Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Qeveria lë deputetët dhe drejtorët më këmbë

Shekulli | 20/08/2009 | Politike | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Vetëm tre krerët e lartë të shtetit dhe ministrat do të kenë të drejtë të mbajnë makina dhe shoferë

Kreu i qeverisë ka paralajmëruar nismën. Deputetët, zëvendësministrat dhe drejtorët do të marrin bonuse


Vetëm tre drejtuesit e lartë shtetërorë, Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Kuvendit dhe ministrat e kabinetit qeveritar, si dhe disa zyrtarë të lartë si, Kryeprokurori apo krerët e gjykatave, do të mund të udhëtojnë me makina në pronësi publike. Ndërsa të gjithë funksionarët e lartë shtetërorë, përfshi të zgjedhurit në Kuvendin e Shqipërisë, zëvendësministrat apo edhe drejtorët e ministrive, i pret një "jetë" e vështirë publike, pasi rrezikojnë që të zhvishen nga një sërë të mirash që u ofron statusi i tyre i veçantë, duke filluar që nga heqja e automjeteve shtetërore dhe shoferëve personalë.

Deklarata

Pas Kryeparlamentares Jozefina Topalli, e cila disa ditë më parë urdhëroi deputetët që të dorëzojnë makinat që kanë marrë në shërbim, është Kryeministri Sali Berisha ai që konfirmon edhe një herë nismën e mazhorancës që ai drejton, për të kufizuar privilegjet që përfitojnë nëpunësit e lartë shtetërorë. Faktikisht, ky është një paralajmërim i hershëm i kësaj mazhorance, por duket se mungesa e parave në këtë krizë ekonomike, por edhe në këtë periudhë paszgjedhore, ka detyruar qeverinë që të përshpejtojë një hap të tillë, me qëllim që të kufizojë në maksimum shpenzimet qeveritare dhe të institucioneve të tjera publike.

Duke folur gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë, kreu i ekzekutivit ka ngarkuar ministrin e tij të financave, Ridvan Bode që të studiojë situatën dhe të paraqesë javën e ardhshme në Këshillin e Ministrave draftin, me anë të të cilit do të bëhet i mundur reduktimi i shpenzimeve sipas çdo rasti. Synimi, siç edhe bëri të ditur shefi i qeverisë, është që të kufizohen deri në masën e dy të tretave shpenzimet për transportin e zyrtarëve të administratës shtetërore. "Llogaritja që ne bëjmë për shoferin, por që nuk mund ta marrim atë përgjegjës për këtë, por është situata e tillë, do të thotë se numri i shoferëve pjesëtuar për numrin e shpenzimeve si blerje makinash, mirëmbajtje e tyre, karburant dhe paga të shoferëve, del rreth 19 mijë dollarë. Kjo praktikë merr fund dhe ne me shpejtësi do të çojmë ligjin në Parlamentin e ri, i cili do të vendosë me ligj heqjen e veturave të zyrtarëve nga barra shtetërore", - u shpreh Berisha në fjalën e vet.

Praktika
Kryeministri ka bërë të ditur gjithashtu se praktika që do të ndiqet në këtë rast, do të jetë ajo austriake, ku e gjithë kategoria e zyrtarëve të lartë, përjashtuar titullarët e institucioneve të larta dhe ministrat, nuk udhëtojnë me makina të tyre personale shtetërore, por me anë të mjeteve të transportit publik ose mjete të posaçme. Për realizimin e kësaj praktike, natyrisht, ligji austriak që kërkohet të kopjohet parashikon edhe bonuse ose dieta të veçanta për këto kategori vetëm për llogari të transportit. "Duke adaptuar ligjin austriak, ne i japim përfundimisht fund dhe mbyllim një kapitull të trashëguar nga nomenklatura, një vazhdimësi e nomenklaturës së vjetër deri në ditët e sotme dhe e ekzagjeruar në disa aspekte.


Duke theksuar këtë, qeveria është po kështu e vendosur të njohë bonusin e transportit për zyrtarët, vetëm se nuk mund të mos e them dhe shqiptarët duhet ta dinë se ky shpenzim transporti është 3 herë më i madh sesa qeveria suedeze", - tha më tej Berisha. Në këtë aspekt, Berisha ka sqaruar se nisma nuk do të përfshijë vetëm deputetët, por edhe zyrtarët e enteve të tjera shtetërore, të cilat, sipas tij, në total shpenzojnë për transportin me mjetet shtetërore plot 2 miliardë lekë të rinj. "Në mënyrë të përsëritur janë përfolur veturat e deputetëve, meqenëse nuk ka Parlament në botë që të ketë vetura. Por përqindja më e lartë e shpenzimeve është jashtë automjeteve të Parlamentit, në institucione të tjera të marra së bashku", - tha Berisha.


Megjithatë, siç mësohet nga burime pranë Ministrisë së Financave, e cila edhe po merret me studimin e situatës, do të synohet që kjo reformë të shpetoi një sërë titullarësh institucionesh, siç është Kreu i Shtetit, ai i Kuvendit, i ekzekutivit, ministrat, Kryeprokurori, kryetari i KLSH-së etj. Ndërkohë që marrja e një praktike të tillë nga Austria kërkon me patjetër që ajo t'i përshtatet realitetit ligjor shqiptar. Për këtë arsye, mësohet se nisma do të kërkojë amendimin e ligjit "Për statusin e deputetit" në rastin e parlamentarëve, si dhe ligjin "Për trajtimin e funksionarëve të lartë" në rastin e atyre zyrtarëve që këto privilegje i fitojnë me status. Ndërsa në rastin e drejtorëve apo edhe zëvendësministrave, nuk do të jetë e nevojshme që të ndryshohet asnjë ligj, por të shfuqizohen vendimet e brendshme të këtyre institucioneve.

 

2 KOMENTE

Replikë me confrirmation.

Mos të të vijë shumë keq për shoferët e mbetur pa punë, sepse nuk e kanë pasur rrogën vetëm 18.000 lekë. Përveç përfitimeve nga karburanti që shisnin, pjesa dërrmuese e tyre kryente edhe një detyrë tjetër... për të cilën paguheshin më shumë sesa paga zyrtare. Kanë qenë njerëz që u binin në qafë nëpunësve, duke i spiunuar, për çka kishin bërë e çka nuk kishin bërë...

Megjithëse nuk është për të të vënë faj, pasi, nga mënyra sesi e ke shkruar fjalën cof(r)irmation, mund edhe të jesh një nga shoferët që i janë prekur interesat...

Mjere shoferet e papune, mjere familiet qe mbahen nga rrogat e tyre...

A doni ta dini o njerez sa e kishin rrogen keta shofere???

18.000 lek

Turp

Komenti juaj

 

Prokuroria: Po rritet numri i gjobëvënieve

Vetëm gjatë një viti janë trefishuar rastet e gjobëvënieve. Prokuroria: Kemi ulje të trafikut të njerëzve dhe armëve TIRANË- Prokuroria...

Rokadë në policinë e Tiranës e Durrësit, lëvizin 6 drejtues

Artan Osmani largohet nga drejtimi i Policisë Rrugore të kryeqytetit dhe në vend të tij vjen Fatos Kokalari. Krenar Ahmeti...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

Page Ranking Tool