Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Shteti iu merr sindikatave kampet e pushimit

Emirjon Senja | 20/08/2009 | Lajm i fundit | komentet 7 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

TIRANË- Qeveria vendos të rishtetëzojë të gjitha pronat e ish-bashkimeve profesionale, të cilat në vitin 1992 me anë të një dekreti të presidentit Berisha, kishin kaluar në pronësi të sindikatave. Në fjalën e tij në lidhje me këtë çështje, Kryeministri Berisha kërkoi që të gjitha pronat e ish-bashkimeve profesionale, të cilat janë resortet turistike më të mira të vendit, të cilat sipas tij aktualisht nuk janë në pronësi të askujt, të shndërrohen në shoqëri aksionare me pronar shtetin.

Nisma e qeverisë përfshin një sërë shtëpish pushimi, shtëpi kulture, parqe sportive, biblioteka, salla mbledhjesh, ndërtesa shkollimi, makineri, pajisje etj., në të gjithë territorin e vendit që në qershor të vitit 1992, kryeminstri i sotshëm dhe Presidenti në detyrë në atë periudhë, Sali Berisha, ua kishte kaluar në pronësi sindikatave me qëllim shfrytëzimin nga këto të fundit. Ky dekret u lëshua me kusht që gjatë shfrytëzimit sindikatat të mos ndryshonin destinacionin fillestar të pronave të marra duke i shitur apo dhënë me qira për periudha me afat të gjatë ndaj palëve të treta. Megjithëse kishte një dekret të presidentit për arsye ende të paqarta ai nuk u miratua nga Kuvendi, ndërsa të gjitha resurset e mësipërme kaluan nën administrimin e sindikatave. Por, sipas deklaratave të djeshme të Kryeministrit, për arsye se nuk ka kaluar në kuvend, dekreti me nr.204, datë 5.6.1992 nuk është i vlefshëm dhe pronari i vetëm i pronave në fjalë që njihet është shteti shqiptar. "Në funksion të Presidentit të Republikës, në vitin 1992, në mënyrë që t'i jepja pavarësi ekonomike sindikatave, dekretova kalimin në pronësi të tyre të të gjitha pronave të ish- bashkimeve profesionale. Ky dekret, në mënyrën më të pakonceptueshme, nuk është votuar në parlament. Faktikisht, ky dekret nuk ka fuqi. Me mosvotimin e dekretit në parlament ato janë pasuri të askujt, në kohën kur ato ishin resortet më të mira turistike të vendit",- tha ai. Më tej Kryeministri sqaroi se kjo nismë merret për t'i shpëtuar abuzimit dhe pasi të ketë bërë rikonstruksionin e plotë, shteti do t'i shesë aksionet e tyre. "Që në momentin që ato do të rindërtohen, shteti është i gatshëm t'i shesë aksionet dhe të vazhdojnë të tjerët. Përndryshe, nëse nuk do të mos jetë shteti i pranishëm, do të vazhdojë bixhozi me këto pasuri, ashtu si ka vazhduar gjatë gjithë kohës",- tha ai duke shtuar se në lidhje me këtë është marrë edhe miratimi i disa përfaqësuesve të rëndësishëm të sindikatave, pasi edhe këta të fundit e kanë kuptuar se aty janë zhvilluar procese tërësisht të papranueshme

Me kalimin në pronësi të sindikatave, një pjesë e mirë e tyre në qytete të ndryshme të vendit, si shtëpitë e pushimit, parqet sportive, ndërtesat e shkollimit, etj., u lëshuan me qira ose u shitën ndaj palëve të treta. Këta të fundit investuan shuma të konsiderueshme mbi këto prona për t'i përshtatur ato me kërkesat e tregut. Ndërsa, ende nuk është bërë e ditur se cili do të jetë fati i këtyre investitorëve, të cilët kanë investuatr mbi një numër ish-kampe pushimi, parqe sportive apo ambiente të tjera në të gjithë territorin e vendit.

Procesi i kalimit tek shteti

Projektligji për shtetëzimin e të gjitha pronave që në fillim të viteve 90-të i ishin kaluar në pronësi të sindikatave është përpiluar duke shfuqizuar dekretin e presidentit në detyre të asaj periudhe, Sali Berisha. Është pikërisht neni tre i këtij projekligji në të cilin shprehet qartësisht në lidhje me këtë çështje. Sipas tij, çdo marrëdhënie detyrimi ndërmjet sindikatës në cilësinë e kreditorit, një pale të tretë i cili është investitori dhe shtetit, zgjidhet në favor të këtij të fundit. Identifikimi i pronave të luajtshme dhe të paluajtshme të sindikatave do të bëhet nga Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike. Ky proces duhet të përfundojë brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij projektligji ndërsa për të gjithë procesin do të raportojë para Këshillit të Ministrave. Nga ana tjetër, brenda një afati kohor 60 ditë nga marrja e të dhënave, qeveria miraton fondin e pronave të paluajtshme të cilat vihen në dispozicion për kompensim fizik ndaj pronarëve sipas ligjit nr.9235, datë 29.07.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës" dhe i ve në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave.



 

7 KOMENTE

edhe aktionet do ti blej shkelzeni me argjiten,nepermjet ne shaqeri nga anletera ose svicera?

Bravo ,Bravo .Kjo qeveri qe po linde duket se i ka dhene zoti force dhe nuk eshte cudi qe....te na ktheje edhe nje here tek kolektivizimi?Po mos u cuditni se Meta ka thene se jemi duke biseduar per te afruar programet ....dhe pas ligjit te HOMOVE
edhe shtetizimet na duhen tani se......ikerkon europa,keto sakrifica .Dhe te gjitha shtetizimet do te shiten nje dite por jo shume large ne formen e aksioneve apo edhe me tendera por te ndermjetesuara nga disa zyra .....qe drejtohen nga mali i Shkelzenit apo nga Argita e lashtesise...........Dhe lum ti popull
Mezi na ke

zoteria Sali, po te jesh burre jo bue, shtetezoju politikaneve pronat qe kane grabitur,o bizneset me para te zeza,kjo deshmon je si hiqesh o je tjeter nga c'hiqesh.R.Agu.

Eshte mundesia e fundit qe po i heq mases se gjere te punonjesve te thjeshte per te mbrojtur te drejten e tyre.Eshte pika e fundit e shpreses dhe fuqise se tyre mbrojtese.Edhe kete ua hoqe.Bravo te qofte.Tani kur te duash mund tu marresh dhe shpirtin.

zor eshte o i nderuar kryeminister te realizosh kte ide.
a e leshon mafia e hasanve pisten e ish kampet e bukura te puntoreve ne plazh te durresit?
nuk besoj.

Mor zotni,po ky Sala menoja se ishte gomar fare ne fillim,po ky po del politikani me i zote qe ka njoft Shqiperia.Ne3 2005 kur e mori premtoi dritat 24 ore,sepse kjo ishte dhe halli me i madh i shqiptareve,sepse jetonin ne erresire te plote,e mbajti kete premtim,Shqiperine e shtroi me rruge kudo,plotikaneve dhe lloj-lloj sorollopi po i heq makinat superlluksoze me shofer personal,dhe ketyre batakçive sindakaliste,eshte i vetmi vend ne bote ku ska punetore me me kontribute,po jane te gjithe ne pune te zeze,dhe ka sindikata sa per te vjedh parate e popullit dhe taksapaguesve,hallall te qofte o Sali,jepi dhe mos ndalo,se keshtu ke per ta mbajt dhe 20 vjet te tjere pushtetin.

Manevrat jo gjithnje jane manevra, ka dhe te verteta.Keshtu do ta permblidhja mendimin tim lidhur me nismen e re te kryeministrit te radhes, sa dhe polemikat e shprehura ne kete rubrike.
Une si person nuk do te doja te ishin "manevra", nese vertet shteti do te ribehej pronar i objekteve shoqerore te ish sindikatave apo dhe atyre egzistuese qe ne fakt nuk jane te tilla, duke i bere ato prone te shtetit, qe do te thote Prone e te gjitheve, pasi ato, te gjitheve u takojne.
Do ta miratoja me gjithe bindjen time, po kush me bind se keto do shkojne vertet tek shteti, pa pyetyr per cilin shtet?! Manevra duhet pare tek ajo qe do te beje kryeministri mafioz, qe ti mare gjaja ne emer te shtetit dhe tua shesi njerezve te vet me sa duket per nje EURO>.Kjo eshte e keqia e kesaj pune, pa llogaritur te tjerat ku,shfrytezuesit e deritanishem te tyre, do te bejne namin, ne shtetin tone qe nuk egziston.
Po me mire le ta quajme "tymnaje"te kryeministrit, per te kaluar situaten qe po kalon ai, "shaluar kalin" e fukarait popull,humbur ndergjegjen kombetare.
Megjithate;mendjet atdhatare le te zgjohen ta thone fjalen e tyre...
Guri Bjeshit

Komenti juaj

 

PS: Prefekti i ri i Tiranës, shok i Shkëlzen Berishës

TIRANË- Sali Berisha emëron Prefekt të Tiranës, shokun e ngushtë të të birit. Faktin e denoncon sot Partia Socialiste e...

Mashtroi me ardhjen e PINK në Shqipëri, ndiqet penalisht kompania

DURRËS - PINK-u në Shqipëri ishte një mashtrim. Dhe kjo i ka kushtuar firmës që e lançoi ardhjen e këngëtares...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj