Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Prokuroria, në kërkim të videove të ngjarjes

F.Vezaj | 20/08/2009 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


TIRANË- Prokuroria e Krimeve të Rënda në kryeqytet, pasi është vënë në dijeni nga efektivët e policisë se disa pushues kanë filmuar për disa sekonda me aparatet e tyre celularë ngjarjen e shtatë gushtit 2009, ka urdhëruar gjetjen dhe administrimin e tyre në dosjen hetimore. Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë grupit hetimor, të cilët shtuan se është kërkuar sekuestrimi dhe administrimi i të gjitha pamjeve vizive që ekzistojnë për ngjarjen e Durrësit, konkretisht në zonën e plazhit pak metra larg rrugës që të shpie tek pista "Iliria". "Nga të dhënat e siguruara nga Policia është mësuar, se disa pushues që ndodheshin rastësisht në vendin e ngjarjes pasditen e 7 gushtit, ku agjentët e policisë po tentonin ta arrestonin Dritan Dajtin kanë filmuar disa skena të ngjarjes, është kërkuar administrimi i tyre. Disa pamje tashmë janë dhënë nga disa media, që do të kërkohet administrimi i kopjeve të tyre, për tu përdorur si prova materiale në Gjykatë kundër Dajtit. Disa nga këto pamje, kanë fiksuar se njëri nga agjentët e vrarë kishte xhupin e veshur me mbishkrimin "Policia" që hedh poshtë pretendimet e mbrojtjes dhe vetë të arrestuarit Dajti se nuk e dinte se ata ishin efektivë policie",-thanë burimet e akuzës. Gjithashtu, këto burime konfirmuan edhe njëherë se, vetë Njësia e Operacioneve Speciale që ndërhyjnë për arrestimin e Dajtit nuk kanë filmuar operacionin për arrestimin e tij, edhe pse në praktikën e punës ata regjistronin çdo arrestim.

 

Komenti juaj

 

I dënuari vetëvaret pas vdekjes së të atit

Artan Halili vari veten me çarçaf në qelinë e burgun në momentin që shoku i tij ishte larguar për pak...

Një milion lekë shpërblim policëve

TIRANË- Qeveria vendos të shpërblejë me nga një milion lekë të reja, pjesëtarët e Grupit të Operacioneve Speciale të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj