Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Lista e të dënuarve që u liruan për fushatë

Shekulli | 31/08/2009 | Lajm i fundit | Politike | komentet 37 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Socialistët publikojnë listën me 32 nga të dënuarit për krime të rënda që përfituar leje speciale pak ditë përpara zgjedhjeve


TIRANË- Partia Socialiste ka denoncuar edhe një herë lirimin e të dënuarve nga burgjet shqiptare vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve të 28 qershorit.


Në dokumentarin e bërë publik gjatë punimeve të Kongresit të jashtëzakonshëm të PSSH-së është zbardhur edhe lista e gjatë e emrave që kanë përfituar liri të përkohshme në këmbim të favoreve që kanë bërë për kandidatët e djathtë në zonat e caktuara.


Lista që po publikohet sot do ti dërgohet edhe kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidentit të Republikës Bamir Topi, që ta shqyrtojë dhe të marrë masa për ata punonjës të drejtësisë që kanë ndikuar në dhënien e këtyre lejeve.


"Në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në ligj, janë dhënë lejet shpërblyese për të dënuarit, madje edhe për ata që vuajnë dënimin në burgje të sigurisë së lartë.


Personat e poshtëshënuar që vuajnë dënimin me heqje lirie, janë të dënuar për vepra penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore e me masa dënimi shumë të larta, dhe për rrjedhojë, nuk plotësojnë kushtet për të përfituar leje shpërblyese.


Këtyre personave u është dhënë leje 5-14 ditore gjatë muajit qershor",- thanë burimet zyrtare të Partisë Socialiste. Lista e publikuar prej tyre përmban të dënuar për vrasje, shfrytëzim prostitucioni dhe trafik armësh e droge por kjo nuk ka penguar krerët e burgjeve dhe të drejtësisë që të firmosin lirimin e përkohshëm.


Përveç kësaj, zyrtare të lartë të PD-së kanë ndikuar edhe në dhënien e lejeve të veçanta. Në këtë rast ligji parashikon shumë qartë se leje të veçanta mund t'ju jepen personave që vuajnë dënimin me heqje lirie vetëm për arsye shumë specifike, siç janë: raste vdekjesh, martesash apo sëmundje të rënda të rrezikshme për jetën e familjareve të tyre. Verifikimet e Partisë Socialiste kanë zbuluar se më datat 12 qershor, 15 qershor, 16 qershor dhe 17 qershor, janë dhënë në shumicë leje në kundërshtim me ligjin.


Kryesisht lejet janë dhënë se të dënuarit për vrasje kanë pasur "gjyshen të sëmurë" dhe për pasojë duhet të shkonin që ta vizitonin. Në disa raste të tjera lejet janë dhënë për përvjetorë të ndryshëm, edhe pse bëhet fjalë për të dënuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Sipas socialistëve, këta të dënuar që kanë përfituar nga lejet kanë ndihmuar "bamirësit" e tyre për të marrë vota në zona të caktuara.


Në disa prej rasteve është ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike mbi individë apo familje të veçanta që dihet se do të votonin kundër qeverisë. Në raste të tjera, të liruarit nga burgu kanë sjellë me vete edhe votat e fisit të tyre, dhe kjo ka nxjerrë në pah një tjetër problem të zgjedhjeve, votimin familjar.


LISTA E PLOTË


Leje shpërblyese


Isa Doçi, dënuar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie për veprën penale të trafikimit të armëve dhe municioneve ;
Marjan Lukaj, dënuar me 13 vjet burg për vrasje;
Shpëtim Beqiri, dënuar më 13 vjet burg për vrasje;
Emiljano Domi, dënuar me 15 vjet burg vrasje;
Artan Goxhaj, dënuar me 25 vjet burg për vrasje;
Arjan Sina, dënuar me 18 vjet burg për vrasje;
Bujar Sinjari, dënuar 17 vjet për shfrytëzim prostitucioni;
Altin Patoku, dënuar 8 vjet për prodhim dhe shitje narkotikësh;
Spartak Kazazi, dënuar 20 vjet për vrasje me dashje;
Skënder Kulla, dënuar 12 vjet për vrasje me paramendim të mbetur në tentative dhe armëmbajtje pa leje;
Ilir Tosku, dënuar me 5 vjet për vrasje të mbetur në tentativë.

Leje të veçanta

Petrit Gjoka, dënuar 12 vjet e 7 muaj për vrasje, i është dhënë leje e veçantë me arsyetimin se ka nënën sëmurë;
Antonin Keci, dënuar 14 vjet për vrasje, i është dhënë leje e veçantë sepse ka babanë e sëmurë;
Ervis Curri, dënuar 8 vjet për vrasje me dashje, leje e veçantë për gjyshen e sëmurë;
Lush Kolndreu, dënuar 17 vjet për vrasje, leje e veçantë për gjyshen sëmurë;
Bardhi Nanollari, dënuar 12 vjet për trafik lëndësh narkotike, leje e veçantë për gjyshen sëmurë;
Luan Isufaj, leje e veçantë për nënën e sëmurë, dënuar 25 vjet për vrasje me dashje;
Gjergji Saliu, dënuar 17 vjet për trafik lëndësh narkotike, leje e veçantë për përvjetorin e vdekjes së babait;
Festim Koçi, dënuar 6 vjet për vjedhje me dhunë mbetur në tentativë;
Florian Pisha, dënuar 8 vjet e 6 muaj për prodhim e shitje të lëndëve narkotike;
Drutan Zhuka, i dënuar 8 vjet për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese;
Besnik Subashi i dënuar me 16 vjet për vrasje, mbetur edhe 5 vjet e 5 muaj;
Besnik Deda, i dënuar me 16 vjet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje;
Ferdinad Lamaj, i dënuar 9 vjet për shfrytëzim prostitucioni;
Gentjan Balla, i dënuar 20 vjet për vrasje me paramendim;
Ivan Kondi, i dënuar 15 vjet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikë;
Naim Avdija, i dënuar 10 vjet për vrasje;
Ervin Gërbi, i dënuar 8 vjet për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike;
Sokol Uxhi, dënuar 7 vjet e 4 muaj për prodhim të armeve luftarake;
Hajri Hiraj, i dënuar me 10 vjet për trafikim qeniesh njerëzore;
Jasim Sula i dënuar 9 vjet e 4 muaj për trafik armësh e municionesh;
Lista vazhdon dhe me të paktën 25 të dënuar të tjerë.

 

37 KOMENTE

Thenje e vjeter shqiptare,krimineli kthehet ne vendin e krimit.Eshte e turpeshme,qe nje kongres i te ashtu quajtures partia me e madhe,me progresiste,ajo qe gjoja ka ndryshuar,me politikat e saje te reja,FILLONE KONGRESIN E SAJE ME APELIN E TE BURGOSURVE ORDINER DHE E MBYLLE ME ATA KANDIDATE PER TU SHPALLUR ARMIQE BRENDA PARTISE SE TYRE.Mbare opinjoni priste nga 1500 delegatet alternativa,programe zhvillimi e progresi nga ky kongrese.Per kete parti ato kane shterruar,e vetmja alternative;-"PER NJE ORE HAJDUTI THERRETE KAPENI HAJDUTIN,KRIMINELI ME LINI MUA EDHE KATER VJETE SE DO LUFTUJE KRIMINELET".Eshte e pa imagjinueshme qe 1500 delegate te bien kaqe poshte.Te gjithe e dinim se PS nuke do ti fitonte zgjedhjet,Ajo nuke kishte pograme,Ajo i serviri popullit,SHTEPI,RRUGE,SHKOLLA,FABRIKA te braktisura,duke mohuar dhe bere te pa qena ato te rejat qe po ndertohen cdo dite ne ate vende.PERFUNDIMISHT do e mbylle prape me nje thenje te mocme shqiptare;-"I SHARI SHANE".

O Fejzi cfare thua a mavri?!? E paske terhequt tegelin qe ne mengjes!!!

Tjetri po te thote qe fushata e Qershorit nga ju ( se ti dukesh qe je dele e verbuar birishiane ) u be duke leshuar kriminelet qe te kercenojne me jete popullin e thjeshte!!

Ajo qe thua se "dihej qe PS do humbiste" ka te beje me ate qe dinit ju!! E kam thene dhe here tjeter, qe PDhjistat dhe te gjithe ju, sa kohe jeni ne pushtet punoni vetem per te mbushur xhepat tuaja dhe manipuluar zgjedhjet e ardhshme!!

Kam thene e sterthene me mijra here, nuk ia vlen te merresh me me ju!!
Ne nje vend tjeter me pak me shume logjike, nje kundershtar si puna juaj nuk do te pranohej fare!! Partia juaj eshte parti e krimit barbar e krimit te papare te organizuar, dhe duhej ndjekur ligjerisht e jo me lejuar si pjese e politikes!

Me fjale te tjera, fara juej, edhe sapun te behet prape e rrezikshme do jete!!

disa njerez kerkojne demokraci absolute ne nje vend si shqiperia nga partia e opozites,por nuk shohin partine ne pushtet qe jo vetem brenda saj drejtohet me metoda staliniste nga nje stalinist,por edhe ne nivel qeverie nuk ngelet pas.ne rethana normale edi rama duhet te sqaronte pse humbi dhe pse nuk arriti koalicione me te gjithe te majtet,pse nuk i trajtoi ata si te barabarte.por ne rethanat kur saliu po ben kerdine ne te gjitha aspektet e jetes shqiptare nuk mund te kerkosh sjellje super evropiane per edin.eshte nje shprehje e mocme e huaj "fight fire with fire".kurse iliri me fatosin e pane qe nuk e mundnin dot saliun keshtu qe ata vendosen te behen me te.

Une them se duhet edhe nje verifikim tjeter.
Po ne Listat Zgjedhore te Burgjeve, si rezultojne keta te "liruar"?
kane votuar edhe ne burg, apo ne qendrat ku po benin "pushime"

Edi Rama eshte njeriu me i pershtatshem per te shembur korrupsionin Berishjan, prandaj Berishjanet ,Nano e Meta e ka frike qe te rizgjidhet perseri,Rama eshte njeriu qe i duhet tashti shqiperise mbasi i ngjall frike te korruptuarve pushtetareve te sotem mbasi ja nxjere te gjithe vjedhjet ne kuriz te popullit qe ben familja Berishjane ,Edi Rama do te fitojeper te cuar Berishen dhe Berishjane t perpara Drejtesise Frikacake qe tutet nga regjimi Berishjan fashist.

Bravo do te ishte mire qe te jepeshin dhe datat e lejeve te tyre dhe a jane kthyer te gjitha apo jo , po qe nji kongres te merres me koto gjera , kur keto gjera jane lufte mediatike dhe gazetat dhe tv krhu i majte i ka me shumice , po mbasi do te ishte dhe me mire dhe tu publikonin para zgjedhjeve .
Po eshte e turpshme qe Ish komunistat me emer ndryshuar Socialistat te flasin per kriminela qofshin dhe urdinera , kur ne partine e tyre jane tufe sadistash hetuesa , gjykatsa , prokurore kriminel, qe kane vra pushkatu dhe me doren e tyre njerez te pafajshem vetem e vetem se ato mendonin se ishin kunder partise se tyre ose se pushtetit popullore sic e quanin atehere.
Aty ajo parti hala nderohen prokuror te cmendur cnjerzor injorant te tipit aranit cela .

Ti more aposylesh,veshe shurdhe,nuke e di se ti shef e degjone.Une jetoj ne emigracion,nuke jame ase i PD ase iPS,jetoje shume mire bashke me familje time me djersen e ballit.Ti munde ta thuash me qindra here,por nuke po thua ase gje ore zoteri,duhet te merresh me veteveten dhe jo me te tjeret,fjalet boshe e guret ne traste.Ndersa ju keni nje shkolle te tere te STERVITJES DHE SHKOLLIMIT TE KRIMINELVE krahu tjeter ata po i prangose dita dites.Nuke e di cfare moshe ke ,te uroje jete te gjate e te shohesh se Ai qe gerthiste ne te ashtu quajturin kongrese,NUKE E KA HALLIN QE HUMBI KETO ZGJEDHJE, dhe koleget e tije i la ne opozite,ai ka probleme se do i humbi edhe lokalet dhe thote te pakten kete qe kame mose ta leshoje.Ai,humbi deputetin ne Shijake,ne pogradec,humbi keto parlamentaret do i humbe dhe lokalet ,pastaj ti do bindesh.E sa per faren ate qe mbjelle korre,vjeshta eshte tani FILLO E KORRE ATE QE MBOLLE,e pastaj thuaj e kame thene qindra here.Te ngushelloje per humbjen.

Lista me siper eshte nje perpjekje e deshperuar per te justifikuar rikandidimin dhe uzurpimin e institucionit te kryetarit ne PS.E kujt i vlen nje liste e tille?Asnje mendje e kthjellet nuk mund te genjehet e te besoje se nje liste emrash kane shkaktuar humbjen e Edi Rames.Le te na thote Edi apo kushdo socialist se ku jane qendrat ku kane patur ndokim keta njerez,cilat vota kane vjedhur per te rrezuar Edin,nga c'skuta te fantazise tuaj horror i nxorret keta emra dhe me c'te drejte i shenderruat ne personazhe?
Nga sot e tutje nuk ka me PS.Ajo,me kongresin e te shtunes firmosi njehere e mire funeralin e vet.Tani ka vetem PE ose Partia e Edit.Edhe Gramozin ka per ta flakur nje dite sepse pasi te marre se dyti fronin nuk ka per t'ju dashur me edhe ai.Ne PE funksionon me mire se kudo tjeter psikologjia e limoniot te shtrydhur.
Nje menyre me te turpshme se sa kjo qe zgjodhi Rama per te pushtuar partine dhe per te poshteruar anetaret e ndershem te saj,nuk mund te gjendet.Edhe Blushi e Malaj qe u duken se do te benin dicka u zbythen sepse e dine se skane strehe ku te shkojne.Shume shpejt kane per te lepire ate qe peshtyne dhe do te tentojne serish te gjejne strehe nen cadren e tejmbushur me servile te Rames.
Se fundi PS vdiq.Ne funeralin e saj po shkojme te gjithe per te pare se si po shperbehen edhe me fosilet e te shkuares komuniste.

Me sa i numrova ne shpejtesi me dolen rreth 30 persona te liruar, siq pretendon partia socialiste per per te votuar diten e zgjedhjeve. Absurde, cfare peshe cojne 30 vota? Kjo ska kuptim! Nuk them se nuk ka pasur manipulime, por them se nje lloj opozite si kjo, qfare bene ps, eshte brejtes i ketij vendi te mjere.

me duket se ti arsen je i zanatit e nuk thua kot qe te verifikohen listat nese se keta kriminelet kane votuar ne burg apo ne qendrat ku kane bere pushimet!!!!po dihet o arsen se pedeja nuk i nxori kot nga burgu!!!po do te thosha se pse nuk gjen nje njeri te mire me pedene?o jane burgaxhijte e enverit qe nuk te fuste "kot" ne burg ose jane hajdutet pederastet dhe te gjithe te pashollet qe nuk e gjejne veten asnjehere ne shoqerine e vertete shqiptare!!!

Të paktën 32 jetëra njerëzish i kanë shuar këta 32 kriminelë.
Vetëm një pushtet sikur ky i Sali Berishes mund t'i shfrytëzojë kriminelët për të përfituar nga vrazhdësia, ashpërsia dhe rrezikshmëria e tyre.
Arsyetime banale ishin ato se kinse e kanë nënën, babain, gjyshen, gjyshin... të smuer.

ky artikull ta mbushe mendjen se ne shqiperi ka idjota/Po si merret nje kongres me listen e te burgosurve/ne vend qe te analizojne shkaqet e humbjes merren me marrinat qenje femi nuke duhet ti thojne keto/dhe jo gazeta Shekulli te shkruaj kyte artikull qe nuke ja vlen ta lexoshe.MOS harroni jemi ne demokrac dhe jo ne diktature qe ju shume e desheroni/edhe keto kane te drejtat e tyre per sjelljet te shperblehen me leje/eshte rregull nderkomtare /perveq KUBA dhe VENEZUELA bashke me vendet ARABE nuke e ka kete.

Kjo liste besoj dhe kam bindjen se ka dale nga selia e PS-se, megjithse nji pjese e ketyre njerzve kan punu per PS-se e B.Klosit e RAmes.
po ju komunist te poshter vec komentet e militantve te Ps publikoni qe i bojn qefin skizofren Rames.

Ore cfare ishin ato deklaratat e atij te lsi per veprime staliniste te Edi Rames.Po ti thuash Rames stalinist cfare i bie ti thuash Berishes?Merruni me komunistat e tuaj dhe lereni PSte vendosi si eshte me mire per te dhe per popullin.

o apokalips po a erdhi kush te te beje presion ty mor djale nga keta per te votuar per pd-ne apo mos i kane bere presion manjakut tuaj edush rames, se une deri sot nuk kam degju qe ti jete bere presion kujt nga askush qe duhet te votosh per pd-ne ose do kesh pasoja. hajde tash ti lidhim edhe aksidentet rrugore te atyre diteve me zgjedhjet, i ka aksidentu sala se ata do te votoshin per ps-ne, lol. shiko gramozin tand, vrasesin e Arben Brocit, fytyra dhe krimineli ma mizor qe ne kohe te sistemit komunist duke praktiku politiken e "re" ne fier. mbasi pagoi shuma marramendese dhe kur e pau qe keta lek i shkuan dem desh te rikthente fantazmat e 97-es ku kerkonte te "bronte" voten me gjak, se vampiri ruci eshte mesuar me gjak dhe nuk mund te jetoje pa te. pse nuk flet per kriminela(djalin) qe ka ne shtepine e tij qe plagosin njerez ne mes te tiranes dhe nuk i hyn ferre ne kembe, me ate te merret ai dhe shoqeria civile qe te kuptojne se kush eshte politika e re. gramoz ruci nje kriminel i lire, politika e re. o Zot, o Zot.

Rasti i vetëm i keqsjelljes së të
liruarve ka qenë rasti i Emiljano
Kecit, i cili pasi mori leje për dalje
nga burgu, u kthye në bodyguardin
e armatosur të Blendi Klosit, për të
cilën dhe u ndalua nga policia. Madje
rikthimi i tij në institucionet e vuajtjes
së dënimit solli dhe protestat e
ashpra të vetë Blendi Klosit. Edi
Rama u bie sirenave të kriminelëve
i tmerruar nga parandjenja se çdo
ditë do të dalin në dritë lidhjet e tij
me krimin dhe organizatat kriminale
që po vendosen para ligjit.

Nese keta te burgosur kane marre leje ne baze te ligjeve qe ka ministria e drejtesis,deri ketu jemi ne rregull,edhe pse kane merre leje ne qershor edhe kete nuk mund ta paragjykosh,por me qe juve te ps i keni hyre kesej shkelje ,me mire do te kishit dekumentuar veprimet qe kane bere gjithsecili prej tyre,me qe mundesi keni patur me kete deri tani nuk keni bere asgje,juve nuk keni dekumentuar nje rast te vetem se nje i burgosur ka bere kete apo kete,me kete nuk dua ti dal ne mbrojtje shtetit por juve nuk jeni kene ne gjendje te mbroni voten qe ua ka llene masivisht populli,sepse njerez qe vini per ato punne ne komisione ose jane frigacak ose jene hujdut dhe bejne loje te dyfishte,shembuj te kesaj natyre kam plot,se ne nje qender votimi nuk eshte bllokuar votimi per parregullsi,kur e dijne te gjith se partia demokratike ka patur njerez ne dispozicion per te levizur neper qendrat e votimit me flete votimi per ti futur ne kuti te gjithe kane patur te percaktuar qendrat e votimit,keta kane votuar ne emer te emigranteve ku kane patur dhe listat me vete kete gje e kane bere ndaj nje shume prej njeqind e tetedhj mi lelk te vjetra,kjo metode eshte perdorur ne shkoder se si eshte bere ne qarqet e tjera nuk e di dhe edi rama me shok keto fakte duhej te nxirrte dhe jo gjera te pergjithshme ku ne shqiperi dihen se behen sidomos kur dihet se kush eshte ne pushtet.ne ato qendra votimi a ka patur perfaqesues ps sigurisht qe po ata jane shitur,te gjith emigrantet figurojne te votuar gje qe seshte aspak e vertet,ne qoftese keto pune i kane bere te burgosurit atehere gjej faktet,

HORLLEKU PASON HORLLEKUN!

Pse socialistat mbas marrjes se pushtetit me dhune ne vitin 1997 kan ba Amnistine e krimeve te para ketij virti 1997?

Arsyeja asht qe te mos denohen ato vete qe me dhune rrezuen pushtetin legjitim te atij viti 1997.

Pamvarsisht se un jam kundra Sali Berishes, nuk duhej ba rrezimi me dhune revolucionare, por me ligjet demokratike europiane.

Mjer Shqipnia e shqiptart qe jetojne aty.

Lum neve qe ikem me vakt.

Shkurt ky eshte shteti dhe pushteti i krimineleve dhe kriminelet meqense tani nuk denohen me vrasje duhet te burgosen per jete.Sali Berisha me gjithe kompanine e tij duhet te shkoje ne burg per ato qe ka bere qe nga 1991 e deri me sot, ndryshe nuk zgjidhet asnje probleme. Po ai vete do shmanget duke u mbeshtetur dhe nga Ilir Meta, por duhet rrezuar me zor dhe duhet prangosur. Nuk kishte bere me shume Caushesku nga Sali Berisha.

Te gjithe ju komentues sot kini pire Heroine me duket ,nga ajo qe po asgjeson policia . A e dini kujt i thuhet kongres?????? normal se Sale s'ka bere ndonjihere me duket . Pa leri ai i pari i komentit hahahahaha sa kam qeshur nuk do qesh me kurre. Me duhet te lexoja komentin e fatmirit qe te merja vesh ,se ka dhe te pa droguar apo ndonji tjetri. Apokalipsi Psh . Pse o njeres jeni shnderruar ne kafshe? Me vjen neveri tu permend emrat kriminele berishiane .
. pffffffffffffffffffffffffffffff.

[b]Ervis Curri, dënuar 8 vjet për vrasje me dashje,
Bardhi Nanollari, dënuar 12 vjet për trafik lëndësh narkotike
Naim Avdija, i dënuar 10 vjet për vrasje;
Gjergji Saliu, dënuar 17 vjet për trafik lëndësh narkotike,[/b] [i]Keto shkruhen me siper ne kete artikull.[/i]
O njerez ju lutem me tregoni a ka logjike drejtesia ne Shqiperi??????????
Njeri denohet 8 vjet se ka vrare dhe tjetri17 vjet se ka tregtuar droge??? Qofsha i gabuar po mua me duket se ketu nuk ka logjike e as drejtesi.
pershendetje nga largshtepise@hotmail.com

SHKOLLA POLITIKE E BERISHES ESHTE ARMIKU ME I MADH I DEMOKRACISE

Shikoni Berisha mudn te garntoje 24 ore uje dhe drita por Ai nuk mund te garantoje kurre qe Ligji te jete mbi te gjithe dhe mbi gjitheshka sepse Ligjet per Ate jane te mira kur i pershtaten oreksit te Tij, dhe mund te zbatohen kur Ai don , ose kur don Partia qe eshte Ai vete !
Kush i din vargjet e Majakovskit mund ti citoje sepse Bersiha eshte nxenes dhe zbatues i asja shkolle me experment te deshtuar 70 vjecar!
Ne doni te dalloni edhe ne predikim beni krahasim me Liderin e se Drejtes Demokratike, disidentin e vertete Spartak Ngjela !
Krahasoni dashurine dhe respektin e ketij te fundit kur flet per ligjin, dhe fjalimet e percudnuar, pa fillim dhe mbarim , pa logjike por me ironine e nje *pushtuesi* te gjitheshkaje, te nje monstre qe nuk ka ka te ngopur me pasuri, dhe me pushtet te pakufizuar !
Te shpreosh se Berisha dhe Ligji do te jen miq ndonjehere eshte si te besosh se * macja e ngopur * nuk do te gjuaj me minj !
RESPEKTI ME I MADH NDAJ LIGJIT NE DEMOKRACI ESHTE RESPEKTI NDAJ VOTES SE LIRE , DHE KUSH SHPRESON SE BERISHA DO TE JETE NDONJEHERE I NDERSHEM SI NE POZITE EDHE NE OPOZITE ME VOTEN E LIRE TE NJERREZEVE ESHTE NJELLOJ SI TE BESOSH SE IDHULLI I TIJ SHPIRTEROR- ENVERI DO TA BENTE NJE GJE TE TILLE NE KOHEN E VET !
Me gersheren e Tij te inagurimeve me pare se te inaguroje nje ruuge 232 m ai ka prere cdo shprese se ai ndonjehere mund te ndryshoje!
Ju kujtoje edhe nje here historine e asaj dados gjermane me femijen 2 vjecar
Martini nga Berlini

Qe te quhemi se jemi njerez kjo duhet te konkretizohet edhe me humanizem,por per ke?te denuar per krime te renda?apo per njerez te denuar per probleme socjale qe prekin familjen por dhe shoqerine per nje xhest ku personi tregon se eshte i penduar per fain qe ka bere?natyrisht jam i mendimit pse jo,3-5 dite sidomos ata familjare natyrisht ata qe kane femije, por jo kriminele,natyrisht per sjellje te mire gjate kohes se denimit me nje ulje te denimit por jo per leje.natyrisht problemet e lindura gjate zgjedhjeve degraduan politiken per tu mare me probleme qe per shoqerine eshte dicka e pa zakonte sepse ndodhen ato qe politika e njeres pale apo e pales tjeter te kene konfrontime ne kete aspekt?mendoj se ne zgjedhje parlamentare te tensjonuara nga te dyja palet nuk duhen shkelur normat humanitare njerezore?cfaj ka qytetari se politika ne shqiperi nuk kurorzohet nga nje bashkepunim marveshje midis kampeve politike ne dobi te qytetarve te saj?

NE QOFTE SE KJO LISTE ESHTE E VERTET DHE KRIMET JANE KETO QE PUBLIKOHEN KETU PS KA SHUM TE DREJT.ME KETO PRAKTIKA ANTI LIGJORE KORRUTIVE JU ZOTRINJ TE DREJTESIS JU ZOTRINJ NE PUSHTET DASHUR PA DASHUR FTONI KREMINEL TE TJER NE BURGJE DUKE JU TREGUARE SE VEPRAT TUAJA KREMINALE I KA NE KONSIDERAT PARTIJA .KAME DEGJUARE NGA BERISHA TE PERSERIT NGA GOJA E TIJ DISA HER SE TOLERANCA PER KREMINELET DOTE JET OOOOOCUDITEM SI PO DEL NDRYSHE ?KETU OPOZITA DUHET TE NDALET SERIOZISHT POR KETU DUHET TE INFORMOHET EDHE INTERPOLI QE EKSTRADON KREMINEL SHQIPTARE SIPAS KERKESES TE KETYRE TE KORRUPTUAREVE QE PROPOGANDOJNE SE LUFTOJNE KRIMIN DHE NGA ANA TJETER LIROJNE PA PIKE PERGJEGJESIJE NGA BURGJET E SIGURIS LART NE KAVALISHENCE.KUSH DOTE MBAJE PERGJEGJESI PER RASTE TE JASHTE ZAKONSHME?NE QOFTE SE KETO QE SHKRUHEN JANE TE VERTETA DOTE KERKOJ VENJEN PARA PERGJEGJESIS TE KRYEMINISTRIT AKTUAL DHE GJITHE STAFIT TJETER QE MBULON KETE SEKTOR.GJITHASHTU DO TI DREJTOHEMI PARLAMENTIT EUROPIANE NE SE ESHTE DAKORT ME PRAKTIKENTUAJ TE LUFTOJME LIGJIN DHE TE TOLEROJME KRIMIN.

O edi rama !

Pse se kujton banden e gramoz rucit qe bridhte bashke me te rrugeve te fierit.
Te gjthe ishin te armatosur.

Nuk quhen ata kriminele ?

Ata arriten deri atje sa kercenuan ne qendren e numerimit te votave ne fier
drejtorin e policise te qarkut te fierit ( premci )

Pse nuk permenden ne listen e kriminelave te dale nga burgjet edhe emrat e tjere te kriminelave shume te rrezikshem te liruar pergjithmone nga burgu nga kshilli i larte i drektesise

Cili je ti qe jepte tilla definicione?A nuk e di ende se ne PD ka te tille njerez qe po e drejtojne Shqiperine drejt Europes dhe jo drej stepave ruse sikurse bente partia jote?Por ju te verberve ju duken njerez te mire vetem ish brigadieret edhe pse jua komandonin grate tuaja pa ju lene shumete drejta mbi to.Ky eshte ndryshimi midis "te pashkolleve "te PD-se dhe "te shkolluarve "te PS-se.Ne jemi te zote te komandojme familjet tona dhe rrjedhimisht edhe Shqiperine,pjese e te ciles,fatkeqesisht jini edhe ju.

eshte e turpshme,e frikshme kjo menyre qe perdori qeveria per te rimarre me dhune karriget.Gjithe kohen flasin per demokraci e veprojne krejt ndryshe.E si rrjedhim te njerezit mbizoteron pasiguria e jetes e krenohen per arritje.Gjithcka vepron mbrapsht duke nisur nga aleancat del meta e thot do rrezoj Berishen pastaj thote do jete Berisha edhe pas 2023.Me keto fjale siguron popullin qe te mos trishtohet se e do shume dyshen Meta -berisha .Cte bejme na ka zene me keta palo politikane ,qe e quajne vendin dhe popullin ciflig te tyre.

ne cilen bote jeni duke jetuar zoteri?
keso veprime te PS ne boten e qytetruar denohen dhe njerezit burgosen,askush ska te drejt te ofendoj ne publik si i ka qejfi atij,kjo vetem tek ne ndodhe..
U vertetua shum her qe Rama demtoi PS apo me mire e shkaterroi,por kam besim ne anetaresin e PS se do te reagojn sa me shpejt,vet fjalori dhe sjelljet te bejn te kuptosh se ke te besh me nje kriminel te terbuar,qe nuk arriti te marr pren e tij...
mendoj se Socialistet duhet te jen me ndryshe,as une nuk e dua Berishen,por cfaje ka ai kur neve na Hipnotizon Rama,kujtoj se RAMA e teproi tej mase,mendoj se vendi i tij eshte Arti e jo Poltika,..uro nje dite te bukur e shendet

Duke lexuar komentet e lexuesve me shkoi ndermend histori e popullit tone. Gjithmone mercenare dhe puthadore per te marre pushtet. More laneter, pse more nuk iu preokupon mos zbatimi i ligjit dhe shkelja flagrante e tij dhe merreni me zhvillimin e kongresit te PS. Cfare rendesie ka kongresi i PS me zbatimin e ligjit ne Shqiperi? Kurre nuk do te emancipohet populli yne sepse i mungon ndergjegjia per te thene hapur te verteten. Ne duke qene mercenare dhe te shitur tek pushteti themi nje mije te zeza per kedo qe do te guconte te prekte te mirat qe rrjedhin nga ai. Shikoni perdite pushtetare, police, doganiere, mjeke e ku di une tjeter se si abuzojne me popullin e mjere. Rryshfeti eshte ulur kembekryq ne vend dhe pushtetaret jane te paret qe nuk zbatojne ligjin. Per cilet pushtetare duhet te themi qe mendojne per Shqiperine e Shqiptaret? Per asnje dhe ne rradhe te pare per keta qe jane ne pushtet, sepse nuk kane bere asgje ne drejtim te zbatimit te ligjit. U trumpetua me force hyrja e Shqiperise ne BE por vete pushtetaret e ngadalesuan dhe e vonuan hyrjen e saj sepse nuk iu leverdis. Pa BE pushtetaret dhe mjelesit e pushtetit bejne palle dhe vjedhin e abuzojne sa te mundin sepse po te hujme ne BE fillon kontrolli dhe nuk ka me pastrime parash te pista qe vijne nga droga e prostitucioni dhe investohen pa me te voglin kontroll ne industri apo gjetke. Populli yne kurre nuk ka ditur te orientohet drejte sepse ka shkuar nga ekstremi ne ekstrem nga Mbreti Zog tek Komunisti Enver, nga Enveri tek Saliu nga Saliu tek Saliu e me rradhe. Pra nga shiu ne bresher hiq Mretin Zog te gjithe te tjeret "pjerrdhin ne te njejtin poc" Ali Hoxha Hoxhe Alia. MOs u merrni me politike dhe me perzgjedhjen e politikaneve sepse politika ne ditet e sotme sic e ka thene presidenti i shquar i SHBA Barack Obama ne librin e tij eshte BIZNES. Dhe gjithsejcili duhet te kuptoje qe ne biznes fiton me i pushteteshmi dhe jo me i zoti. Te jeni te sigurte se ju qe merreni me keto komente pa lidhje nuk do te fitoni asgje.

Obobobobobobo cfare behet ne ate kombe.Si more te pafytyre merni ne mbrojtje qe keta vrases u qenkan dhene leje nga burgu.Por e verte eshte qe per ndonje vdekje edhe mund te shoqeroheshin te te afermit e tyre me pranga ne duar por jo ne menyre te tille.Edhe kete gje prape e beri i pa futyrti Berisha.Nuk dicfare te shkruaj me teper por kjo eshte nje gje shume e tmershme.Kush na bind ne shqiptaret se per te hequr qafe Berisha nepermjet ketyre kriminelve mund te asgjesoj kedo qe i do qejfi.I beje thirrje PS ta mare shume seriozisht kete problem dhe te kerkoj te penalizohen personat pergjegjes.Gjithe shqiptaret duhet te shqetesohen nga ky fenomen.

o apokalipsis si nuk u merzite o o bure i dheut se komentuari neper gazetat shqiptare e duke shkrojtur artikuj pro ps e idhullit tend edi mavrise,nuk e kupton qe edi mavria eshte i gatshem te beje te 99tat vetem qe te qendroje edhe 4ter vjet te tjera ne krye te ps,por si duket ndoshta do te jesh no nje i pajtuar me roge nga ed rumpalla.

Ta marrim shtruar...Kemi nje liste prej rreth 30 personash. Ne fund the artikullit thuhet se jane te pakten edhe 25 persona te tjere. Ne total duhet te jene rreth 60 persona.

Po mendoja, diten e zgjedhjeve Zoti Rama deklaroi se "nuk kam asgje kunder policise se shtetit dhe pershendes fort punen e saj". Kjo deklarate erdhi rreth ores 8 te mbremjes, paralelisht me deklarimet e tij kunder “exit polleve” (ku pati te drejte).

Dakord, me nje llogari te thjeshte I bie qe zotin Rama te mos e bezdiste prania e te liruarve rreth dates se zgjedhjeve deri ne diten qe dolen rezultatet dhe u shpall kongresi. Une nuk kam degjuar qe ky zoteri te flase per vjedhje me presione, vjedhje nga te burgosurit e liruar etj etj etj deri diten qe u mor vesh se PS nuk kishte fituar. Sigurisht qe u fol per parregullsi, por jo per vjedhje masive nepermjet te denuarve. Nuk mund te mendohet kurre qe nje vend si ne te kete arritur standartin e zgjedhjeve qe behen ne perendim, por edhe qe te thuhet qe 60 persona me moren mandatin e kryeministrit eshte absurde. T’u them te drejten, eshte alibia me qesharake qe kam degjuar ndonjehere. Me duket tamam koha e komunizmit ku u thuhej njerezve se Amerika eshte boshti I se keqes, tiger prej letre etj etj. Me pak fjale, makina e propagandes socialiste eshte vene ne levizje te plote. I beri 1500 delegate te dukeshin si deficente, duke u treguar nje dokumentar te tipit “Amerikanet dehen me Coca Cola”.

Eshte per te ardhur keq qe ka njerez qe mendojne se 60 te burgosur me leje kane transformuar procesin zgjedhor. Thene troc, pa provuar aktivitetet e ketyre njerezve, ku kane qene, kujt I kane bere presion, kur e moren lejen dhe me c’arsye, kujt bindje politike I perkasin etj etj, kjo eshte turpi me I madh qe I serviret shqiptareve se pse partia qe mori me shume vota nuk ndodhet ne pushtet.

Hapni syte zoterinj dhe shikoni realitetin ne sy. Nuk shkohet ne zgjedhje per rezultatin e zgjedhjeve. Shkohet per te vendosur kush qeveris, dhe Shqiptaret e thane fjalen e tyre (qofte dhe me parregullesi). Humbjen shkoni dhe kerkojeni te kodi zgjedhor qe zgjodhi lideri socialist, te mungesa e bashkimit te se majtes dhe zgjedhja e koalicioneve.

Mos na beni per budallenj duke na thene se 30 emra qe kam nxjerre ketu dhe 25 te tjere qe ndodhen ne sirtar jane shkaqet pse nuk jemi ne pushtet sot. Nuk ka me vend per propagandime bombastike te pa shoqeruara me prova.

Me vjen shum keq qe opozita shqiptare ose PS paska informacion vetem 30perqind per te burgosurit.PS-ja nuk e din se 70-perqind te tjera e kane vete DREJTORET KRIMINELE te burgjeve qe bejne biznes me te burgosurit ne shpinen e familjeve qe u jane vrare te dashurit e tyre.Si ne burgun e burrelit p sh

qirje apokalips tjetr here mere hapjet dhe shkruaj cte duash mos beje gabimin qe bene kryetari juaj.

dua te te kujtoj nje fakt nga historia.mbas luftes te gjith ata qe ishi partizan enveri i beri oficera.dhe quadro partie dhe e njejta gje ndodhi dhe tani ne shkaterrimin( po ta quajme keshtu)e komunizmit te gjithe ata qe ishin denuar i beri police .edhe pse ishin denuar per vrasje o gjera te tjera vetem se po te kishin qene ne burg ishin te priveligjuar....

shtoje edhe ate c'ka shkrova une po deshe..

Kush deshi demokraci ta mbaj dhe ta gezoj. Demokracia dhe komunizmi eshte nje e mire dhe tjetra e keq. Ne komunizem enver hoxha shdukte tradhtarin dhe eliminonte kriminelin, por te mire kishte qetesin dhe sigurine. Ndersa demokracia burgos te mirin, dhe i korruptuari fut te ligun aty ku i hapen sute dhe influenca ne çdo dit perhapet si mos me keq.Ne demokraci sot nuk ka siguri dhe ke frik te rrish te shtepija jote. Rroft korrupcioni

Komenti juaj

 

Vdekja e vajzës nga bajamet, mjeku dërgohet në gjyq

Xhevahir Hoxhallari akuzohet për mjekimin e pakujdesshëm të vajzës që vdiq pas një operacioni në bajame TIRANË- Prokuroria e Tiranës...

Shkurtohen vendet e punës për mësues

Gjirokastër, 32 mësues do të largohen pas shkurtimit të vendit të punës për shkak se nuk ka më nxënës GJIROKASTËR-...

 
Komentet
Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj