|
|
Ndaj Sëlltikut shkëlqejnë dy qendërmbrojtësit. Francezi shënon, ndërsa belgu është i pakalueshëm
Arsen Venger ka shprehur habinë e tij se sa shpejt është përshtatur me skuadrën Tomas Vermaelen. Mbrojtësi i përfaqësueses belge, që i ka kushtuar anglezëve 18 milionë stërlina kur e blenë nga Ajaksi në verë, debutoi duke shënuar edhe gol në javën e parë të kampionatit anglez, në fitoren 6-1 kundër Evertonit në "Goodison Park". Vermaelen, 23 vjeç, ishte sërish protagonist në ndeshjen e së martës në fitoren 2-0 kundër Sëlltikut në Ligën e Kampionëve në stadiumin "Parkhead", një rezultat që e vendos Arsenalin me një këmbë në fazën e grupeve.
Trajneri i Arsenalit është shprehur: "Po, jam i befasuar nga loja e tij, por të gjithë e pamë që ai ishte i fortë fizikisht dhe e ndihmoi skuadrën shumë. Mendoj se ai ka një përzierje të mirë të teknikës dhe fizikut për një qendërmbrojtës dhe është interesante që luan me të majtën, sepse ai jep pasime shumë të rëndësishme për mesfushorët." Venger gjithashtu e përshkroi mbrojtësin Uilliam Gallas si "në formën e tij më të mirë në dy vitet e fundit" dhe gjithashtu tha fjalë të mira edhe për mesfushorin Aleksandër Song. "Në dy ndeshjet e fundit, Song ka luajtur shumë mirë. Ai arrin t'i fitojë duelet jo vetëm me forcë fizike, por edhe me zgjuarsi. Ai ua merr topat kundërshtarëve pa bërë faull dhe kjo është një aftësi interesante."
Në të vërtetë, Venger ishte në përgjithësi i kënaqur nga loja e të tijve në "Parkhead", madje pohoi se dy golat që mund t'i çojnë "Topçinjtë" drejt fazës së grupeve, ishin gola fati. Miqtë kaluan në epërsi dy minuta para përfundimit të pjesës së parë kur Gallas devijoi një goditje të lirë të Çesk Fabregasit, duke e çuar topin në rrjetë, kurse kapiteni i Sëlltikut, Geri Kolduell, shënoi autogol në minutën e 71-të. Vengeri megjithatë këmbëngul se skuadra e tij e meritoi fitoren, pavarësisht se si erdhën golat. "Ne e dominuam lojën, por Sëlltiku është një skuadër që nuk dorëzohet. Ishte një betejë e fortë. Edhe pse e kontrolluam lojën, golat tanë ishin me fat. Por e merituam edhe fatin e mirë.
E pranoj se qemë me fat në momentet e golave, por në 15 minutat e para të pjesës së dytë patëm shumë raste. Duhej një Arsenal shumë i fortë që të fitonim. Tifozët ishin përgatitur për fitore, skuadra po ashtu dhe nëse do të kishim bërë lojë mesatare, nuk do të kishim fituar dot. Atmosfera ishte më e mirë si në Premier Ligë dhe vendasit ishin mikpritës. Sëlltiku ishte një skuadër e organizuar dhe edhe kur ishte në disavantazh 0-2, nuk u dorëzua."
Në ndeshjen e parë në "Qemal Stafa" kanë munguar Bogdani dhe Haxhi, por ishin Beqaj dhe Lala Kombëtarja shqiptare...
Piloti brazilian i Ferrarit është rikthyer tashmë, për të rigjetur ritmin e mëparshëm dhe ndoshta për të zhvilluar garën e...
Lajmet 09 Tetor - Ora 12 -
data/09-10-2009
Lajmet 09 Tetor - Ora 10 -
data/09-10-2009
Lajmet 08 Tetor - Ora 16 -
data/08-10-2009© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj