Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Protokoll me Beogradin, Thaçi kundra EULEX-it

Shekulli Online | 20/08/2009 | Lajm i fundit | komentet 38 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

PRISHTINE - Krerët e institucioneve të Kosovës edhe pas takimit me shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon, kanë përsëritur qëndrimin e tyre se për Prishtinën marrin vendim vetëm institucionet legjitime të Kosovës dhe me këtë i është bërë e ditur EULEX-it se nënshkrimi i mundshëm i protokollit me Beogradin, edhe nëse bëhet, do të bëhet pa pëlqimin e Prishtinës.

Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi kanë deklaruar të enjten pas takimit të përbashkët me shefin e misionit EULEX Yves de Kermabon se sa i përket çështjes së nënshkrimit të protokollit ndërmjet EULEX-it dhe Serbisë ka qëndrime tërësisht të ndryshme.

"Kemi qëndrime të ndryshme për karakterin e dokumentit të protokollit. Qëndrimi ynë është i qartë, do të jemi dhe do të vazhdojmë bashkëpunimin shumë të thellë në të gjitha proceset, por gjithmonë duke qenë të zotuar në zbatimin e asaj që Kosova ka arritur si shtet sovran dhe i pavarur, dhe duke zbatuar Kushtetutën dhe ligjet e saj, natyrisht me një mbështetje ndërkombëtare", ka thënë Sejdiu.

Ndërsa, kryeministri Thaçi ka qenë më i ashpër në deklarimin e tij, duke thënë se në asnjë rrethanë nuk do t'i jepet hapësirë Serbisë në territorin e Kosovës. "Në asnjë rrethanë Beogradit nuk do t'i jepet hapësirë e as autoritet në territorin e Republikës së Kosovës përmes asnjë mekanizmi qoftë vendor apo ndërkombëtar. Vendimet për Prishtinën i marrin institucionet e Republikës së Kosovës dhe këtu duhet bërë dallimin, ideja që ka dalë nga EULEX-i për raportin e ri me Beogradin dhe bashkëpunimi që e kemi këtu në Prishtinë", ka thënë Thaçi.

Ndërkaq shefi i EULEX-it, de Kermabon nuk ka bërë të qartë nëse do ta nënshkruajë këtë protokoll, por ka thënë se është duke punuar ende në atë draft dhe do të informojë për çdo vendim rreth kësaj çështje.

Autoritetet kosovare konfirmojnë takimin me Kermabo


ora 08:30

Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu do presë sot pasdite shefin e EULEX-it, Yves de Kermabon, në një takim ku do të marrë pjesë edhe kryeministri, Hashim Thaçi.

Sapo u konfirmua nga presidenca mbajtja e takimit, në orën 14:00, të cilin e ka kërkuar Kermabon, lidhur paralajmërimet për nënshkrimin e një protokolli të bashkëpunimit policor EULEX-Serbi, të clat janë pasuar me ragimet e institucioneve dhe të opinionit në Kosovë.

"Në mesin e çështjeve që do të diskutohen do të jetë edhe Protokolli i Bashkëpunimit Policor me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë", ka njoftuar EULEX lidhur me kërkesën për takim.

"Ka pasur një mori keqkuptimesh dhe keqinterpretimesh lidhur me çështjen e Protokollit për Bashkëpunim Policor ndërmjet EULEX-it, mision i BE-së për sundimin e ligjit, dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Unë do të qartësojë disa prej këtyre çështjeve gjatë takimeve të mia", ka deklaruar Kermabon.

Kryeministri Hashim Thaçi deklaroi dje se "institucionet e Kosovës janë të vetmet që kanë autoritet ekzekutiv në Kosovë në raportet bilaterale".

"Vendimet e institucioneve të Kosovës kanë qenë dhe do të jenë autonome. Për Kosovën vendosin institucionet e Republikës së Kosovës. Ne do të respektojmë Kushtetutën, do të respektojmë institucionet e Kosovës. Ato janë të vetmet që kanë autoritet ekzekutiv në Kosovë", tha kryeministri


Kermabo kërkon takim me Thaçin e Sejdiun


dt.19 gusht

Kreu i EULEX-it, Iv de Kermabo ka kërkuar për nesër takim me presidentin, Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi për të diskutuar lidhur çështjen e protokollit të bashkëpunimit me Serbinë. Zyra për informim e EULEX-it, njofton se Kermabo ka shprehur shqetësim, për siç thuhet keqkuptimin që ka ndodhur për këtë çështje.
Përmes një deklarate për media, të lëshuar nga Zyra për Informim e EULEX-it, Kermabo ka vënë në pah se ka pasur një mori keqkuptimesh dhe keqinterpretimesh lidhur me këtë çështje.
"EULEX-i nuk ka nënshkruar dhe nuk mund të nënshkruajë çfarëdo lloj protokolli në emër të Kosovës. EULEX-i, si mision teknik për sundimin e ligjit, mund të nënshkruajë protokolle vetëm në emër të EULEX-it dhe për çështjet që lidhen me sundimin e ligjit, sipas pajtimit të arritur nga 27 vendet anëtare të BE-së", ka thënë Kermabo.



EULEX, bashkëpunim me policinë serbe

18 gusht

PRISHTINE - Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, ka konfirmuar se do të nënshkruajë protokollin e bashkëpunimit me policinë e Serbisë, pavarësisht kundërshtimeve të palës shqiptare.

Nëpërmjet një komunikate shtypi, ky mision ka njoftuar se kjo është një marrëveshje që do të nënshkruhet edhe me vende të tjera dhe ka si qëllim të shkëmbehen informacione në nivelin e policisë, pjesë e të cilave do të jetë edhe Policia e Kosovës.

EULEX-i u rikujton palëve se mban disa kompetenca, të cilat janë në pajtueshmëri me fillimin e misionit, sipas një letre që i është dërguar Javier Solanës nga presidenti i Kosovës, në shkurt të vitit 2008.

Por, në presidencë e thonë të kundërtën. Zëdhënësi Xhavit Beqiri ka thënë se sa i përket marrëveshjeve dhe çështjeve, të cilat prekin interesat kruciale të Kosovës, kompetente janë vetëm institucionet e Kosovës.

"Letra që presidenti Sejdiu i ka dërguar BE-së për vendosjen e një misioni të saj në Kosovë ka qenë për mbështetjen që kanë nevojë institucionet nga Bashkim Evropian, në rend të parë për sundimin e ligjit", ka thënë Beqiri



 

38 KOMENTE

Si duket nese vazhdohet keshtu se shpejti do te vije Policia serbe ne Kosove si duket ket e kerkon vet qeverjia Kosovare ne krye me Thaqin.
Hashim mendove me i lute serbet dhe te mashtrosh me Traktora tani se di me cka do ti lute ndoshta do ju fal Veriun e Kosoves po mos u mashtro se KOSOVA nuke esht e jotja po e ne te gjithe. Shqipetarve Popull deri kure me rrena te kesaji plitike te sotme mjaft mjaft mjat.

Me siguri kete propozim e ka bere Solana per te mbrojtur kriminelet serbe me te cilet ka bashkpunuar gjate gjithe kohes dhe po u kapen do ti nxjerrin te palarat.
Sic duket klani pro serb vazhdon te dominoje institucionet eKeshillit Europes.

Shume mire kjo pune:tash e dime te gjithe se kush punon e bashkpunon me eulexin ,punon me policine serbe!
DMTH erdhem prape atje ku ishim dikur?

Dobro-Dobroshe!
Para se të lajmëroheni në këtë temë është dashur që qëndrimi juaj të jetë i prerë, të definoheni,jeni vërtet kundër serbëve apo vetëm kundër Thaçit.
Nofka Dobroshi e arsyeton qëndrimin tuaj anti Thaçi. Cilido që të jeni, së paku, mos u shtirni patriot duke simuluar se gjoja iu ka dhimbsur traktori.

Eshte me mire qe Kosova ti bashkohet Serbise perseri per te miren e saj. Nuk ka aftesi qeverisese,eshte nje popull qe eshte mesuar me dajak."Ne do ti vesh botes zjare mer nja dy a tre kosovare"Me e mira eshte qe me Kosoven te mare Tropojen me gjithe sali berishen dhe maloket e tjere.

eshte per te te ardhur keq qe kelysheve te tille qe kane lindur nga perdhunimet serbe ti lihet hapesire per te dhene komente te tilla.por klyshet do eksistojne gjithnje si nje pasqyre e keqe e urtesise sone qe i le ata te jetojne ne llumerat e tyre qe derdhen nga kazanet e mbeturinave te antishqiptareve serbe e greke.

Kjo eshte pasoja e ndihmes qe u ka dhene kosovareve SALI BERISHA!!!Na griu duke permendur rrugen Durres-Kukes si perpjekja me e madhe ne shekuj per bashkimin e shqipetareve!Por vete Berisha ka punuar vetem per ti percare shqiptaret,ndaj serbet jane mjaft te kenaqur me te!!!Skenaret e Berishes shkruhen ne Beograd dhe Saliu vetem sa i lexon ato ne oren e daten e caktuar!!!Serbia tall menderen me kosovaret,sa beri zgjedhjet lokale per llogari te saj ne enklavat serbe ne Kosove!Askush nuk u ndje,as ne Kosove e as ne Shqiperi!!!Serbia po e merr Kosoven avash-avash,si me lezet!BERISHA ESHTE NE MBESHTETJE TE VSERBEVE PER TA MARRE KOSOVEN DHE SHQIPERINE PA LUFTE!!!EUROPE BEN SIKUR NUK SHEH E NUK KUPTON!!!PO AMERIKA KU ESHTE FSHEHUR????!!!

kosovaret tani sju mbetet gje tjeter vecse te rrethojne eulex dhe te largojne me force ata nga kosova. ata tani nuk i sherbejne me interesave kosovare. ata u bashkuan me serbine


Sigurisht,njerez te tille si ty e kane shitur gjithmone Shqiperine.

OOOju komentues a po ta ndegjon veshi se qka po te fole goja,apo mos jeni te dejur me raki,apo ndoshta nana jote ka fol serbisht,apo ndoshta kurr nuk je ulur ne banka te te ndonje shkolle,THAQI nuk eshte tradhtar e as qe ka ndonje tradhtar ne kuvendin e Kosoves aty jame i bindur me 1100%,a qe jane te paafte ajo eshte tjeter xesap.Serbia e ka pasur politiken gjithemon me lergepamese se shume shtete qe kane pasur edhe tri here me shume banor se serbia.

Zotri esht turp te lajmeroheni me emrin Dyrrahu kure e permendeni Fjalen dobro
atehere une vetem mundem me kupetuar se ju jeni te interesuar te bsdhkejetoni me ta hypeni ne Traktor dhe nisuni per shumadi BAY BAY.

nuk ke gje me te mir se shqiprin dhe kosoven, gjaku se kane lere shqiptart ne kosove sdo harrohet kurre, nje koment per topia se shkrujti kosova te bashkohet me serbine une theme te kesh rrespekt per ata qe lane jeten ne lufte e kosoves. tani jemi me afer se kurr dhe e kemi ne shqiptaret ne duart e tonave vetum liri

A mos qenke ti far kokevllahu apo ndoshta
far "Grkljani" qe shkruan keshtu per Tropojan e Kosovare, e sa i perket dajakut, mos e ke fjalen per dajakun e Enverit?, apo ke harruar?.

Fatkeqesisht verehet nje dallim marramendes ne mentalitet mes shqiptareve te Shqiperise dhe atyre te Kosoves. Nje gje eshte e sakte; ne Kosove sepaku dihet kush eshte shqiptare e kush nuk eshte. Ne Sqhiperi perkundrazi e ke veshtire te besh nje dallim te tille pasoje kjo e Enver Hoxhes qe donte ti ben te gjithe shqipetare perfshire edhe jevget dhe grreket. Dallimi i dyte eshte fakti se ne Shqiperi nuk ka ndjene patriotizmi ngase fatmiresisht nuk kane vuajtur nga pushtues te huaj gje qe ndodhi me Kosoven.

Eshte koha qe Shqiperise t'i bashkohet edhe Kosova, nese nuk mundemi ta marrim Maqedonie dhe Chamerine, te pakten Kosova t'i kthehet Shqiperise aty ku dhe e ka vendin. Ndonese 1 shekull me tokat shqiptare te kosoves kane sunduar serbet, shqiptaret e kosoves nuk u asimiluan, ende e mbajne emrin SHQIPTAR

jane njerez si puna jote qe me bejne te mendoj se jo te gjithe shqiptaret jane homo sapiens dhe me ndergjegjie. dy kemesore si puna jote e kane vendin ne xhunglat e afrikes.

pse duhet te kete njerz si ti topia? a e din se kemi hjek shum per te larguar nga serbet, qka te dukem na njerz skllever, qe mund te jeton vetem nen diktatur raziste. nuk besoj qe mundesh me i taku kombit tim, sepse une jam shqiptar, dhe logjika e shendosh me thet qe kurkush nuk mundet te flet per bashkombasit e vet aq me poshtersi si ti.

O Feniks djali, pse o vlla i dash cfare do ti qe te bej Amerika ? Ne 1912 Wilsoni vulosi ekzistencen tende si shtet kundra trecerekut te botes se zhvilluar. Iku ky muhabet, vijne Vidi, Noli etj me rradhe, i hoqem se do qeverisnim vete "ne" shqiptaret. Vje Enveri me vete deshiren e shqiptareve qe pane gjithmone nga Rusia tyre e dashur dhe o burra te gjithe syte nga Amerika pas viteve 60 kur filloi duke i fut brenda te gjithe manjaku turkogjirokastrit. Vjen prap Amerika, mirepo vjen dhe Sala-Nano(produkte te dualizmit te Ramiz Alise) ne te njejten kohe i cili ja fal shqiperine avash Greqise. Vjen perseri Amerika ne ndihme te katrahures 1997 qe megjithmend e beri Greku, por e beri sepse kemi nje shtet te papergjegjshem qe deshte(me fal duhet te thoja do) te vidhte pa hesap pak rendesi ka se cfare trilloheshe matane. Vjen perseri Amerika pasi 90% e Kosoves refuzon te luftoj(jemi popull paqesor ne, plumbat i ruajme tja rrasim ne ball njeri tjetrit) dhe e rregullon situaten.

Cfare ndodh? Jo thote Hashimi Thaciqi, duke i bere karshellek Zonjes Allbajt e duke u lidhur me klikat Franceze dhe e zgjat per 8 vjet pavarsine(sot Kosova do ishte ne OKB jo ne ate fare derexheje qe esht sot).

E cfare do ti e ju te gjithe nga Amerika ? Amerika duhet tju japi nje shqelm bytheve ju shqiptareve qe rrini atje, sepse kete vere si un dhe shume shume shqiptare qe jetojne ne Amerike jane ndjere te fyer nga anti-Amerikanizmi shqiptar qe po hypen ndjeshem ne forme snobizmi.

Rezultati eshte i thjeshte, Shqiperia koloni e Grekut, Kosova e Serbit. E boll u cirret qe te vi Amerika. Po deshet nxirrni i cop ligji e behuni shtet me vullnet i Amerikes, pra lereni sovranitetin tjeter kujt qe di me mire. Por ju jeni si Artur Zheji qe thote se "Italia na ka ndihmu, Amerika jo". Artur Zheji e kishte llafin tek bulevardi, rruget etj etj qe kish ndertu Italia. Pra ne duam qe te na ndertojne te tjeret e vete te rrime ne kafe.

Ashtu u befshit, koloni e Serbise dhe Greqise njerez te papergjegjshem.

Me fal, se shkrujta "koloni", desha te thoja KONSUMATORE. Se kolonite kane me vlere, kolonite prodhojne dicka. Ne cfar prodhojme ? Psh Afrika Jugut prodhon minerale per anglezet e hollandezet, dikush tjeter prodhonte bambu a kallam sheqeri si quhen, ndersa ne prodhojme vetem fekale nga ato qe konsumojme. Fekale merre si te duash ti, ndac figurative ndac reale.

Bene mire qe e kundershtuan nenshkrimin e kesaj marrveshje dhe per mendimin tim duhet te kishin shkuar edhe me tej.Duhet ti kishin deklaruar se ne se Eulex e nenshkruan kete marrveshje atehere ky mision nuk kishte pse te qendronte me ne Kosove me qe nuk po respekton institucionet e saj.
Eulex ka shkuar per ndihme ne Kosove dhe jo per ti mesuar se si shkelen institucionet e nje vendi sovran.
Une mendoj se te gjitha keto i organizon nje klan serb ne Keshillin e Europes qe ka per qellim te zhvleresoje pavaresine e saj,ta ktheje ate ne fiktive dhe per cdo gje te fuse hundet Serbia.
Eulex-i duhet ti behet e qarte se Kosova nuk eshte koloni e Serbise ,por nje shtet sovran.


o topia,

si guxon ti more zoteri te propozosh dicka te tille,

artikujt te tille s' duhen botuar kurre,

kosova ka qene dhe do te jete shqiptare, sa per aftesite e saj qeverisese, ajo eshte nje shtet i ri, dhe po te lihet ne qetesi, do te funksionoje shume me mire,

kam frike se nuk kane per te te kuptuar e kane per te te vene emrin tradhtar..... fal amerikes ne pergjithesi e zognes albright ne vecanti kosova mori lirine. persa perket europes perjashto angline kosova edhe sot do te ishte pjese e serbise. n.q.s situata do te dali jashte kontrollit nuk eshte faji i eulex por i vete shqiptareve.... kam frike qe nderkombetaret po shohin paaftesine e autoriteteve te kosoves dhe si pasoje kerkojne te bashkepunojne me serbet.... koha do te vertetoj gjithcka.... eshte koha qe shqiptaret te jene me te bashkuar se kurre.... zogna albright eshte cifute shqiptaret gjate luftes se dyte boterore mbrojten cifutet si rrjedoj zogna albright shperbleu shqiptaret.... sot kosova duhet ti dali per zot vendit te vet.

I nderuar ,te lumte dora per repliken,ashte me se e vertete qe njerez te tille ka ne gjirin e shqipetarise ,keto qelbesira flasin apo shkruajne vetem shqip por nuk kane gjak shqiptari ,keto mbeturina fosile vetem se tregojne veten se kush jane dhe ke perfaqsojne por kurre nuk do kene mundesi qe te devijojne apo shkaterrojne vlerat e shqiptarise te cilat jane unike ne europe,nuk eshte e lehte qe te mbijetosh i rredhuar me kriminele ,me gjakpires ,me njerez te cilet edhe sot ne shekullin e 21 u prijne masakrave ,u prine padrejtesive ,te tille ndodhen ne familjen europiane ,nje europe e cila perbehet nga shtete anetare te cilet kane udhehequr luftera te pergjakshme ,kane udhehequr masakra te cilat sot dhe asaj dite nuk denoncohen por perkundrazi mbohen.

LEXOVA GATI TE GJITHA KOMENTET DIKUSH THOT SE NUK KA ASNJI TRADHTAR NE KUVENDIN E KOSOVES DIKUSH SE THAQI ASHT TRADHTAR DIKUSH SE DUHET ME U BASHKU ME SERBI DIKUSH FJALEN E PAR E SHKRUAN SERBISHT DIKUSH I PERMEND EDHE TRAKTORAT POR TE DINI VETEM NJI SE SHQIPTARET E KOSOVES JAN POPULLI MA I PA MARRUN VESH DHE MA RRENCA NE BOT NUK KA KUR IKSHIN PREJ KOSOVE E SHKOSHIN NE PERENDIM U SHKRUAJSHIN AZIL POLITIK E TASH KREJT I BIEN PER SERB E QEVERIA ASHT SI POPULLI SE PO SHIFET KU PO I BLEJN BARRNAT DH TREGTARET KU SHKOJN E BAJN TREGTI SE TASH KOSOVARET MOS ME PAS USHQIME SERBE COFIN SI MIT NE UJ JU PERSHENDES

Or Zoteri ne disa pika e ke qelluar ne 10she me komentin tend,(sa i perket Kosovareve qe nuk donin te luftojne, e sot me shiten trima sikur Napoleoni edhe Leka i Madh) por te shtoj edhe une dicka ne lidhje me Ameriken, te kuptoj se e deshiron Ameriken, se eshte shteti yt edhe atje ndihesh i ngopur, eshte nje fjale popullore ku thuhet: " Ati te cilit ja ngreni buken ati ja kendoj kengen'' ose ku ndihem i lumtur aty eshte Shteti im. Por nese kthehesh pak ne histori(disa dekada me pare) do te bindesh nese ke koke te shendoshe se Amerika asnje popull nuk e konsideron si MIK, se Amerikanet vete nuk jane Popull( genetik mendoj) ato jane nje perzierje shume racash qe jetojne bashke ne nje Shtet, pra Amerikanet nuk munden me qene vellezer me asnje popull ne Bote, sikurse qe jane Russet me Serbet, ose Maqedonasit me Bullgaret, Austriaket me Gjermanet, e shum te tjere( qe kane lidhje genetike) Shiqo pak se cfare ndodhi me Vietnamin, Vietnami jugor edhe aj komunist-verior, mbasi mbaroj interesi nacional i Shteteve te bashkuara ushtaret Amerikane iken prej Vietnamit edhe lane pas tyre popullaten civile ne "meshiren" e komunisteve, edhe te gjithe e kemi te qarte se si u sollen komunistet vietkong me vietnamin jugor.
Per ate kame frige se nese se shpejti mbaron interesi Amerikes per Ballkanin mbasi u zgjodh presidenti Obama si kryetar edhe shumica e Demokrateve ne Senatin Amerikan, ka indicija se ata po e humbin interesin per Ballkanin sidomos ate perendimor, kete patate te nxehte po e lene ne duart e Europes, e dime shume mire se ke favorizon Europa.
Ne Shqiptert edhe ne luften e dyte boterore favorizonim Gjermanine naziste por mbasi mbaroj lufta edhe Gjermanet humben luften e dime shume mire se si u copetuan toka Shqiptare.
Kurse ti vazhdo te kesh mendimin tend, eshte mire kur nje njeri ka mendim te veti autonom, por mendimi duhet ti kete bazat ne fakte, se vetem atehere ai eshte mendim real :-)

Te pershendes edhe te uroj jete te gjate e te lumtur ty edhe familjes sate.

PS: Dituria eshte Fuqi

Shoku Thaci e keqja me e shemtuar ,qe mund ti ndodhte Kosoves!Lere qe ne Veri nuk ka ere te shtetit te Kosoves por edhe ne mbrendesi te Kosoves me Tradhetite e veta eshte duke e bere te paafte shtetin e Kosoves.

Te nderuar bashkeatdhetare ne keto momente te veshtira per kombin tone nuk eshte koha te shahemi me njeri tjetrin.Tani eshte koha te tregojme mencuri dhe zgjuaresi qe te gjejme zgjidhje te problemeve tona.Nje nder problemet kryesore te kombit tone nuk eshte te shajme Thacin apo Berishen (kjo nuk do te thote te pranojme cdo gje qe bejne udheheqesit shqiptare),por perkundrazi te bashkohemi sebashku per te miren e kombit tone.

Nga keto tegjitha komente pashe se nuk mereni fare vesh me situaten ne Kosove.
Eulex po tenton ti fuse serbet qe te bashkpunojne me EULEX,dhe ti fusin nen komanden e tyre ndersa sa i perket Kosovareve ato i kane ne dore qe nga 1999.
Duhet te dine tegjithe mbase ato qe meren me politike e dine,njeher per njeher ne Kosove jane te zote nderkombetaret.
Ndersa sa i perket se "KOSOVA po humbet dhe serbet po e marin Kosoven"ato jane vetem fjale koti,deri sa SHBA jane krahu i djatrht i Shqiptareve ne kete rast Kosovareve ateher askush nuk duhet te kete frige se po humbet Kosova,ket e kane thene dhe gjithnje e shprehin Amerikanet dhe shtetet me te zhvilluara dhe me te fuqishme ne bote
-KOSOVA ESHTE SHTET I PAVARUR DHE NUK KA KTHIM MBRAPA-
E kuptoni ju apo jo,se cfare thone.
Duhet kohe dhe durim,Kosova ka nje perkrahje te madhe e posaqerisht nga SHBA,
Nje opinion:
Qe nga data 1 janar 2010 qytetaret serb do te kene te drejte te udhetojne pa viza ne zonen Shengen,por jo dhe qytetaret serb te Kosoves,kjo le te kuptoje se qyetaret serb me vendbanim ne Kosove jane Kosovare dhe kur vije ne rend bashkpunimi me BE ateher duhet te respektohen ligjet e BE e jo te Serbise.
Ndersa Kosovaret kane kerkuar ndihmen,ardhjen e nderkombetareve dhe tashi kane per detyre ti nenshtrohen ligjeve qe propozojne nderkometaret deri aty ku nuk preken interesat nacionale,shteterore.
Por vajhalli per kosovaret per qeverin qe kane,por do i vije koha edhe ne Kosove sikur ne Shqiperi pas vitit 2005 e tutje ,kriminelet do te ndeshkohen do te ndiqen dhe nuk do kene vend ,kjo dhe eshte nje kerkes nga BE per ndalimin e krimit te organizuar.
Dhe me kete rast shfrytezoj rastin t'iu drejtohem pergjegjesve qe kujdesen per publikimin e mesazheve.
Perderisa kerkohet verifikimi i mesazhit nga ju ateher ju lutem parandaloni dhe mesazhe ku nje greko-shqiptare apo serbo-kosovare kerkon qe Tropojanet dhe Kosovaret ti bashkohen Serbise,kjo eshte e turpshem ,e turpshme dhe nga ju nese lejoni publikime te tilla.

Tak tak tak trokiti dhelpera plak me gezhofin e sorkadhes tek porta e shqiponjave, jame mamaja juaj po hapeni porten,,,dhe shqiponjat ato te lartesive te larta ,ato qe u rriten ne flaken e barotit i thane koken , kembet dhembet e tua prej kulcedre i kemi nuhatur para se te lindi dielli, prandaj asgjre nuk te ndihmon me me dredhit e tua po shgporru me bishtin nder shale bushter e vjeter monstrum europe me gjak dhe shpirt karpateje.Ju lumte o shqiponjat largeparese se te huajt duan te shfrytezojne ate qe ne u themi ju jemi mirenjohes per cdo gje qe keni ndihmuar qe KOSOVA MARTIRE nga gjaku i derdhur lume ,sot eshte shtet i lire dhe sovran, ne dijm te dallojme ,dijm te mos harrojme te miren dhe te keqen por veprimeve tenji bushtreje i themi shkoni permblidhuni ne karpate dhe ne beograd se kesaj i thone KOSOVE QE ASHTU SI E FITOJ ASHTU DI EDHE TA MBROJ LIRINE PAVARESINE DHE TERITORIN E VETE, PA HARRUAR KURREN E KURRES NDIHMEN E SINQERT TE shba BRITANISE ,,,po jo edhe te... Te lumte Thaci Sejdiu ,se jeni bijt me te mire te popullit tone krenar, te ketille dhe me qendrime te ketilla ne do te marshojme deri ne beograd
.Rrofte Liria Pavaresia e KOSOVES Martire . Me respekt per ju Flamur Struga SHBA

O dobrodoshli ca ke then me fjalet maju mjau nga fundi se nuk po i kuptoj dot mire hahahahaha.
Po mos te ishte thaçi ne krye te qeveris kosova shum moti do te shkonte drejt serbis.
Amerikanet e pan te nevojshme qe thaçi te qeveris kosoven dhe pikerisht nga ky njeri te lexohej deklarata e vertet e pavarsis.
Se ky Thaçi qe jep traktora eshte nje luftetar i pa epur per trojet shqiptare dhe kete e ka deshmuar ne kohen kur duhej, ne kohen kur ai rugoviçi juaj i bente thirrje natos te ndalte bombardimet se e kishte familjen ne kosov.
Nje njeri qe nuk lufton per atdheun e vet, nuk ka te drejt as te varroset ne atdheun e vet.

Zotrinj,
Kosoves ne keto qste i duhet nji perkrahje e madhe ne vendosjen e rendit te sundimit te ligjit ne tere teritorin e saj.Kosova duhet ti fus ne burgje madje speciale ata qe urdheruen edhe ata qe vran fetyra eminente politiko ushtarake te Kosoves para lufte gjate lufte edhe pas lufte,e keqja qendron aty se disa nga ta jane futur ne institucione te Kosoves,ne Parlament ,ne presidenc edhe ne qeveri.
Eulexi ka ardh me vendos rend dhe drejtesi dhe i ngrati duhet me bashkepunue me diken me mbledh informata per krime eshte normale,kosovaret nuk kuxojn me dhan informacione sepse e din qka i pret dhe ketyre iu mbetet vetem Beogradi.
As une nuk jam idhetar i bashkepunimit te eulexit me policin e beogradit por nji duhet ta dimi se krimi i organizuar eshte duke bashkpunuar edhe bashkvepruar shume mire ne mes prishtines edhe beogradit,nese policia e kosoves deklarohen se ne jemi nji hap pas kriminelve athere edhe keta duhet me bashkepunue me policin serbe por vetem ne kontest te parandalimit zbulimit evitimit te krimit te organizuar dhe kontrabandes e jo eulexi.
Po e perseris Kosoves nuk i duhen kriminelet te cilet kan vrar njerzi eminent shqipetar politiko ushtarak ata e kan nji emer KRIMINEL TRADHETAR dhe e kan nji vend ne burgje me siguri te larte e jo ne institucione te shtetit te Kosoves.

Shoku Thaci hypi ne pushtet per te penguar shtetin e mirefillte te Repulikes se Kosoves!
Shpalljae pavaresise (Republik kosovo) ne gjuhen serbe ne shkrimin cirilik !
Flamur qesharak, hymn pa tekst!
Veriu, e pengon vendosjen e doganierve ne Veri .
Ai qe ka tru vjen ne perfundimin e thjeshte:
Esat Pashe Toptani+Hashim Thaci= Tradhetare

Dardan dhe Hoti jame me mendimin e juaji se eshte e verteta dhe mallakastrovicit rruge te mbare per beligrat me shum shok me ta edhe shoku thaqi.

Ej Ramadance, a mos je edhe ti far Kobillovici qe vjelle ketu, pse po
shkruane me shkronja te medha?, nuk je
i sigurte apo pse?

Ore torollak, Drenica kurre nuk e ka trathtua Shqiperine, e Thaci ashte nji drenicas, lexo Azem Bejten, Shaban Polluzhen, Kamer Loshin, Isa Boletinin etj., andaj marrohu pake.

Hahahahaha O dobrodoshli ne kohen kur une kam ardhur nga jugu i shqiperis pra nga mallakastra, kam luftuar dhe kam len pjeset e trupit ne kosove, ti qe me thua te shkoj ne beograd me siguri je fshehur llugave te maqedonis, ose ke ardhur ne shqiperi dhe je shitur si viktim gjat gjith luftes, ashtu si ai kulti juaj i qelbur rugova qe per ti dhen nje emer qe e meriton duhet te hulumtohet se me i then aset pasha frigohem qe e nderoj por ai ka qen nje ndyrsir si nga shpirti ashtu edhe nga fiziku i tij.
Ah çiftit tuaj si ti hoti dhe ai dardani ja njoh mire vlerat kometare une.
ju edhe nese kini qen ushtar garant kini qen te tahir zema ne mamurras te shqiperis, te ai sahan lepiresi i serbis qe u vra si qeni ne rrush me qeskat me drog ne xhip.

O shqiptare te Kosoves, vazhdoni te grindeni ju si gjithmone; por serbet e dine se kush asht Kosova dhe nuk u intereson te pegjaken me kosovaret; tashme ata synojne te dalin ne Shengjin e Durres, ku banoret i presin me lule dhe ua shesin trojet me parrullen "Shqiperia nje Euro"!...
Gjoni, i biri i Palit, qe ka ngritur shtepi ne Porto Romano

O mallakastrovic diku tjeter u prezentove si Kosovar tash nga jugi i shqiperis.
Ti nuke je ase Luftetar ase nuke ke sjellje te civilzuara ske Burrni ase kulltre e per lufte mos te flasim ti se njef Historin po ke ndegjuar pere Dobroshet e Tetoves e une jam krejt i nji venti tjeter pore me ty nuk merrem me se tregove veten se cfare je ofendon Shqipetaret pa mare parasysh idet Politike pere mua me te vertet nuk je Shqipetare edhe nese ke lindur ne Tokat shqipetare shkruji cka te duash se mua me neuke me interesoin tregoje Trimerin ne Gazeta se ata qe kan Luftar nuk flasin keshtu FUND.

Komenti juaj

Kryeministri Thaci me kreun e EULEX, Kermabo

 

Dekreti i Presidentit, Parlamenti i ri mblidhet më 7 shtator

TIRANË- Me dekret të Presidentit Bamir Topi, Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit mblidhet më datë...

Negociatat, Meta: Jemi gati, po presim Berishën

TIRANË- Në ditën kur Presidenti dekreton çeljen e Parlamentit, aleati i Berishës, Ilir Meta, thotë se jemi gati të formojmë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj