Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

Amatorizëm në adresën e K.M online

Riza Hasa | 04/09/2009 | Komente | komentet 8 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Ka raste kur për atë çfarë shkruhet përgjegjësi nuk mban vetëm shkruesi por edhe lexuesi. Pikërisht kjo më detyron ( njëherazi më revolton) të ndërhyj për të bërë korigjime dhe saktësime në faqen e internetit të Kryeministrisë në zërin "Shqipëria" (shih në internet: Këshilli i Ministrave, Shqipëria. Historia).


Faqja është përgatitur , siç thuhet aty, nga Ministria e Jashtme. Kur lexon të bie menjëherë në sy një amatorizëm i theksuar. Gjithë "historia jonë" permblidhet në 17 data apo ngjarje, por edhe këto të interpretuara me gabime. Le ti marrim me radhë:
Nuk jepet saktë trualli historik i Ilirëve dhe kufijtë e tij..


Thuhet: "Në fund të shekullit të V p.e.s. Ilirët u futën në periudhën e skllavopronarisë dhe themeluan pranë bregdetit qytete shumë të njohura në atë kohë, të cilat ekzistojnë dhe sot, si Durrësi, Apollonia..". Është interpretim i gabuar sepse:


Së pari. Durrësi dhe Apollonia nuk janë ngritur nga Ilirët por janë ngulime helene siç janë p.sh. Napoli, Marseja, Stambolli e dhjetëra qendra qytetare të tjera përgjatë brigjeve të Mesdheut.


Së dyti. Ilirët ngritën me dhjetëra qendra qytetare edhe në brëndësi të territoreve të tyre dhe jo vetëm "pranë bregdetit" (!).
Në paragrafin e katërt thuhet: "Pas thyerjes së romanëve në vitin 395 të e.s. Iliria mbeti nën perandorinë Bizantine..."


Së pari:Nuk thuhet "romanëve" por "romakëve". Tjetër janë romanët dhe tjetër romakët. Së dyti. Në vitin 395 nuk kemi "thyerje të romakëve" por në këtë vit ndahet Perandoria Romake në atë të Lindjes me qendër Kostandinopojën ( Bizantin) dhe në atë të Perendimit me qendër Romën.


Në paragrafin e pestë thuhet: "Në shekujt IV - VI sllavët pushtuan një pjesë të Ilirisë Veriore dhe Lindore dhe Maqedonia pushtoi pjesë të cilat më vonë u asimiluan.."
Së pari. Sllavët në Ballkan kanë filluar të dynden nga fillimi i shekullit të VI.


Së dyti: Në shekullin e IV nuk ekzistonte shteti Maqedon. Së treti. Në Historinë Tonë përdoret koncepti i Ilirisë Veriore dhe i Ilirisë Jugore, të cilët kanë kuptim arkeologjik dhe historik dhe nuk përdoret koncepti i Ilirisë lindore.


Në paragrafin e gjashtë thuhet: "Fundi i mijëvjecarit të parë shënon kristalizimin e kombit shqiptar"
Duhet thënë që në këtë periudhë nuk flitet për komb por për kombësi. Midis këtyre koncepteve ka dallime thelbësore.


Po këtu përmendet nocioni "Epir"pa bërë sqarimin e kuptimit të tij, i cili mendoj se është i domosdoshëm për vetë ngarkesën politike që ka marrë sot. Në paragrafin e njëmbëdhjetë thuhet: "Shqipëria gjatë viteve të Luftës së Parë Botërorë u shndërrua në një betejë lufte për fuqitë ndërluftuese.."


Betejë lufte? Çfarë lloj togfjalëshi është ky? Nuk ka "betejë lufte", por fushë ose shesh beteje.


Ngjarjet e rëndësishme të historisë sonë mbyllen në këtë faqe me 11 janarin e vitit 1946.
Pra siç shihet, ne një faqe kaq të rëndësishme Historia Jonë paraqitet e cunguar dhe me gabime.


Shqetësimi ynë rritet po të kemi parasysh se kjo faqe është përgatitur nga Ministria e Jashtme, dikaster i cili më shpesh se kushdo ballafaqohet me botën. Në përfundim dua të theksoj se Historia Jonë është kontributi ynë më i mirë për të qënë jo vetëm gjeografikisht por edhe juridikisht në Europë.

*Universiteti "Aleksandër Xhuvani" Elbasan

 

8 KOMENTE

ministria jone nuk eshte çerdhe dije po çerdhe traffikante,o prof.

Komentet jane edhe me amatore se sa "gabimet" e permendura.

NJe artikull teper interesant por me duhet te shtoj disa mangesi ne kete artikull per sa i perket historise qe dikujt nuk i intereson realiteti por mashtrimet dhe interesave politike per ta bere historine ashtu si ata duan?relegjionet linden mbas ndarjes se krishterimit edhe ne shqiperi ashtu si u nda kostandinopoja me vatikanin dhe kjo i perket perjudhes perpara mij vjecarit te dyte ku bizanti reformoj kulturen e krishtere qe sot quhet ortodoksi?ne kulturen por edhe ne ideologjine bizantine u reformua simboli i politikes ku dhe mendimet politike apo dhe ekonomike te shiheshin edhe majtas edhe djathtas dhe jo si ideologjia e vatikanit vetem djathtas,dhe per kete shqiponja se vatikanit ku ideologjizonte vetem te djathten ju vendos nje koke e dyte nga reformatori bizantin ku kete simbol e kemi dhe ne ne flamurin kombetar shqiptar.me pushtimin e perandorise osmane ky flamur pesoj te trazoheshe sidomos keto 100 vitet e fundit nga frika per pushtet por edhe nje seri manipulimesh te historise per interesa politike por jo te nje realiteti historik?pushtimi osman ka lene sot e kesaj dite ne varferi mendore nje pjese te kombit shqiptar edhe pse kaluan mbi 550 vjet ky sundim nuk shkulet nga ideologjia e kesaj perandorie e shkatruar nga kokat e disa politikanve qe historine e perdorin per rehatine e tyre por jo per interesa kombetare?te jesh realist ne histori do te perkrahesh edhe nga ata qe nuk te duan sepse do te gezosh dashurine e vertete te njerzve qe ne zemer ruajne traditat por edhe kulturen e hershme te nje vendi.mendimi im ishte qe ky komunitet me nje ideologji te sjelle nga azia duhet te integrohet ne dy komunitetet oregjinal toskerise dhe gegerise ku keto komunitete te vjetra ne ballkan formuan ate qe sot quhet shqiperi.

I dashur Riza,
njihemi bashke ne nje kohe kur cdo gjetje arkiologjike na bente krenar per te kaluaren tone , dhe sot shkruajme ne nje kohe kur cdo gjetje fshihet ne ndonje valixhe per tu shitur diku ne Europe !
I SHITEM TE GJITHA BILE EDHE DINJITETIN TONE !
AMATORIZEM ! Mund te me thiash dicka profesionale qe eshte bere keto 20 vite !
Shikoje , e ke ne mes te Elbasanit ate gjetje me vlere arkiologjike dhe kombetare ...cpo behet me te ???
Ti me mire se kushdo e di se ku ndertohet ne Durres, si po shkaterohet Berati dhe si ne vlerat monumentale dhe Arkiolgjike turistet e huaj i presin ca pleq pa dhemb qe nuk dine as shqip te flasin ( pata rastin te shoqerojea nje grup gjerman nje dite te korriku te kesaj vere dhe ...u zhgenjeva totalisht )!
Nacionalizmi eshte streha e fundit e horrave por jo patriotizmi, qe ka vajtur ne nivelet zero ne keto vite ose eshte vetem populizem pr te marre vota !
Pune te mbare dhe suksese miku im !
Martini nga Berlini

Mos u bjere ne qafe or zotni se nuk jane keta te historise e te dijes.As njeren preje tyre nuk e kane shqetesim.

Eh more profesor Rizai !

Jo te gjitha mizat bejne mjalt. Le qe ç'u duhet atyre te Qeverise ( Ministrise se jashtme) historia e shqiptareve kur ata do te shkruajne historine e korrupsionit e skandaleve te tyre.
Ish allah eshte mbyllur seria e telenovelave seksuale me Pangon, qe te rrine te qete ish ministrat dhe ministrat e kesaj 'qivirie' se per ndryshe ç'do na shohin syte e degjojne veshet. Mos u bjere ne qafe per te vertetat historike.
Atyre boll qe u ka pjelle kokoshi
e tu rroje kryeministri ( tani edhe zevendesi).
--oo--

Faleminderit Pr Riza Hasa se me kujtove te ndjerin profesor Riza Lala, me ate pasionin e tij per gjeografine e sidomos ate te shqiperise.Ai ishte i tille se se pari njihte sa historine dhe gjuhesine e vendit. Sot eshte e veshtire te gjesh Riza Lala, per gjeografine...
Sa per ate drejt shkrimin apo faktet historike mire shqetesoi se si thote populli "Gure gure behet mur" dhe ata qe e kane formuluar njerez kane qene apo jane. Te mirepresin sygjerimet dhe verejtjet eshte puna.Po nga nje ane ju kini te drejte; formulimet historike apo gjeografike, pse jo dhe te tjerat shkenca, jane si ajo puna e vendosjes se e presjes ne formulimin e fjalive, qe dhe mund te te "pushkatoje".
Faleminderit juve nga nje ish mesues.

Z.Jankulla,ndoshta keni nje qellim te mire ne nderhyrjen qe beni,por,nqs nuk vini asnje pike e asnje presje ne komentin tuaj, nuk ka burre qe kupton gje.

Komenti juaj

 
Komentet
 

Kështu nis një martesë e lumtur

Martesa, siç mirë e dimë, është një moment i lumtur,...

Madona humb ndjenjat ne koncertin ne Sofia

Madona humb ndenjat gjate nje koncerti. Nuk dihet nese nga...

Letrat e lexuesve

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj