Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Një milion lekë shpërblim policëve

Shekulli | 20/08/2009 | Kronike | komentet 7 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


TIRANË- Qeveria vendos të shpërblejë me nga një milion lekë të reja, pjesëtarët e Grupit të Operacioneve Speciale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, që morën pjesë në operacionin e arrestimit të Dritan Dajtit dhe kunatit të tij, operacion në të cilin mbetën të vdekur katër punonjës policie dhe mbeti i vrarë edhe një person tjetër që shoqërohej nga Dritan Dajti. Vendimi është marrë dje nga qeveria në mbledhjen e saj të radhës, me qëllim shpërblimin sipas saj të disa prej punonjësve që kishin marrë pjesë në operacionin për arrestimin e disa personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore.


Sipas vendimit të djeshëm, lista e punonjësve që do të shpërbleheshin në bazë të këtij vendimi të qeverisë do të hartohej nga vetë Ministria e Brendshme e cila kishte bërë edhe propozimin përkatës në qeveri. Në vendimin e djeshëm të qeverisë, nuk pohohej se për cilin person konkretisht bëhej fjalë. Ndërkaq burime të Ministrisë së Brendshme në lidhje me këtë propozim pohuan se bëhet fjalë për njësinë e Grupit Operacional të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit që morën pjesë në operacionin arrestimit të Dritan Dajtit. Sipas këtij vendimi çdo punonjës do të shpërblehej me nga 1 milion lekë të reja. Në total, fondi i dhënë nga qeveria nëpërmjet vendimit të ditës së djeshme kapte shifrën e 12 milionë lekëve që pritet të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, ndësa vendimi në fjalë hyn në fuqi menjëherë.

 

7 KOMENTE

Bravo qeveria, po heq leke nga rezervat e shtetit per veten e vet se ata qe meritojne shperblimin jane te vdekur dhe ata qe jane gjalle nuk meritojne shperblim por ndeshkim se kane kryer nje aksion jashte rregullave profesionale, qe tregon se nuk dine te punojne.
Vazhdon turpi

edhe 100.000million mundet qeveria me ju dhane,kjo nuk e shfajson aspak per amatorizmin(?) me te cilin keto polic u derguan per te vrare dajtin!
Apo me keto gjeste mos deshiron qeveria te mbuloje faktin qe vete organizoj eliminimin e Dajtit ne menyre mafioze-e jo policore_
Pra lind pyetja:pse sot kjo qeveri qe deri dje ka bashkpunue aq ngushte me Dajtin_deri sa e ka pajisur me cdo loje leje e titul oficeri policie_pse kjo qeveri e pa Dajtit si rezik? Per punet e Shkelzenit? per Trojet? per lidhjet mafioze me kosoven?
Pse na hedh pluhur edhe nuk kerkon e nuk na tregon çfare ishte pasuria e dajtit,te shohim edhe ne lidhjet e tij me qeverine Berisha!


Plumbi i paralizoka kemben e djathte Dajtit,kujt i hyn ne qese kjo ide? c'i
duhet popullit se ju paralizua e djathta o e mjata,keto ju duhen mjekeve dhe ekspertizes.Populli do te dije:1- Pse drjaleria shqiptare po behet gangestere,qe vrasin e presin,
qe futen ne ruge te qelbura.
2-Sa eshte pasuria e Dajtit,si qyshe vuri?
3-C'e detyroi Dajtin te hyje ne kete ruge?
4-Me ke i ka lidhjet Dajti,qe kur i krijoi,pse i krijoi?
5-Si,pse ai u lith me njeres qe kane pozite ne zyra o qeveri?
6-Pse i thone shoket:Hakun do ta marim?
7-Me cilat shtete Dajti ka shkelur ligjet?
8- Kush kish intres te vriteshin 4 police familjare,dhe nje civil,te ndershem ne pune dhe jete?
9-Pse policet nuk kishin jelek antiplumb?
10-Ku jane ligjet e shtetit,me kohe per te siguruar jeten e shqiptareve,pas vdekjes se tyre,kur ata deshmojne heroizma.Pse keto ligje
behen pas ndodhise se ngjarjes? A nuk deshmon ky mekat,qe politikanet tane
meren me punet personale,te pasurimit dhe lene punen per te cilen paguhen?
11-Kush pergjigjet per vdekjet para kohe te shqiptareve,qe po ndodhin c'do dite?
Keto sqaroni popullin,jo lini dasmen dhe mereni me shkarpat.


T.Juli | August 20, 2009

shume me vend keto pyetje!
Mbasi Berisha pergjaku gjithe tropojen,me vrasjet qe krijoj,tash do qe te vriten edhe bandat nder veti qe banda e tij te sundoje(zeni me selmanin!)

sa lire kushtoka jeta e nje njeriu ne shqiperi 1 milion leke te reja (!)
eh mjere kush iken e mjere ke le mbas ...

prse prmend dajitin kur ne shqipri ka shum te till. isha ne shqipri nuk e ndjeva vetn te sigurt .ne cdo vende kishte zanka .plagosje me thika.e shum gjra te tjera .po i shum krkuari ishte i burgosur .e kush ishin kta te tjert

ju lutem o qeveritare jepini buke ketij populli se po hame njeri-tjetrin

Sume te drejta pyetejet qe keni bere por doja te te thoja qe djlaeria shqipetare po behet gangstere ne saje te politikes. Me pelqeu komenti Juaj dhe si funksionar ne kete shtet te paralizuar nga korrupsioni di vetem tu them qe politikanet tane duhen varur bashke me ata qe i mbeshtesin qe te pastrohet njehere e mire kjo fare e keqe e kesaj politike. Me shume respekt e vlersoj kometnin Tuaj. Me respekt ......

Komenti juaj

 

Gjykata lë të lirë Sali Lushën, ish-truprojën e Berishës

Një trup gjykues në Kavajë vendosi shuarjen e masës së sigurisë për ish- bodigardin e Berishës gjatë kohës që ishte...

Zjarret përfshijnë vendin, në flakë Fieri, Saranda, Puka

Rruga Fier-Levan ka mbetur e bllokuar për shkak se flakët e zjarrit ndodheshin shumë pranë rrugës nacionale Zjarre të fuqishme...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj