Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Regjisorët e rinj nisin punën

Yllka Lezo | 20/08/2009 | Kulture | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin


Ka kaluar pak më shumë se një muaj nga shpallja e fituesve të Festivalit të Teatrit për të Rinjtë, dhe regjisorët e rinj kanë nisur tashmë punën për vënien në skenë të veprave të tyre. E para ka nisur punën pedagogia e Akademisë së Arteve, Sonila Kapidani, e cila do të vërë në skenë komedinë "Banorët e shkallës nr: 6" të autorit shqiptar Kin Dushi. Kapidani ka pohuar se në këtë projekt ka përfshirë vetëm aktorë të rinj, të sapodiplomuar apo edhe studentë. Gjatë këtyre ditëve pritet të nisin punën edhe fituesit e tjerë, si Zana Hoxha Krasniqi me "Norway today" të autorit Igor Bauersima; Elis Mataj me "Fundi i lojës" të Samuel Beckett; Saimir Sina me "Parfumeria" të Haqif Mulliqit; Najada Elmazi me "Morsa " të Luigi Pirandellos, si dhe Alma Hoti me "Shtëpia e Bernarda Albës" të Federiko Garsia Lorkës. Fondi që Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka akorduar për çdo projekt të regjisorëve të rinj, është 5 500 000 lekë.


 

Komenti juaj

 

Bashkimi, i fundit i "bandës" së lustraxhinjve

Lustraxhinjtë janë farë në zhdukje. Në Tiranë kanë mbetur sa gishtat e njërës pëllëmbë. Bashkim Bilbili është lustraxhi që punon...

Kisha Ortodokse: Martesat gej i kundërshton Perëndia

Kisha Ortodokse Shqiptare u bën thirrje autoriteteve që të tregojnë përgjegjshmëri për të ardhmen e shoqërisë Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj