|
|
Nëpër kthinat e ligjërimit publik të z. Berisha
Një pjesë të gushtit, z. Berisha e kaloi me pushime buzë Jonit, megjithatë, edhe gjatë këtij muaji, të thatë për nga reshjet e neqez për nga lajmet, ai mbeti protagonist i ligjërimit publik. Televizionet në veçanti, vazhduan të përhapin ligjërimet e tij për një tufë laramane temash e problemesh.
Duket se e nisi me nota medituese, në një lento moderato, kur shqiptoi moton "kombi drejt detit" dhe e sosi në një tempo di marchia kur foli për "bashkim të kombit" e "shkrirje kufijsh".
Mes këtyre regjistrash ekstreme, përfshiu në repertorin e vet edhe një tufë bravurash laramane, herë me tone të lehta gazmore (këtë vit kishte ndenjur tre minuta më shumë në ujë krahasuar me një vit më parë), herë me ritëm baterie e rrapëllima tunxhi (shtetëzimi i shtëpive të pushimit që dikur ua kish falur sindikatave, heqja e makinave për deputetët) dhe herë në një alegro barbaro (privatizimi i fshatrave turistike, marrja e tokave që pronarët i lënë djerrë etj.).
Gjithsesi, edhe gjate ketij muaji pushimesh, z. Berisha veshtire se ishte i drejtperdrejte dhe ligjerimet e tij publike jo rralle te kujtonin parabolat, apo paravolite, siç u thosh gjyshi im, ndjese paste. Ligjerimet publike te z. Berisha u zhvilluan kryesisht ne nje regjister metaforik ligjerimi. Me termin "metafore" nenkupto rastet kur ligjeruesi thote nje gje e lexuesi nxitet te mendoje per nje gje tjeter.
Sa per ilustrim, siç e kam përmendur edhe në një shkrim të mëparshëm në "Shekulli", ti thua "fasule, zoti Berisha, fasule" e une si lexues perceptoj jo pjaten tradicionale te shqiptareve, po ate produktin e fasules, qe shquhet për zhurmen fishkelluese dhe erën.
Ne nje nga mbledhjet e qeverise, zoti Berisha torri para kamerave, d.m.th., para taksapaguesve shqiptare, nje narrativë të tërë per diçka krejt personale e me interes publik gati zero: vitin e kaluar, qytetari Sali kish notuar 120 minuta, kurse kete vit 123 minuta.
Dhe, per ta bere rrefimin edhe me ngashenjyes, shtoi se ne not e siper i kish lindur tundimi per t'u arratisur ne Korfuz, por e kish lene kete kuturisje per ta realizuar nje here tjeter, me ceremoni me te madhe.
Nje pjese e mire e mediave e bene kete narrative pike fokale te raportimit te tyre per mbledhjen e qeverise, duke lene thuajse ne heshtje faktin se qeveria diskutoi per te rinisur privatizimin e INSIG-ut, meqe perpjekja e pare pat deshtuar muaj te shkuar.
Mbetet te shihet se sa do te rikuotohet ne treg INSIG-u, por nje gje eshte thuajse e sigurt: pazari ka per te rene dukshem. Kjo ngaqe pas deshtimit u larguan dy bashkaksioneret serioze, BERZh-i dhe IFC-ja e Bankes Boterore, duke goditur rende reputacionin e kompanise.
Po te qe aneja ime gjalle e te degjonte se mediat u fokusuan te rekordi ne not dhe thuajse harruan zhvleresimin e nje prone publike qe kushton rreth 40 milione USD, do te thoshte: po keta te kujtuakan ate te perralles qe la dasmen e shkoi per shkarpa.
Ndjekesi i vemendshem i ligjerimeve publike te z. Berisha, duke degjuar per rekordin e Dhermiut, sjell nder mend rekordin qe arriti z. Kryeminister vetem pak muaj me pare ne shkallaret e Murit te Madh Kinez.
Atje ua kaloi vartesve qe e shoqeronin, paçka se keta ishin shume me te rinj. Pranëvënia e fakteve te tilla te sjell nder mend ligjerimet elektorale te opozites qe e quanin z. Berisha jo plak, por kryeplak te politikes shqiptare dhe shtonin se pas 28 qershorit e priste pensioni.
Duke publikuar rekordin e ri ne not, z. Berisha, pas gjasash kerkon te thote se ua hodhi edhe kesaj here te rinjve dhe e ka lene per nje here tjeter "ikjen ne Korfuz", atje ku nje here e nje kohe u dergj mergata politike e kundershtareve te Zogut te Pare.
Binarin antonimik "i ri - plak" z. Berisha e pat perdorur si burim shpotie edhe ne nje nga daljet publike ne fillim te korrikut, kur fill pas zgjedhjeve u shtir se po i uronte datelindjen kryetarit te opozites, por ne esence i perfoli rinine dhe i tha se plaku e kish vene poshte edhe kesaj radhe.
Shume me opake rezultoi narrativa per fshatrat turistike, rrjedhimisht pak kush mund te besoje se z. Berisha tha te verteta kur foli per to. Beri be e leshoi rrufe kunder pronareve te tyre ose, thene me fjalorin populist, kunder borgjezeve te rinj. Keta do te detyrohen te blejne truallin qe e kane marre ne perdorim per 99 vjet.
Ligjerimi publik qe pasoi te shtyn te mendosh se "borgjezet e rinj" nuk po ndëshkohen, por po favorizohen. Pasi kane shitur nje prone te dhene ne perdorim, pasi u kane shpetuar tarifave doganore per mallrat e sjella nga jashte, ndeshkohen duke i detyruar t'i blejne keto troje bregdetare me "çmimet e tregut", d.m.th., me çmimet qe ka caktuar qeveria dhe qe ne rastin me te keq nuk i kalojne 3600 leke per meter katror.
Nonsens: ti ke thyer nje kontrate, ne rastin konkret ke vjedhur, une te shperblej me thela bregdeti.
Retorika e z. Berisha kunder fshatrave turistike s'eshte e re.
Ne 2005-ën, posa krijoi qeverine e pare, nje nga kercenimet qe leshoi ishte kunder fshatrave turistike. Madje atehere u tha se tre ministri i shqyrtuan keto shkelje dhe pergatiten dosje per drejtesine. Pasoi nje gjume 4-vjeçar dhe tani ringjallet po e njejta retorike.
Veshtire ta marresh per te vertete. Thuhet se fondet qe do te fitohen nga keto shitje do perdoren per kompesim te pronareve te vjeter. Pas gjasash edhe kjo eshte fasule: jane gjithesej nja 30 fshatra turistike, secili prej tyre nuk ka me shume se 6 hektare truall ndertimi, çmimi per meter katror eshte badihava.
As borgjezet e rinj ndeshkohen e as te vjetrit kompesohen.
Ka te ngjare qe pas narratives per fshatrat turistike fshihet nevoja per te bere para. Gjate mandatit te dyte, qeveria Berisha nuk ka ç'te privatizoje, keshtu qe mund te akumuloje fonde duke shitur troje bregdetare, miniera kromi a hekur nikeli, me fjale te tjera copa Shqiperie. Fshatrat turistike qe zene me pak se 1% te bregdetit mund te sherbejne thjesht si nje test per shitje shume me te medha.
Ligjerimi publik kryeministror shenoi piken me te larte, jo vetem per gushtin, por per vite te tera, kur ne "Klan Kosova", z. Berisha deklaroi: "pas pavarësisë së Kosovës dhe hyrjes së Shqipërisë në NATO, projekti i dy qeverive tona është bashkimi i kombit, në kuptimin e zhdukjes së kufijve...". Beogradi zyrtar protestoi me ngulm kunder kesaj deklarate, kurse prestigjozia gjermane "DPA", deklaroi se Berisha kish shkelur vijen e kuqe duke ngjallur shqetesim te partneret perendimore.
Veshtire te thuash se z. Berisha ka dashur te thote qe do te punoje per Shqiperine e Madhe. Tirana e koheve moderne nuk ka njohur politikane qe te shpallin objektiva te tilla. Aq me pak mund ta beje nje Kryeminister, per me teper nje Kryeminister qe pret te riemerohet ne kete post nga nje mazhorance e brishte, pas nje procesi zgjedhor qe akoma nuk eshte certifikuar nga nderkombetaret.
Pas gjasash, z. Berisha foli per kosovaret dhe e leshoi pak gjuhen ngaqe ishte ne delirin e rikonfirmit si Kryeminister. Mbase donte te inkurajonte ata qe po thone se fjala e tij ka peshe ne gjithe trojet kombetare. Mbase desh te krijonte pak zhurme ne kete stine te thate dhe te hiqte vemendjen e publikut nga debatet per zgjedhjet apo per perspektiven e zymte ekonomike.
Kete synim duket se paten diskurse te tilla si ai i tokave djerre, i makinave te deputeteve, fshatrave turistike, shtepive te pushimit te punetoreve, lejes per te ndertuar nje dhome a nje kat etj., qe me logjike te thjeshte duhej te zhvilloheshin kur qeveria e re te fillonte nga puna dhe jo kete gusht, kur ministrat shihnin filxhanin per te marre vesh a do zinin ndonje post, kurse adminstrata ishte e shkrehur sa nga vapa, aq dhe nga pasiguria.
Sido qe te jete, edhe ne rastin "bashkim kombetar", ligjerimi kryeministror ishte larg transparences, tejet opak, ishte nga ato ligjerime qe, ne vend se te krijojne energji e debate zhvillimi, gjenerojne zhurme e çoroditje.
Keshtu iku dhe gushti, duke na sjelle nder mend thenien gusht e gune per motin dhe gusht e fasule per ligjerimin kryeministror. Prapa binomit "gune - fasule" shfaqet dimri. Mos qofte i acarte dhe me ngrica ekonomike, pa parashikimet per politiken nuk perbejne lajm, te kujtojne ate sinoptikanin e moshuar, komshiun tone te dikurshem. Asistentes se tij, krejt pa dashur i shpetoi nje "fasule", rastisi pa ze, por tejet kuterbuese.
Per te zbutur sado kudo situaten, asistentja pyeti: "Si jane parashikimet per neser, profesor?". Me nje pamje prej Shvejku plaku iu pergjigj : "Po t'i besojme eres, s'ka per te rene shi po ... mut"
Madona humb ndenjat gjate nje koncerti. Nuk dihet nese nga...
Lajmet 05 shtator - Ora 12 -
data/05-09-2009
Lajmet 05 shtator - Ora 10 -
data/30-08-2008
Lajmet 04 shtator - Ora 16 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
O zotni!Shkruej,por shkruej shqip se gjuha shqipe i ka ato fjale qe ju i keni perdore prej gjuheve te hueja.Nuk e mora vesh se c'lidhje ka fjala neqez(turqisht qe dmth shpirtzi,smirezi,e qe ka ike bashke me turkun prej fjalorit)me reshjet dhe lajmet e muejit Gusht!!??Shkrimi ,jo si permbajtje,por si fjaluer ishte "badihava" , lento moderato me moton tempo di marchia me bravura metaforike e perceptime parabolike narrative.
Fasule,shume fasule zotni,e na kendej kah Shkodra i thona groshe e po , grosha asht baruti i by...s.
Jemi mesuar me ...fasulet e kryeministrit tone, dhe s'na ben pershtypja era qe leshojne, se po behen 20 vjet me te dhe nuk i dihet edhe sa. Lum ky popull qe e ka dhe e don fort. Edhe shkodrani i inatosur me shkruesin, ai shkodran goxha intelektual qe e njeh estetiken dhe etiken..
Po ,or,piklish,se prej Berishes vetem prodhime groshe po degjojme prej 20 vjetesh!!!
O Zef,une nuk i kam ba vrejtje per sa ban fjale artikulli,por vetem per fjalet e shumta te hueja qi ka perdore e qi ne vend tyne kishte me kene e mira me shkrue fjalet perkatese qi ka gjuha e jone shqipe.
Sot rendesi ka; c'thuhet per problemet kryesor qe shqetesojne vendin e jo per koregjim drejtshkrimor etj. Keto komentet e me siperme me bejne ta mbyll kompjuterin po respekti per artikull shkruesin, sa dhe c'thote ai, me bejne te shkuaj keto fjale. Fjale nga ata qe ju bien mbi qafe gjithcka "qorollepsen" vendimmaresit jo keta qe mire bejne sa shkruajne per tu argetuar...njeheresh fshikullojne.
E mira e ketyre komenteve ishte te "fasulja" dhe mire e kane, duhet vene peris per "fasulet"... sidomos ato kryeministroret, se na bejne "alarm" boteror.
" C'te themi!? kur vetem grosh "per udheheqie" kemi?!"
Guri Naimit