Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

I dënuari vetëvaret pas vdekjes së të atit

Bardha Nergjoni | 20/08/2009 | Kronike | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Artan Halili vari veten me çarçaf në qelinë e burgun në momentin që shoku i tij ishte larguar për pak minuta


27-vjeçari nga Elbasani ishte dënuar me 25 vjet burg pasi masakroi me thikë bashkëshorten e tij 3 vjet më parë

ELBASAN - Vdekja e të atit dyshohet se ka qenë shkaku i rëndimit të gjendjes së 27-vjeçarit Artan Halili, i cili i dha fund jetës dy netë më parë në qelinë e burgut të Peqinit. Ai ka pësuar tronditje psikike qysh pas vrasjes së bashkëshortes, por sipas burimeve nga drejtoria e burgut, pas vdekjes së babait jo shumë kohë më parë, janë shfaqur shenjat e para të shkëputjes nga realiteti, të mbylljes që do ta çonin të burgosurin drejt vetëvarjes. Dy net më pare, ai ka qenë i vetëm për disa momente, pasi jetonte me një tjetër të burgosur në qeli, dhe ka zgjedhur pikërisht këtë kohë për t'i dhënë fund jetës. Artan Halili ka lidhur çarçafin në një nga hekurat e dritares së burgut dhe ka vendosur lakun në fyt. Vetëm kur është kthyer shoku i qelisë është zbuluar vetëvrasja dhe megjithëse kanë tentuar ta ndihmojnë të dënuarin, për të nuk ka pasur asnjë shpresë.


Kërkesa
I kontaktuar pas ngjarjes drejtori i burgut në Peqin, Pajtim Murrja, thotë se 27-vjeçari qëndronte prej më shumë se dy vjetësh në këtë institucion. Fillimisht ai nuk është dalluar për ndonjë sjellje të veçantë megjithëse njihej për urtësinë e tij. Situata e tij ka filluar të përkeqësohet pas vdekjes së të atit jo shumë kohë më parë. Ai ka marrë leje në drejtorinë e burgut dhe ka shkuar në shtëpi për të marrë pjesë në mort, por pasi është kthyer, i riu ka filluar të distancohet edhe më tepër nga të burgosurit e tjerë duke qëndruar gjatë gjithë kohës i veçuar. Ai gjithashtu ka depozituar një kërkesë në Drejtorinë e Burgut për të jetuar i vetëm në qeli. Për shkak të mbingarkesës kjo gjë nuk ka qenë e mundur por, sipas burimeve nga burgu, shoku i tij i qelisë do të dilte pas pak kohësh dhe qelia do të mbetej në dispozicion të të burgosurit. Nga informacionet e grumbulluara nga gardianët, i riu i dënuar me 25 vjet për vrasjen e bashkëshortes kohët e fundit ishte shumë i mërzitur dhe nuk fliste me njeri.


Varrimi
Familja Halili ka përcjellë për në banesën e fundit 27-vjeçarin e vetëvrarë. I gjithë fshati është bashkuar me fatkeqësinë. Edhe pse Artani kishte vrarë në mënyrë makabre gruan e tij 3 vjet më pare, dy prindërit e tij respektohen nga të gjithë në fshat. Ata madje janë kujdesur për nipin e vogël Antonelin që i ka kaluar tri vite jetë. Babai i Artanit, Kola, ka gjetur vdekjen pak kohë më parë si pasojë e një sëmundjeje. Në familje ka mbetur nëna e vetme dhe fëmija tashmë jetim me të dy prindërit e vdekur. Ceremonia është kryer në mesditë dhe të gjithë në fshat e quajnë familjen Halili pa fat. Brenda pak vitesh aty janë regjistruar tre vdekje.

 

1 KOMENT

Sot me emrin Shqiperi kuptojme vetem frrige,krime,vuajtje dhe vdekje,flijime.
Jeta eshte e quditeshme,kurr nuk i gjindet filli.
koha me e bukur e jetes ishte e diktatures.Punojshe,flijshe dhe defreshe.Qetesi e jashtzakonshme qe nuk e ka gezuar asnji shtet dhe nuk do perseritet as kurr me.
Ngushllime familjes edhe gjithe Shqiperise.Gezofte jeten djali edhe per 100 vjet.

Komenti juaj

 

Ambasadori hidhet nga ballkoni t'i shpëtojë policisë

Ish-punonjësit të bluve iu gjetën në shtëpi vula të institucioneve shqiptare dhe greke, si dhe të ambasadave SARANDË - Hidhet...

Prokuroria rrëzon kërkesën e gruas së Dajtit për avokat

Arben Qeleshi është legjitimuar si mbrojtës ligjor i Ergest Xhoxhit, ndaj s'mund të mbrojë edhe Dajtin TIRANË- Prokuroria e Krimeve...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj