|
|
E tregojnë si anekdotë dramën ekonomike që serbët përjetuan në gjysmën e parë të viteve '90-të. Shkon serbi të pijë kafenë e mëngjesit dhe pa i ardhur ende filxhani, paguan thesin me dinarë. Çuditet miku përkrah dhe e pyet, pse kështu, dhe ai i thotë serioz: "Sa ta mbarojmë ne kafenë, do të duhet edhe një thes tjetër...".
Kjo është e shkuara e hidhur e zhvlerësimit të monedhës vendase, hiperinflacionit dhe rënies së ekonomisë së një vendi, por që ishte nën sanksione ekonomike nga OKB-ja, për shkak se regjimi i Millosheviçit kishte zhytur në gjak ish-Jugosllavinë.
Por, pas një dekade e gjysmë, kjo mund të jetë shumë shpejt e tashmja e hidhur e shqiptarëve.
Brenda dy ditëve, euroja fitoi disa pikë kundrejt lekut dhe vetëm dje, disa orë nga mesdita, kursi i këmbimit u trondit sërish, me një rritje tjetër prej disa pikësh, për t'u fiksuar në mbrëmje mbi 140 lekë, një tavan historik, që sot kushedi ku do arrijë.
Ashtu si me serbët, edhe me shqiptarët e keqja vjen "nga lart", nga qeveritë. Janë qeveri që masakrojnë ekonomikisht qytetarët e tyre.
Në luftë apo në paqe. Por shqiptarët, ndryshe nga serbët që e përzunë një regjim që abuzonte me jetët e tyre, brenda dy dekadave janë viktima të së njëjtës qeverisjeje, madje të të njëjtit njeri në krye të punëve të vendit.
'97-ta kështu nisi. Ca fjalë, pak humbje besimi në fillim, pastaj ca tronditje, radhë te sportelet, për të vijuar me dyndjet, mitingjet "duam paratë tona!", rënien e shtetit që kishte bërë menaxherin e piramidave dhe sehirxhiun, zbythjen e ministrit Bode që kish thënë në tetor '96 një gjysmë fjale për paralajmërimin e FMN-së për mbylljen e skemave piramidale, pastaj daljen donkishoteske të Presidentit Berisha se ato para ishin më të pastrat në botë dhe pas tyre rrokullisja drejt humnerës social-ekonomike: 1.2 miliardë dollarë të gëlltitur nëpër piramida, miliarda të tjera të shkatërruara pas kaosit, mbi 4 000 jetë njerëzish të humbura tragjikisht...
Pas 13 vitesh kemi në krye të njëjtët diletantë, dhe me gjasa, të njëjtën situatë dramatike. Jemi sërish me hijen e piramidave. FMN-ja sërish është përzënë nga vendi, besimi i publikut te politika dhe bankat është tronditur.
Veçse sot, qeveria nuk ka nevojë të ngrejë apo të mbrojë fondacione dhe kompani piramidale, sepse është vetë piramida më e madhe në vend.
Tatëpjeta e madhe që po jep shenjat e para me euron, nuk erdhi as dje, as para një muaji. Të paktën ajo ishte paralajmëruar që prej fundit të vitit të shkuar, kur shpërtheu kriza ekonomike botërore.
Kur qeveritë e përgjegjshme nga më e madhja te më e vogla, anembanë botës, morën masa antikrizë, mobilizuan fondet për të ndihmuar sektorët më të rrezikuar, planifikuan fondet rezervë për çdo të papritur.
Problemi është se qeveria shqiptare, ishte ndër të vetmet në botë që nuk e njohu dhe ende nuk e ka njohur krizën ekonomike.
Ajo e mohonte idiotësisht atë, edhe pse kriza ishte shtruar këmbëkryq në ekonominë e vendit, me rënie të eksporteve dhe rritje të importeve, me mbyllje të ndërmarrjeve dhe hedhjen e punëtorëve në rrugë, me uljen e dërgesave të emigrantëve, nënçmim të lekut, uljes së kreditimit të ekonomisë dhe bizneseve nga bankat dhe shtrenjtim të çmimeve në treg për konsumatorët.
Këta të fundit janë ata që kanë paguar dhe do të paguajnë shumë shtrenjtë për krizën që nuk njohu dhe nuk parandaloi qeveria.
Janë mbi 150 mijë kredimarrës në euro, të cilët po e paguajnë shumë shtrenjtë sot dobësimin e lekut dhe forcimin spekulativ të euros. Për të paguar kreditë e tyre për biznesin apo konsumin u duhet të paguajnë shumë më tepër se ç'kanë mundësitë.
Janë edhe qindra mijëra depozitues të tjerë, që mbajnë kursimet e tyre në monedhën e vendit, në bankat e nivelit të dytë.
Vite të tëra kursimesh, mund të mos vlejnë asgjë nesër. Ato kursime zhvlerësohen, ashtu si dhe monedha me të cilën janë depozituar, siç do të zhvlerësohen edhe rrogat nga rritja e inflacionit.
Ndonëse ishte paralajmëruar nga misioni në ikje i FMN-së dhe ekspertët e financave, qeveria bëri të kundërtën: mori kredi të shtrenjta me interes tregtar në valutë dhe gjatë stinës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, shkriu buxhetin e shtetit për të vjedhur një mandat të dytë qeverisës, duke bërë fushatën më të shtrenjtë në historinë e vendit dhe duke mos lënë fonde në buxhet.
Kurse ky që flet më poshtë është Sali Berisha, që me papërgjegjshmërinë e '97-ës, vijon t'u hedhë hi syve të shqiptarëve, vijon të mos e njohë krizën që po na rrjep:
"Ekonomia shqiptare, - thotë gjeniu - mbetet nga të paktat ekonomi që shënon edhe këtë vit një rritje prej rreth 10 për qind të të ardhurave; shënon një rritje ekonomike që luhatet midis 4-6 për qind sipas trimestrave. Investimet e huaja në Shqipëri, sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë, 6-mujorin e parë u rritën me 59 për qind, krahasuar me një vit më parë.
Asnjë nga investitorët e mëdhenj nuk u tërhoq nga projektet e tij për të investuar në Shqipëri. Qeveria ka ndjekur politikën e investimeve të mëdha dhe intensive, duke trashëguar një infrastrukturë të papranueshme.
Ne investojmë 10 për qind të prodhimit të brendshëm në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, kanalizime dhe vepra të tjera publike". (Fjala në Konferencën e 8-të Ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë më 17 shtator 2009). Po aty ku hodhi idenë që Shqipëria të bëhet gati t'i bashkohet eurozonës, që dje guvernatori vetëm lajthitje nuk e cilësoi.
Kryeministri do të vijë të flasë sërish për takimet në OKB, për drekat, darkat, fotografitë. Vetëm për krizën, euron e shtrenjtë dhe lekun e tatëpjetës nuk do të flasë.
Do të urdhërojë prerjen e parave të tjera në lek dhe do t'ua hedhë përpara shqiptarëve të rrjepur me rritje rrogash dhe pensionesh, me kartëmonedhë të zhvlerësuar. Fiks si në verën 1997, kur vlera e dollarit kundrejt lekut u rrit 50 për qind, sepse ky ishte produkti i qeverisjes që ai ngriti në qeverisjen e parë.
Animatorja ukrainase e reres, Kseniya Simonova prek deri ne lot...
Petra ka lajmeruar per zbulimin e nje diamanti 507.55 karat....
Lajmet 01 Tetor - Ora 16 -
data/01-10-2009
Lajmet 01 Tetor - Ora 15 -
data/30-08-2008
Lajmet 01 Tetor - Ora 13 -
data/30-08-2008© 1997-2008 SHEKULLI MEDIA GROUP - Rruga Ismail Qemali, Pallati Abissnet - Tirane, [Shqiperi] - Tel. 04 337 8200
© ZOTSOFT NETWORKS - Realizimi dhe programimi Fjodor Zotaj
Hedh nje budalla nje gur ne lume dhe ju dhjetra te mençurit nuk e nxirrni dot.
Me mire hidhni ne lume Sal Budallin qe te shpetoni edhe ju edhe populli.
eshte vetem fillimi.
ky qe keni kryeminister ju ne tirane eshte shume emocional ne pune ekonomie. e coi njehere vendin ne katastrofe ne 97-n per pune lekesh.
atje do shkoni prape.
kush nuk nxjerr mesime nga historia eshte i detyruar ta rijetoje ate.
pastaj do dali tju thote qe e ka fajin rebelimi komunist i edi rames per zhvleresimin e lekut.
dhe ju do rrini prape me goje hapur si peshqit.
per mua, diagnoza e lekut eshte: kancer.
po ca na duhet leku ne.. e rendesishme eshte q ekemi hyre ne nato dhe qe lideri yne largpames i beri ftese obames per te ardhur ne shqiperi. keto kane rendesi. edhe qe argita dhe shkelzeni jane mire me shendet dhe nuk duan tja dine per zhvleresim leku.
te tjerat jane lajme kot.
hajde tung.
rrofte sali berisha
eshte luks per nje vend si shqiperia ta kete kryeministrin ... MJEK!
normal qe do vuajme rendshem ne ekonomi.
Situata e lekundjes se lekut eshte vertete shqetesuese dhe kerkon nje nderhyrje te menjehershme per te arritur ne nje fare stabiliteti,por ajo qe me le nje shije te hidhur eshte deshira e marre e disa mediave te cilat perpiqen si e si ta dramatizojne situaten ne menyre te tille qe te humbe besimi tek politikat ekonomike te qeverise dhe po te jete e mundur,vetem per interesa politike,ta fusin vendin ne kolaps.Gjithsesi une shpresoj qe nje situate e tille eshte kalimtare dhe me nderhyrjen e shpejte te BSH situata do te rimerret nen kontroll.
fare pak rendesi.le ku eshte lek dhe kembimi valutor ka fuqi ne shije nedistance ne lidhje me fitimin e lekut me te euros ku ne kembim skarcohen lekmbajtesit dhe rendesi merr njeriu.
leku/;kurse e kurse!Pas 10 vjetesh me gishte ne goje.Po se kuptuat ju o shqipetare ceshte ekonomia e tregut!.shqiptaret kursene leket ose valute per shkollat e femijeve,banesa etje.Kur ti vje koha per shpenzimet e ketyre te fundit, cmimet e tyre jane dy ose kater fishuar.Sepse ngihen rrogat, taksat,cmimet e aseteve shkollore,konvikteve qeravse se apartamentit etj.Si perfundim me leket qe ke ne bange(me djerse)ti pishe langun,as shkolle e asgje. prandaj merre me " lang se mishi u hang".
Te shohim kush do te jete afera e fu ndit e Saliut me lojen e Euros,.
Kaq shpejt harruat deklarimin Shqiperia nje euro, qe sa po Fazllici,me te bijen e Saliut, Argiten, blene porto Romanon,pastaj cdo gje u fashit nga qeveria....?????
Edhe per kete te shohim ku fle lepuri..
por besoi sdo te jete ferre e vogel dhe kaq e lehte per te zbuluar bemat e lepurit te shendetshem e te pushtetshem,sulltanin e ardhshmen te Shqiperise
Po te mbledhesh vetem 12% te lekeve ne Kukes , Tropoje, Shkoder per energjine elektrike, dihet fundi.
Shko ne bodrum dhe pri para pa vlere.
Tani po e kupton populli qe ky Sali Berisha mbushi xhepat de do e dorezoj vetem kur ta djegi perseri Shqiperine.
Ta shikoni si fryhet ketu ne New York, thua se ai dhe Obama po mbajne boten me buke.
Eshtat e Remzi Hoxhes do i dalin ne gjume cdo nate atij.
Cer agjentesh thot ky mer ?
Puna e qeverise nuk eshte qe te bej thirrje "rrisni besimin tek valuta vendase", por te studjoje e vere ne levizje mekanizmat e politikat financiare, qe i nevojiten momentit, te keshilloje ekonomite e shtetasve te vet, bizneset, bankat.
Si mundet ministri i financave te deklaroj se "Monedha jonë është monedha më e qëndrueshme në rajon"? Nderkohe qe gjithe vendet perdorin mekanizmat financiare, si denominim i valutes vandase, etj., per te pershtatur profesionalisht e me sa me pak deme financat, qeveria shqiptare coi vendin ne katastrofe financiare, ekonomike, shoqerore ne '97-n.
Si duket kaq eshte cikli i nje ekonomie te mbajtur nga puna e emigranteve: 10-12 vjet.
Shyqyr qe shqiptaret mbeshteten ne instinktin e forte te vetruajtjes.
Parate e Vehbi Alimuces jane te pastra.
Kjo ishte thirrja e shkaterrimtarit te Shqiperise.
Tani ka vene te pellase qehajallaret e tij, se e kupton qe i vjen fundi.
Me ata qe punojne ne sektoret qe mblidhen leket e taksat, ky eshte fundi, dhe ky fund ka ardhur.
E mira e Sali Berishes eshte se e dorezon kur shkon shteti ne zero.
Kush e ka pjelle kete kafshe? Pa shikoni dy monstrat e tij qe pijne gjak per cdo tender qe jep qeveria.
Me poshte eshte nje koment qe une a kam lene ne 1 Qershor 2009 te ketij viti lidhje me zhvleresimin e lekut.
Ky eshte vetem fillimi ... kujtoni vitet e kaluara dhe e kuptoni se ku do te ndalet ... NUK PO E THEM KETU ... POR DHIMBJE DO TE JETE E MADHE ....
************************************
Te vjen per te qeshur se si ministri yne i financave analizon luhatjet a lekut.
Faktoret themelore qe percaktojne vleren e valutes jane:
1. GDP - shuma totale e mallrave te prodhuara dhe sherbimeve gjate nje viti
2. Ulja ose rritja e shitjes me pakice (Retail Sales)- qe pasqyron fuqine blerese te popullit
3. Neveli i prodhimit industrial
4. Exportet - rritjen e kerkeses per te blere valuten vendase per te blere mallrat
5. Shkalla e inflacionit
6. Cmimet e shtepive
7. Shkalla e papunesise
8. Shkalla e borxheve qe ka nje shtet
z. Bode duhet te shikoje faktoret e mesiperm dhe te mendoje se vlera a lekut nuk do te shkoje lart por POR VETEM POSHTE deri sa faktoret e mesiperm te fillojne te levizin ne drejtim pozitiv.
Bido Miza | June 1, 2009 11:41 AM | Repliko
**********************************
Akoma nuk e kuptuat ku ju coi sala perpara zgjedhjeve?!!! Por kur te tere bertisnin qe ekonomia eshte keq dhe duhet te kursehen para sepse arka eshte bosh, dhe sal mortja vazhdonte te harxhonte majtas djathtas vetem per propagande qe te fitonte zgjedhjet! A nuk e kuptoni qe e tere valuta qe existonte ne buget u hodh per te fituar zgjedhjet dhe per te blere njerezit.
Ekonomia eshte e mbeshtetur ne kerkese-oferten, nese kerkesa per valute eshte e larte dhe valute nuk ka atehere rritet cmimi i valutes dhe kjo po ndodh ne Shqiperi. E njejte me 1997 kur Banka Boterore dhe Fondi Monetar doli me qendrim te prere kunder kompanive rentiere 10 muaj para se te ndodhte katastrofa...perseri ne kujtuam se ia fusnin kot dhe qe manalli sal kish te drejte kur thosh "parate e shqiptareve jane me te pastrat dhe me te sigurtat ne bote". Kur ne nuk vume mend, atehere perse sale plera te mos beje sic e ka zakon?!!
Eshte vetem fillimi, per te mbuluar deficitin sala vendosi te prese me teper para dhe sigurisht qe per sasi te njete ose me te vogel valute dhe sasia e parase vendase leku eshte shume here me i madh, atehere vlera e valutes ngrihet, pyetja eshte sa ngrihet??
KEte e di vetem Fullani dhe sala, nese keta karagjoze nuk japin vlerat reale te sasise se lekut dhe valutes atehere ne kemi te bejme me nje qeveri teresisht te deshtuar dhe inkompetente te inkriminuar ne fushen e ekonomise, gje qe e dinim me kohe. Tashme do te doja te shihja dhe ata perkrahsit e sale trapit te flisnin per te kur te shikojne qe cdo gje qe mund te kene ruajtur ne banke eshe asgje sepse vlera e Lekut eshte ne renje te cmendur. Mos u cudisni kur neser te tera cmimet do te jen te dyfishuara ose dhe te trefishuara dhe rrogat te jene te njeta. Ekonomia shqiptare nuk ka prodhim te brendshem qe monedha te mbeshtet ne te, monedha vendase mbeshtetet ne valuten e emigranteve gje qe e con shume shpejt ne grope.
E para dhe e fundit, kur ne krye te shtetit keni nje dallkauk teresisht pa kulture dhe pa njohurite baze te administrimit te shtetit ky eshte perfundimi. Sa per Eurot qe mungojne ne banke une e di ku mund ti gjeni:
ja lista
Argita, shkelzeni, luli,fatmiri, fazllici, ...te tere te perfshire nen te njetin emer sal batakciu
kjo eshte Familja Adams
Le te shikojme ku do te shkoje
Gerdeci po rrjedh gjak femijesh.
Vilt tuaja ore Shkelzen e Argita ne gjithe Shqiperne do bien si kullat e vellezerve qe ndertonin Kalane e Rozafes. Por ju po vini tashme trupa femijesh ne muret e kullave e vilave qe ndertoni.
Ta shikojme sa do qendrojne kullt tuaja me gjakun e femijeve te Gerdecit.
Prokuroria nuk duhet te prese gjate!
Fullani, Bode, Ruli, Berisha dhe te gjithe keshilltaret financiare te qeverise, duhet te meren te pandehur per MASHTIRM TE PUBLIKUT NE PERMASA TE MEDHA!
Zot ruaje Shqiperine dhe popullin e pafajshem!
Me duket ne Shqiperi duhet te kete ndonje virus nga te "lopes se terbuar"
sepse degjojme budalleqe edhe nga Fullani:
Leku për Shqipërinë ka qenë, është dhe do të mbetet një monedhë e suksesshme.
-Po,kur eshte e suksesshme perse po shkon per lesh?
-Po pse SALIH trimi thot qe leku ka marre te tatepjeten....
-Perse nuk u bejni nje vizite tek ndonje neuro-psikiater zoterinjeve Bode,Fullani e Berisha?
Dikush nga ata nuk eshte mire....
E ne se testimi i qeverise del mire dijeni se ka te drejte Enciklopedia e Maqedonise....
kursi i kembimit euro lek keto dite eshte katastrofik. Kjo dukuri eshte rjedhoje e deklarates euforike te S.Berishe :ekspert ;per te gjitha gjerat si dikur Dulla por ne fakt i asgjeje .Jo pak pergjegjesi kane keshilltaret ekonomik .
Njihet mire binomi politikane tekniciene. Politikanet leshojne shpesh deklarata emocionale, nganjehere te pakontrolluara dhe me permbajtje te dyshimte, dhe pastaj i bie barra teknicieneve te merren me riparimin e pasojave qe mbartin keto deklarata. Saliu, perpara se te leshonte kushtrimin per Euron si paraprijese e futjes se Shqiperise ne europe, duhej te pyeste tekniket e kesaj fushe, se paku ministrin e financave qe ka me afer. Hajde tani nxirre nga pusi kete gur qe hodhi ky budalla. Historia na meson se sa here qe njerezit apo udheheqesit behen kompetente per fusha qe nuk i njohin, pasojat jane te hidhura dhe zakonisht bien mbi popullin dhe ekonomine. Saliu mbase nuk e dinte se mekanizmi i kembimit te monedhes ka nje dimension emocional njerezor qe mund te rrezoje edhe parashikimet e ekonomisteve dhe financiereve me pervoje. Dil ne televizion e thuaj se tashme Shqiperia duhet te perdore Euron si monedhe te veten per te hyre me shpejt ne Europe dhe e merr vesh shpejt se cfare ke bere. Ashtu sic tha nje ish-kryeminister socialist ne '91 se kemi vetem 6 dite buke dhe e pa vete se cfare katrahure ndodhi dhe sa veta vdiqen. Kalimi i monedhave individuale europiane ne euro pati historine e tij te dhimbshme ne Itali, Gjermani, France e gjetiu ku populli dhe ekonomia e ketyre vendeve mbajti barren e rende te bashkimit te monedhes. Miliona njerez u varferuan brenda pak muajsh dhe goditja nuk qe e paket dhe e shkurter. Britania e madhe, si nje fuqi shtet-formuese me pervoje kolosale ne kete fushe, nuk pranoi te hynte ne euro-zone, sepse i dinte mire pasojat. Dhe mire beri...
Natyrisht Shqiperia modeste duhet te jete shume e kujdeseshme perpara se te nxitoje ti tregoje Europes se jemi gati "ti hedhim citjanet ne prush" per fustanin e ri qe rri ne vetrinen financiare te europes. Sala e hodhi nje gur ne lume dhe tani mundohen teknicienet ta riparojne. Po c'te duhet o Sale, se e ben si merhumi qe thoshte se kishte bere studime ne fushen e naftes apo se dinte shume mire perse cilesia e veres tone nuk arrinte ate te vendeve tradicionale ne kete fushe etj..etj.. xhevaire qe udheheqesit nxjerrin nga goja kur fillon dehja nga pushteti.
Faleminderit moderatorit per botimin e komentit.
Respekte,
Budallalleqet e Sales nuk kane fund.E fundit e radhes eshte deklarata se Euro dote jet monedha ne vend .Kjo i takon dekadave .Kete Shoku Sali e di mire .Por ai qe i vuan pasojat e ketyre deklaratave eshte populli.Ka ardhur koha qe kjo figure fosile te largohet nga skena historike per te mbetur ne histori
PER MUA SOT QE DUHET TE DREJTOSH NJE VEND DUHET NE RRADHE TE PARE TE JESH POLITIKAN DHEAS MJEK DHE AS EKONOMIST APO INXHINER.tE JESH POLITIKAN DUHET TE KESH STUDIUAR DHE MBROJTUR DIGRI PER SHKENCAT POLITIKE,TE TJERAT JANE NE VARSI TE KESAJ DHE DUHET TE TRAJTOHEN SI TEKNICIENE TE AFTE QE I SHERBEJNE POLITIKES. POR PER FAT TE KEQ PRESIDENTIN E KEMIAGRONOM PYJESH.KRYEMINISTRIN MJEK QE KA HARUAR ZANATIN ,PALE KRYETARET E PARTIVE,PRANDAJ POLITIKA SHQIPTARE E SHTE AMATORESKE,BEHET CFARE KA PARE NE ENDER AI QE KA ZENE KETO POSTE DHE JO CFARE DUHET,FLITET DHE NE RASTET KUR DUHET TE FLASIN TEKNICIANET E SFERAVE TE NDRYSHME DHE POLITIKANET TANE KALLPE BEHEN ENCIKLOPEDIKE,KUR NUK KANE NJE ENCIKLOPEDI TE TYRE.tHUHET DHE THRITET POSHTE LEKU DHE RROFTE EUROJA DHE LEKU QE PERJETON KRIZEN MER TE TATEPJETEN.CMUND TE PRESESH NGA KJO KLAS DALLKAUKESH QE JO VETEM S'DI TE BEJE POLITIKE,POR PERPIQET TE CVATE DHE RREMBEJE SA ME SHUME NGA PASURIJA KOMBETARE.TE KERKOSH FUTJEN E EUROS NE KUSHTET EKONOMIKE QE KA SHQIPERIA ESHTE TS SHKATROSH ME SYNIM TS CAKTUAR DHE ATE PAK KURSIM DHE EKONOMINE FEMINORE QE KANE SHQIPTARET.JU KUJTOJ QE TEZEN E SHKRIRJES SE LEKUT ME DINARIN NE KUSHTET E EKONOMISE TE VARFER TE SHQIPERISE NE 1946 E NESHKROI DHE NAKO SPIRU ME JUGOSLLAVET NEN PRESIONIN E KOCI XOXES DHE JUGOSLLAVET REMBYEN THUAJSE BADJAVA CDO GJE QE KISHTE SHQIPERIA ATHERE.SOT KERKOHET SHKRIRJA ME EURON PO THUAJ NE TE NJEJTAT KUSHTE DHE EUROPA DO REMBEJE JO ME STOFRAT DHE USHQIMET SE ATO I KA ME SHUMICE DHE ME KETE SHUMICE DO I GENJEJE SHQIPTARET,POR DO REM,BEJE TOKAT DHE PRONAT,SHTEPITA DHE EKONOMINE SHE SHQIPTAREVE DO U VERE DRUNE JO ME HU POR ME LIBERALIZIM VIZASH.THUAJ PASTAJ QE PSEUDOPOLITIKANET TANE NUK JANE PATRIOTE.uNE MOS KEQKUPTOHEM NUK JAM QE MOS HYME NE EUROPE.POR JAM QE TE HYME NE KOHEN E DUHUR KUR TE KEMI NJE SHTET TE DREJTUAR ME TE VERTETE NGA POLITIKANE DHE JO NGA PANXHARE APO DOREZA SANITARE,KUR EKONOMIJA JONE E PAKET TE JETE KONKURUSE NE SFERA TE VECANTA QE I KA SHQIPERIA POR QE DREJTUSVE DALLKAUKE TE SOTEM NUK U HYNE NE SY,DHE KUR TE KEMI NJE STANDART POLITIK,DHE SOCIAL TE PERAFERT ME EUROPEN.
Te mendosh se ne keto kushte qe eshte katandisur ekonomia boterore, ti do te dalesh pa u lagur, eshte budallallek.
Kushdo qe ka njohurite baze mbi financat, e kupton kete (pervec z. Bode, me sa duket).
Nuk e di se si mund te shpjegohen ndryshe vendimet e z. Bode per shfrytezimin e cdo mundesie kredimarrese (edhe me kushte te disfavorshme), ne momentin qe te gjithe mundoheshin te ulnin borxhin.
Te mendosh se shtetet e zhvilluara nuk do t'ua shperndajne humbjet edhe shteteve me te vogla, eshte idiotesi.
Kushdo qe ka idene minimale mbi politiken, e kupton kete (pervec z. Berisha, kuptohet)...
Nuk e di se si mund te justifikohen ndryshe deklaratat e z. Berisha te para 2-3 muajve, ne perpjekjet e tij te deshperuara per te fshehur krizen ne te cilen ishte perfshire ekonomia shqiptare.
Por fatkeqesia jone shkon akoma me tej, per shkak te mospavaresise se institucioneve (ne rastin konkret te Bankes se Shqiperise), e cila me veprimet apo mosveprimet e saj e perkeqesoi situaten (ju kujtoj perpjekjet qesharake te muajit Maj per te mbeshtetur lekun, me pasoje pamundesine e saj per te bere dicka te tille tani qe eshte me e nevojshme, si dhe faktin se deklaroi zyrtarisht se jemi ne krize vetem 1 jave pas zgjedhjeve).
Fatkeqesisht, me duket se tatepjeta e madhe tani ka filluar...
Faleminderit!
I ka ikur koha "lekut".I duhet ndéruar emri,i duhet véné "sali" se kursi i kémbimit té "saliut" me "euron" sot éshté mé i larté se me "lekun".
Para disa muajsh pasi terhoqa leket nga bankat ne Shqiperi dhe i ktheva ne valute, bera thrrje qe te gjithe te ndiqnin shembullin tim.
Tash c'ka ka mbetur? Juve do ti humbni te gjitha kursimet sikurse ndodhi me frimat piramidale?
Pregatisni kopacet!
Ca dukurish kombetare ka 1 shtet qe quhet shtet
1-Gjuhen
2-Flamurin
3-Monedhen
1- gjuhen po e humbim, eshte bere ''kulture'' te flasesh shqip te ''modernizuar'' me fjale te huaja sa me shume, duke filluar nga kreu i shtetit, veterineri Topi
2-Flamurin kombetar po mundohemi me doemos ta nderrojme ne ate amerikan, grek, apo italian ne cdo zyre qeveritare eshte bere mode te vihet minimumi 1 flamur i huaj.
3-Lekun me pafytursine me te madhe del kryeministri dhe jep doreheqje te te vetmes force qe po e mban akoma ne kembe ekonomine Shqiptare.
hajt te na rroje ''demokracia''
Kurse une mendove qe te gjithe Bote eshte ne recesion vetem Shqiperia jo...apo po enderoj :-)
Shendet
Ke te drejte por mos vjedh identitetin e te tjetrit. Vjedhja nuk karakterizon nje shqiptar.