Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Nuk punon njeri për Shqipërinë dhe popullin e saj

E nënshkruar Zefi Reagimet (Shekulli On-line) | 20/08/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 1 KOMENT | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

E falenderoj nga zemra z.Shinasi Ramen, per kete buqete me lule, plot mendime te sakta qe na dha, per te ndjere te verteten e nje njeriu qe i sheh nga larg, poshtersite qe i ben qeverisja jone, ketij populli cdo dite!!! Me politiken e urrejtjes qe kane mbjelle politikanet shqiptare e vecanerisht Sali Berisha, populli shqiptar e sheh veten me te percare se kurre! Nuk punon njeri per Shqiperine e popullin e saj, por per ta grabitur e shitur ate tek serbi!!! Per deri sa vidhen votat, mos te kerkojme gje tjeter ne kete vend!!!


Intelektualet shqiptare, nga frika ose varferia ekonomike, i jane nenshtruar klikave ne fuqi dhe ose, kane ulur koken, ose jane vene ne sherbim te tyre, te pakten si opinioniste!!! Duke e lene popullin ne mjerim, qeveritaret e kane me te lehte ta perdorin ate per interesat e tyre, duke ja zvjerdhur atyre dashurine per atdheun! Sot fjala atdhe nuk ka kuptim!!! Eshte fatkeqesi, por kur je pa pune, pa pension, pa mjekesi, pa sigurime per jeten, pa te ardhme, pa ngrohtesi nga shteti yt, etj, atehere per cfare te duhet ky atdheu yt qe as do tja dije ne se je gjalle apo jo??

 

1 KOMENT

Qe asnje qeveri qofte e majte apo e djathte, nuk ka punuar per kete popull, kjo eshte shume e qarte, gati per 90% te shqiptareve. Por e kam fjalen per qeverin e Sali Berishes, meqe ajo qeveris ne kete kohe. Ishte Tirana, Shkodra, Duresi dhe ndonje qytet tjeter, qe ne zgjedhjet e para, pluraliste ne vitin 1991, ja dhane voten pa medyshje PD-se se sapokrijuar. Ja dhame voten, jo thjesht Per doktorin komunist Sali Berisha, por ja dhame voten per ndryshimin e madh, qe do te vinte ne Shqiperi. Ja dhame voten, se ne ate parti te re te sapokrijuar, ishin grumbulluar te rinjte me te guximshem, qe panvaresisht se ishin te papervoje, ata ishin plot dinjitet dhe plot respekt per popullin e tyre. Dhe vjen koha kur casti i shumepritur erdhi, PD-ja fitoi bindshem ne zgjedhjet e vitit 92. Ketu filloi tragjedia e kesaj partie, kur shume figura te njohura, qe kishin krijuar ne popull, nje imazh pozitiv, filluan te skarcoheshin, duke u perjashtuar ose duke u detyruar te largoheshin. Kujtoni Azemin e ndjere, sa here ai eshte sulmuar nga PD-ja, tashme e kthyer, ashtu sic e projektoi Ramiz Alia, ne nje parti, ku cdo ish-komunist mund te vazhdonte karieren politike, si nje pseudodemokrat. Dhe erdhi koha qe qeveria demokratike, me president Sali Berishen, ti jepte frytet e sakrifices, popullit te Tiranes, Shkodres e tj. qe ja dhane voten per ndryshim. Por cndodhi, pikerisht keto qytete Saliu i la ne gjendje te mjeruar, sikur donte te hakmerej, Tirana shpetoi nga kthetrat e Sali Berishes, qe akoma po mundohet ta ktheje ne nje Kabul te dyte, por fale kryetarit te bashkise , Edi Rama dhe tironasve, i ka hasur sharra ne gozhde. Por kam pershtypjen se Saliu po hakmerret gjithe keto 18-vjet kundra Shkodres, qe ja ka dhene voten gjithmone PD-se. Mos eshte kjo hakmarrje e Sali Berisha Komunistit, per shkakun se Shkodra asnje here su pajtua me regjimin e Enver Hoxhes?. Ndoshta. E them kete duke bere nje parareliem: Kur degjojme per ndonje tragjedi ajrore, ose natyrore, ne vendet turistike te botes, aty patjeter viktimat jane gjermane, franceze,angleze, amerikane, e shume shteteve te zhvilluara te botes dhe eshte e natyrshme se keta qytetare te shteteve te zhvilluara, kane mundesine e udhetimit dhe turizmit ne te gjitha vendet. Por ne Shqiperi eshte ndryshe, sa here qe ndodhin tragjedi, patjeter aty do te shohim emra qe na kujtojne se jane shkodrane. Dhe keto tragjedi, nuk jane per qejfe dhe turizem, por jane per te siguruar buken e gojes duke marre rrugen e deteve dhe maleve. Vertet qeverite shqiptare nuk jane kujtuar kurre per popullin e tyre, por qeveria komuniste e PD-se, mundohet me shume qe te investoje ne bastionet e PS-se, qe ti marri me te mira, se sa per Shkodren, qe i ka merituar e para te mirat e pluhralizmit te shumepritur. Sali Berisha kujdes nga Shkodra, aty do te jete fundi yt.

Komenti juaj

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 

QSUT, pacientet shërbim në karrige

Pacientë të shtirë në korridore, madje edhe të ulur...

Vejusha e zezë sulmon infermieren

Sikur të mos e njihte se sa e rrezikshme...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj