|
|
TIRANË- Me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kryeqytet, Policia e shtetit ka kryer një sërë kontrollesh banesash e lokalesh në Tiranës, Durrës, Fier e Lushnje, ku jetojnë dhe banojnë familjar dhe miqtë e të arrestuarit tashmë Dritan Dajti, i cili pasditen e 7 gushtit vrau katër agjentë policie dhe "shokun" e tij Ledion Mara. Ky lajm konfirmohet nga zyrtarët e institucionit të akuzës, të cilët theksuan se që nga data 7 gusht e deri më sot (dje) janë kryer rreth 10 kontrolle banesash e lokalesh, ku mendohet se Dajti kohët e fundit kishte strehën e tij.
Sipas këtyre burimeve, kontrollit të policisë nuk i kanë shpëtuar as banesat e familjarëve të afërt të Dajtit, ku i është kontrolluar banesa e prindërve në rrugën "Mine Peza", banesën e bashkëshortes në rrugën "Myslym Shyri" ku banonte gruaja dhe kunati i tij tashm i arrestuar Ergest Xhoxhi. Është kontrolluar banesa ku ndodhi edhe masakra në plazh të Durrësit si dhe një nga banesat e familjarëve të bashkëshortes në Lushnje dhe një shokut në Fier. Gjithashtu, këto burime saktësuan se nuk janë lënë pa u kontrolluar edhe banesat e shokëve dhe miqve të Dajtit, banesat e të cilëve mendohet se janë shfrytëzuar për strehimin e të shumë kërkuarit kohët e fundit.
"Janë kryer një sërë kontrollesh banesash, të përqendruara kryesisht në Tiranë dhe Durrës, ku mendohet se kohët e fundit shtetasi i arrestuar tashmë Dritan Dajti mund të jetë strehuar. Ndër banesat e kontrolluara janë ata të familjes së tij, të bashkëshortes dhe shokëve e miqve të tij. Gjithashtu, janë kontrolluar edhe banesat dhe lokalet e personave të dyshuar, si personi misterioz që i iku policisë ditën e ngjarjes në plazhin e Durrësit",-thanë burimet. Sipas tyre, nga kryerja e këtyre kontrolleve hetuesit nuk kanë gjetur ndonjë provë më vlerë për të provuar dyshimet e hedhura se Dajti mund të jetë marr me "trafik droge" apo "gjobëvënës", duke hedhur poshtë kështu edhe alibinë se Dajti kohët e fundit kishte ardhur në Shqipëri.
"Nga kontrolli i këtyre banesave dhe lokaleve, nuk kemi gjetur ndonjë dokumente udhëtimi me fotografinë e Dritan Dajtit por me emër tjetër, që do të provonte se ai mund të ketë lëvizur nga Shqipëria në ndonjë vend tjetër të perëndimit gjatë kësaj kohe të arratisjes së tij. Gjithashtu, në banesat e kontrolluara nuk kemi gjetur apo sekuestruar sende, dokumente apo shkresa të ndryshme që mund të hedhin dritë mbi dyshimet se i shumë kërkuari gjatë viteve të arratisjes është marr me "trafik droge" apo "gjobëvënës"'-thanë burimet pranë akuzës. Sipas tyre, "institucioni i Prokurorisë së Krimeve të Rënda deri më tani, nuk ka marr ndonjë kallëzim nga ndonjë qytetar apo informacion nga Policia e Shtetit, që hedhin dritë mbi dyshimet se Dajti është marr me "trafik droge" ose "gjobëvënës". Hetimet ndaj Dajtit po vazhdojnë për zbardhjen e të gjithë ngjarjes së 7 gushtit ku u vranë katër agjentë policie dhe po punohet për identifikimin e personit të katërt që është arratisur nga vendi i ngjarjes"-thanë burimet zyrtare të organit të akuzës. Sipas tyre, në banesën e Dajtit në Durrës, janë administruar dhe mbajtur në procesverbal disa sende të sekuestruara, si këllëf i një pistolete, disa shkresa që flitet për kontratën e shtëpisë ku ai strehohej dhe disa dokumente të makinës me të cilën po udhëtonte Dajti, kunati i tij Xhoxhi dhe i vrari tashmë Mara.
Hetuesit kanë kërkuar informacione nga hipoteka e bankat për të zbuluar pasuritë e Dajtit dhe të së afërmve të tij...
Një trup gjykues në Kavajë vendosi shuarjen e masës së sigurisë për ish- bodigardin e Berishës gjatë kohës që ishte...
Lajmet 21 gusht - Ora 9 -
data/21-08-2009
Lajmet 20 gusht - Ora 22 -
data/30-08-2008
Lajmet 15 gusht - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Sipas kesaj qe lexova me larte, po na del se shume shpejt do te lexojme edhe artikullin ku Dajti do na shpalleshka i pafajshem, ngase gjate gjithe ketyre kontrolleve, policia nuk na paska gjetur asnej argument apo fakt, qe do e fajsonte Dajtin per trafikim droge. Ky eshte apsurdi shqiptar i diteve te sotme.
per cfare po kontrollojne??????
po shofin se mos gjejne Dajtin????
Ujku ketu e qeveria gjemon gjurmet.