtare.Ne cdo lloj trupi ta futesh shpirtin e kriminelit,mbetet gjithmone,shpirt krimineli.

ne 1988 nja 17 shkodrane moren anijen luftarake ne liqenin e Shkodres Te paret qe hyne ne anije dy grushta i rane rojes dhe e hodhen ne uje por nuk e vrane,moren anijen,skafin dhe iken si burrat, bene edhe nja 1 ore lufte ne mes te liqenit me rojet e artilerise ne malin Taraboshit e dolen ne Mal te ZI.........
po ky budalla nuk gjeti menyre me te mire po vetem te vriste shoket e vet?

R.Avxhiut,me qe shkruan poshte e lart dhe e qasin neper gazeta si "Illyria" qe botohet dhe blihet ngandonjehere nga ne shqiptaret e New Yorkut,i'u shkrep te nise ne "Shekulli" edhe kete fare shkrimi,ku duket ashiqare se do te denigroje nje ushtar te thjeshte te marines shqiptare,qe shpetoi me nje trimeri te pashoqe nje motovedete qe tentuan t'a grabisnin nje kapter i marines shqiptare se bashku me dy miq te tij qe donin te arratiseshin nga Shqiperia.Filmi "Duel i heshtur" ,jo thuhet,Ruben i dashur,por eshte bazuar tamam ne nje ngjarje te vertete.Ne kete film me skenar te Nasho Jorgaqit,interpretojne aktore nga me te miret e filmit shqiptar: Ndrek Luca (Kapter Ramiu) ,Rikard Ljarja (Skenderi,marinari i motovedetes) ,Reshat Arbana (Islami) ,Bujar Kapexhiu (Bedini) ,te dy keta te fundit armiq te regjimit komunist qe sapo ishte vendosur.Skenderi,i marre peng ne befasi,pasi nuk pranon ofertat e tyre per te deshmuar ne nje gjyq te improvizuar ne Perendim ,kunder atdheut te vet,arriti te eliminoje kapter Ramiun,nje detar i rregjur,Bedinin,dhe te plagose rende Islamin,te cilet i ktheu bashke me motovedeten andej nga ishin nisur.Islami dhe Bedini,jo vetem nuk ishin kolege,por as qe njiheshin hic me Skenderin,pale te ishin shoke,sic shpif Ruben Avxhiu.Ne cdo film artistik,qofte ky edhe historik,ka edhe elemente "fiction" ,qe e bejne kete nje veper arti e jo thjesht nje kronike te thate filmike.Tani Rubeni mjaft i indinjuar po perpiqet te vere ne te njejten situate heroizmi por me kokeposhte nje fare Adhurim,qe vrau dy kolege (kolege them) qe mbanin familjen me punen qe benin e qe s'i kishin asnje borxh ketij krimineli te rendomte ordiner.Dhe kjo ndodhi bash kur germadha komuniste po fillonte te shembej.Prape tani,Rubenit te fantaksur,i vjen inat se perse autoritetet gjermane po e degdisin kete Adhurimin per te dhene hesap ne Shqiperi per krimin e kryer.Me kete rast,tani,Adhurimin pervec drejtesise shqiptare,do t'a "adhurojne" edhe te afermit e viktimave te tij.

Une nuk e di se si mund te quhet gazetar ky qe ben te tilla krahasime mes nje personi qe zbatoi ligjin ne ate kohe dhe nje personi tjeter qe jo vetem shkeli ligjin por edhe vrau dy shoke te tij?! Une jam gazetar vete, por deri me sot nuk kam lexuar ndonjehere nje shkrim me cinik, keqdashes e poshterues si ky, dhe per me keq, te shkruajtur nga shqiptari kunder shqiptareve. Them kunder shqiptareve sepse te denigrosh keshtu gjakun e atyre dy djemve qe ruanin kufirin, ne baze te ligjit, eshte nje krim me vete. Une nuk them edhe qe Spiro Kote ishte nje hero, se ne fund te fundit, edhe ai nese do ta kishin marre me force ne Itali ata qe i rrembyen anijen, mund te kthehej fare mire nga Italia ne Shqiperi, duke iu vjedhur "shokeve" te tij, dhe asnje pasoje nuk do te kishte ne Shqiperine e asaj kohe sepse diktatura i falte te penduarit. AI QE VRET NJE NJERI, PAVARESISHT SHKAKUT, ESHTE NJE KRIMINEL DHE PIKE, PERVECSE NE RASTIN KUR E BEN KETE PER VETEMBROJTJE PERSONALE APO TE FAMILJES DHE ATDHEUT TE TIJ! Ky pseudogazetari qe ka bere kete shkrim te turpshem eshte nje simbol i degjenerimit moral qe vazhdon te perjetoje kaloje kombi shqiptar, te pakten ne 100 vitet e fundit, dhe vecanerisht ne 19 vitet e fundit! ... Ju pershendes shqiptare kudo qe jeni ne bote, edhe pse me shume te keqija, ne mbetemi njerez e nuk jemi kafshe pa ndjenja humane si keta te huajt qe na rrethojne ketej nga jetojme!!!

A mund te na thote ky Avxhiu:A kane te drejte shqiptaret qe te vrasin punonjesit e ambasadave perendimore ne Tirane sot,meqe ato nuk iu japin viza per "te jetuar te lire dhe levizur lirisht"?
Eshte mire te mos behemi karagjoze.
Ladi

Une qe po ju shkruaj tani kam qen prezent ne kte ngjarje dhe i bej thirje z.Avdia se ngjarja nuk eshte ashtu sic e ekomenton ai.Per mua Adhurimi eshte nje kriminel.Per arsye se mund ti kishte shmangur kte incident se z.Adhurim per nje jave merte patenten per te udhetuar vete ne det edhe skishte nevoje te merte jete njerzish.Kam qene vete ushtar ne te njejtin motorskaf dua te mesoj dicka per z.Ilir Goxhomani ku ndodhet tani?

Ushtaraket gjermane qe dezertuan gjate Luftes se dyte Boterore Gjermanine hitleriane,akoma dhe sot quhen dezertore dhe nuk jane rehabilituar(te pakten ne Austri jo).Ushtaraku duhet te zbatoje ligjet e shtetit te cilit i eshte betuar! Jo te vrasi koleget e t`ja mbathi m`atane.Ky eshte krim dhe tradheti ne cdo vend te botes.

"Gjermania eshte i vetmi vend ne bote qe u ka ngritur monumente ushtareve gjermane, qe dezertuan gjate luftes se dyte boterore- duke i paraqitur si heronj dhe jo si frikacake" thuhet ne website-in europians radio national.

me vjen keq per disa ketu qe kane mbetur peng i diktatures.ore njerez kush vret eshte nje kriminel dhe asgje tjeter.si spiro kote si ky tjetri kane bere krim dhe duhen denuar te pakten moralisht se nuk vritet.turp per ato qe justifikojne krimin.

C'fare jane keto kardhiqe qe thoni mor cuna.Vrasja eshte nje heqje e te drejtes se tjetrit per te jetuar.Te drejten per te jetuar na e ka dhene Zoti dhe vetem Ai ka te drejte te na e heqe.Prandaj cdo njeri qe vret tjetrin duhet denuar ne mos po duhet vrare.

eshte e veshtire te besh nje gjykime te sakte per kete histori por e keqja eshte qe ai ka vrare nuk ka rendesi kohen apo vitin ka mare jete njeriu dhe eshte e denushme ta kishte bere arratisjen pa krim do ishte mire

Une mendoj se nuk mund te behet kurrfare krahasimi ne mes aktit heroik te SPIRO KOTES, i cili nuk pranoj qe te bashkohet me spiunet antishqiptar qe deshen te deshmonin per gjoja vendosjen e minave ne det nga shteti shqiptar, me krimin e ketij fare Adhurimit, i cili si nje kriminel i terbuar vrau dy njerz krejtesisht te pafajshem, ndaj theme se ketij fare palo gazetari Ruben Avxhiu duhet ti vij turp per shkrimin e tij te mesiperm.

Sikur ky fare heroi i Ruben Avxhiut te kishte vrare oficer dhe ushtar shqiptar ne mbrojtje te jetes se ndonje njeriu tjeter qe deshironte te arratisej jashte Shqiperise, ndoshta edhe mund te diskutohej se a mund te konsiderohej ky veprim i tij i drejte apo jo. Mirepo, siq e thote vet Ruben Avxhiu ne shkrimin e tij, ky fare Adhurimi Sallmoni i vrau koleget e tij ushtarak me te vetmin qellim; largimin e tij jashte Shqiperise.
Pra, ketu nuk kemi te bejme fare me ndonje fare heroizmi, por me nje krim te shemtuar, ndaj dhe eshte plotesishte i drejte vendimi i organeve gjermane per ekstradimin e ketij krimineli per ne Shqiperi.

Kushtrimi

Ky njeri eshte kriminel i ndyre.Eshte fatkeqesi qe hoqen denimin me vdekje ne Shqiperi.

Ka te drejte zoteria ky njeri duhet te rehabilitohet dhe ti jepet edhe dekorate se ne fund te fundit i takon. se mos eshte i vetmi. Sa kriminela, hajdute, imorale te denuar per nje qind e nje arsye ordinere ne kohen e komunizmit kane marre dekorata si antikomuniste dhe heronj, raste te tilla besoj se mund te njohim me dhjetra gjithsecili prej nesh.
Madje edhe sot e kesaj dite flitet per lista te reja te demshperblimeve per te persekuatuarit sa po na del Shqiperia me 6.000.000 te persekutuar (respekt te gjithe atyre qe realisht kane vuajtur ne burgjet dhe gjyqet e diktatures, apo kane vuajtur pasojat e denimeve te te afermve.) Ndersa ligji penal si ne ate kohe edhe ne kete kohe ka te njejten vlere (pervec se eshte hequr denimi me vdekje per fat te keq) se ai qe vret duhet vrare ose te pakten denimin perjete e ka pak. Kam nje kuriozitet se si do te mendonte ky zoteri po te ishte i aferm i atyre qe ishin ne krye te detyres nga dora e ketij vrasesi?

Sokrati,filozofi i lashtesise,kur po e denonin se bente propogande ne edukimin e mire te qytetareve te tij e denuan me vdekje.Kur i thane se me dallavere do te shpetojme nga vdekja,por me nje kusht,qe te ikte nga Athina.Ai jo vetem qe nuk pranoi te shkonte tek "barbaret"ne Thesali,por u pergjigj: -Ai qe respekton ligjin eshte qytetar i ndershem.No koment.

Ky n/oficer nuk eshte gje tjeter vetem se nje kriminel. Cdokush mundet ta analizoje sipas menyres se tije ne kohe te ndryshme se cfare ky njeri ka bere por nuk mundet asnje qenie njerezore ta justifikoje veprimin e tije.
Te vrasesh njerez sikur kjo te ndodhe edhe per vetembrojtje nuk ka asnje justifikim qe te te laje duarte nga gjaku. Ky zoteria R.Arrixhiu mundet te beje edhe avokatin e djallit por ne rastin e ketij n/oficeri, ne menyren qe shtron per te shpelare sadopak figuren e ketij vrasesi tregon se nuk ka ndonje gje me shume se krimineli.
Cdo komb ne cdo lloi situate dezertoret i quan kriminele dhe nuk i rehabiliton por i perbuz dhe ne ato raste kur nga veprimi i dezertimit jane shkaktuar deme ne popull apo ne shtet ato gjykohen dhe ne shume vende edhe jane ekzekutuar.
Denimi i ketij ish ushtaraku qe armen qe populli i ja besoi per ta mbrojtur ai e perdori po kundra ketij populli po te ishte ne Amerike do te perfundonte ne karriken elektrike.
Gjaku i atyre djemeve nuk mundet te lahet me gjakun e piste te ketij kapterri.

Kur e krahason kriminelin me heroin eshte turp per nje gazetar qe vetem pyet.Ai duhet te nxjerre dhe perfundime meqenese e hap vete kete teme.
Bindja ndaj ligjit duhet te injektohet tek cdo qytetar dhe nje rol te madh ne kete drejtim e ka shtypi,sigurisht nepermjet gazetareve.Per fat te keq shkrimi i z.Avxhiu le shume per te deshiruar duke arritur deri atje sa te marre ne mbrojtje kriminelin dhe duke i ngaterruart faktet."Po pse valle ky njeri duhet denuar,se vrau ata qe ishin ne detyre per te vrare?",pyet me naivitet gazetari por edhe me mangesi informacioni sepse ushtaret e kufirit asnjehere nuk e kane pasur ate funksion qe ua "vesh" Avxhiu.Do te ishte e turpshme sikur te mesojme se nje lidhje me Adhurimin e detyron kete palo gazetar te shkruaje brockulla te tilla.
Me duken pa vend edhe disa komente qe duan te ulin vepren heroike te Spiro Kotes duke i ngaterruar gjerat"jo diktatura,jo demokracia..."
Ushtaret zbatojne ligjin ne cdo regjim,policet zbatojne ligjin ne cdo regjim apo sistem quajeni si te doni.
Njerezit kane probleme nga me te ndryshmet,mjafton te kujtojme sms-te qe populli dergoi tek kryeministri ne prag te zgjedhjeve,te botuara ne "Shekulli"-n tone.Si do zgjidhen keto probleme,duke mos iu bindur rregullave e ligjeve?Duke vrare njerin e tjetrin???!!!!
Lexoni ne gazeten e sotme shkrimin"Kapet trafikanti i klandestineve,merrte 1500 euro per person".Dhe ja me poshte:Ai po shoqeronte 4 shtetas nga rrethe te ndryshme te vendit te cilet i kishte rekrutuar dhe do t`i ndihmonte te kalonin kufirin per ne shtetin grek..."
"...Materialet i kaluan prokurorise...per veprime te metejshme,per vepren penale te"Dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit me qellim fitimi,veper kjo e parashikuar nga neni 298/2 i Kodit Penal."
Tani po bej edhe une ca pyetje si te gazetarit me lart:Cfare i shtyn keta njerez te ikin nga Atdheu fshehurazi dhe duke paguar shuma te tilla,sot ne Demokraci????????????? A duhet te denohet trafikanti qe i ndihmon dhe qe paguhet??????????? Po sikur trafikanti dhe 4 hallexhinjte te vrisnin policet ...do benin mire??????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Une mendojse zgjidhja eshte vetem ZBATIMI I LIGJEVE.

Ne Shqiperi cfare nuk ndegjon.Histori nga me te ndryshme.Ok ai vrau dhe po denohet,po keta Qeveritare qe kane vrare dhe vazhdojne te vrasin me varferine e nje pjese te madhe te popullit. KURE DO TE DENOHEN DHE CILA PARTI DO TE JETE NE FUQI TI DENOJE.
Ha te mjeret ne qe vuajtem dhe akoma do vazhdojme te vuajme.
Ne te gjithe Boten,kure Qeverite nuk jane ne gjendje te Udheheqin dhe te punojne per tju bere nje jete sa me te mire populit.Ata largohen por JO VETEM.
Por vetem me REVOLUCION DEMOKRATIK.
Prandaj neve Shqipetareve na duhet te bejme shume Revolucione per te rezuar shume Qeveri deri sa te na dale nje Qeveri qe mendon dhe punon per Popullin e jo per vete.


Komenti juaj

 

E vërteta e luftës së Reçit

Rikthim te tema e nxehtë e Luftës Nacionalçlirimtare. Te bashkëpunimi i forcave partizane dhe atyre të Ballit Kombëtar e Legalitetit....

Dashuria italiane e gruas së anëtarit të Byrosë

Margarita, personazhi enigmatik i përshkruar në 1993 në ditarin e militantes së vjetër komuniste Jemi në vitin 1959. Një...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj