|
|
Partia Socialiste shpreh edhe një herë shqetësimin se shpenzimet e mëdha të qeverisë gjatë fushatës kanë boshatisur arkën e shtetit, duke rrezikuar në këtë mënyrë, jo vetëm investimet, por edhe financat e shqiptarëve. Në një dalje të posaçme për mediat, deputeti socialist, Besnik Baraj, i ka kërkuar sqarime kreut të qeverisë për gjendjen e rëndë që, sipas tij, po përjeton ekonomia e vendit, si pasojë e shpërdorimit që mazhoranca qeverisëse u bëri parave të shqiptarëve gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. "Përpara se sa t'i thotë vajzës që nxjerr në podium, se çfarë duhet të recitojë nga fjalori i tij vulgar kundër Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, Sali Berisha duhet t'u thotë shqiptarëve nëse ia ka paguar faturën mbi 60 milionë euro të këtyre muajve të fundit firmës së rrugës së kombit, apo nëse i ka shlyer detyrimet e mëdha që u ka firmave të tjera, të rrugëve të shqyera lart e poshtë nëpër Shqipëri, apo s'ka çfarë paguan më, sepse arka e shtetit është zbrazur përpara dimrit të rëndë që i pret familjet e këtij vendi, për shkak të shpërdorimeve kolosale për pasurimin e oborrit të tij familjar dhe korrupsionin marramendës elektoral të 28 qershorit?", - u shpreh Baraj në fjalën e tij. Madje, selia rozë ka shkuar edhe më tej duke denoncuar atë që ajo e konsideron si përpjekje të qeverisë për të mbushur arkën me lekët që vijnë nga privatizime të dyshimta. "Ne sot e ripyesim publikisht Sali Berishën, pse paratë e privatizimeve abuzive të pasurisë së përbashkët të shqiptarëve, po bëhet gati t'i çojë për të mbushur arkën e boshatisur nga fushata e grabitjes së votës, duke zhytur përditë e më shumë në borxh familjet e fëmijët e këtij vendi?", - shtoi më tej Baraj. Socialistët pretendojnë se, qeveria, për hesap të fushatës elektorale, shpenzoi një pjesë të mirë të parave të buxhetit të shtetit, duke mos lënë aq rezerva sa për të paguar rrogat e punonjësve të administratës.
Artan Halili vari veten me çarçaf në qelinë e burgun në momentin që shoku i tij ishte larguar për pak...
TIRANË- Qeveria vendos të shpërblejë me nga një milion lekë të reja, pjesëtarët e Grupit të Operacioneve Speciale të...
Lajmet 15 gusht - Ora 11 -
data/15-08-2009
Lajmet 15 gusht - Ora 10 -
data/30-08-2008
Lajmet 15 gusht - Ora 09 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj