Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Një nënë pret të sjellë në jetë 12 fëmijë

Shekulli Online | 20/08/2009 | Arti i te jetuarit | komentet 19 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Deri tani, nëna që arriti të lindte më shumë fëmijë gjatë një shtatzënie, ishte Nadya Suleman, e cila solli në jetë plot 8 fëmijë, por tabloidi anglez, "The Sun", boton një lajm tjetër.
Një grua së shpejti do të thyejë rekordin, duke sjellë në jetë 12 bebe.
Sipas reporterëve, gruaja, e cila me profesion është mësuese, është duke pritur 6 djem dhe 6 vajza. Fëmijët e saj janë ngjizur duke ndjekur disa trajtime riprodhueshmërie, pasi gruaja kishte bërë shumë dështime.

Ekspertët britanikë të riprodhueshmërisë konfirmuan shtatzëninë e jashtëzakonshme të gruas në Gafsa të Tunizisë. Ata thanë që kjo shtatzëni është e mundur, por mbart me vete rreziqe kolosale.

Nëna, emri i së cilës nuk bëhet publik, u ka thënë mjekëve se ndihet mirë dhe mezi po pret të përqafojë 6 djemtë dhe 6 vajzat e saj.

Ajo pohon se gëzon shëndet të plotë, por nuk i ndal për asnjë moment kontrollet mjekësore.
Babai, i cili në gazetat lokale përmendet me emrin Marwan, thotë: "Fillimisht ne menduam se gruaja ime do të lindte binjakë, por sa më shumë kalonte koha, aq më shumë festuse "zbuloheshin". Dhe sigurisht që gëzimi ynë rritej, ndërsa rritej numri i fetuseve".
Ai tregon se gruaja e tij ka këmbëngulur të bëjë një lindje natyrale, por ekspertët mjekësorë thonë se kjo gjë është e pamundur.

Ministria e Shëndetit në Tunizi ka pohuar se ata janë të gatshëm ta ndihmojnë çiftin që pret 12 fëmijë, në mënyra të ndryshme.

Doktor Mark Hamilton, nga shoqata e riprodhimit në Britani, thotë: "12 bebe, duket e jashtëzakonshme".

Rastet e tjera

Në janar, Nadya Suleman nga Kalifornia, "tronditi" botën kur solli në jetë 8 binjakë të shëndetshëm.

Ndërsa në maj, Nuala Conway, një 26-vjeçare nga Dunamore, solli në jetë 6 fëmijë; 4 vajza dhe dy djem. Njëra nga vajzat vdiq në qershor.

 

19 KOMENTE

Tungjatjeta,
jam nje lexues i rregullt i botimeve tuaja, por sot deshiroj te bej nje koment sygjerues per kete shkrim interesant.
Keni shkruar qe nje grua solli ne jete 8 binjake, qe do te thote 8 x 2 bebe = 16 bebe.
Mendoj se gruaja ka sjelle ne jete 8 bebe, ose ne doni ta thoni ndryshe mund te shkruani tetenjake, dhe jo 8 binjake.
Ju faleminderit per mirekuptimin,
Me respekt,
Ceni

Ceni e ke kapur drejt problemin, por gazetaria e soteme eshte amatore dhe si e tille mjafton te japi nje lajm pa logjiken le ta perdor ai qe e lexon. Nuk eshte as rasti i pare dhe as i fundit.Edhe gjuha shqipe eshte e veshtire tani per shume shqiptare.Une kerkoj falje qe perdor germen "e" ne vend te e¨, por eshte tastjera qe perdor. Ju jeni treguar me kulture dhe mire beni se sadopak do te ndikoje.Ju respektoj per sugjerimin.

komenti juaj mun të jetë i drejtë fatmir por ka edhe "ë" ne tastierë. mund të mbani të shtypur "alt" dhe pastaj shtyp 137.


Po nuk eshte e vertete kjo, jo. po nuk u badose (Derr femer)
Lajmi eshte pergenjeshtru, personi qe ka nxjerre kete lajme eshte ne ndjekje. Pra nuk eshte e vertete qe kjo grua do te linde kaq apo aq femij, kjo sipas Washington Post. "The person has gone in hiding".
I lutemi gazetes tuaj qe te ndjeke me vemendje lajmete nderkombetae sensacionale si ky.
Te fala Deda

KJO LLOJ RACE MUND TE MOR DEDA.

Gazetaret shqiptare jane llafazane. shikojne apo degjojne dhe vrap te shkruajne dhe harrojne llogjikenpor ndjekin intuiten e tyre genjeshtare.

Nga experimentet qe bohen ktu ne amerike femrat po ja kalojne dhe buceve nga pjellshmeria ,leje nga anet e tjera ja kan kalu me koh

Gazetaret shqiptare jane llafazane. shikojne apo degjojne dhe vrap te shkruajne dhe harrojne llogjikenpor ndjekin intuiten e tyre genjeshtare.

Asaj nenes qe do linde 12 femije i thoni te vije ne Tirone,ti linde se
ne Shqiperi s'ka as kriza,as gje te keqe,ekonomia vjen vetem ne ritje, 12
femijet sa te riten gjejne pune,shtepi gjithecka.Edhe nenen do ta bejme eroine.Shqiperia po ndryshon/
S'na prish pune/
Se taraflleku,perparon.R.Jano.

I LUMT ASAJ NENE QE D0 PEQAF0J 6 BINJAKE PRA 12 FEMIJE I UR0JME NJE LINDJE PA PAS0JA
SEPSE UNE STUDI0J NE MJEKESI DHE KJ0 GJE LINDJE M0RMALE PER 12 FEMIJE ESHTE ABSURDE DHE NENA E BINJAKEVE MUNDET TE KETE SHUME K0NFUZI0NE PAS LINDJES I UR0JME LINDEJE TE MBAR DHE TE R0JE PER TE RITUR ATA FEMIJE QE D0 TA GEZ0JNE JASHT MASE ATE NENE ME RESPEKT 0RKIENA USA FL0RIDA

I LUMT ASAJ NENE QE D0 PEQAF0J 6 BINJAKE PRA 12 FEMIJE I UR0JME NJE LINDJE PA PAS0JA
SEPSE UNE STUDI0J NE MJEKESI DHE KJ0 GJE LINDJE M0RMALE PER 12 FEMIJE ESHTE ABSURDE DHE NENA E BINJAKEVE MUNDET TE KETE SHUME K0NFUZI0NE PAS LINDJES I UR0JME LINDEJE TE MBAR 0RKIENA USA FL0RIDA

PO he mo ceni te lumte se po cmendesha . epo thashe kjo me 16 nuk thyen rekord kjo tjetra me 12 po
po shyqyr o ceni qe ne jemi vete te zgjuar ,se te ishte per keta mmmmmmmmmmmmmmmmmmmmm. Flm ceni ;

Do te lutesha se nuk po e realizoj dot ate "e" as me alt dhe 137 qe te sqaroje me hollesisht. Nuk eshte turp te mos dish, turp eshte te mos pyesesh kur nuk di apo te mos mesosh, prandaj , Ludmil, po munde m'a sqaro me mire. Te faleminderit sinqerisht!

Kjo pune eshte genjeshter.

Eksperimentet qe po behen nga mjeket e shkencetaret po e shnderrojne femren ne makine prodhuese ose tamam si lepurushe qe i rreshton kelyshet e saj.Nuk eshte ndonje "mrekulli".Nga ana tjeter nje ekip shkencetaresh do te bejne studimet e tyre mbi objektin femer,do te nxjerrin perfundimet duke e ndjekur hap pas hapi jeten e te vegjelve dhe do te mbrojne tezat shkencore per punen e bere natyrisht me vullnetin e lire te kesaj femre ne fjale.Sa per komentuesit me lart qe kundervihen me fjale shtoj nje shprehje popullore:"Sa te rrosh do te mesosh" edhe sikur 100 vjec te jeshe.

Fatmir .... mos e vrit mendjen shume ,se varet se c'fare kompjuteri ka Ludnilli . Ndoshta te fundit . Mos u habit se mundet te shkruaj dhe nga nji telefon . As une ne kompjuterin tim nuk i bej disa gjera ? po nuk prish pune se dikush do dhe te tregoje se sa i pasur eshte ose se cfare do te tregoje nuk e di . Nejse 1 dite dhe ne do i nderrojme keta kompjutera qe kemi . Kjo nuk do te thote se jemi injorante ose te pa ditur . prsh FATMIR DHE LUDNILL

shiko se dhe une u habita por duhet te perdorim pak logjiken se nuk ka mundesi.as nuk e besoj qe ajo mun te lindi 12 femije eshte e pamundur kjo... respekte

epo sa hollesisht i merrni ju gjerat.ka kompjutera qe mund ta bejne kete gje. nuk eshte puna per mendjemadhesi.ky kompjuteri im nuk e ben dot.cfare te bejme???

I nderuar zoti Fatmir!
Kur dëshiron të shkruash dhe të bësh komente në gazetën “Shekulli on Line”,materialin përgatite në programin “Ëord”,kun ë këtë program ke mundësi që të përdorësh gërmën “ë”të gjuhës tonë.Kjo gjë realizohet duke vendosur në vend të shkronjës “ë”shkronjën “W” dhe pastaj për të bërë zëvëndësimin e kësaj shkronje nga W në “ë”do të ndjekësh këtë radhë pune :Me komandën “edit”hapet një dritare në të cilën do të klikosh në komanda “Replace”,pas kësaj hapet një dritare tek e cila të jepen opsionet “Find what: ,Replace with.Në të parën do të vendosësh shkronjën W,ndërsa në të dytën do të veprosh në këtë mënyrë :Në tastierë do të mbash të shtypur butonin “Alt”,ndërsa me dorën tjetër do të formesh numërin 137, e le te lire butonin “Alt”,në këtë kohë do të çfaqet shkronja “ë”,më tej jep komandën “Replace All”dhe do të shohësh që të gjitha W do të bëhen “ë”.
Për të kaluar materialin nga faqja e Wordit në faqen e shekulli on line përdor komandat selektoje shkrimin pastaj me komandat : “Copy”, “Paste” se edhe unë këtë praktikë ndjek kur përgatis ndonjë koment.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Vertino
Dt.21.08.2009

Komenti juaj

 

Femra, një mësim nga mitologjia

Lëvizja për çlirimin e gruas, në këto pesë dekadat e fundit ka ndikuar ndjeshëm në zhvillimet shoqërore. Sot, shumë gra...

Bode shet në ankand qentë e Nishanit

TIRANË - Çdo fundviti, në shkollat shqiptare vihet re një listë e gjatë nxënësish që ngelin në klasë dhe për...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj