|
|
GJIROKASTËR- Blinte hashash në Lazarat dhe ua shiste përdoruesve në doza të vogla. Uniformat blu kanë vënë në pranga një shtetas, i cili shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Gjirokastrës. Sipas burimeve policore, kanë qenë informacionet e marra në rrugë operative ato që kanë zbuluar tregtinë e paligjshme të 38-vjeçarit Vasil Rizvo. Menjëherë nga ana e specialistëve të antidrogës është ushtruar një kontroll i imtësishëm në banesën e tij, nga ku rezultoi se në korridorin e saj, poshtë një tavoline ndodheshin 4 qese plastmasi me ngjyrë blu, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Në secilën qese kishte nga gjysmë kilogramë lëndë narkotike. Ndërkaq të njëjtat burime kanë bërë të ditur se nga veprimet e para hetimore rezultoi se 38-vjeçari sasinë e lëndës narkotike e kishte blerë në fshatin Lazarat, për ta shitur më pas në doza të vogla përdoruesve të ndryshëm të lëndëve narkotike në Gjirokastër. "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike" është vepra penale që rëndon mbi të ndaluarin Rizvo.
Artan Halili vari veten me çarçaf në qelinë e burgun në momentin që shoku i tij ishte larguar për pak...
TIRANË- Qeveria vendos të shpërblejë me nga një milion lekë të reja, pjesëtarët e Grupit të Operacioneve Speciale të...
Lajmet 15 gusht - Ora 11 -
data/15-08-2009
Lajmet 15 gusht - Ora 10 -
data/30-08-2008
Lajmet 15 gusht - Ora 09 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj