Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Lider nga kryqëzata

Bledar Prifti | 20/08/2009 | Komente | komentet 28 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


Të qëndrojë apo të ikë! Kjo është çështja mbi të cilën po përflitet kudo në politikë, media dhe popull, e kjo ka lidhje me qëndrimin apo jo të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste (PS). Ndërsa Socialistët presin ta zgjidhin këtë dilemë me anë të votës në një të ardhme të afërt, pjesa dërrmuese e klasës politike dhe bashkëpunëtorëve të saj dhe media, e kanë vendosur tashmë që Rama duhet të ikë jo vetëm nga drejtimi i PS-së, por edhe nga politika. Për këtë qëllim, këto grupime janë përfshirë në një fushatë aq të egër, sa i përafrohet një kryqëzate politike. Por ky shkrim nuk ka për qëllim të analizojë këtë kryqëzatë politike në vetvete. Ky shkrim ka për qëllim të analizojë produktin e "kryqëzatës antiRama" dhe se si kompozicioni i grupimit të "politikës së hienave" dhe intensiteti e natyra e sulmeve kundër kreut të PS-së, ndihmoi në krijimin e profilit të një lideri të shumëkërkuar brenda PS-së.


Me pak fjalë, kryqëzata antiRama ka vetëm një produkt thelbësor: Edi Ramën, si të vetmin fitues dhe si udhëheqës (Lider) tashmë të konsoliduar në krye të PS-së. Për të analizuar këtë fenomen, ne duhet të theksojmë arsyet kryesore se përse kjo kryqëzatë i vuri si qëllim vetes largimin e Ramës jo vetëm nga kreu i PS-së, por edhe nga politika, dhe përse kjo kryqëzatë, në mënyrë të pavetëdijshme, konsolidoi profilin prej politikani lider të Edi Ramës në krye të PS-së.


Së pari, një largim i mundshëm i Ramës nga kreu i PS-së, do të shkaktonte konfuzion, si brenda PS-së ashtu edhe përbrenda grupit parlamentar të saj. Në një situatë kur mazhoranca qeverisëse është e diskutueshme dhe stabiliteti i saj i pasigurt, konfuzioni brenda grupit parlamentar të PS-së do t'i jepte Berishës mundësi që, përmes pazareve, të blinte deputetë opozitarë. Ky është një fenomen që mund ta quajmë "fenomeni Berisha" i politikës shqiptare. Përmes kësaj strategjie, Berisha kërkon me çdo mjet krijimin e atij që shumë analistë e përkufizojnë si "grupi i gatshëm i Berishës". Përmes këtij "grupi të gatshëm", Berisha mund t'i bënte shantazhe LSI-së dhe pjesëtarëve të tjerë të koalicionit të ri qeverisës. Kjo gjë do t'i jepte Berishës pushtet për të dominuar në pazaret politike, për të përmbushur interesat e tij dhe për të siguruar një qeveri "Berisha" sa më afatgjatë. Padyshim, humbësit më të mëdhenj në një situate të tillë politike do të ishin PS-ja, LSI-ja dhe elektorati i majtë, kurse fituesi i padiskutueshëm do të ishte Berisha dhe e djathta.


Arsyeja tjetër përse kërkohet largimi i Ramës, ka të bëjë me një strategji të hollësishme për të shkatërruar moralisht dhe politikisht PS-në dhe të majtën shqiptare në përgjithësi. Një largim i Ramës do të krijonte një PS të vitit 2005, e cila do të endej sa andej-këndej në kërkim të një lideri që do t'i sillte asaj besimin dhe fuqinë e duhur për të arritur suksese në përballjet e tjera elektorale. Gjithashtu, largimi i Ramës do të sillte përplasje të fuqishme brenda PS-së, që mund të degjeneronin deri në krijim grupimesh apo ndarje të tyre. Kjo situatë, gjithashtu, mund të fuste të majtën në një apati politike.
Së treti, largimi i Ramës do të konsolidonte pozicionin e elitës së vjetër të pushtetit dhe do t'i jepte mundësi kësaj të fundit të promovonte dhe mbronte interesat e saj politike dhe ekonomike.


Hyrja e fuqishme e Ramës në politike dhe mbështetja popullore që krijoi profilin e tij politik, kërcënoi dukshëm interesat politike dhe ekonomike të elitës së vjetër të pushtetit. Ky kërcënim u bë edhe më evident në përzgjedhjen e kandidaturave për deputetë të Kuvendit dhe me demografinë që do të karakterizojë Kuvendin e ri. Mbrojtja më e mirë e status quo-së nga ana e elitës së vjetër, do të ishte eliminimi i Ramës, gjë që do të ishte fillimi i një kryqëzate mbi elitën e re dhe të brishtë, produkt i "fenomenit Rama" në të dy krahët e politikës shqiptare.


Por, për ironi të fatit, kryqëzata antiRama, më shumë se një strategji për të larguar Ramën, ka shërbyer si një instrument për të promovuar dhe konsoliduar profilin e Ramës si një ushëheqës (Lider) absolut dhe i shumëkërkuar nga socialistët dhe e majta. Kryqëzata antiRama krijoi profilin e z. Rama si profilin e politikanit të vetëm që ngjall më shumë shpresë dhe sjell më shumë energji brenda PS-së dhe së majtës. Pavarësisht zërave ndryshe apo kundër brenda PS-së, Edi Rama shihet nga pjesa dërrmuese e socialistëve si udhëheqësi tradicional dhe inspirues që PS-ja ka qenë duke kërkuar, pas disfatës së 2005-ës dhe pas largimit të liderit të saj historik, z. Fatos Nano.


Përplasjet e Ramës me elitën e vjetër të pushtetit në të dy krahët e politikës dhe mandatimi i tij nga socialistët në mënyrë plebishitare, i dha mundësi Ramës që të formohej jo vetëm si aktor, por edhe si faktor në arenën politike. Një përplasje politike me elitën e vjetër të pushtetit të dy krahëve të politikës dhe rezultati shumë i ngushtë në zgjedhjet e 28 qershorit, krijoi një ndjenjë admirimi për figurën politike të Ramës nga baza socialiste. Gjithashtu, përveç impaktit të kryqëzatës antiRama, duhet përmendur edhe fakti se qëndrimi i liderit historik të PS-së, z. Nano, fizikisht larg PS-së dhe përplasjet e tij me Ramën, ndikuan në promovimin dhe konsolidimin e profilit politik të Ramës në krye të PS-së.


Si politikan, Rama zotëron të gjitha aftësitë për një retorikë politike aristoteliane. Ai zotëron pathosin, egosin, dhe logosin. Pathosin në atë që të transmetojë në popull një mesazh të qartë; Ethosin në atë që të tregojë një karakter të fortë prej politikani popullor; dhe Logosin në atë për të transmetuar në popull atë që është racionale dhe logjike. Duhet theksuar se mosardhja në pushtet e PS-së dhe së majtës nuk mund të kontradiktojë këto pretendime, pasi mosardhja e këtyre forcave politike në pushtet ishte e kondicionuar nga faktorë të tjerë politikë dhe ligjorë, që nuk janë objekt analize i këtij shkrimi.


Gjithashtu, deklarimi i Ramës se "nuk jam politikan", do të konceptohej nga shumë studiues dhe psikologë si një thënie e dikujt që në të vërtetë është një politikan i mirëfilltë, veçanërisht në një kohë kur ky koncept sulmohet ose keqinterpretohet në ambientin politik. Nëse do të pretendohej se për shkak se Edi Rama tha që "unë nuk jam politikan", ai nuk është politikan, atëherë i bie që kushdo që të thotë "jam politikan!", të jetë politikan. Për të mbështetur argumentin tim, unë pyes: "A e pëlqen populli ynë politikën dhe klasën politike të këtyre 18 viteve demokraci?" JO dhe vetëm JO. Bile, ky popull e urren këtë politikë dhe këtë klasë politike të korruptuar, të degjeneruar, dhe, mbi të gjitha, të vjetruar. Duhet të kuptojmë se në kushtet ekonomike dhe politike të Shqipërisë sonë të dashur dhe në mes të korrupsionit e skamjes, të thuash "jam politikan" është TURP dhe ndjell neveri.


Si përfundim, kryqëzata antiRama, në kundërshtim me qëllimin e saj, promovoi dhe konsolidoi profilin politik të z. Edi Rama si lider tradicional dhe i patjetërsueshëm i PS-së. Gjithashtu, posedimi nga ana e z. Rama i elementeve të retorikës politike, natyra e tij ambicioze dhe kureshtare, qëndrimi larg PS-së i ish-liderit historik, z. Nano dhe përplasjet me këtë të fundit, ndihmuan në formimin e profilit të Ramës si lider i PS-së. Parë nga ky këndvështrim, kryqëzata antiRama shërbeu si katalizator dhe promovues i profilit politik të Edi Ramës.



*Master në Shkencat Politike Florida, SHBA

 

28 KOMENTE


I nderuar gazetar Prifti !
Ke plotesisht te drejte ne analizen tende. Bashkohem me Ty,jo vetem une por shumica e opinionit te shendosh e te qendrueshem qe nuk eshte pjese e klaneve interesaxhi brenda PS-se.
Sa per sulmet qe i behen nga jashte, e sidomos nga Berisha, Edi Rames,eshte e qarte pse behen, sepse vetem Edin ne krye te PS-se ai e shikon si kocke qe se kaperdin dot.
Populli thote :" Pema qe ka kokrra qellohet me gure " - ajo qe nuk hahet dhe eshte pa vlere nuk i kthen as koken.
Eh i shkreti Berisha ! Eshte ne hall te madh se po i iken PS-ja nga duart me ikjen e Nanos.

Te thuash jam politikan do te thote sot qe: Jam Sali Berishe, Jozefina...,Fatos Nano, Ilir Meta..., jam Ben Blusher, Arben Malaj, Kastriot Islami..., jam Ylli Pango...
Keta personazhe sulmojne vetem Edi Ramen dhe jo me shume. Kjo eshte kryqezata shqiptare qe na ka kryqezuar dhe ne. Po keta nuk zhduken me me mjete demokratike: Jo. Se ne Shqiperi nuk ka me as shtet, as drejtesi, as ligj. Po te kishte keto behesh me mjete demokratike. Tani duhet me force se demokracia ka marre fund dhe keta me ate mbrohen. Te brohorsish sot per keta eshte me shume se te brohorasish per Enver Hoxhen. Enver Hoxha beri shume gjera per kombin, ndersa keta vetem shperberje te tij. Largimi i ketyre nga politika dhe mundesisht nga Shqiperia eshte shpetim. Kur keta te gjithe sulmojne Edi Ramen do te thote se ai eshte nje rrezik per ta dhe ne duhet te mbeshtesim Edi Ramen per te shpetuar nga rreziku atyre qe kane vite qe po na vrasin e torturojne ne menyre te pamoralshme e çnjerezore. Tirana dhe Shqiperia duhet te ngrihet ne kembe per te shporrur keta dhe per te marre vesh se ka nje popull qe vendos per fatet e tij dhe jo kulisat. Intelektualet shqiptare e studentet duhet te bllokojne hyrjen ne zyra e popullit te ketyre, duhet te bllokojne parlamentin e emeruar nga keta, se ndryshe ata vetem ligje per vehte do te nxjerrin. Eshte rasti per te mbeshtetur Edi Ramen dhe per te shpetuar demokracine qe nuk ka ardhe akoma ne vendin tone, veçse u shqyen kufijte qysh nga 1991 e deri me sot dhe i thane popullit ha vehten tani ashtu si vertete po e ha. Mos shikoni pallatet prej xhami te milardiereve hajdute e kriminele, por shokohuni me vrasjet, vetevrasjet, helmimet dhe hedhjen ne rruge te nje pjese te ketij populli. Sa keq per jeten dhe mendjen e shqiptareve qe fajin ja hedhin vehtes duke u vetevrare! Ishte me e lehte per vendosjen e demokracise ne 1992 se sa sot. Sot nuk te lene bosat, prandaj duhet dhe force te shporren keta qe po helmojne dhe mendjen e njerzeve. Mos e lini vullkanin te shpertheje pastaj te luftoni per te shpetuar si ne 1997-en. Keto piramida jane shume here me te medha se lufton per jete a vdekje liria dhe demokracia me ozurpuesit e saj te cilet nuk e leshojne se i dine dhe pasojat. Ja pse tremben e te gjithe keta si te majte e te jathte sulmojne Edi Ramen.

Arsyet perse dikush duhet te qendroje dhe dikush tjeter duhet te ike nuk jane te lidhura me deshira subjektive apo me shkaqe rastesore. Ka njeqind e nje arsye perse Sali Berisha duhet te largohet me vrap nga skena politike shqiptare, dhe keto arsye nuk jane vetem subjektive. Megjithate jane votuesit ata qe e percaktojne fatin e tij. Ka njeqind e nje arsye perse Edi Rama duhet te qendroje dhe keto arsye mund te jene edhe subjektive, si psh deshira e shumices se socialisteve per ta pasur ate kryetar.
Nje gje eshte e sigurte: deshira e pales kundershtare per te zgjedhur komandantin e pales tjeter nuk eshte nje deshire e sinqerte, por vetem nje nevoje per te pasur nje kundershtar me te dobet.
Demokrateve u pelqen te vendosin standarte per te tjeret, por nuk u pelqen te respektojne asnje standart per veten e tyre; eshte si thenia e vjeter: bej si them une, por mos bej si bej une.
Kryqezata e te gjithe "Bllokut" te vjeter te politikaneve kunder Edi Rames provon vetvetiu se Edi Rama sjell nje politike te re qe rezikon interesat e kastes tashme te vjeteruar politike.
Ne politike nuk mund ti besh nje sherbim me te madh nje kundershtari se sa duke e sulmuar ashpersisht ate dhe duke treguar si ne rastin e Edi Rames se cili eshte udheheqesi i vertete shpirteror i opozites.

Me i interesuari deri ne skajshmeri ,qe te vazhdoi statukuoia ne PSSH eshte dhe duhet te jete Berisha ,sepse une i kame rrjeshtuar arsyet ne komentin ,per artikudhin rivalet e Rames kerkoine karrike!! . Ju lutem kini durim dhe lexoni artikudhin e K.Islamit ne Panorama ku vihen perbadhe Rama 2005 me Rama 2009 ,po patet mundesi lerini tifozdhekun ,merruni me realitetin .Ne sistemin qe jemi ,cdo force politike garon qe nepermjet programit te ofruar te vije ne pushtet per ta permbushur ate ,Rama deshtoi se cila eshte rruga e ti ?? . Ai me kurajo e parashkroi para 4 vitesh per paraardhsin per vehte dhe pasardhsit , nje precedent rregudh tashme dote thosha ETALON dhe per te djathen, PD , se per parti fantazma qe kane vec Kryetarin dhe nje duzine mbeshtesish si Gjinushi e Ndoka me kompani te vetezgjidhen si te duan nese ky kode elektoral qe i jep haken secilit, nuke ndryshone e kane te paracaktuar destinacionin se me nuke dotu dhurohet gje as nga Blushi as nga Jozefina se duhet shume kuides , Dushku ka vdekur e bashke me te partite parazite qe vetem shume zhurme per asgje dine te bejne ,te dhastuara me peshqeshet e baba dimrave Nano- Berisha ,duke gezuar ofiqe te pamerituara ne zyrat me te larta te Shtetit ,si rasti Ndoka ministrine e shendetsise apo Skender Ethem Gjinushi kryetare kuvendi, politika shqiptare nuke duhet ti perserise me keto handikape.....!!.

EDI RAMA eshte dhe do mbetet per nje kohe te gjate nje lider karizmatik me ide moderne,qe mendon e punon per te ndryshuar statuquone e ketij vendi te mbushur me plehra politike antishqiptare qe mendojne vetem per vete!Sali Berisha e sheh EDI RAMEN si kundershtarin e vetem,qe do ti "HAJE" atij koken perfundimisht nga skena politike!Me Nanon ai ka shitur e blere sa ka dashur,se Nano ka qene njematrapaz i keq,qe e nxorri PS-ne ne pazar per ta shitur sa me lire!EDI RAMA E GJETI PS-ne SIC ESHTE SOT HOTEL "DAJTI".TROKE E COPE PER TA PRIVATIZUAR SA ME LIRE!!!POR EDI RAMA E BERI PS-ne ME DINJITOZE,ME TE AFTE PER TJU KUNDERVENE HORDHIVE BERISHIANE,PRANDAJ TE GJITHE ATA,SEBASHKU MA ZAGARET E NANOS,I JANE TURRUR EDI RAMES,SI FAJTORIN KRYESOR TE VJEDHJEVE TE VOTAVE,TE MASAKRES SE GERDECIT,TE VJEDHJES SE MILIONAVE NE RRUGEN PATRIOTIKE,NDERSA BEN BLUSHI SHKRUANTE E BOTOI DY ROMANE NEPER MEJHANET E NANOS!!!!VETEM KAQ TE KRAHASOSH MIDIS RAMES E BLUSHIT,ESHTE NJE TURP I MADH QE KY BLUSH SARAHOSH TI KERKOJE EDI RAMES TE IKI NGA DETYRA SE NUK DO ROMANCIERI BLUSHI!!!!

Me sofizmat e tua nuk ja mbush dot mendjen asnje shqiptari,se Berisha eshte me i interesuari per ruajtjen e statucuose ne Shqiperi!!!Berisha ka nuhatjen si te gjasrperit se kush eshte aktualisht armiku nr.1 i tij ne politike!Dhe ai e di,se EDI RAMA,JO VETEM ESHTE KUNDERSHTARI I TIJ ME I FORTE,POR EDHE LIDERI OPOZITAR,QE DO TA FLAKE ATE JASHTE SKAKIERES POLITIKE!!!BERISHA KA BERE SHUME ZULLUME KETIJ POPULLI,PRASNDAJ DUHET TE LARGOHET NJE ORE E ME PARE NGA POLITIKA!SA I PERKET MBESDHTETESVE TE TIJ NEPER MITINGJET ELEKTORALE,NUK ESHTE NDONJE TREGUES REAL!EDHE HITLERI E MUSOLINI I MBUSHNIN SHESAHET PLOT ME ITHTARE TE TYRE,BILE DISA HERE ME TE SHUMTE NE NUMER,POR KJO NUK U DHA TE DREJTE KETYRE KRIMUNELEVE,SE I CUAN POPUJT E TYRE TRU-SHPLARE,NE HUMNERE!!!Berisha eshte i ngjashem si dy pika uji me HITLERIN E MUSOLININ,KUR MBAN FJALIME DHE ULURIN E SHAN KUNDERSHTARET E VET POLITIKE SIKUR DO TI HAJE TE GJALLE!!!VETEM LUFTE E GJAK TRUMBETON KY NJERI ME SY QE PERVELOJNE NGA URREJTJA!!!

Ah! Sa per programin e Rames, mund t'ju them me bindje se ai nuk eshte kuptuar akoma! Idete e reja hasin gjithmone veshtersi. Eshte teper e lehte te imagjinosh nje profet qe zbret nga qielli dhe i mahnit te gjithe me fjalen e tij hyjnore duke i mbushur mendjen te gjitheve se ai e ka shkopin magjik, dhe eshte krejt ndryshe te ofrosh nje program qe synon te shmange te gjithe te keqijat qe kemi perjetuar ne keto vite tranzicioni, ku jemi sakatuar e baltosur nga pseudodemokrate qe te vetmen zgjidhje qe na kane dhene dhe vazhdojne te japin eshte rruga e kurbetit.
Eshte shume e lehte te sundosh, por shume e veshtire te qeverisesh sic duhet. Eshte teper e lehte te baltosesh kundershtarin dhe ta akuzosh ate me lloj lloj shpifjesh, por eshte shume e veshtire te fitosh mbi politiken e vjeter dhe mbi kasten e vjeter politike, qe ka pushtetin dhe qe nuk e leshon ate kollaj.
Programi i Rames nuk eshte provuar ende, keshtuqe nuk mund te thuhet se ai ka deshtuar! Perkundrazi politika e vjeter ka deshtuar! Dhe kete e pranojme te gjithe.
Por le te mos e quajme politike e vjeter, le ta quajme tradicionale. Ajo qe propozon z. Rama eshte dicka e ndryshme nga politika tradicionale shqiptare, eshte pa dyshim nje sfide gjigande jo vetem me historine politike te shekullit te fundit, perfshi edhe tranzicionin famekeq te ketyre 20 viteve, por edhe me krejt historine e ketij vendi. E verteta eshte se nje dite idete e reja do te triumfojne. Jepini nje shans te rinjve! Keta gerdallat e vjetra i kemi provuar dhe sterprovuar!

Athua bre arben krejt votuam për Saliun e Ai të tërhiqet? E Ai që humbi të vazhdoi.Veq në ty e pash këtë maskarallek.Po unë që votova si guxon Sala me më thënë se dua të shkoj.Ajo është deshirë e idiotave si puna jote.Me shkue ai ka përgjegjësi nga 60% të popullit të shtrenjët liridashës dhe nuk guxon të na trathtoi.Rroft Sala deri në fund të jetës në krye.tani edhe Kosovën do e udhëheq.

Me anen e ketij postimi,dua te falenderoj z.Bledar Prifti, per analizen teper interesante, e te mbeshtetur ne fakte te pa kontestushme.
Ne mbeshtetje te kesaj analize, dua te shtoj se, e shoh Edi Ramen ne krye te PS, si te vetmin burre shteti, te pakten, sot per sot, qe me aftesit e tij, me vizjonin qe ka per te ardhmen e Shqiperise dhe shqiptarve, me punen energjike qe ka bere dhe ben, te afte per ndertuar nje shtet shqiptar qe enderrojne gjithe shqiptaret e ndershem dhe patriot!!!!
Mendoj se vetem nen drejtimin e Edi Rames, do kemi nje Shqiperi ndryshe nga Shqiperia e MAFJES, qe prodhuan treshja e hajdutve mafjoz,Berisha-Nano_Meta!!!

Partia Socialiste nuk ka te ardhme me Edi Ramen, i cili e ka rrembyer ate duke perdorur pushtetin ne Tirane. Pothuajse te gjithe antaret e kryesise se PS, gjate sundimit te Rames ne Tirane, kane marre apartamenti luksoze, dyqane, dhe prona, ndersa femijet e tyre kane ngritur firma ndertimi qe kane perfituar troje nga Rama (Leskaj, Pellumbi etj). Pasi korruptoi drejtuesit me te larte socialiste Rama vendosi ne vendet kyce to partise njerezit e tij te bashkise. Partia Socialiste eshte thjesht prone e Rames, nje vegel me te cilen ai synon te kap pushtetin ne Shqiperi. Eshte rasti me flagrant dhe me skandaloz i kapjes se nje partie. Berisha dhe Rama jane njelloj. Njeri ishte gate te digjte Shqiperine ne 1997 qe te qendronte ne pushtetit, ndersa i dyte tashme i ka shkaktuar Tiranes nje dem te hateshem dhe te pariparueshem urbanistik vetem per te arritur qellimet e tija politike. Shqiperia nuk do te kete kurre te ardhme perderisa njerez si keta dominojne skenen politike te vendit. Gimi

Oj,rukije,oj rukije,sa ma pi at rakije!!!Ti rukije ke shume te drejte se Berisha ka fituar mbi 100%!Per ate kane votuar edhe te vdekurit edhe te gjallet ne GERDEC!!!E kur kane votuar edhe ata ,qe Sali BERISHA i gjakosi e i futi ne varr,cfare duan keta te gjallet me teper????Per 20 vjet nga Berisha kemi fituar vetem varre,lufte,droge,prostituta,trafiqe,urrejtje e vjedhje votash!ME TE LUMTUR SE KAQ NUK E KISHIM MENDUAR POPULLIN TONE!!!Bej qejf,oj rukije e ma ngri at gote rakije!!!

Hej te lumt goja oj Rukie,qe mendoke si per vedi e aspak per popull e vatan.Po ato vota qe u vodhen nga Salua yt si do me ja ba apo qashtu veprokan horrat,po Iliri qi koriti votuesit e majte me parullen" SALI IK" dhe Sali GERDECIN DO TA NXJER NE PENSION.Turp e marre e madhe hej burnesh ti urrojsh perbindeshit jete te gjate ne pushtet.Mjere shqypnia e lum horat e shqypnise.

Mos e leshoni te ike mbajeni fort... ikja e tije do te ishte me pasoja katastrofike per PS.,Shqiperine, dhe me gjere.PO te kishte marre pjese ne keto zgjedhje ,qe kaluam,ai dhe partia e tije,do te fitonte bindshem kunder kujdo kundershtari ...ndofta nuk ishte ketu.
Mos e lini te ike ..sepse eshte njeri me 'vizjon' ai, po,ne fakt, kur vizjonet jane abstrakte,atehere ato quhen semundje psiqike
Mos e lini te ike se na detyroni te ulim flamujte ne gjysem shtize
....soreli...

bravo Bledar, kjo eshte nje analize shume e sakte dhe profesioniste e realitetit dhe politikes tone. ne vertet Edi Rama ka marre profilin e liderit te socialisteve dhe ka per influencuar shume politiken ne te ardhmen. ai ka per ta larguar berishen dhe meten nga politika.
pershendetje nga Bardhi dhe te uroje suksese.

ME DUKET PYETJE PA VEND KJO E ARTIKULLSHKRUESIT, NESE TE IKE APO TE QENDROJE RAMA ?
RAMA KA IKUR MORE VELLA ! KA IKUR ME RREGULLOREN QE VETE BERI,(e ne qofte se nuk iken paste faqen e zeze se s'qenka burre. Kur vete ai nuk zbaton rregullat e veta imagjinoni se ç'mund ti beje tjereve...
Arsye per te mos njohur zgjedhjet mund te gjehen me qindra, por une si popull kam konstatuar qysh ne pamje te pare te rezultatit te zgjedhjeve se humbja e PS ka ardhur nga mos berja kualicion me LSI. Per kete Rama nuk mund te quhet politikan sepse nuk ka sensin e tolerances e bashkimit.
Per kete ne, (socialistet ne baze) duhet te bejme thirrje qe kjo gje te mos perseritet me, gje qe me kete ish-kryetar do te perseritet edhe me gjere.
Ju lutem kush i rrin afer Rames ti mbushe mendjen ti liroje rrugen nje tjetri qe merr persiper te beje kualicione edhe me te djathte ne te miren e vendit e te ardhjes ne pushtet te se majtes te pakten ne zgjedhjet e ardhshme pasi me Ramen do te tallet edhe Saliu ne te ardhmen.
Luftari / Vlore

"TE IKE RAMA nga politika"!
PO PSE?
Që të mbeten rehat MASKARENJTE E POLITIKES.
Seç më kujton kjo kryqëzatë, komedinë e Cajupit "14 vjeç dhëndër" kur nuse Marigoja, për hir të fjalëve të botës, së bashku me vjehrin, do të pinin kupën e helmit. Por ata i thirrën mendjes e thanë: "Mirë që ne do të vdesim por kush do të rrojë"? Dhe vetë u përgjigjën:"Do të rrojë prifti mëkatar dhe gjithë llafazanët e ngatërestarët e fshatit..".
O EDI RAMA! Fare e thjeshtë është që ti të largohesh nga kjo hale politikë që për 20 vjet ka për protagonistë halabakër, mafiozë,kriminelë,hajdutë, maskarenj e të pabesë të markave Nano, Berisha Meta e një kompani zvarranikësh pas tyre si Mehdinjtë, Xhuvelët,Neritanët,Vasilët, Blushët,Fevzinjtë e Ballinjtë.
Unë, si anëtar i Partisë Socialiste, nuk do të ta falja largimin tënd sot nga drejtimi i kësaj Partie.Ti mund të ndjeheshe më rehat dhe komod në jetën tënde personale por dëmi që do t'i sillje demokracisë në Shqipëri do të ishte kolosal.Sot për sot,është fatkeqësi dhe nuk më vjen mirë ta them, por ti je i vetmi lider partie në Shqipëri me vizione demokratike dhe që të parën ke punën dhe pastaj fjalën. Pikërisht për këto cilësi ti gëzon mbështetjen më të madhe popullore.Prandaj dhe e kanë frikë qëndrimin tënd në krye të Partisë Socialiste, forcës më të madhe politike të vendit, e cila nën drejtimin tënd me siguri së shpejti do t'i japë fund rregjimit kriminal të Sulltan Berishës e Hamza Kryemadhit.
Po ti mo Beni, që akoma nuk di mirë të ecësh vetë, me Patericat e Nanos kërkon ta drejtosh Partinë?
Po mirë mo Beni, po kaq naivë i kujton ti anëtarët e Partisë Socialiste sa që ti hanë fiqtë mufka të Sali Gërdecit? Sipas teje o Benkë, Saliu do një Parti Socialiste të fortë prandaj ai kërkon që të largohet RAMA. Dhe e "fortë", siç e do Saliu, PS-ja bëhet me një kryetar si ty që, deri sot, je thjesht një vegël e Nano Kazinosë.
O Edi Rama! Ti nuk mund të ikësh pasi nuk mund ti lësh shqiptarët në duar kaq të ndyra si të treshes së urryer Nano-Meta-Berisha.
Po ike ti, pas teje e ka radhën të ikë edhe një personalitet tjetër me vizione demokratike,Bamir Topi, pasi edhe Ai është pengesë për Sulltanatin e Saliut.
Dhe atëhere lum kush të rrojë, që të gëzojë e të shohë e të dëgjojë Salën në Qeveri, Metën në Kuvend e Nanon President. Patjetër do të jenë e ca kuklla prej kartoni, si puna Benit, që do të emërohen kryetarë partish.

Perse ju z.Prifti nuk analizoni se perse PS humbi zgjedhjet, po mundohesh te sensibilizosh opinionin me ngjyrime gazetareske nga Aristoteli tek cifteteli. Zoteri, Shqipetaret nuk kane kohe per te humbur. Juve ju takon te zbertheni nyjet e veshtira te preoblemeve me kompetence e seriozitet e pa shume pompozitet frazeologjik. Dhe une besoj se nyja e vetme qe PS mbeti ne hije ne keto zgjedhje eshte acarimi me LSI. Nje lider qoft ky edhe Aristotelian , harizmatik e ku di une cfare tjeter qe nuk di te ndertoj maredhenie me partnerin e tije kryesor sikur na e bene me miza figuren. Po shumica e shqipetareve mendojne se nuk eshte kjo qe thash po dicka tjeter. Rama e refuzoi aleancen me LSI duke e injoruar disa here thirrjet e saje per bashkepunim. Une besoj se ai e kishte frik Ilir Meten se do i merte karriken kryeministrore mbasi e di se Iliri eshte me i zoti se ay. Pra harizmatiku na del egoist dhe karierist. Po te veprohej ashtu sic thuhej se me PS do fitonte Shqiperia dhe jo paria LSI duhej perqafuar e para dhe socialistet sot do ishin ne pushtet pamvaresisht manipulimeve te satanas. Duke u nisur nga ky gabim i rend i Edi Rames (per te cilin besoj se duhet te reagoj ne kongresin e PS)Nuk shoh me vend fetishizimin prej medias te figures se tije.

tan jeten kam votu,votova e do t votoj per doktorin, per t nerumin sali berisha,gjaja ma e mir qe aj t rrin n pushtet edhe per shum koh asht qe t ket kunershtar nr 1 edvin lakuriq ramen,sa t jet edvin lakuriq rama kryetar komunistat e klyshat e tyne t kuq do t jen t ndam,
ishalla rrin edvin lakuriqi se m pelqen shum kur thot qe i fitova zgjedhjet me 28 qeshor

Duhet te jesh naiv te shkruash me kete adhurim per liderin; a thua se jemi ende ne komunizem. Rama ne 2005 deklaronte se Nano duhet te jepte doreheqjen sepse humbi. Shume e drejte! Por a nuk vlen kjo gje dhe per Ramen?

Askush nuk tha te mos votosh apo te mos therrasesh Rrofte Sala! Une thashe te kunderten. Na lini edhe neve te therrasim Poshte Edi! Rukie, demokracia eshte si puna e kapeles se Qerosit, njehere rrotullohet majtas nje here djathtas. Nuk di a po me kupton, po kjo eshte e vetmja kenaqesi qe na dhuron doemokracia!

O Molo sa here te kam thene mos mungoje ne oren e diktimit po ti nuk degjoje. Ja tani, shkruan as sa nje nxenes i klases se pare. Meso te shkruash pastaj merru me politike. Kjo reflekton ngritjen tuaj qe jeni elektorat i injorantit. Injorant qe zgjdhet nga injoranca.

Rushkie, t'pyta dhe ne nje vend tjeter? Bere ndonjecike plazh sivjet, se ne Stamboll shiteshin thase banje per ca si puna juej!

"TE IKE MORE TE IKE" THERRASINME BRITMA.
SIC DUKET NGAQE ESHTE I FUNDIT QE KA HYRE NE POLITIKE.
DHE MEQE GJERAT NE KETE VEND JANE TE GJITHA PERSEPRAPTHI,ME TE DREJTE I BIE TE IKI I PARI NGA POLITIKA
FUNDERRIRAT RRIJNE GJITHNJE NE FUND NE TE KUNDERTEN DO I THONIN FILLIMRIRAT

Ahiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
Te shkosh ne stamboll duhet te jesh e pasur.kurse une ew bera plazhin ne VELIPOJ tek Shkodranet. Me rroba PLAZHI SHQIPTARE TE IMORTUARA NGA sTAMBOLLI SE ATO GREGE E ITALJANE ISHIN SHUME TE PA PERSHTATSHME PER NE- shqiptare.gadi ishin sikur rrobat e nudos te Edi Rames.Ti i ke provuar????????????????????

Po kush eshte fituesi, meqe Humbesi na qenka Edi Rama????
Vall a jane fitues Sali Berisha dhe Ilir Meta????
Para zgjedhjeve Saliu uleriste se do fitoj si ne 92-shin, qe do te thote 85 e me shume deputet!!!!Arriti te merrte 70, me vjedhje dhe mashtrime e duke pasur nje arsenal luftetaresh supermafjoz te medjas, si Blendi Fevziu me tv "klan" ,Aleksander Frangaj me "Koha Jone",Artur Zheji me Tv shqiptar,Fahri Balliu me G-55,Irfani me Metropolin,gazetat "standart","Sot","Tirana Observ",Lutfi dervishi dhe Henri Cili tek "top Chanal",Andi Bushati i "Klanit",Agim Isaku (zedhensi i hajdutit Fatos Nano) dhe Andrea Stefani tek gazeta "shqip"!!!!
Berisha, perdori gjithashtu pushtetin,qeverine e Shqiperise ,duke mashtruar popullin me "gogolin" Rama, per mos te folur per KQZ dhe gjykaten , te cilat u shpeton jo vetem shurra, kur flet Berisha kryeminister!!!!!
Ilir Meta, pretendonte te merrte 35-40 deputet, dhe deklaroj se ne se nuk i merrte do hiqte dore nga politika.!!!!! Dhe ne fakt mori 4 copa dhe eshte ne pushtet me Berishen!!!!
Jam me postimin e K.Kadiut, qe edhe pse Edi Rama nuk fitoj qeverisjen, ashtu si Berisha=Meta nuk fituan zgjedhjet, duhet, te pakten qe te rikanditoj per kryetarin e PS!!!
PSE????????????????????????????
Sepse eshte nje lider qe megjithese me nje eksperienc te shkurter si drejtues i nje partie, arriti qe ne 4 vjet, te organizoj shkelqyshem PS dhe ta nxjerre ate si partine me te votuar ne Shqiperi.Sepse sot eshte i vetmi burre ne Shqiperi qe u kall tmerrin te gjithe hajdutve te Shqiperise, me ne kry treshen mafjoze Berisha-Nano-Meta.
Sepse ka dhene prova te forta se di jo vetem te ndertoj e te zhvilloj nje Shqiperi te re e moderne(me TIRONEN gjigande), ndryshe nga kjo Shqiperi e krimit, e mafjes, e pa besise, e kurtheve te mafjes qeveritare, e hajdutve pushtetar, e vrasesve te popullit shqiptar, e genjeshtarve dhe matrapazeve, e klaneve familjare te kryeministrit dhe oborrtarve te qeverise ete tj.
Edi Rama ne krye te Partise Socialiste, ka misjoni historik, te crrenjosjes njehere e pergjithemon kete qeveri mostre, qe e vodhi, dhe vrau e demoralizoj popullin dhe rinine shqiptare, me parrullat e maskuara se "Shqiperia Nuk Behet"!!!
Ka sot nje burr(qe per fat te keq, eshte i vetem, kunder llumit qe po mbyt Shqiperine)qe mund ta bej SHQIPERINE tone, ashtu sic e duan shumica e shqiptarve, dhe ky Burr eshte EDI RAMA ne krye te Partise socialiste.

Salen ekemi provuar sa jemi lodhur.Ramen e kemi pare si kryetar bashkie,pse te mos e shohim dhe si kryeminister.Po qe per ta gjykuar si humbes,Saliu duhej te bente shurren ne nje pellg e te ishte mbytur ne shurren e tij,se ai asnjehere nk ka fituar me vote te lire,por vetem me marifete.Une do te votoja per Saliun po qe se ai do te kishte burrerine e te hapte disa kuti e te shikonim se çka brenda pastaj le te mbreteroje,se dhe vjedhja e mashtrimi ne fund te fundit jane zotesi te njeriut.Per kete zotesi le te mbreteroje ne mbreterine e maskarenjve.

Per Berishen, nuk eshte thjesht problem kreu i PS-se, problem eshte Edi Rama, ky njeri qe kur pa se kush ishte personi qe donte te merrte ne dore kreun e PD-se qe do te formohej, jo vetem qe nuk pranoi te bente pjese ne PD, por ja perplasi deren, duke i thene, se eshte e pamundur qe kjo parti qe po krijohet, te udhehiqet nga nje komunist. Sali Berisha, duke nderhyre haptazi ne PS, me karieristet qe presin cdo cope qe i hidhet, mundohet ta riktheje PS-ne, si para 2005, me Fatos Nanon ne krye, qe te vazhdoje vjedhjet dhe allishverishet, pa e bezdisur njeri. Saliu ka nje problem me Ramen, jo vetem se me fakte i tregoi shqiptareve se si mund te rregullohet dhe ndertohet nje qytet i shkaterruar dhe basarduar, por se ai e di shume mire, ndihmesen e madhe qe ka dhene z. Rama, ne shkaterrimin e sistemit komunist, duke u ballafaquar direkt, atehere kur Sali Berisha, akoma bente thirrje per ti cuar pershendetje te perzemerta sekretarit te pare te PPSH-se. Nuk eshte fushata antirama, nje fushate kundra nje lideri medioker, por eshte fushata kunder nje lideri qe denoi nga te paret Enver Hoxhen dhe kerkoi nga Ramiz Alia dhe byroja politike, lirimin e te gjithe te burgosurve politike, gje qe Sali Berisha, megjithese i mashtroi dhe jua mori votat, i ka lene po ne ate mjerim dhe diskriminim, si ne kohen e idhullit te tij.Kryqezata antirama, bashkoi dhe njehere, ata qe nuk lane akuze pa thene kunder njeri tjetrit, Berisha-Nano-Meta, dhe si ne korr, hedhin helmin e tyre, ate helm qe u kane hedhur shqiptareve keto e 18-vjet. Edi Rama do te behet kryeminister dhe atehere, keta shushunja te demokracise, do ta shohin hakmarrjen e ketij populli, kur ti shohi me fakte, bemat e ketyre politikaneve hajdute.

Paske qene me keq se Rrozhani. A i tjetri me emrin Arnold(duket se i biri i kujt eshte perderisa i vuri ate emer) flet per opinioni e shendoshe.
Po pse per te ushqyer muhabete kafenesh behet artikulli, keshtu do edukohen politikisht shqiptaret.

Edukimi politik nis me njohjen e parimeve politike si thelbi i politikes.
Parimi politik ne fjale eshte ai i doreheqjes se kryetarit te partise qe nuk fiton shumicen ne kuvend.

Ky te jete kush te doje , edhe Skenderbeu i ringjallur, le te kete cfaredo pushtash qe i jane kundervene, duhet me patjeter te respektoje parimin e doreheqjes.

Kjo eshte A-ja e politikes se shendoshe, respektimi i parimeve themelore.

Komenti juaj

 
Komentet
 

QSUT, pacientet shërbim në karrige

Pacientë të shtirë në korridore, madje edhe të ulur...

Vejusha e zezë sulmon infermieren

Sikur të mos e njihte se sa e rrezikshme...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj