|
|
Xhevahir Hoxhallari akuzohet për mjekimin e pakujdesshëm të vajzës që vdiq pas një operacioni në bajame
TIRANË- Prokuroria e Tiranës përfundoi fazën hetimore dhe dorëzoi pranë togave të zeza dosjen penale në ngarkim të mjekut Xhevahir Hoxhallari, i akuzuar për veprën penale të "mjekimit të pakujdesshëm" me pasojë vdekjen e 17-vjeçares nga Korça, Matilda Petriti. Vajza e re ndërroi jetë fund prillin e këtij viti, pak ditë pas operimit të bajameve.
Ky lajm konfirmohet nga burimet zyrtare pranë institucionit të akuzës, të cilët nënvizuan se me përfundimin e ekspertizës së përpiluar nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore rezultoi se vdekja e vajzës 17- vjeçare ka ardhur si pasojë e ndërhyrjes së gabuar gjatë operimit të bajameve dhe moskujdesit të vazhdueshëm pas kryerjes së kësaj ndërhyrjeje mjekësore.
Sipas raportit të akt-ekspertimit, mjeku Hoxhallari ka gabuar vetëm disa milimetra në ndërhyrjen kirurgjikale, për heqjen e bajameve, duke i prekur arterien kryesore të qafës, që ka sjellë disa herë pas operacionit hemorragji të madhe, çka solli edhe vdekjen e vajzës.
Sipas kërkesës për gjykim, mjeku paraditen e 7 Prillit 2009 me kërkesë të familjarëve të vajzës, ka kryer ndërhyrjen kirurgjikale në klinikën e tij në Pogradec dhe pas keqësimit të gjendjes së vajzës, ajo është sjellë në Tiranë, duke u ri-operuar në spitalin Francez që ndodhet brenda ambienteve të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" .
Vetë i pandehuri Hoxhallari dhe mbrojtësi i tij ligjor ka pretenduar gjatë marrjes së deklarimeve të tij, se ndërhyrja kirurgjikale ka qenë e suksesshme, dhe gjakderdhjet e shkaktuara kanë ardhur nga ngacmimet e plagës me sende të forta apo kollitje të rënda të vajzës. Por, ky pretendim është hedhur poshtë nga organi i akuzës, i cili ka dorëzuar raportin e ekspertëve të Mjekësisë Ligjore të cilët kanë nxjerrë përfundimet se vajza është keq operuar nga mjeku Hoxhallari, i cili tashmë do të gjykohet në gjendje të lirë.
Pas, këtij konkluzioni Prokuroria e Tiranës ka kërkuar nga Gjykata të pezullojë aktivitetin mjekësor të mjekut Hoxhallari deri në përfundim të procesit gjyqësor, por togat e zeza e kanë refuzuar pjesërisht këtë kërkesë, duke i dhënë të drejtën mjekut të kryejë vetëm vizita konsultative. Gjithashtu, është urdhëruar dhe ndaluar të kryejë ushtrimin e profesionit në klinikat private, si edhe duke ia mbyllur klinikën e tij në qytetin e Pogradecit.
Kompanitë raportojnë se kanë mbaruar punimet ndërkohë që firma supervizore pohon se ato janë ende duke punuar Dublimi i...
Katër muaj pas vrasjes së deputetit policia dhe prokuroria janë të pazotë që të zbulojnë autorin ose motivin e krimit...
Lajmet 07 shtator - Ora 16 -
data/07-09-2009
Lajmet 07 shtator - Ora 14 -
data/30-08-2008
Lajmet 07 shtator - Ora 12 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj