Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Forbes: Angela Merkel, gruaja më e fuqishme e botës

Shekulli Online | 20/08/2009 | Nderkombetare | komentet 4 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kancelarja gjermane, Angela Merkel edhe këtë vit është gruaja më me ndikim në botë, shkruan sot revista "Forbes".

Me përjashtim të Merkelit, e cila për të katërtën herë e kryeson listën e 100 grave më me ndikim në botë, nëntë emrat e tjerë në dhjetëshen e parë janë të përfaqësueseve të biznesit.
Mes tyre janë drejtoreshat e ''PepsiCo'', ''Kraft foods'' dhe gjigantit bërthamor francez ''Areva''.

Lista e personave më me ndikim është përgatitur sipas ndikimit ekonomik, pranisë mediatike dhe arritjeve në karrierë. Mbi 60 për qind e emrave të listës janë të përfaqësueseve nga SHBA-ja.

Ka përjashtim presidentja e Argjentinës, Kristina Fernandez de Kirhner, e cila ndodhet në vendin e 11-të, kryetarja e Kongresit Nacional Indian, Sonia Gandi, e cila fitoi në zgjedhjet parlamentare në Indi, ndërsa ndodhet në vendin e 13-të dhe ministrja franceze e Ekonomisë, Kristin Lagard në vendin e 17-të.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ndodhet në vendin e 36-të. Vitin e kaluar, kur ishte vetëm senatore e shtetit të Nju-Jorkut, Klinton mbante vendin e 28-të.

Zonja e parë e SHBA-së, Michele Obama, e cila për herë të parë ndodhet në listë, është në vendin e 40-të, para mbretëreshës britanike, Elzabeta II

 

4 KOMENTE

un kujtova se ishte topalli

hahhhahah

KULTUREN E NJE POPULLI E TREGON UDHEHEQJA E TIJ.CDO POPULL KA UDHEHEQJEN QE MERITON.ESHTE POPULLI PERGJEGJES PER CFAR BEN DREJTUESIT SI PER MIRE SI PER KEQ.

NE KENA NISHIN TONE SUDE TOPALLIN E SDONA ME NI PER KERKAN FEMEN NE DYNJA, TUNG

te njejtin mendim kam dhe une ua sa gjynah si nuk eshte z. topalli?si ka mundesi eeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

Komenti juaj

 

Zjarret 'djegin' Athinën

Zjarret e mëdha që shpërthyen në periferinë veriore të Athinës dolën jashtë kontrollit, duke krijuar re të mëdha tymi mbi...

BE: Shqetësim për zgjedhjet afgane, ka manipulime

Bashkimi Europian u shpreh sot i shqetësuar lidhur me disa raporte ku flitet për manipulime të mundshme gjatë zhvillimit të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj