Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Qeveria, shtyhen negociatat PD-LSI

Shekulli Online | 20/08/2009 | Politike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Takimi mes kreut të PD-së, Sali Berisha dhe kreut të LSI-së, Ilir Meta, është shtyrë për një nga dy ditët në vijim

Shtyhen negociatat mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për arritjen e marrëveshjes së bashkëqeverisjes. Negociatat që ishin programuar të nisnin sot, janë shtyrë për në fundjavë. Burime nga të dyja forcat bëjnë të ditur se takimi i dy krerëve të dy partive, Berishës dhe Metës, do mund të zhvillohet në një nga dy ditët e ardhshme, pra të premten ose të shtunën.

Shkak për këtë shtyrje duket se janë bërë negociatat informale paraprake që kanë zhvilluar këto dy forca në nivele përfaqësimi më të ulëta nëpërmjet të besuarve të dy kryetarëve. Siç mësohet, deri tani palët nuk kanë arritur të përafrojnë ende qëndrimet e tyre për postet ministrore që do të drejtojë LSI-ja. Nga burime pranë tyre bëhet e ditur se akordi është arritur vetëm për Ministrinë e Shëndetësisë, por jo për ministritë e tjera, për të cilat LSI-ja këmbëngul fort. Kështu, siç edhe kanë bërë të ditur vetë publikisht drejtues të lartë të kësaj force, nga kjo parti kërkohet Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Arsimit. Megjithatë, burime pranë PD-së kanë konfirmuar se kërkesat e bëra publike prej LSI-së nuk janë ato që kjo forcë synon të marrë realisht, pasi mësohet se LSI-ja po synon fort të marrë postin e ministrit të Jashtëm dhe jo atë të Arsimit.


Nga ana tjetër, PD-ja është shprehur e gatshme që t'i vërë në dispozicion aleatit të saj të ri postin e ministrit të Integrimit. Në bisedimet informale mes këtyre dy partive, ka qenë edhe Ministria e Drejtësisë, e cila është bërë pjesë e skemave të ndryshme të ndarjes së pushtetit mes këtyre partive. Por ndërkohë, marrëveshja pritet të ketë dhe anën programore, së cilës LSI-ja i ka mëshuar fort gjatë deklaratave të saj, si një mënyrë për të justifikuar lëvizjen e saj nga majtas djathtas.


Megjithatë, negociatat nuk kanë qenë fare pa bereqet, pasi gjatë mbledhjes së djeshme, Kryeministri Berisha ka pranuar se ka rënë dakord me LSI-në për të hequr makinat e deputetëve dhe funksionarëve të tjerë të lartë shtetërorë. Pas LSI-së, pjesë e negociatave përmbyllëse pritet të bëhen edhe dy aleatët e tjerë, Fatmir Mediu dhe Tahir Muhedini, dy partitë e të cilëve duket se kanë synime respektivisht për Ministrinë e Mjedisit dhe atë të Punës.

 

Komenti juaj

 

I dënuari vetëvaret pas vdekjes së të atit

Artan Halili vari veten me çarçaf në qelinë e burgun në momentin që shoku i tij ishte larguar për pak...

Një milion lekë shpërblim policëve

TIRANË- Qeveria vendos të shpërblejë me nga një milion lekë të reja, pjesëtarët e Grupit të Operacioneve Speciale të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj