|
|
Regjistrimet për klasat e para do të nisin më datë 1 shtator dhe do të mbyllen dy ditë para fillimit të shkollës
Këtë vit do ulen në banka, për herë të parë, rreth 50 mijë nxënës. Bashkia: Shkollat, gati në kohë
Kur kanë mbetur diçka më pak se tri javë nga fillimi i vitit të ri shkollor, ethet e afrimit të shkollës kanë zënë si nxënësit, ashtu edhe prindërit e tyre. Më të emocionuarit janë prindërit që çojnë për herë të parë fëmijët në shkollë. Këtë vit, sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, do të ulen në bankat e klasës së parë rreth 50 mijë nxënës nga, 650 mijë që do të jetë në total numri i nxënësve që do të ndjekin mësimët në tri nivelet e sistemit parauniveritar në vend. Parapërgatitjet për vitin e ri shkollor, për nxënësit që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës, kanë nisur me herët me pajisjen me tekste shkollore, të cilat tashmë çdo prind mund t'i gjejë në libraritë përkatëse. Përgatitjet do të vazhdojnë më tej me regjistrimin e fëmijëve në shkollë, ku do të ndiqet një strukturë e ngjashme me atë të vitit të kaluar.
Nëse për arsimin e mesëm regjistrimi mund të quhet i përfunduar, pasi ai është kryer që në muajin korrik, për klasat e para, pranimi në shkollë do të nisë më datë 1 shtator dhe do të mbyllet dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor. Edhe këtë vit, nxënësit që regjistrohen në klasat e para do të pranohen në shkolla, që ndodhen në juridiksionin e minibashkive ku ata janë banorë. Për këtë arsye, në dokumentet që duhet të dorëzojnë për regjistrim, prindërit që zgjedhin arsimin publik për edukimin e fëmijëve të tyre, duhet të kenë me vete edhe vërtetimin që janë banorë të zonës, ku ndodhet insitucioni arsimor, krahas certifikatës së lindjes me fotografi dhe kartelës vaksinale.
Përjashtim nga ky rregull do të bëjnë vetëm nxënësit, për të cilët prindërit zgjedhin që të vazhdojnë arsimin e detyruar në institucione arsimore jo publike. Prindërit që zgjedhin sistemin arsimor privat duhet të paraqesin për regjistrim pranë institucioneve arsimore përkatëse vetëm certifikatë lindjeje dhe kartelën vaksinale, e cila merret në poliklinikën e lagjes. Kartela vaksinale duhet të jetë medoemos e firmosur nga mjeku i familjes, në të kundërt, nuk do të merret në konsideratë nga shkolla. Lidhur mbi përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, deri më tani mësohet se ndërrmarrja e mirëmbajtjes, e cila është në varësi të Bashkisë së Tiranës, ka kryer rreth 70 për qind të punimeve në shkolla.
Kur duhen diçka më pak se një muaj nga fillimi i vitit shkollor, përgatitjet nga strukturat vendore për rregullimin e ambienteve shkollore janë në kulmin e tyre. Zyrtarë të ndërrmarrjes kanë premtuar se dita e parë e shkollës do t'i gjejë të gjitha insitucionet arsimore në kushte mëse optimale për zhvillimin normal të procesit mësimor. Në kryeqytet, falë investimeve të kryera në përmirësimin e infrastrukturës mësimore, Bashkia e Tiranës jap garancitë e duhura se nuk do të ketë mbipopullim të klasave. Në Tiranë pritet përfundimi i tri shkollave 9-vjeçare, që po ndërtohen në zonat perferike të kryeqytetit, të cilat pritet të lehtësojnë mjaftueshëm kapacitetet e shkollave.
Gjimnazistët që kërkojnë të ndërrojnë profilin mësimor, mund ta bëjnë duke dhënë provimet ekuivalente Nxënësit, të cilët vazhdojnë gjimnazet e...
Regjistrimet për klasat e para do të nisin më datë 1 shtator dhe do të mbyllen dy ditë para fillimit...
Lajmet 21 gusht - Ora 9 -
data/21-08-2009
Lajmet 20 gusht - Ora 22 -
data/30-08-2008
Lajmet 15 gusht - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj