|
|
Një i ri shqiptar i njohur së fundmi me emrin Xhevahir Malaj, 27 vjeç, ka mbetur i vrarë dje në Itali, në rajonin e Kazertës, pasi është goditur disa herë me thikë duke marrë plagë të rënda në trup nga njerëz të panjohur. Sipas informacioneve të Policisë italiane, trupi i shqiptarit është gjetur në rrugë dhe ka hedhur dyshimet se ngjarja mund të ketë ndodhë për rivalitet droge. Ky dyshim i policisë vjen pasi viktima njihej si person me precedentë penalë në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Agjencia italiane e lajmeve "Ansa" bëri të ditur dje se 27- vjeçari nga Shqipëria me emrin Xhevahir Malaj është gjetur në mëngjes në grahmat e fundit të jetës nga karabinierët në një rrugë të Kazertës. Malaj është dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, por ka ndërruar jetë pak minuta pasi mbërriti në spital. Nga hetimet paraprake dyshohet se vrasja mund të jetë kryer nga të tjerë shqiptarë për larje hesapesh në pazaret e drogës ku ishte përfshirë i riu që mbeti i vrarë nga goditjet me thika. Policia lokale e Kazertës ka nisur hetimet për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes. Gjithashtu po hetohet dhe për identitetin e vërtetë të viktimës, pasi dyshohet se mund të ketë ndryshuar emrin, pasi ishte arrestuar disa herë nga policia e shtetit fqinj.
Pak ditë pas zëvendësimit të Drejtorit të Policisë së Shtetit, largohen edhe krerët në qarqe të emëruar prej tij 17...
Alarmi i Babait TIRANE- "Dritan Dajtin duan ta vrasin në burg". Ky është alarmi i dhënë dje nga babai i...
Lajmet 05 Nëntor - Ora 16 -
data/05-11-2009
Lajmet 05 Nëntor - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 05 Nëntor - Ora 14 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj