Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Vetëhelmohet vajza 24- vjeçare nga Golemi

Shekulli | 20/08/2009 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

KAVAJË- Një 24- vjeçare nga fshati Spille i Kavajës i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksinë. Rabije Raja, 24 vjeç, e ka kryer aktin e vetëhelmimit gjatë ditës së martë në banesën e saj, por që nuk është bërë e mundur që të shpëtohet nga familjarët e saj. Pasi është konstatuar se e reja kishte konsumuar lëndën helmuese, është nisur me urgjencë për në Spitalin Ushtarak, ku dhe më pas ka ndërruar jetë. Policia e Kavajës, nuk ka bërë të ditura shkaqet që mund ta kenë çuar 24- vjeçaren nga fshati Spille të vetëflijohet, ndërsa në lidhje me ngjarjen ka marrë në pyetje familjarët e viktimës për të mësuar ndonjë shqetësim që mund të ketë patur Raja gjatë ditëve të fundit. Ndërkohë burimet nga kjo polici pohuan dje se po gjatë ditës së martë, një tjetër vajzë e re ka tentuar t'i japë fund jetës duke konsumuar lëndë helmuese, por që është shpëtuar nga familjarët e saj. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, e reja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur nga policia ka kaluar rrezikun për jetën.

 

Komenti juaj

 

I dënuari vetëvaret pas vdekjes së të atit

Artan Halili vari veten me çarçaf në qelinë e burgun në momentin që shoku i tij ishte larguar për pak...

Një milion lekë shpërblim policëve

TIRANË- Qeveria vendos të shpërblejë me nga një milion lekë të reja, pjesëtarët e Grupit të Operacioneve Speciale të...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj