|
|
- Hë o Hysni, si e bëre gjumin mbrëmë?
- Ja ashtu, si e di ti, me ëndrra.
- Pa hë, ça pe mbrëmë?
- M'u bë sikur një njeri i keq, për t'i prishur imazhin Doktorit, doli nga deti tamam si Bajloz edhe ulërinte: "Unë jam Berisha i zi, i dalë prej detit, Sali Xhan Xhonivani, edhe sikur njerëzit u pataksën dhe nuk gjenin vrimë ku të futeshin.
- Po pastaj, ç'ndodhi?
- Po ja, sikur ulërinte ky që do u mblidhte tokën përsëri shqiptarëve se nuk po e punonin dhe do ia jepte një shokut të tij Bajloz nga Serbia, që e quanin Fazlli Xhan Zhonaviç, me një dollar, edhe pastaj do ia blinin përsëri shqiptarët këtij me valutë.
- Mos more!!
- Pastaj sikur Berisha i zi i dalë prej detit ulërinte se donte një kuti me vota nga çdo shtëpi. Edhe mos të kalonte njeri në kufi, edhe në det mos të lahej njeri veç tij, e mos të lundronte asnjë, as me kamerdare.
- Mos more!
- Populli e merrte me të mirë edhe këndonte: "Bajlozi është i mirë, do luks edhe para, një gjë kërkon ai, të jetë në qeveri", deri sa e zinte e gjumi bajlozin. Edhe sikur shqiptarët, pasi e vunë në gjumë Bajlozin, vajtën e kërkonin Gjergj Elez Berishën.
- Po e gjetën apo jo?
- Ca thoshin që Gjergj Elez Berisha ishte duke inauguruar rrugë edhe priste shirita me gërshërë e me brekë plazhi dhe e gjetën më në fund. I thanë se ka dalë një Bajloz që thotë se është Saliu i zi i dalë prej detit. "Mos more, - thotë Gjergji - e ka bërë për të më diskretituar mua, po mos u merakosni se do t'ia tregoj vendin. Megjithëse jam i plagosur me nëntë plagë, unë ju garantoj juve se do e mund edhe atë bajloz që del e ulërin me emrin tim". Edhe populli filloi të merrte pakëz frymë. "Po me këto plagë që ke ti o Gjergj Elez Berisha, zor se e mund dot atë përbindësh, po na trego ku i ke marrë gjithë këto plagë?". Edhe sikur Gjergji u ul edhe i tregonte popullit të tij plagët e shumta: "Ja, kjo është plaga e parë në zgjedhjet lokale të '92-shit, plaga e dytë nga referendumi i Kushtetutës, plaga e tretë nga zgjedhjet e '96-ës, plaga e katërt kur me zunë piramidat nën vete, plaga e pestë kur i dhashë armë popullit, plaga e gjashtë kur luftova 8 vjet në opozitë, plagën e shtatë ma shkaktoi pa dashje miku im serb Fazlliu, plagën e tetë ma shkaktoi Mediu në betejën e Gërdecit, plaga e nëntë qe në këto zgjedhjet e fundit". "E po mirë o Gjergj, do e mundësh tani atë Berishën e zi e të dalë prej detit, që po prish emrin e mirë që ke vënë ti në këtë truall, apo do na lësh në dorë të tij"?. "Pa dyshim - u përgjigj Gjergji, - unë do e thyej edhe këtë rekord personal". Edhe sikur e ngritën Gjergj Elez Berishën njerëzit krah e kofshë ashtu me plagë në gjithë trupin edhe e çuan përballë me Bajlozin. "Kush je ti, - i thotë Gjergj Elez Berisha - që tallesh me emrin tim dhe kërkon të frikësosh popullin tim?". "Unë jam Berisha i zi, i dalë prej detit" - përgjigjet ky tjetri. "Më trego letërnjoftimin e ri biometrik", - i thotë Gjergj Elez Berisha! "Nuk e kam, se nuk më pajisi Ministria jote e Brendshme", - përgjigjet tjetri". "Ky është falsitet që kërkon të errësojë arritjet e mia, nejse, pak rëndësi ka kjo, të ftoj në dyluftim dhe dije që je i vrarë". "Po ti je gjithë plagë o lumëmadh!" "S'ka problem, kështu kam qenë që nga '90-a e këtej, por gjithmonë kam fituar". "Po deshe ik e mjekohu edhe hajde ndeshemi pastaj," - i thotë ky tjetri. "Nuk ka ilaçe në spitale, se e ka bërë Godoleshka lesh e li, po hajde se unë jam doktor vetë". "E mirë, me se do dyluftojmë"? - pyet tjetri. "Unë me këto gërshërët që kam varur këtu në brekët e plazhit, ti merr çfarë arme të duash". "Okay, - tha ky, unë po marr Topuzin". Edhe m'u bë sikur populli ndiqte i tmerruar si do i vinte filli liderit të tij. "Qëllo ti i pari", - tha Gjergj Elez Berisha". Mori shenjë ai tjetri edhe e flaku topuzin. Shtatë pashë u ngul topuzi, shtatë pashë u ngrit tymi, edhe kur u largua pluhuri, populli shikonte që Gjergj Elez Berisha me gërshërë në dorë ndiqte Saliun e zi të dalë prej detit, që ia kishte mbathur nga sytë këmbët. Edhe m'u bë sikur Bajlozi u fut në det edhe bridhte më këmbë në ujë, po Berisha nuk i ndahej nga pas. Populli brohoriste i gëzuar tani edhe të gjithë thoshin se tani s'ka ku vete Bajlozi, pasi Berisha rri tre orë në ujë edhe do ta zërë se s'bën.
- Po pastaj ç'ndodhi?
- Pastaj m'u bë sikur Bajlozin e shtypi Ilir Meta, që po vinte me jaht për të takuar Gjergj Elez Berishën.
- Oh, paska vajtur bukur fare, ça koincidence more!
- Edhe vetë e do kishte zënë Gjergj Elez Berisha, po Meta sa i shkurtoi punë.
- Bravo i qoftë!
NASA do perpiqet te zbuloje sa uje ekziston ne fakt ne Hene duke derguar nje rakete ne siperfaqen e saj....
Po!, Vajza Materialiste dhe vajza e njohur per kengetaren e materializimit te pazakonte dhe per ikonen e stilit te cuditshem...
Lajmet 09 Tetor - Ora 12 -
data/09-10-2009
Lajmet 09 Tetor - Ora 10 -
data/30-08-2008
Lajmet 08 Tetor - Ora 16 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Ne thesaret popullore te folklorit te Mirdites, Bajlozi i Zi nuk quhet Sali Xhan Xhonivan, por Bako Jani Karamanlis dhe erdhi nga Korfuzi ne Dhermi per ta zbuar Gjergj Elez Berishen, qe guxonte te lahej aty pa paguar taksen e pastrimit. Berisha kishte harruar se me firmen e djalit te adaptuar te tij, Luzim Berishes, ia kishte falur me kohe Detin JON Karamanlis Hellades, si paradhenie per fitoren e zgjedhjeve kryembreterore te vitit te mbrapshte 9, te shekullit XXI. Ilirian Desareti zbriti nga malet e Skraparit ne Dhermi per ta shpetuar Gjergj Elez Berishen qe po kurohej ne ujrat e Jonit nga nande plaget e marra gjate 9 fushatave elektorale, duke i premtuar bajlozit helenas se jo vetem Deti Jon dhe Skrapari do t'i takojne Hellades, por e gjithe Shqiperia e Jugut deri ne Shkumbin, sic kishin rene dakort me Damir Fazllicin ne Porto Romano. Dhuratat do te vuloseshin sapo te mblidhej Kuvendi i Burrave dhe nje kopje do t'ia jepnin per miratim Kalit trojan Janullatos dhe tjetren do t'ia dergonin ne Rrugen Patriotike Durres-Serbia Jugore, ish-mikut te Gjergj Elez Berishes, te ndjerit Sllobodan Millosheviq, te shoqeruar me nje fuci nafte, per ta ndezur perseri ne flake Ballkanin.
Gjoni nga Fani
Ne kohera te qemoçme njerezia nuk ishte ne gjendje te matej me forcat e natyres , bile as sot e kesaj dite , prandaj duhet te sajonte perralla ose te shikonte endrra sikur dilte fitues . Por siç vertetohej me vone keto ishin vetem endrra dhe perralla dhe te tilla mbeteshin gjate shekujve. Endrra te tilla i lartesojne figurat qe ju kujtoni se po i perulni. Kjo do te thote se kaq te pafuqishem qenkan ca endrrues sa qe per te dale nga sikleti qe i ka zene duhet te kalojne te gjitha ditet dhe netet me endrra. Mos ua tregoni femijeve se do t'i trembni. Por , sidoqofte ky eshte nje fare ngushllimi per ata qe nuk po rehatohen ne asnje menyre. Endrrat kane nevoje edhe per nje shpjegues te tyre. Ndonese nuk e mbaj veten si nje i tille i mirefillte , them se keto vine , kur njeriu ka ca deshira qe nuk po i realizohen , kur hane shume, kur humbin ne realitet dhe ne enderr ju duket sikur dalin fitimtare. Me shume kemi te bejme me te semure psikike. Por ju betohem qe disa tipave qe shohin endrra per çdo nate , zakonisht nuk ju dalin. Perfundimisht endrrat ju bejne mire , sepse u kalon dita e nata si ne nje udhetim drejt Galaktikave te reja te pa zbuluara deri me sot. Kuptohet qe udhetimi zgjat me shekuj dhe nuk dine adresen per ku duan te shkojne . Pas disa kohesh harrojne se prej nga qene nisur. Keshtu qe duhen lajmeruar tek "Njerezit e Humbur". Ata vetem udhetojne. Keshtu mund te shpjegohen te gjitha endrrat qe keni pare gjer tani , pasi te gjitha jane ne kerkim te pushtetit , jashte realitetit.
E di si eshte puna jote o Mario?Ti ben pjese ne ate tufen e deleve qe kane si coban Berishen.Ai ju thote juve qe ju ruan nga ujku,por eshte i babezitur dhe i pa ngopur,ai ha me shume dele se sa do hante ujku,por ju ndjeheni te lumtur se ju ha cobani juaj,qe ju mbron nga ujku!!!