Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Konsultat e maturës fillojnë me shkollën

Shekulli | 20/08/2009 | Edukimi | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


Mund të duket paksa herët, por jo për Ministrinë e Arsimit. Menjëherë sapo të fillojë viti shkollor dhe të përmbyllet faza e pranimeve në universitete, MASH-i do të urdhërojë nisjen e përgatitjeve për maturën e ardhshme. Në muajin tetor, nxënësit e viteve të katërta do të fillojnë fazën e konsultave, si edhe do të njihen me programet e orientimit. Këtë vit, në gjimnaze do të rikthehen pas një viti mungesë, mësimi në vitin e parë, ose siç njihet ndryshe, në klasat e dhjeta. Në total, në të gjithë republikën do të ulen për herë të parë në bankat e gjimnazeve dhe shkollave profesionale rreth 40 mijë nxënës, të cilët do t'u bashkëngjiten kolegëve të tyre në vitet e treta dhe të katërta. Po kështu, në vitin e ri shkollor, do të mungojë viti i dytë gjimnaz, si pasojë e ndërrimit të sistemit nga 4 në 3-vjeçar, ndërkohë që, në total, numri i mësuesve në rang vendi në arsimin parauniversitar, do të jetë 36 mijë.



 

Komenti juaj

 

Klasat e para, regjistrimi me kartelë vaksinimi

Regjistrimet për klasat e para do të nisin më datë 1 shtator dhe do të mbyllen dy ditë para fillimit...

Fëmijët me probleme, do të hapen 100 klasa parashkollore

MASH-i përgatit hapjen e klasave përgatitore për fëmijët nga mosha 5-6 vjeç, që nuk kanë frekuentuar kopshtet Në banka, këtë...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj