|
|
TIRANË- Pak ditë më parë, ishte institucioni i Spitalit të Burgut që nuk pranoi ushqimet e sjella nga familjarët e Dritan Dajtit, duke ia refuzuar futjen e tyre, për shkak se vetë institucioni shërben ushqim cilësor. Vetë drejtori i këtij institucioni Ylber Vata gjatë bisedës për "Shekullin" konfirmoi se i dënuari me 25 vjet burg Dajti ushqehet nga ushqimi që servirë Spitali i Burgut që është mjaftë cilësor.
"Që nga dita e pranimit dhe që nga dita që mjekët e Spitalit të Burgut kanë lejuar që Dritan Dajtit të ushqehet normalisht, ky i fundit merr për cdo ditë racionin e dhënë nga Spitali i Burgut, duke mos u ankuar për asnjë çast"-tha drejtori Vata. Sipas tij, i akuzuari për vrasjen e katër agjentëve të policisë, ka një sjellje korrekte me personelin mjekësore të Spitalit të Burgut dhe me efektivët e sigurisë së këtij institucioni. "Nuk është agresiv me stafin mjekësor dhe me efektivët e policisë. Ka një sjellje korrekte karshi tyre dhe të gjitha kërkesat e ngritura për ekzaminim mjekësor i janë kryer",-tha drejtori Vata.
Ndërkohë, ky institucion ka lejuar familjarët të sjellin vetëm rroba për shtetasin Dritan Dajti, pa i lejuar ata ta takonin, pasi takimet me familjarët janë të ndaluara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Një trup gjykues në Kavajë vendosi shuarjen e masës së sigurisë për ish- bodigardin e Berishës gjatë kohës që ishte...
Rruga Fier-Levan ka mbetur e bllokuar për shkak se flakët e zjarrit ndodheshin shumë pranë rrugës nacionale Zjarre të fuqishme...
Lajmet 21 gusht - Ora 9 -
data/21-08-2009
Lajmet 20 gusht - Ora 22 -
data/30-08-2008
Lajmet 15 gusht - Ora 11 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Ore gazetare ju, sjeni ne terezi me duket.
Që nga dita e pranimit dhe që nga dita që mjekët e Spitalit të Burgut kanë lejuar që Dritan Dajtit të ushqehet normalisht, ky i fundit merr për cdo ditë racionin e dhënë nga Spitali i Burgut, duke mos u ankuar për asnjë çast
Pse duhet dhe te ankohet sipas jush dmth? ose po u ankua do ishte normale pas krimit qe ka kryer?
Kam vene re qe gazetaria shqiptare i trajton shpesh kriminelet si 'viktima'dhe nuk e di e bejne kete nga niveli i ulet i nivelit shkollor e kulturor apo nen e efketin e 'shefit'