|
|
SARANDË- Një tjetër rast zjarri është shënuar në rrethin e Sarandës gjatë ditës së djeshme. Për të tretën herë radhazi, komuna e Livadhjasë është prekur këtë verë nga vatrat e zjarrit që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Ka qenë ora 18:00 e mbrëmjes së të mërkurës, kur një vatër zjarri është evidentuar në fshatin Qesarakë të kësaj komune, rreth 20 km larg qytetit të Sarandës. Të ndihmuara edhe nga era, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi të madhe duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Në vendngjarje, menjëherë pas marrjes së njoftimit kanë mbërritur 3 automjete dhe efektivë të repartit zjarrëfikës, të cilët të ndihmuar edhe nga banorët kanë punuar edhe në orët e vona të natës për lokalizimin e flakëve, të cilat vazhdonin të përhapeshin me shpejtësi. Informacionet e marra tregojnë se janë përpirë nga flakët rreth 170 rrënjë ulliri shekullorë, si dhe 89 hektarë sipërfaqe kullotë, ndërsa tre banesa të këtij fshati janë seriozisht të rrezikuara për t'u djegur. Gjatë kësaj vere, në komunën Livadhja të rrethit të Sarandës në tre raste zjarresh janë djegur plotësisht 700 rrënjë ullinj dhe 130 hektarë kullotë, ndërsa për asnjë rast nuk ka ndonjë autor të dyshuar apo të ndaluar.
Rreziku/ Zjarre të tjera kanë përfshirë vendin përgjatë së premtes. Në shumicën e rasteve, nuk dihen shkaqet FIER - Një...
DURRËS - Vidhet turisti serb në Durrës. Sipas denoncimit të bërë në polici, tregtari është vjedhur pikërisht nga një...
Lajmet 21 gusht - Ora 9 -
data/21-08-2009
Lajmet 20 gusht - Ora 22 -
data/30-08-2008
Lajmet 15 gusht - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj