|
|
Sulmuesi i skuadrës kombëtare, Hamdi Salihi, flet për mediat vjeneze. Beson te shënjestra e tij edhe me Rapidin
- Tashmë një lojtar i Rapidit të Vjenës, diçka e papritur për opinionin sportiv, teksa dukej që kishit forcuar pozitat edhe te Ried?
- Nuk do të thosha kështu, pasi tratativat ishin duke u bërë. Por, si zakonisht, fshehtësia e tyre dhe bërja publike mund të kishte cenuar diçka. Unë kam dy vjet që jam në kontakt me Rapidin për t'u transferuar. Por kjo nuk ndodhi më përpara, për fat të keq, dhe unë shkova tek Ried. Por, edhe atje kontaktet e mia me Rapidin ishin thuajse të përditshme, pavarësisht faktit që nuk është zbardhur diçka e tillë. Skuadra vjeneze e Rapidit kishte gjithmonë dy sulmues të aftë dhe nuk duhej që të kishte shumë mbipopullim dhe të shpenzonte para për një repart ku ishte i kompletuar. Por, me largimin e Stefan Maierhofer u hap një vend dhe një boshllëk dhe menjëherë edhe shtegu për të realizuar këtë transferim, tashmë të bazuar. Pra, Rapidi kishte nevojë për një sulmues dhe lidhjet, siç ju thashë, ishin që më përpara. Për Riedin gjithçka u mbyll mirë, për mua gjithashtu, pra ç'mund të them më shumë, jam njeri me fat".
- Gjithsesi, një transferim në ngritje për karrierën tuaj?
- Besoj se do të jetë kjo që thoni, edhe pse tashmë duhet justifikuar besimi. Këtu gjithçka është shumë më ndryshe se në Ried, teksa përgjegjësitë janë edhe më të mëdha. Rapidi është skuadra më tradicionale, më e madhe dhe më e njohur në Austri. Unë këtu duhet që të përqendrohem për gjithçka që bëj, që në minutat e para. Dua të shënoj, pasi kjo justifikon edhe gjithçka, teksa presioni është edhe më i madh. Stadiumi, fansat, media - pra gjithçka këtu kanë një emër më të madh se në Ried. Por me punë unë do të mësohem edhe me këtë. Sigurisht edhe me pak fat. Sepse fati të duhet gjithmonë në futboll. Te Riedi kam kaluar vite të bukura, një skuadër që më dha mundësinë të vij këtu, një ekip që ka bërë jo pak.
- Mendoni se te Rapidi mund të fitoni fanellën e titullarit?
- Shiko, këtu luftojnë çdo ditë 25 lojtarë në stërvitje për këtë shans. E sigurt asgjë s'mund të jetë. Ti duhet të sjellësh gjithmonë një gjë shumë më të mirë në fushë se të tjerët. Por, unë kam folur me Pakult dhe ai më ka thënë që ai më beson mua dhe unë do t'ia shpërblej. Do të bëj të pamundurën të jem në fushë dhe të jem në shërbim të skuadrës. Të qenit titullar në një skuadër të madhe do të thotë të hedhësh një hap akoma shumë më të madh. Të shpresoj, do të bëj të pamundurën time për të arritur formacionin. Të gjithë e duan, vetëm 11 do të luajnë. Së fundmi, unë kam parë një fytyrë shumë të mirë të skuadrës, dhe kjo më ka gëzuar shumë. Tani unë duhet të luaj një ndeshje me Shqipërinë dhe më pas do të kthehem sërish në skuadër.
- Sa gola mendon Salihi se mund të shënojë me fanellën e Rapidit veshur?
- Tani parashikime nuk mund, të bëj në një kohë që sa mbërrita. Shikoni, unë në Ried kam luajtur më shumë se 80 ndeshje dhe kam shënuar 40 gola. Tek Rapidi mundet vetëm që të jem më mirë. Sepse kjo skuadër luan më shumë në sulm. Por, siç e thashë, duhet edhe pak fat,...madje shumë fat. Unë dua të shkoj larg me gola, por fillimisht duhet të arrijmë stabilitetin si titullar, sepse duke qenë i tillë, janë edhe mundësitë për të shënuar.
- Vijmë te ndeshja e kombëtares kundër Danimakrës...
- Do të vlerësojmë kundërshtarin dhe do të jemi në fushë për të arritur më të mirën. Danezët janë të fortë, kanë një ndeshje përpara me Portugalinë, dhe ne presim të qetë këtë skuadër. Do të japim gjithçka. Me trajnerin tashmë jemi një grup i konsoliduar dhe shkojmë shumë mirë. Skuadra po gjen veten dhe besoj se do të japë atë që duhet, para publikut shumë të mirë sportdashës në "Qemal Stafa". Besoj se do të marrim diçka, pse jo edhe një rezultat pozitiv.
Sulmuesi i skuadrës kombëtare, Hamdi Salihi, flet për mediat vjeneze. Beson te shënjestra e tij edhe me Rapidin - Tashmë...
Kundërshtarët e shohin sfidën me kuqezinjtë si një test të lehtë. Trajneri ka hall tjetër, ndeshjen e së shtunës Mbrojtësi...
Lajmet 05 shtator - Ora 12 -
data/05-09-2009
Lajmet 05 shtator - Ora 10 -
data/05-09-2009
Lajmet 04 shtator - Ora 16 -
data/04-09-2009© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Komenti juaj