Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Zjarrfikësit në krizë: Po luftojmë zjarrin të zhveshur

Anila Peçi | 20/08/2009 | Kronike | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Mungesë veshjesh zjarrduruese, mungesë maskash oksigjeni, rrugë të bllokuara, janë vetëm disa nga faktorët që pengojnë punën e njerëzve që luftojnë me zjarrin në qytetin bregdetar

VLORË - "Zjarrfikësi ka dy parime: shpëtimin e jetës së njeriut e pronës, si dhe punën në grup. Një punë e tillë është gjithmonë efikase, dhe ne si zjarrfikës jemi një grup, një shoqëri, një familje." Këto janë fjalët me të cilat të pret Luan Kapaj, i cili punon prej 25 vjetësh si zjarrfikës dhe cilësohet më i vjetri. Madje, ai është nga ata njerëz që kuvendi popullor dikur i ka dhënë medalje për sakrificat e tij në punë. Teksa i përgjigjet pyetjeve që i drejtojmë, Kapaj shprehet se njerëzit nuk duhet të fajësojnë gjithnjë zjarrfikësit për problemet që hasin në rastet e rënies së zjarreve. "Puna jonë është e vështirë, - thotë Luani. - Kur vemi në një vendngjarje, sado që pyesim për situatat dhe lëndët e rrezikshme që mund të ndodhen në një banesë, na duhet të kontrollojmë imtësisht pasi detyra jonë primare është shpëtimi i jetës së njerëzve. Kemi marrë falenderime, por edhe zemërata nga njerëz të cilëve u është dukur e pamjaftueshme ose e vonuar ndërhyrja jonë".

Problemet
Albert Lazaj, 38 vjeç, i cili prej vitit 2005 është pjesë e strukturave të zjarrfikëseve në Vlorë flet për problemet me të cilat ndeshen çdo ditë ata, si punonjës të kësaj strukture. "Të vetmet mjete që ne si zjarrfikës disponojnë, janë vetëm lopatat, kazmat dhe helmetat e kokës",- thotë Alberti. Ndër të tjera ai thekson mungesën e pajisjeve, rrobave, madje dhe automjeteve, por edhe të bashkëpunimit të strukturave të tjera.
Si problem të parë, - thotë 38-vjeçari, - mund të përmend faktin që makinat tona janë autobote dhe janë përshtatur në zjarrfikëse duke iu shtuar pompa të jashtme dhe duke vendosur depozita për lëndën që trazohet me ujin. Këto janë dhuruar që në vitin 1999 nga misioni "Arkobaleno" dhe ne i mbajmë në këmbë për arsye se shteti nuk ka fonde për të blerë të tjera. Mungesa e fondeve vihet re edhe tek pamundësia për të blerë tuba 50-polsh që janë të domosdoshëm për shuarjen e shpejtë të zjarrit. Në vend të tyre ne përdorim tuba 70-polsh, që nuk na shërbejnë shumë.


Më tej shoferi-zjarrfikës thotë se edhe veshjet e tyre mungojnë. "Rrobat zjarrduruese mund të quhen si mungesa jonë më e madhe, - pohon Lazaj. - Këto veshje ne nuk i zotërojmë prej vitesh, pavarësisht se jemi të parët e të vetmit që përballemi me zjarrin. Na mungojnë edhe maskat e oksigjenit. Jo se nuk i kemi, por këto nuk janë prodhuar për këtë qëllim, pasi janë marrë nga ushtria e janë të viteve '60. Më tej, një problem më vete përbën mungesa e veshjeve. Kemi mbi 7 vjet që nuk pajisemi sipas ligjit (2 veshje në vit)". I pyetur se si ia bëjnë për ta zgjidhur këtë çështje, punonjësi pohon se gjejnë rroba që u përshtaten uniformës së tyre dhe mbi to qepin shenjën e zjarrfikëses. "Në fakt kemi marrë disa rroba para katër vitesh, që mbaheshin të bllokuara në magazinë e nuk na i jepnin pa u bërë reforma. Por edhe kur i morëm, ato nuk përdoreshin, pasi i kishte ngrënë mola",- thotë zjarrfikësi.


E megjithatë këto nuk janë problemet e vetme të njësisë së zjarrfikësve të Vlorës. Rreth dy javë më parë, një shtëpi u dogj tërësisht për shkak se ata nuk mundën të arrinin në kohë. Fatmirësisht ishte e pabanuar dhe dëmi material i shkaktuar ishte i vogël. "Rrugët e bllokuara janë një problem më vete në punën tone, - thotë Alberti. - Njerëz të papërgjegjshëm, rrugët e ngushta, ndërtimet pa leje na e kushtëzojnë së tepërmi ndërhyrjen sa më të shpejtë nga ana jonë për shuarjen e një zjarri të rënë. Shtesat e pallateve janë një problem më vete, pasi shkallët tona kanë nevojë për hapësirë. Ngushtësia e krijuar na bën që përveçse të bëjmë edhe punën e alpinistit duke u zvarritur nëpër litar që të shkojmë deri te vatra e zjarrit, por të rrezikojmë edhe jetën".

 

Komenti juaj

 

Qeveria të rishikojë pensionet suplementare

SINDIKATA E POLICISË Kryetari i Sindikatës së Policisë, Sadetin Fishta, ngre shqetësimin për pagesën dhe shpërblimet financiare të bluve...

I sëmuri mendor mbyt babin në bukë

Rudi Shehu, 80 vjeç u gjet i vdekur të premten në mbrëmje në banesën e tij nga policia e kryeqytetit...

 
Komentet

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj