|
|
MASH-i përgatit hapjen e klasave përgatitore për fëmijët nga mosha 5-6 vjeç, që nuk kanë frekuentuar kopshtet
Në banka, këtë vit shkollor, për herë të parë nuk do të ulen vetëm nxënësit e klasave të para, por edhe fëmijët nga mosha 5-6 vjeç, që nuk kanë frekuentuar asnjëherë arsimin parashkollor. Pranvera Kamani, drejtoreshë e Arsimit Parashkollor në Ministrinë e Arsimit, tha për mediat se këtë vit do të hapen për edukimin e këtyre fëmijëve në të gjithë republikën, rreth 100 klasa parashkollore. Në këto klasa, përveç shoqërizimit, fëmijët do të mësojnë edhe shkrim dhe numërim, për të qenë sa më të përgatitur vitin e ardhshëm, kur edhe do të fillojnë klasën e parë.
Në Tiranë, Drejtoria Arsimore njofton se do të hapë rreth 15 klasa parashkollore, të cilat do të funksionojnë brenda vetë shkollave 9-vjeçare. Pranimet në këto klasa do të nisin menjëherë pas fillimit të vitit shkollor. Një klasë do të ketë deri në 25 nxënës. Në Tiranë, sipas shifrave që disponon Drejtoria Arsimore e Tiranës, rreth 50 për qind e fëmijëve të moshës parashkollore, nuk frekuentojnë kopshtet. Arsyet se përse prindërit nuk i çojnë fëmijët në kopshte janë të shumta, por më së shumti ato lidhen me aspektin ekonomik. Aktualisht, në Tiranë është menduar që klasat e para përgatitore të hapen pranë shkollave që gjenden në zona të mbipopulluara, si Shkoza apo Kinostudioja, ku ka edhe mangësi në kopshte dhe çerdhe.
"Përzgjedhja e fëmijëve në klasat përgatitore do të bëhet falë sensibilizimit të mësuesve", - informojnë në DAR. Klasat përgatitore do të jenë të hapura më së shumti për fëmijët e komunitetit rom dhe ballkano-egjiptian, që deri më tani, për shkak edhe të diskriminimit racor, nuk janë qasur në çerdhe dhe kopshte. Për këtë qëllim, në shkollën 9-vjeçare "Bajram Curri" në kryeqytet, do të hapen dy klasa. Për të bërë të mundur regjistrimin e fëmijëve të dy komuniteteve, DAR Tirana, ka thjeshtuar procedurat e afrimit në klasat përgatitore. Për këta fëmijë do të jetë e nevojshme vetëm një certifikatë, ndërsa Ndërmarrja e Mirëmbajtjes ka marrë të gjithë masat që klasat të jenë gati në ditën e parë të mësimit.
Regjistrimet për klasat e para do të nisin më datë 1 shtator dhe do të mbyllen dy ditë para fillimit...
MASH-i përgatit hapjen e klasave përgatitore për fëmijët nga mosha 5-6 vjeç, që nuk kanë frekuentuar kopshtet Në banka, këtë...
Lajmet 15 gusht - Ora 11 -
data/15-08-2009
Lajmet 15 gusht - Ora 10 -
data/30-08-2008
Lajmet 15 gusht - Ora 09 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj