Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Pas 11 vitesh u kujtuan për statusin e Dëshmorit të babait

Shekulli | 20/08/2009 | Kronike | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Rrëfimi i fëmijëve të ish- policit të vrarë Lulzim Sadikaj, për marrjen e statusit pas 11 vitesh, ndërsa askush nuk ishte kujtuar për ta

Asnjë shpërblim financiar nuk i është dhënë familje së "Dëshmorit të Atdheut" Sadikaj, nga shteti prej rënies së tij

Një ditë pasi ish- polici Lulzim Sadikaj, i cili është vrarë në krye të detyrës, u nderua me statusin e Dëshmorit të Atdheut, djali i tij Fatjon Sadikaj rrëfen për gazetën "Shekulli", humbjen e të atit 11 vite më parë, harresën po kaq vjeçare të strukturave shtetërore. Së paku kolegët e tij, nuk e kishin harruar që herë pas here vizitonin familjen e shokut të tyre. Familja e ish- efektivit të vrarë jeton në një apartament pranë shkollës "Bajram Curri", në Tiranë, e ardhur aty që në vitin 1973 nga Dibra. Fatjoni tashmë 31- vjeçar është djali i madh i ish- efektivit Lulëzim Sadikaj. Të birit të tij sot 6 vjeç, i ka lënë emrin e të atit Lulëzim në kujtim dhe respekt të tij.
Fatjon Sadikaj në rrëfimin e tij për gazetën "Shekulli" tregon se dhënia e statusit është e vonuar dhe ky vendim duhet të ishte marrë më parë. Përveç vonesës së dhënies së statusit, djali i madh i ish- policit të vrarë në krye të detyrës, tregon se gjatë këtyre viteve familja e tij nuk është vizituar nga krerë të policisë apo dhe zyrtarë të tjerë të shtetit. Po kështu familja e Lulëzim Sadikajt nuk ka marrë asnjë trajtim financiar, për humbjen njeriut të tyre në krye të detyrës, duke jetuar vetëm me të ardhurat e familjes, të siguruara nga një biznes i vogël i dy djemve të policit të vrarë në vitin 1999, Fatjoni dhe Lavdërimi. Djali i tij, Fatjoni, rrëfen se i ati, Lulëzim Sadikaj e nisi karrierën në polici në vitin 1981 dhe gjatë gjithë viteve të punës së tij ai ka shërbyer në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, me detyrën inspektor i policisë kriminale si dhe pjesëmarrës në grupet e shoqërimit të personaliteteve.
Vrasja e Policit
Sipas asaj që tregon djali i madh i ish- policit të vrarë, në ngjarjen ku mbeti i vdekur Lulzim Sadikaj, në atë kohë 40 vjeç, janë përfshirë katër persona ku vetëm njëri prej tyre ka qëlluar në drejtim të ish- punonjësit të policisë. Sipas tij, këta persona, emrat e tre prej cilëve nuk dihen nga familjarët e ish- policit, i kishin vendosur më parë një gjobë një biznesmeni. Në momentet që Lulëzim Sadikaj ka qenë duke shkuar në spital për të motrën, është përballur në rrugë me katër persona, midis tyre edhe Leonard Zakja, i cili është shpallur fajtor nga Gjykata për vrasjen e Lulëzim Sadikajt. Sipas dëshmisë së të birit, konflikti midis personave dhe ish- policit të vrarë mendohet të ketë ndodhur nga frika se efektivi i policisë mund të arrestonte katër personat. Por nga të dhënat që jep 31- vjeçari Sadikaj, babai i tij nuk ka patur qëllim për të arrestuar, por vetëm është përballur rastësisht me të pranë spitalit të fëmijëve në rrugën "Kongresi i Manastirit". Fatjoni tregon se ditën që ndodhi ngjarja, babai i tij ka shkuar në punë, pa shfaqur ndonjë shqetësim dhe vetëm kur më pas janë njoftuar për atë që kishte ndodhur.

Nuk na treguan për vrasjen e babait
"Ka qenë ditë e diel dhe ishte ora pesë e mbas ditës kur është vrarë. Ai ishte nisur për të shkuar në spitalin, që sot quhet "Nënë Tereza", për të parë të motrën e tij, e cila ishte e shtruar në spital me aztme. Atë ditë ka qenë në punë si ditë të tjera dhe erdhi tek puna jonë në qendër të Tiranës, duke na thënë se do të shkoj në spital. Kanë qenë katër persona dhe njëri prej tyre, i njohur me emrin Leonard Zakja, që është dënuar nga gjykata, ka qëlluar në drejtim të babait, duke e lënë të vdekur. Para se të ndodhte vrasja ka patur një debat midis katër personave dhe babait dhe në fund është qëlluar. Ne në atë kohë nuk dinim gjë për ndonjë konflikt që mund të ketë patur babai. Pas afërsisht pas një orë e gjysmë më njoftun që është plagosur nga një koleg pune, për të mos na trembur për atë që kishte ndodhur. Kur shkuam në spital për ta parë, babai kishte ndërruar jetë",- tregon Fatjoni.

Vrasja sipas policisë
Sipas të dhënave të Policisë së Tiranës, ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë ish- efektivi i Policisë, ka ndodhur më 3 maj 1998, rreth orës 17 00, në rrugën "Kongresi i Manastirit", në Tiranë, ku Sadikaj, i shpallur Dëshmor i Atdheut, u qëllua për vdekje me armë nga shtetasi Leonard Zakja. Autori i vrasjes së ish- policit, Lulëzim Sadikaj, u shpall fajtor nga Gjykata e Apelit në Tiranë, duke u dënuar me 25 vjet burg për vrasje me paramendim, dënuar më 14 qershor 2001. Leonard Zakja, i cili u shpall fajtor për vrasjen pas kryerjes së krimit është larguar në drejtim të Italisë, nga ku u ekstradua nga ky vend më 8 qershor 2009, për të vuajtur dënimin që kishte marrë.


Familja, dhënia e Statusit e vonuar
Lulzim Sadikaj është nderuar , 11 vjet pas vrasjes në krye të detyrës me statusin e "Dëshmorit të Atdheut, i cili u vra më 3 maj të vitit 1998 në Tiranë. Komisioni Qendror i statusit të "Dëshmorit të atdheut ka marrë vendimin për këtë status më 25 shkurt 2009, duke e shpallur ish- policin Dëshmor të Atdheut. Policia e kryeqytetit, dy ditë më parë, në familjen e policit të vrarë organizoi një ceremoni përkujtimore me rastin e dhënies së statusit "Dëshmor i Atdheut". Me marrjen e këtij statusi familja e Lulëzim Sadikajt do të përfitojë një pension të veçantë suplementar. Dhënia e këtij statusi ish- policit Lulëzim Sadikaj vjen në momentin kur në radhët e policisë, u vranë në krye të detyrës katër punonjës gjatë një operacioni për arrestimin e të shumë kërkuarit Dritan Dajti. Të katër punonjësit e policisë, drejtues Fatos Xhani, kryeinspektor Altin Dizdari, kryeinspektor Kastriot Feskaj si dhe kryeinspektor Sajmir Duçkollari që ditën kur u vranë u shpallën me një dekret të veçantë "Dëshmorë të atdheut".


 

2 KOMENTE

Ja djemte e nenave ,dalin si kerpudhat mbas shiut . Cila dore ishte ajo dore makaber qe shtiu mbi djaloshin ? nga kush e mori urdherin ? apo e mbuluan krimin 11 vjet dhe sot nga turpi e bejne deshmor te Atdheut . Turp kaluan 11 vjet dhe femijet me sakrifice dhe familja dhe mos pyesi kush ? kjo eshte kulmi i politiles Berishjane . turp i tij . Ai i ka mbush vorrezat ,tani mbushte do zoti shtepine e vet . Ta gezojne femijet titullin DESHMOR I ATDHEUT dhe te jene krenare per nji baba si si i ndjeri Lulezim Sadikaj . Po familja juaj nuk duhet te heshte? duhet ta kishte marre kete titull. marre kete titull se e meritonte .

Krismat e pushkes se Dajtit ne masakren e Durresit tronditen vendin dhe kockat e oficer Sadikaj kerkellima e te cilave permenndi Shtetaret qe me ne fund te vleresojne vepren e tije duke e bere Deshmor te Atdheut. Tani familja Sadikaj me c' fjale duhet ti drejtohet Dajtit; Tu thaft apo te lumte dora ?

Komenti juaj

 

Gjykata lë të lirë Sali Lushën, ish-truprojën e Berishës

Një trup gjykues në Kavajë vendosi shuarjen e masës së sigurisë për ish- bodigardin e Berishës gjatë kohës që ishte...

Zjarret përfshijnë vendin, në flakë Fieri, Saranda, Puka

Rruga Fier-Levan ka mbetur e bllokuar për shkak se flakët e zjarrit ndodheshin shumë pranë rrugës nacionale Zjarre të fuqishme...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj