Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Situata në PS të kujton atë përrallën e jorganit të Nastradinit"

Letër e nënshkruar: Ramazan Sherja. | 04/09/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 10 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Kundërshtarët, drejtues të PS-së, kërkojnë të fusin në sherr anëtarësinë. Sepse kjo bën që ata vetë ta shtrijnë më tej rrezen e përfitimit të tyre, edhe nga forcat e tjera politike.
Besoj se kjo s'ka për të ndodhur më në PS. E ka treguar PS-ja tanimë se është forca më progresive, dhe më demokratike në vend. Gjykoj se ajo e ka qartë rrugën e saj për t'u ndarë një herë e mirë me politikën e të shkuarës.

Veprimi i grupit antiRamë të kujton anekdotën me Nastradin. Ngrohej Nastradini pranë zjarrit dhe kur dëgjoi se jashtë po grindeshin dy vetë, doli me gjithë jorganin krahëve t'i ndante. Dy të panjohurit bënin sikur ziheshin dhe në një moment i morën jorganin dhe u larguan. Kur e pyetën Nastradinin kur u kthye në dhomë se ç'kishin që ziheshin, ai u përgjigj: "Asgjë, ata kish patur hallin e jorganit tim".

Në PS sot ka shumë potenciale me kredibilitet. Secili prej tyre meriton më tepër. Por për kushtet aktuale të një qeverie mafioze e antipopullore, PS-ja ka nevojë për vizionin, energjitë dhe përkushtimin e Ramës. Për më tepër, ai ka dëshmuar se është një "fabrikë votash" për të majtën.

10 KOMENTE

as nu di
na kish te qe niher astradini isht hypur ne dradh dhe nu i dha kerkish a a u vra e erdh nje njeri qe ve t ishte hypur ne dardh

Haha, kjo me Nastradinin ishte hata fare.

kur Nano humbi zgjedhjet ishte ky edi qe thoshte se nje kryetar partie qe s fiton zgjedhjet duhet te leshoj karrigen.......lereni te vjedh edhe 4 vite....pastaj leshon wet karrigen..........

kur Nano humbi zgjedhjet ishte ky edi qe thoshte se nje kryetar partie qe s fiton zgjedhjet duhet te leshoj karrigen.......lereni te vjedh edhe 4 vite....pastaj leshon wet karrigen..........

Po Berisha eshte ne Shqiperi dhe jo ne Amerik, o i Qarti Mario.

une di vetem nje gje ,po iku rama nga posti i kryetarit te ps,ta gezoni berishen edhe per nja 10 vjet te tjera, i lutem Edi Rames qe ta pastroje ps nga keto mbeturina dhe sherbetore te berishes

“Rama është përgjegjësi kryesor i humbjes së PS-së në këto zgjedhje, ndaj duhet të japë dorëheqjen dhe nuk duhet të rikandidojë për postin e kryetarit”, ka deklaruar Blushi. Me qarte nuk ka ku te veje. Te tjerat jane perralla me mbret qe duhet te tregohen ne netet e gjata te dimrit. Perse duhet inkurajuar e nxitur nje njeri qe çfare thote sot , nuk e thote neser , qe humbjen e quan fitore , qe do t'ju perçaje me keq se deri tani e te tjera si keto. Zhurma e keqe e llamarines nuk mund te degjohet me. "Enough is enough" - thone kendej nga Amerika. Stop it!

Te vjen me te vertete keq per Blushin e Malaj me kompani qe fryn e shfryn neper ekrane kunder Edi Rames.I genjen mendja se po te ishin ata do te ndodhte ndryshe.Njerez qe i komandon NANO edhe pse i fshehur prej 5 vjetesh tamam si Bin Laden ,dhe shfaqet vetem atehere kur e therret Sali Berisha eshte e turpshme te pretendojne per lider mbasi nuk mund te jene te tille. Ben Blushi kur nuk mundi te bind Korcen si do te mund te bindi gjithe Shqiperine. Te kritikosh te tjeret eshte shume e thjeshte por mos i bejne hesapet ne rere se fshihen shpejt.Eshte fat per te majten qe drejtohet nga EDI RAMA. Pacavure si NANO-META-BERISHA jane boll,ju lutem mos i shtoni rradhet e tyre.

Komenti juaj

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 
Ankesat për mungesat në QSUT

Pacientët në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ankohen për mungesa...

Minoritet seksuale, apel për ngritjen e zërit

Në ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut minoritet seksuale u...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj