|
|
TEPELENË- Një person i shpallur në kërkim për akuzën e "vjedhjes" është arrestuar dje. Burime zyrtare të policisë kanë bërë të ditur se 38-vjeçari Ismail Ruci nga fshati Mamaj i komunës Qendër në rrethin e Tepelenës është ndaluar, pasi është dokumentuar me prova ligjore se është autor i një vjedhjeje të ndodhur 3 vjet më parë në zonën e minoritetit grek. Ky shtetas më datën 12 janar 2006 ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit E.K, në fshatin Bularat të komunës Dropulli i Sipërm të rrethit Gjirokastër, ku ka marrë një televizor, një magnetofon të madh, një ekspres kafeje, 30 karta rimbushëse të kompanive celulare greke, disa pako me çokollata dhe 90 euro. E gjithë vlera e mallit të vjedhur ishte rreth 170 000 lekë. Gjykata e Gjirokastrës në muajin shkurt të vitit 2007 e ka dënuar këtë shtetas në mungesë me 6 muaj burg. Mësohet se arrestimi i 38-vjeçarit është kryer pas informacioneve të marra në rrugë operative për këtë shtetas, i cili mbante emër të rremë dhe kishte mundur t'u shpëtonte forcave të policisë gjatë kësaj periudhe. E.Bani
Artan Halili vari veten me çarçaf në qelinë e burgun në momentin që shoku i tij ishte larguar për pak...
TIRANË- Qeveria vendos të shpërblejë me nga një milion lekë të reja, pjesëtarët e Grupit të Operacioneve Speciale të...
Lajmet 15 gusht - Ora 11 -
data/15-08-2009
Lajmet 15 gusht - Ora 10 -
data/30-08-2008
Lajmet 15 gusht - Ora 09 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj