|
|
Këto ditë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar nga gjykatat fillimin e procedurave të falimentit për 27 biznese. Bëhet fjalë për sipërmarrje nga më të njohurat në treg, përndryshe VIP-a. Kujtojmë me këtë rast se në mars të vitit 2008, gjatë shqyrtimit të projektligjit për tatimet, opozita shprehu drojën se përmes ndryshimeve që po kërkonte, qeveria do të ndërhynte në shpalljen e ndërmarrjeve të falimentuara.
Në maj të vitit 2008, ekspertë të opozitës dhe përfaqësues të biznesit disa herë kërkuan një qëndrim më transparent në shqyrtimin e ligjeve "Për Procedurat Tatimore" dhe "Për falimentimin", duke gjykuar se ato do të përkeqësonin klimën e biznesit në vend. Përfaqësues të sektorit të hidrokarbureve janë shprehur atëherë qartazi se ligji do të bëjë që "kompani të konsoliduara, me kapitale në treg, të jenë në dorën e falimentit nga një punonjës tatimorë, që mund të jetë i pakualifikuar, i politizuar apo i paguar nga një kompani konkurrente."
Kjo e gjitha është një histori konfondimesh të vazhdueshme të administratës së panginjur me sipërmarrjen private. Këto ditë, bizneset kanë kërkuar të zbardhet e vërteta rreth këtij falimentimi të sajuar.
Reagimi i parë erdhi nga kompania e telefonisë së lëvizshme Eagle Mobile, e cila sqaroi për publikun e gjerë se përfshirja e saj në këtë listë, është e gabuar: "Eagle Mobile nuk ka asnjë detyrim të papaguar ndaj autoriteteve shtetërore dhe ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj autoriteteve tatimore."
Dhe më tej: "Kompania në fjalë ka vetëm 18 muaj në treg dhe është ende në fazë investimi." Edhe përfaqësues të "SIAV Konstruksion" Sh.p.k., një tjetër kompani e përfshirë në listën e 27 "kandidatëve" për faliment, shprehet se nuk është e vërtetë që prej tre vitesh del me bilanc negativ; kjo ka ndodhur vetëm dy vite më parë, ndërsa viti i shkuar ka pasur një bilanc pozitiv, ashtu siç pritet të dalë edhe ky vit. Këto kundërshtime energjike dhe të bazuara në fakte, zbulojnë falsitetin e ftesës së bujshme për në gjykatë dhe për të falimentuar.
Përplasja e tanishme e administratës me biznesin, shënon njëherësh edhe një prishje ekuilibrash në planin social; që do të thotë se kërcënohen edhe të punësuarit e këtyre subjekteve.
"Bankers Petroleum Albania Ltd", kompani që merret me nxjerrje dhe eksport nafte, ka 191 punonjës të deklaruar. ("Biznesi shqiptar. Më të mirët." Sh. Luku) "Mak Albania", gjithashtu "mysafire" e listës në fjalë, raporton një numër të punësuarish midis 500 dhe 600 vetash në sajtin e vet; (kurse në librin "Më të mirët" evidentohen 235 të punësuar, por kjo ka pak rëndësi).
Pyetja që shtrohet është e drejtpërdrejtë: Përse kaq shumë zhurmë për subjekte që realisht nuk qenkan në prag të falimentit?
Falimentimi është një fenomen ende i panjohur në ekonominë shqiptare. Por nuk përbën ndonjë çudi, tragjedi ca më pak. Përfshirja në biznes dhe në karrierë ka uljet dhe ngritjet e veta. E vërteta është se te ne ka shumë biznese që prej vitesh dalin me humbje; por ato vazhdojnë të operojnë në treg, duke kompromentuar kështu parimet e konkurrencës dhe duke krijuar borxhe.
Drejtues të institucioneve të interesuara për promovimin e biznesit, kanë reaguar në kohë të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme në lidhje me fenomenin. Kryetari i Dhomës së Tregtisë e Industrisë, Gjokë Uldedaj është shprehur: "Ekzistenca e kompanive me borxhe është në nivele për t'u shqetësuar dhe fakt është që asnjë kompani deri tani nuk ka shpallur falimentim zyrtarisht."
(Gazeta "Sot" - Mars 2008) Enver Ferizaj, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, ka pohuar: "Deri në këtë periudhë, 3 200 ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme që operojnë në sektorin e prodhimit agro-përpunues do të kalojnë në sitën e certifikimit. Nëse nuk plotësojnë kushtet, ato do të shpallen të falimentuara." (Gazeta "Metropol" - Qershor 2009)
Fenomeni i falimentimit njihet dhe ka një praktikë të përditshme në botën e ekonomisë së tregut. Për të ilustruar idenë, mund të kujtojmë se në shkurt, kompania konsultuese e menaxhimit te rrezikut global, Coface, pohonte që falimentimet në sektorin e ndërtimit në Bullgari mund të rriteshin me rreth 50%.
Por stina shqiptare e "falimentit" vjen pas një hardallosjeje të paparë të shtetit me paratë e taksapaguesve shqiptarë në prag dhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 28 qershorit: për rrugë të mira, por edhe për rrugë elektorale, që shpejt do të kërkojnë para të tjera; për spote elektorale dhe për shpenzime gjithfarësoj, që mbase nuk do të bëhen publike asnjëherë.
Nga ana tjetër, përpjekja e para disa muajve për të amnistuar borxhet dhe kamatëvonesat, nuk gjeti terren. Në këto kushte, qeveria ka vendosur të tregohet e "rreptë" dhe të mbledhë para edhe atje ku s'ka ç'të mblidhet.
Duke e denatyruar parimin e falimentit, për ta hedhur barrën e krizës mbi kurrizin e sipërmarrjeve, administrata harron se sërish dhe përherë te kjo sipërmarrje do të përplaset për të mbijetuar, ajo vetë dhe pushteti i njohur tashmë për abuzimet e pandëshkuara.
Martesa, siç mirë e dimë, është një moment i lumtur,...
Madona humb ndenjat gjate nje koncerti. Nuk dihet nese nga...
Lajmet 07 shtator - Ora 16 -
data/07-09-2009
Lajmet 07 shtator - Ora 14 -
data/30-08-2008
Lajmet 07 shtator - Ora 12 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Nuk ka falimentuar qeveria,por ka falimentuar kapitalizmi (allaberishian,me mjete rrethanore)qe ndertoi Berisha gjate 18 viteve.Tani le ti pergjigjet popullit te vet ne kushtet e krizes globale.
KUSH JANE VIP-at?
Pse mbahen sekrete kush jane keta VIP-at e Tiranes,ata punojne me ndershmri
c'judetyron ju mediat,te mos botoni emrat e tyre,po paski gjetur fjalen VIP
dhe perseri Shqiperia me sekrete si ne kohen e enverit.Ka liri o jo Shqiperia,ka trasparence apo ende jetojme ne nje burg te ri?
R.Kaso.
Deshtimi i biznesit, sidomos i biznesit te madh eshte treguesi nr 1 i deshtimit total te qeverise se nje vendi qe e quan veten demokratik, ne ndertim te kapitalizmit dhe te tregut te lire. Kjo tregon qe kemi te bejme me nje qeveri te ngritur me mendesi komplet bolshevike dhe ish-komuniste! Nese ju kujtohet qe gjate fushates se kaluar karakterizohej nga slogane komplet populiste tipike komuniste si "do luftojme te pasurit", dhe vertete kete po ben.
Keta bolshevike nuk e kuptojne qe jane bizneset e medha qe mbajne ekonomine kapitaliste te nje vendi, dhe ne cdo vend te konsoliduar kapitalist, shteti dhe qeveria jo vetem qe jane shume rigoroze ne zbatimin e ligjeve per mbrojtjen dhe stimulimin e metejshem te tyre, por dhe per raste te nje krize dhe rreziku falimentimi kshu ne mase, merr edhe masa drastike vetem ne favor te mbrojtjes se tyre.
Fakti qe nje qeveri qe nxiton te falimentoje 27 biznese te medha, tregon qarte jo vetem shkallen e tmerrshme te deshtimit te saj, por nuk eshte kaq naive ceshtja. Kjo tregon qe mbi te gjitha ky nxitim lidhet me qellime pothuajse personale, dhe keto jane synimi i hedhjes dhe kontrollit ne dore te tyre te cdo aspekti biznesi, te zevendesimit artificial te tyre me biznese te tjera te medha, por qe do te jene drejtpersedrejti te lidhur me fijet e qeveritareve te sotem.
Propaganda bombastike se ne Shqiperi po u favorizokan loja e ndershme e tregut dhe aktiviteti kundrejt rregullave te tregut i biznesmeneve jane nje bllof i madh, perpara ketij fakti bombe!
Ne Shqiperi jo vetem qe nuk po stimulohet tregu i lire, por perkundrazi po ushtrohet frike dhe dhune ndaj tij! Tregu ne cdo aspekt te tij, tani me shume se kurre po kalon ne duart e vetem nje klani te ngushte qe e ka emrin Berisha & co, ashtu sic deri tani eshte bere cdo gje e mundur qe cdo pasuri Shqiptare, prona, bregdete, biznese te kalojne ne duart e nje rrethi te ngushte qe ne qender kane vetem dhe vetem familjen Berisha!!
Di qe Shqiperia ka njerez shume te zote dhe te zgjuar, po ashtu zyra e biznesit te madh ka njerez shume te zgjuar, dhe pres qe me kete rast ata te veprojne duke iu drejtuar gjykatave nderkombetare per te drejtat e njeriut apo aktivitetit juridik, dhe ta bejne kete qeveri bolshevike te kuptoje qe me keto qe ben ne fakt eshte duke i bere gola vetes!
o kasoooooooooooooooooooo
listen e bizneseve e ka marre vesh i madh e vogel po dukesh ti mo vlla qe ske haber fare.e ka pasur kjo e perditshme dje.
me degjo mua me mire mos komento
Behet fjale per falimentimetne shqiperi, ne shqiperi ka falementuar shteti,(B.Topi), qeveria,(S.Berisha)dhe cdo biznes i madh ku cdo gje qe nedertohet e krijohet, organizohet mbi bazen e korupsionit e jo te pune se ndershme.Ndertuesit bejne pallate, e qytetaret kerkojne te blejne, po cfar te blejne kur cmimet me rrogat neper bote jane nje me njezete,kurse3 ne shqiperi po spekullohet ne te tera fushat e biznesit e te sherbimeve ndaj qytetareve, ku pa ryshfet vete ne te semes.Ndaj qytetaretc le te qendrojne indiferent me firmat e ndertimit dhe mos te bien viktima te tyre dhe aq me teper kur thone se qe te pronotosh nje hyrje qe ne themel cmimet jane perserui gati te njejta, se me parate e tua penetron ndertuesi dhe ta shet objektin si i do ... dhe swhteti o burra sa me shume sheshe ndertimi qe te vjedhin sq me shume lek,po valle nga dalin ato leke, dalin nga djersa dhe mundi i qytetareve.Nje hyrje 2+1 ne Tepelene eshte tre miljone leke te vjetra, kurse ne tirane eshte qe nga 40 miljone e deri ne 250 miljone, keto jane marrezira te papara ne boten kapitaliste ku dhe ne Amerike nje hyrje ne mes te Neujorkut nuk eshte sa ne Tiranen tone te famshme, qe vec po u hapen kufijte ketu do te mbeten vetem pleq dhe plaka, si dhe pederaset e Sali Berishes, dhe atehere qeverine do te arrije ta beje vetem me pederaset qe do te kete rreth vehtes se tij, bashke me Ilir trapin qe zaptuan shqiperine dhe popullit ja kane futur thiken ne palce.Cmimet e hyrjeve ne Tirane nuk duhet te ishin me shume se 2-3 miljone leke te reja, po kjo eshte mafja e ndertimit qe e ha vetem populli,pa le kur kerkohet te shiten objekte te ndertuara ne pronat e te tjereve e duke komentuar se shesim Filan objekt kaq miljone me dokumenta ne proces Legalizimi, turp kush i ha keto brockolla, dhe mjere ata qe shkojne e blejne3 o bjekte te tilla pa dokumenta e tapi.Agjensite e shitje-blerjeve kete pune kane po populli le te hapi syte mire se e ha sapunin per djath, e seshte as djath por eshte nisheshte e piksur qe ta lyen gjuhen e rrezik ta betonon si puna ew allcise.E gjoja se gazeta Celsi i ben reklame ndertimeve nje onbjekt e shkruan edhe 4-ter here, praqndaj hani derra pini dera e me mire ik flini ne ferra se aty nuk do tju zere as era, se shqiperia ka vec afera, me pushtetarere koke derra,si Saliu me Ilire e me shume shoke te tjere qe u ka marre koka ere.Alban Bum bumi.

Dhe une te njejtin mendim kam si apokalypsis/Bizneset duhen ndimuar per rritjen e ekonomis te nje vendi .Nje biznes vec tatimeve qe paguan ka puntoret qe ne rastin konkret ngelen te pa pune dhe rritet numri te papunsis.Lexova nje artikull per krizen ne SHBA ku qeveria po krijon mundesit e hapjeve te puneve ne ri rregullimin e rrugve shkollave per te ulur numrin e papunsis ne vend si dhe bene ndima per mos falimentim te bizneseve.Qeveri Shqiptare duhet te japi ndima per te gjitha bizneset si dhe ne sektorin e buqesis dhe blektoris