Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Toti "kundër" Interit: Juvja, favorite!

Denis Hakani | 20/08/2009 | Sport | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kapiteni i Romës ka mbështetur trajnerin e Italisë, Marçelo Lipi: "Ishte vetëm një parashikim



Françesko Toti mbështet Marçelo Lipin dhe në lidhje me diskutimin në distancë me Hoze Mourinjon ka preferuar të qetësojë situatën: "Kampionati i fituar nga Juventusi? Lipi ka bërë një batutë, një parashikim", ka pohuar kapiteni i Romës pak para se të nisej drejt Sllovakisë ku skuadra e Spaletit do të përballet me ekipin e Kosices në turin e fundit paraeliminator të Ligës së Europës.

"Nëse do të jetë e vërtetë apo jo kjo do të shihet në fund,- ka shtuar ai. - Gjithsesi Juvja është një nga favoritet për titullin kampion". Sipas Totit takimi i Ligës së Europës kundër sllovakëve të Kosices "në letër duket një ndeshje e lehtë, por duhet të jemi të përqendruar dhe ta sigurojmë sa më shpejt të jetë e mundur kualifikimin, para ndeshjes së kthimit".


Atyre që e pyesin për stimujt e nevojshëm për të bërë një figurë të mirë në kompeticionin europian, kapiteni verdhekuq u ka shpjeguar se këto "janë dhe do të jenë gjithmonë", sepse "të arrish rezultate pozitive me Romën është një gjë normale".


Duke folur për synimet e skuadrës verdhekuqe në kampionat, Toti, i cili i është shmangur pyetjeve në lidhje me një rikthim të tijin tek kombëtarja e Italisë ("mendoj vetëm për ndeshjen e së enjtes dhe kaq"), teksa u është përgjigjur në këtë mënyrë pyetjeve nëse lojtarët e Spaletit do të mund të synojnë një vend midis katër të parëve: "Do të presim nisjen e kampionatit dhe më pas do të shohim. Të bësh parashikime në fillim është gjithnjë më e lehtë, por kemi një vit përpara dhe do ta vlerësojmë situatën nga dita në ditë. Nëse merkato do të vijë në ndihmë të Romës? Nuk e di këtë, shpresoj se po", ka përfunduar kapiteni verdhekuq.


 

Komenti juaj

 

Vermalen-Galas, "kasaforta" e Vengerit!

Ndaj Sëlltikut shkëlqejnë dy qendërmbrojtësit. Francezi shënon, ndërsa belgu është i pakalueshëm Arsen Venger ka shprehur habinë e tij se...

Toti "kundër" Interit: Juvja, favorite!

Kapiteni i Romës ka mbështetur trajnerin e Italisë, Marçelo Lipi: "Ishte vetëm një parashikim Françesko Toti mbështet Marçelo Lipin dhe...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj