Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Toro: Berisha t'i denoncojë tjetërsuesit e pronave

E. Senja | 20/08/2009 | Biznes | komentet 2 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin



Shoqata e ish-pronarëve, "Pronësi me Drejtësi" reagon pas akuzave të kryeministrit. "Bëj publikë emrat"


TIRANË- Akuzat e djeshme të Kryeminstrit Berisha për përfaqësues të ish- pronarëve si të përfshirë në procesin e tjetërsimit të pronave ka sjellë reagimin e ashpër të këtyre të fundit. Agim Toro, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës "Pronësi me Drejtësi" është shprehur tejet i indinjuar ndaj etiketimeve të djeshme dhe kërkon nga Kryeministri që nëse ekzistojnë emra të tillë le t'i bëjë ato menjëherë publikë ose t'i denoncojë në organet përkatëse siç është prokuroria.


"Për sa i përket epiteteve që pronarët kanë marrë tokat e të afërmve të tyre, këto nuk janë aspak të vërteta. Ne përfaqësojmë pronarët e ligjshëm. Kryeministri thotë jane 5-6 persona ata që kanë marrë pronat e të vëllezërve dhe të të afërmve të tyre. Në këtë mënyrë çështja kthehet në personale, nëse ka fakte që unë ose ndonjë përfaqësues i shoqatës jemi ndër këta persona, atëhere ai të na e thotë troç, duke deklaruar publikisht emrat ose t'i dërgojë ato në prokuori. Sot nuk jemi më në fushatë elektorale dhe mendoj se zoti kryeminister i ka të gjitha mundësitë dhe asetet që t'i bëjë publike, ata të cilët sipas tij kanë përvetësuar prona me dokumenta të falsifikuara ose që meritojnë këto epitete, nëse ka të tillë. Nëqoftëse jo, ne duhet të mësojmë se cilët janë ata. Ka ardhur koha që të korruptuarit të dërgohen në bankën e të akuzuarve dhe ne pikërisht këtë i kërkojmë Kryeministrit ",- tha ai. Sipas tij, tjetërsimi i pronave është një çështje që ngrihet prej vitesh nga Shoqata "Pronësi me Drejtësi", ndërsa dosjet flenë ende nëpër sirtarë. "Ka mbi dy vite që ne kemi denoncuar fakte të korrupsionit me pronat turistike me dokumente te falsifikuara dhe akoma vazhdojne te qendrojne ne sirtaret e administratës dhe akoma nuk ështe marrë asnjë hap për të ndëshkuar fajtorët e vërtetë",- u shpreh ai.


Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës "Pronësi me Drejtësi", shprehet se, subjekt i shoqatës janë pronarët e vërtetë dhe jo pseudo-pronarët, të cilët prej vitesh kanë gjetur strehë në të gjitha administratat që janë ngritur gjatë këtyre 18 viteve të pluralizmit.


"Zgjidhja ose mos zgjidhja e problemit të pronave ka pasur influencën e këtyre pseudopronarëve, të cilët kanë patur influenca të caktuara në lidhje me këtë çështje",-shprehet ai. Për sa i përket premtimeve të Kryministrit Berisha se të gjitha atë ardhurat që do të përfitohen nga shitja e trojeve turistike me çmimin e tregut, Toro tha se, e vetmja zgjidhje e drejtë është që prona të kthehet tek pronari, ndërsa ky mund të hyjë në marrëdhënie juridike me shfrytëzuesit e fshatrave turistikë. E vetmja zgjidhje është që prona t'i kalojë pronarëve. Ajo nuk mund të bëhet me forcë nga shteti, por që pronarët të futen në marrëdhënie juridike me këta ndërtues",-tha ai.


 

2 KOMENTE

Ju z.torra beni mire qe nga ajo shoqate te hiqni fikguren e ndyre te reshit vorpsit [gjoja me prejardhje petrelcish ]ai nuk eshte gje tjeter vetem se nje fallcikator i pronave tek stacjoni i trenit toke ne trashikimni e familjes se dervish atixhes por me mbivendosjet dhe me pozicjonin ne ate shoqate z. vorpsi po bllokon kto pronadekumentat flasin ndryshe e jo ashtu si thote shoqata juaj qe se fundmi na u bashkua dhe me meksin i pari kryeminister latifondist e zaptus i selites po ju kujtoj zoti agim takimet qe ju benit me asllan brarin per ti marre ndonje informacion per pronat e tije me djallzine qe juve ju karakterizon por ju nuk arritet ta blenit ate njeri sepse ai ishte shum njeri i larte .token e te parve tane ne e kerkojme vete e jo me ju e vorpsa e meksa..

Ju z.torra beni mire qe nga ajo shoqate te hiqni fikguren e ndyre te reshit vorpsit [gjoja me prejardhje petrelcish ]ai nuk eshte gje tjeter vetem se nje fallcikator i pronave tek stacjoni i trenit toke ne trashikimni e familjes se dervish atixhes por me mbivendosjet dhe me pozicjonin ne ate shoqate z. vorpsi po bllokon kto prona dekumentat flasin ndryshe e jo ashtu si thote shoqata juaj qe se fundmi na u bashkua dhe me meksin i pari kryeminister latifondist e zaptus i selites po ju kujtoj zoti agim takimet qe ju benit me asllan brarin per ti marre ndonje informacion per pronat e tije me djallzine qe juve ju karakterizon por ju nuk arritet ta blenit ate njeri sepse ai ishte shum njeri i larte .token e te parve tane ne e kerkojme vete e jo me ju e vorpsa e meksa..

Komenti juaj

 

'Mos na dënoni, jemi të varfër'

Shteti shqiptar i kërkon "mëshirë" gjykatës së Strasburgut në rastet kur shpallet fajtor për çështje pronash TIRANË- "Mos na dënoni...

Qeveria shtyn pensionet e ushtarakëve

GJYKATA KUSHTETUESE/ E konsiderojmë të drejtë kërkesën e Këshillit të Ministrave. Seanca e radhës në datë 12 nentor Avokati i...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj