Versioni Print ndrysho

Shekulli ne versionin e shtypur

* Duke klikuar me siper kaloni ne versionin e gazetes Shekulli te shtypur, ku mund te lexoni te gjitha informacionet qe ka patur gazeta e dites ne treg

"Euroja dhe çitjanet në prush të një Kryeministri diletant"

E-mail nga adresa: afroviti11@yahoo.it | 25/09/2009 | Letrat e lexuesve | komentet 0 KOMENTE | komentet SHARE | -zvogelo shkrimin +zmadho shkrimin

Ajo që ndodhi sot (dje) me euron pritej. Mohimi pa sens dhe i vazhdueshëm i krizës dhe ekonomia virtuale (me bume dhe ham-hume, që ekzistojnë vetëm në fjalimet e Kryeministrit), do pëlciste një ditë.


Dihet që politikanët lëshojë shpesh deklarata emocionale, nganjëherë të pakontrolluara dhe me përmbajtje të dyshimtë, por ky Kryeministër që kemi sot, vërtet që e tepron.


Saliu, përpara se të lëshonte kushtrimin për euron si paraprijëse e futjes së Shqipërisë në Europë, duhej të pyeste teknikët e kësaj fushe, së paku ministrin e Financave që ka më afër. Hajde tani nxirre nga pusi këtë gur që hodhi ky budalla.


Historia na mëson se sa herë që njerëzit apo udhëheqësit bëhen kompetentë për fusha që nuk i njohin, pasojat janë të hidhura dhe zakonisht bien mbi popullin dhe ekonominë. Saliu mbase nuk e dinte se mekanizmi i këmbimit të monedhës ka një dimension emocional njerëzor që mund të rrëzojë edhe parashikimet e ekonomistëve dhe financierëve me përvojë.


Dil në televizion e thuaj se tashmë Shqipëria duhet të përdorë euron si monedhë të vetën për të hyrë më shpejt në Europë dhe e merr vesh shpejt se çfarë ke bërë. Ashtu siç tha një ish-Kryeministër socialist në '91-shin, se kemi vetëm 6 ditë bukë dhe e pa vetë se çfarë katrahure ndodhi.


Kalimi i monedhave individuale europiane në euro pati historinë e dhimbshme në Itali, Gjermani, France e gjetiu, ku populli dhe ekonomia e këtyre vendeve mbajti barrën e rëndë të bashkimit të monedhës.


Miliona njerëz u varfëruan brenda pak muajsh dhe goditja nuk qe e paktë dhe e shkurtër. Britania e Madhe, si një fuqi shtetformuese me përvojë kolosale në këtë fushë, nuk pranoi të hynte në eurozonë, sepse i dinte mirë pasojat. Dhe mirë bëri...


Natyrisht, Shqipëria modeste duhet të jetë shumë e kujdesshme përpara se të nxitojë t'i tregojë Europës se jemi gati "t'i hedhim çitjanet në prush" për fustanin e ri që rri në vitrinën financiare të Europës. Sala e hodhi një gur në lumë dhe tani mundohen teknicienët ta riparojnë.


Është luks që një vend kaq i varfër ka Kryeministër një... mjek(!) Deklarimet e tij janë "xhevahire" që udhëheqësit nisin e i nxjerrin nga goja kur fillon dehja nga pushteti. Ky diletantizëm i tij po shkakton një situatë shumë të vështirë në treg. Pasojat janë të ndjeshme për të gjithë dhe kam frikë se do forcohen në ditët që vijnë.

 

Komenti juaj

Letrat e lexuesve
 
Komentet
 

Ish- Blloku, peng i zhurmave dhe festave të motorëve

Tashmë është bërë e udhës që qindra motorist me motorët...

PODCAST

Shekulli Online si faqe kryesore Shekulli Online si e preferuar
 
 

© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200

© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj