Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Procesi i kalimit tek shteti

Shekulli | 20/08/2009 | Biznes | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


Projektligji për shtetëzimin e të gjitha pronave që në fillim të viteve 90-të i ishin kaluar në pronësi të sindikatave është përpiluar duke shfuqizuar dekretin e presidentit në detyre të asaj periudhe, Sali Berisha. Është pikërisht neni tre i këtij projekligji në të cilin shprehet qartësisht në lidhje me këtë çështje. Sipas tij, çdo marrëdhënie detyrimi ndërmjet sindikatës në cilësinë e kreditorit, një pale të tretë i cili është investitori dhe shtetit, zgjidhet në favor të këtij të fundit. Identifikimi i pronave të luajtshme dhe të paluajtshme të sindikatave do të bëhet nga Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike.


Ky proces duhet të përfundojë brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij projektligji ndërsa për të gjithë procesin do të raportojë para Këshillit të Ministrave. Nga ana tjetër, brenda një afati kohor 60 ditë nga marrja e të dhënave, qeveria miraton fondin e pronave të paluajtshme të cilat vihen në dispozicion për kompensim fizik ndaj pronarëve sipas ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës" dhe i ve në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave.


 

Komenti juaj

 

Trojet, Berisha sulmon përfaqësuesit e ish-pronarëve

Mbërrin në qeveri projektligji për privatizimin e trojeve shtetërore, mbi të cilat janë ndërtuar fshatrat turistikë Berisha: Ata që kundërshtojnë...

Toro: Berisha t'i denoncojë tjetërsuesit e pronave

Shoqata e ish-pronarëve, "Pronësi me Drejtësi" reagon pas akuzave të kryeministrit. "Bëj publikë emrat" TIRANË- Akuzat e djeshme të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj